ZGJEDHJE PA TË DJATHTË! Mapo, 15. 06. 2017
Shqipëria ka domosdoshmëri një ‘Republikë të re’, por nuk
mund të ketë një të tillë pa një model të ri ekonomik.
Fushata për zgjedhje
politike (nëse mund ti quajmë të tilla), ka mbërritur këto ditë në pikën e
ngopjes informative. Sot të gjitha partitë pjesmarrëse i kanë shpalosur
plotësisht ofertën politike që kanë për votuesin. Ato kanë prezantuar, të
detyruara nga ligji, listën e kandidatëve për deputet, por edhe premtimet bazë
nëpërmjet të cilave synojnë të fitojnë besimin qytetar. Për listat e
kandidatëve nuk dua të zgjatem, edhe sepse interesi i këtij shkrimi janë
premtimet. Nëse i vëzhgon me kujdes ato (premtimet), qoftë edhe pa ndonjë
impenjim të vecantë, dallon me lehtësi se të gjitha partitë janë fokusuar te
rishpërndarja e të hyrave publike. Me një fjalë, kanë shpjeguar se cfarë do
bëjnë me paratë’ që do mbledhin nga doganat, tatim-taksa dhe borxhet që do
marrin në emrin tonë. Të gjitha partitë, pa asnjë përjashtim, premtojnë se do
bëjnë namin me ‘ndihmën e shtetit’ që do ti ofrojnë familjeve në nevojë, bile
edhe atyre që nuk kanë nevojë fare!
Në vlerësimin tim
modest, nuk ka ndodhur ndonjëherë në 27 vjet zgjedhjesh pluraliste një ofertë
kaq shumë e unifikuar mes vetes (partitë) dhe vecanërisht me populizmin dhe
demagogjinë majtiste. Por mbi të gjitha, kaq shumë e shkëputur nga nevoja reale
të ekonomisë Kombëtare për prodhim vendas. Që nga koha e mbretërisë Shqipëria nuk
ka arritur kurrë të jetë një vend ekonomikisht rentabël. Balanca tregtare
(import-eksport) gjithmon ka qenë negative. Mbreti e zgjidhi këtë problem duke
u futur në borxh te shoku i tij Musolini. Diktatori, si më jetgjati në
qeverisje, e zgjidhi në tre faza: së pari nëpërmjet pasurive të armiqve të
brendshëm; së dyti nëpërmjet vëllait të madh rus; dhe në fund ai kinez. Kur
mbeti vëlla i vetëm, komunizmi shqiptar dha shpirt. Vdiq! Po kështu përgjatë
tranzicionit, faturën negative të bilancit tregtar na i kanë mbuluar pjesërisht
ndihma e huaj, pjesërish borxhi i huaj, dhe vecanërisht remitancat nga jashtë.
Premtimi i vetëm i djathtë, që gjithashtu është plotësisht i unifikuar te të gjitha ofertat politike të të gjitha partive, është kryepremtimi i uljes së taksave. Premtim ky, që jo vetëm shpjegon sa populiste dhe demagogjike janë premtimet e tjera socialiste, por edhe që nuk prodhon asgjë. Është e vertet që ulja e taksave potencion rritjen propocionale të konsumit, por në asnjë rast nuk mund të konsiderohet një akselerator i investimeve të bisnesit të brendshëm apo të huaj për të rritur prodhimin kombëtar dhe punësimin në shkallë të gjerë. Për të na kundështuar këtë tezë mjafton të na tregojnë ku janë ri-investimet e kapitaleve të akumuluara nga bisnesi ekzistues, që prodhon rritjen 3.5% në vit. Nuk kanë cfarë të na tregojnë, sepse vetëm në 2016 janë larguar për në vendet ku ka model ekonomik që përthith kapitale për investim 700 milion euro (6% e GDPs). Ndër to edhe 400 milion dollar, që shqiptarët nuk kanë zgjedhur ti konsumojnë por ti kursejnë.

Prandaj, ajo që na
duhet është një domosdoshmëri jetike për Kombin dhe Atdheun. Është projektimi i
një modeli të ri ekonomik të mbështetur te prodhimi vendas, të bazuar te bërja
bashkë e tre komponentëve bazik të rritjes ekonomike: burimet natyrore; burimet
njerëzore; dhe burimet financiare. Instrumentat janë dy: aplikimi i një qasje
të re të marrdhënies qytetar territor; dhe një kulture të re të zhvillimit
territorial e urban. E para do të sigurojë një shpërndarje të balancuar të
popullsisë nëpër territor, duke bashkuar burimet dinamike njerëzore me burimet
e statike natyrore për ti konvertuar këto të fundit në produkte për tregun
vendas dhe të huaj. Kurse e dyta, jo vetëm do të kontribuojë që ky zhvillim të jetë
i qëndrueshëm dhe ndërbrezor, por edhe do të sigurojë që investimeve potenciale
të mos i mungojnë njohuritë për lëndët e para, punëtori të kualifikuar dhe
territore ekonomike për lokalizim dhe zgjerim të impjanteve prodhuese.
Modeli i synuar
nëpërmjet këtyre dy instrumentave do na drejtojë në dy nivele zhvillimi. Së
pari do na sigurojë që prodhimi bujqësor
e blegtoral të arrijë tregun, nëpërmjët përpunimit, gjatë gjithë vitit.
C’ka do furnizoj tregun me produkte bazike ushqimore vendase, por edhe incentivojë
shtrirjen dhe intensifikimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Së dyti do zhvillojë parqe
turistike dhe industriale, si mundësia
më e mirë për të grupuar impjante prodhuese apo turistike me synim rritjen dhe
punësimin në shkallë të gjerë. Këto dy rrugë janë propozimi modest i një
planifikuesi territorial për ndryshimin
e balancës tregtare dhe shpërndarjen e rritjes në cdo familje shqiptare. Ekspertë
sektorialë mund dhe duhet të kenë propozimet e tyre, ndërkohë që klasa jonë
partiake nuk mund të dali nga populizmi. Për ta, ne jemi thjesht konsumatorë të
modelit të tyre ekonomik: ndërtimi dhe shitja e njësive të banimit e shërbimit
në kullat e Durranës dhe Bulevardit të Ri.
Comments
Post a Comment