VETORGANIZIMI NË CËSHTJET URBANE DHE DEMAGOGJIA MAJTISTE. Mapo, 07. 08. 2017
(Një rast shqiptar dhe një praktikë perëndimore)
Një ngjarje e bukur me dimension urban nuk e la pa tërhequr vëmendjen time profesionale. Një qytetar i përgjegjshëm dhe zonja e tij kishin dalë nga korniza e përmirësimit të cilësisë familjare të jetesës nëpërmjet investimit te apartamenti privat, për të kaluar te përmirësimi i jetesës duke investuar te bashkëpronësia! Ata kishin përdorur një sasi parash të familjes për të përmirësuar hapsirat e përbashkëta të pronësisë në ndërtesën e banimit ku jetonin. Nga pikëpamja urbanistike, kjo është një fitore e madhe. Së pari, nga dimensioni i nevojës së ndërtesave të banimit - si element të njësisë urbane - është shumë positive që qytetarët kuptojnë se banesa e tyre sado e modernizuar nuk ka vlerë e lokalizuar në një ndërtesë në mjerim. Së dyti, nga dimensioni i jetesës urbane në komunitete - qytetari si element i grupit në bashkëpronësi - është akoma më positive që qytetarët e kuptojnë se mirëqënia familjare nuk ka vlerë në varfërinë e komunitetit.

Megjithëse nga pikëpamja urbane ishte një fitore e
madhe, kjo ngjarje nga pikëpamja e lirisë së medias dhe vërtetësisë së
informimit publik ishte një dështim total. Media e kastës arriti që edhe këtë
praktikë të mirë urbane, që duhet ‘paketuar’ dhe shpërndarë në gjithë
territoret e komunitetet urbane, ta konvertojë në një farsë në shërbim të
propogandës majtiste. Kushdo që njeh shkencat e komunikimit publik e dalloi
lehtësisht, nga kronika e njëjtë e mediatuar, se theksi u hoq nga kontributi
real në cështjet urbane, për tu vendosur te informacioni propogandistik se
qytetari ishte i persekutuar dhe paratë i kishte përfituar nga një vendim specific
i Kryeministrit Rama. Me një fjalë, duhet t’ja dimë për nder z. Rama dhe
socializmit, më shumë se qytetarit që doli jashtë skemave burokratike majtiste
për të dhënë një shembull konkret të djathë ku ndihma e ‘atij që ka’ mund të
shkoj te ‘ai që nuk ka’ pa filtrat e institucioneve burokratike të shtetit!
Sidoqoftë, le ti ikim
propogandës dhe demagogjisë për tu kthyer te ajo që ka synim të shpërndajë ky
shkrim: domosdoshmërinë e përfshirjes qytetare në planifikim dhe vendimarrje
për cështjet urbane. Një proces racional dhe demokratizues, ky, që bëhet akoma
më i domosdoshëm në qeverisjen e centralizuar kombëtare Rama dhe qeverisjen
përjashtuese lokale Veliaj, edhe pse dekada larg praktikave të mira që na vijnë
nga vëndet perëndimore dhe jo vetëm. Për këtë mënyrë menazhimi urban, i cili ka
një histori të gjatë në Hollandë dhe në këtë moment po bën bujë në vendet si
Brazili dhe Kina, ne kemi folur më parë dhe do flasim në vazhdim. Në kuptimin
teorik, kjo tendencë demokratizuese për planifikim pjesmarrës dhe bashkë-punues
bazohet në teorinë e Jugen Habermas të ‘veprimit komunikues’ dhe kërkesës së
tij për t’u rifokusuar në jetën e përditshme, përtej regjimeve burokratike të
institucioneve qeverisëse.
Por sot do fokusohemi praktikisht
te një formë specifike e saj, që përputhet me karakteristikat e projektit
shqiptar për të cilin po flasim. Për financimin e projekteve të vet-organizimit,
apo e thënë ndryshe mbështetjen e inisiativave ‘qytetare’ nga buxhetet
qeverisëse. Sepse këtë duhet të bëjë qeverisja vendore e Tiranës dhe jo të
shpërndajë dekorata populiste. Ajo duhet ti stimulojë që të lindin, ti
identifikojë që ekzistojnë, ti prioritizojë sipas impaktit komunitar, ti
kornizojë në terma normativë e teknikë, dhe ti financojë sipas mundësive konkrete
të saj! Për këtë ka nevojë ‘qyteti shqiptar’ dhe për këtë po flasim sot! Për
një shpjegim sa më gjithëkuptues do marim një shëmbull të mirë që na vjen nga
Holanda e viteve 1970, ku një zhvillues projektesh ndërtoi një lagje prej 500
njësish banimi rreth 12 blloqesh në Leusden, një fshat i vogël afër Amersfoort.
Për arsye se
administrata lokale nuk kishte eksperiencë dhe financa për menaxhimin e një
zgjerimi të tillë urban, u dakortësua që administrata ti paguante shumën prej
59. 000 euro/ vit për menazhimin e hapsirave publike dhe të gjelbërta, organizatës
së bashkëpronarëve rezident, e cila do të merrej me menaxhimin. Duke përdorur
këtë shumë plus një shtesë kontribut nga rezidentët organizata ka menazhuar për
40 vjet hapsirat publike dhe të gjelbërta. Kanë ndërtuar një pishinë, fushë
tenisi, ishull aventurash (për fëmijët), fushë basketbolli dhe kanë vendosur Tv
kabllor. Si rezultat i kësaj mënyre menaxhimi, ku burokratët e qeverisë u zëvendësuan
nga vet-organizime qytetare, vlera e banesave është 10 % më e lartë se kufitaret.
Ky ishte një shembull i thjeshtë sa për këtë shkrim, por nëse vërtet duam që qytetet
tona ti ikin fasadizmit e ti kthehen prosperitetit urban, duhet që kjo frymë
gjithëpërfshirjeje dhe vet-organizimi komunitar ti përfshijë edhe ato.
Comments
Post a Comment