Posts

Showing posts from September, 2017

DËSHTIMI I PARALAJMËRUAR DHE DOMOSDOSHMËRIA E MBETUAR PËR NJË REFORMË TERRITORIALE. Mapo, 27. 09. 2017

Image
Altini është një i ri nga periferia e Tiranës që me shumë përpjekje mundohet të vonojë falimentin e bar-kafesë së familjes. Ai është një djalë ekstremisht i qetë, c’ka ma shtoji habinë, kur dje në mesditë e gjeta duke debatuar fortë më disa policë bashkiakë. ‘ Cfarë ka Altin? ’- e pyeta duke e tërhequr për ta larguar nga mjedisi i tensionuar. ‘ C’të kem, ’ - më tha - ‘ ka tre ditë që është prishur rubineti i tubacionit kryesor dhe administratori na thotë se pret përgjigje nga bashkia! Gjithë lagjia nuk ka ujë, ndërsa uji ka përmbytur rrugët e po na hyn nëpër shtëpi! Vajta e bleva një rubinetë me paratë e mia dhe kur po e vendosja vijnë këta dhe thonë se do më arrestojnë për ndërtim paleje! ’. Këto ishin fjalët e Altinin që për mua përkufizojnë fundfinishin e Reformës Territoriale; qytetarë që nuk marrin më shërbime, përvecse demokracisë së cunguar përsa kishin një kryekomunar që e zgjidhnin vet dhe kanë një administrator që ju’a emërojnë të tjerët. Me një fjalë një dështim i plot

KEQKUPTIMET QË KEMI TOLERUAR PËR CËSHTJET E QYTETIT. Mapo, 06. 09. 2017

Image
   ‘ Ky qytet është ai që është sepse qytetarët tanë janë ata që janë ’, thoshte Platoni. Ai fliste për Athinën e 2400 viteve më parë, por duket se ky pohim është universal. Profesionistët e bërjes së qytetit mund të nxjerrin me qindra arsye kontekstuale, por duket se kjo sentencë platoniane i përmbledh të gjitha. Qyteti fizik zhvillohet në përputhje me kulturën e qytetarëve të tij. Me kuptimet e tyre, me stilin e tyre të jetesës, me mënyrën e tyre të ndërveprimit  njerëzor dhe gjithcka tjetër që formojnë atë që ne e quajmë kulturë qytetare. Në këtë shkrim do të fokusohemi te disa kuptime të gabuara (keqkuptime) tonat që po ndikojnë për keq në cështjet e qytetit. Ta nisim me keqkuptimin se qytetet shqiptare kanë nevojë për projekte zbukuruese. Ngatërojmë konceptin e ‘ bërjes me estetikë (bukur) të gjërave që duhen bërë ’ me konceptin ‘ bërjes së gjërave të bukura ’, duke injoruar totalisht të nevojshmen për qytetin. Cdo projekt urban i qeverisë së sotme është një shembull prakti