Posts

Showing posts from February, 2021

Oligarkët, sipërmarrësit, partitë dhe ideologjitë! Liberale, 05. 10. 2020

Fjala ‘oligark’ i ka dhënë ngjyrat debatit politik të ditëve të fundit ndërsa është keqpërdorur masivisht dhe gjerësisht nga një spektër i gjerë njerëzisht. Pjesa dërmuese e përdoruesve të saj as nuk e dijnë kuptimin, thjeshtë e përdorin për të cilësuar ‘njerëzit e ligj’ që sipas tyre janë arsyeja e vetme pse vendi po shkon përditë e më keq. E dëgjojnë të përdorur nga ‘njerëz më të ditur’, dhe e përdorin pa e vrarë mendjen për semantikën e saj. Kurse pjesa ‘më e ditur’, që gjithashtu e përdor këtë fjalë, ndahet në dy grupe: një pakicë që ja di kuptimin por nuk ju intereson ta përdorin në semantikën e saj; dhe një shumicë që njohin kuptimin e gabuar të kësaj fjale. Majtistët janë mjeshtëra për të ndryshuar kuptimin e fjalëve, në interes të synimit propogandistik të diskursit të tyre. Diku përdorin eufemizma ëmbëlsues, diku i shtojnë konceptit një cilësor që ja ndryshon plotësisht kuptimin. Dhe diku tjetër, si në rastin e konceptit ‘oligark’, ja shtrembërojnë kuptimin duke e vendosur a