Posts

Showing posts from September, 2026

Ata harruan Madisonin, Amerika jo. Politiko.al, 07. 09. 2026

  “If men were angels, no government would be necessary.” Kur James Madison shkroi këto fjalë në Federalist No. 51 , në vitin 1788, nuk po formulonte vetëm një nga frazat më të bukura të filozofisë politike amerikane. Ai po prekte problemin themelor të çdo qeverisjeje: njerëzit kanë nevojë për qeveri pikërisht sepse nuk janë engjëj, por qeveritë gjithashtu drejtohen nga njerëzit dhe, për pasojë, as ata që ushtrojnë pushtetin nuk mund të trajtohen si engjëj. Prej kësaj premise të thjeshtë, pothuajse të ftohtë në realizmin e saj, buron një pjesë e madhe e arkitekturës kushtetuese amerikane. Madison e çonte argumentin më tej: sfida është, së pari, t’i japësh qeverisë fuqinë për të kontrolluar të qeverisurit dhe, më pas, “oblige it to control itself” (ta detyrosh të kontrollojë vetveten). Pikërisht këtu qëndron thelbi i Amerikës: jo vetëm te fuqia e qeverisë, por te fuqia për ta kufizuar atë. Kushtetuta amerikane nuk u ndërtua mbi besimin se qeveria do të kishte gjithmonë të d...

Adam Smith dhe bashkitë që duhet të vdesin! Syri.net, 07. 09. 2026

  Çfarë nuk kupton Reforma Rilindase Territoriale 2.0 për qeverisjen dhe tregun Bashkia nuk është zgjatim lokal i administratës qendrore, një lloj dege territoriale e Kryeministrisë që pret udhëzimet nga Tirana dhe i zbaton në territor. Nuk është as ndërmarrje komunalo-banesash, ekzistenca e së cilës justifikohet vetëm nga aftësia për të mbledhur plehrat, ndriçuar rrugët apo mirëmbajtur trotuaret. Dhe aq më pak është ndërmarrje ekonomike, që mat suksesin me eficiencën, ekonominë e shkallës dhe uljen e kostos për njësi. Bashkia është institucion politik i vetëqeverisjes së një komuniteti. Ajo ekziston që qytetari të qeverisë çështjet e veta lokale, të përfaqësohet, të marrë pjesë në vendimmarrje, të kontrollojë pushtetin dhe t'i kërkojë llogari atij. Prandaj afërsia, përfaqësimi, autonomia dhe llogaridhënia nuk janë kosto anësore që duhen sakrifikuar në altarin e eficiencës; janë vetë arsyeja ekzistenciale e qeverisjes vendore. Por Reforma Rilindase Territoriale 2.0 po e nis dis...