Posts

Showing posts from October, 2016

CIKLI "REFORMIST" I Z. RAMA DUHET TE MBYLLET SA ME PARE! Mapo, 18. 10. 2016

Image
Një replikë për shkrimin 'Cikli reformist i Edi Ramës duhet të vazhdojë një mandat të dytë’. Politilogu Henri Cili, nëpërmjet një shkrimi të hënën e kaluar, nervozoi pjesën më populiste të shoqërisë shqiptare. Ajo ju përgjigj, sikurse gjithmon, duke i ikur tezës dhe argumenteve të shkrimit dhe duke u marrë me cështje të sferës personale të autorit. Për këtë nuk do flas. Më intereson ndjesia e provokimit (për mirë dhe/ose për keq) që ndjehu pjesa më e lexuar e shoqërisë shqiptare, nga ky shkrim. Ndjesi që e përjetova, dhe nga e cila po origjinalizoj edhe këtë replikë. Ndryshe nga skemat klasike strukturore të metodave të kërkimit shkencor (sigurisht ky shkrim nuk është një i tillë), unë nuk ‘do ta lë ëmbëlsirën për në fund’. Që në start do të pranoj si goxha reale (por jo plotësisht e shterueshëm të vërteta), tre fenomenet që dallon z. Cili. Sepse ështën e vërtetë se ‘jemi në kulmin e një kundështimi laraman ndaj qeverisë dhe z. Rama personalisht’, porse ky përcaktim nuk plotëson

GALLATA VJESHTUKE NGA RILINDJA URBANE. Mapo, 04. 10. 2016

Image
Sezoni i pushimeve verore përfundoi shpejt këtë vit. Ndoshta kështu ka qënë gjithmon, por këtë vit më bëri përshtypje që rrugët e Tiranës u pushtuan shpejt nga makinat dhe trafiku që ato prodhojnë. Në fakt, dicka më tepër se trafiku, nëse i mbetemi përkufizimit të vjetër të këtij koncepti që e njëson këtë fjalë me ndërveprimin e automjeteve përgjatë lëvizjes së tyre. E bëj këtë diferencë sepse automjetet në rrugët e Tiranës e vështirësojnë më shumë mënyrën kolektive të jetesës kur janë të parkuara. Sidoqoftë, një gjë është e sigurt, fund gushti i sivjetshëm nuk na e mundësoi atë rehatinë e të qënurit një ndër të paktët në rrugët e qytetit të abandonuar nga qytetarët e konvertuar në pushues. Por kjo nuk ishte karakteristika e vetme e këtij zëvendësimi stinor. Edhe gastorët e Rilindjes e nisën punën më shpejt dhe më me intensitet këtë sezon artistik, që me ndihmën e Zotit dhe me shpresë te mëncuria e shqiptarëve, mund të jetë edhe i fundit. Gallata e parë erdhi nga fusha e turizmit. S