Çfarë mbetet pas 25 Prillit për shoqërinë shqiptare! Liberale, 24. 05. 2021

 Zgjedhjet e Prillit thyen një tabu të madhe për shqiptarët. Ato treguan se siguria për një rotacion pas dy mandateve të qeverisjes së një partie, mund të të lëri në baltë. Shpesh, është pikërisht ajo që e pengon rotacionin politik. Pas kësaj, shoqëria shqiptare u gjend në një zbrazëtirë të madhe kuptimore, mbi atë që kishte ndodhur. Ajo nuk është gjendur dhe nuk mendonte se do gjendej ndonjëherë në këtë “kurth”! Ajo nuk di si të orientohet në këtë ‘vazhdimësi të tretë’!

As fituesit dhe as humbësit e zgjedhjeve të 25 Prillit nuk dinë si ta administrojnë këtë realitet. Fituesit bëjnë sikur fitorja e tyre është një gjendje normale, por ftojnë humbësit në qeverisje! Humbësit mundohen ti japin një dimension paranormal, duke fajësuar qytetarët që masivisht paskan shitur votën, dhe ndërkombëtarët që njohin si demokratike këtë ‘masakër elektorale’! 

Mirëpo, përveçse realitet në praktikë, ky “kurth” është një nga gjendjet normale të demokracisë në teori. Ekzistojnë, gjithashtu, shembuj pafund në historinë e demokracive botërore ku qeverisja i mbetet një partie për tre apo më shumë mandate. Problemi i vërtetë këtu nuk qëndron te ‘vazhdimësia e tretë’ në vetvete, por te rutina “demokratike” që ka krijuar shoqëria shqiptare.

Për shoqërinë shqiptare të këtyre 30 viteve në tranzicion, demokracia është një teatër (dramë/ komedi/ tragjedi) me një strukturë të përcaktuar shterueshëm. Në zgjedhjet e para pas-rotacionit fiton qeveria, kurse opozita vjen ca kohë vërdallë duke akuzuar për vjedhje të zgjedhjeve por gjithësesi i nënshtrohet rolit të humbësit. Kurse në zgjedhjet e dyta, shoqërisë që i ka ardhur në grykë nga keq-qeverisja për tetë vite, zgjedh ‘të keqen më të vogël’, që i bie të jetë opozita; kurse ndërkombëtarët shtojnë dozën e akuzave ndaj qeverisë, çfarë nënkuptohet nga publiku si mbështetje për opozitën. Rezultati i kësaj skeme ka qënë gjithmon rotacioni politik.

Ky ishte një rezultat lehtësisht i administrueshëm nga shoqëria shqiptare, gjysma ‘fituese’ lumturohej nga fitorja e pas tetë viteve ‘humbje’; kurse gjysma ‘humbëse’ nuk ndihej edhe kaq keq pas tetë vitesh fitore! Pak a shumë, ishte ky rezultat që siguronte një kohezion të shoqërisë shqiptare në “demokraci”, gjë që rrezikohet shumë nga mungesa aktuale e rotacionit.

Mungesa e rotacionit në këto zgjedhje, solli rrezikun e një çarje të madhe për shoqërinë shqiptare. Gjysma ‘fituese’ nuk ndihet më e lumtur se para zgjedhjeve, megjithëse ka siguruar ‘vazhdimësinë e tretë’; kurse gjysma ‘humbëse’ ndihet thellësisht e pashpresë ndërsa fajëson gjysmën tjetër të shoqërisë për këtë “fatkeqësi të jashtëzakonshme” që i ka gjetur! Të mësuar edhe me ndihmën që ndërkombëtarët i kanë dhënë gjithmon rotacionit drejt të ‘keqes më të vogël’, ajo shfaq edhe një ndjenjë negativiteti ndaj demokracive perëndimore. Ky është dëmi i dytë që pëson shoqëria shqiptare në udhëtimin e saj 30 vjeçar drejt demokracisë liberale.

Ky ishte produkti i rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit, dhe ajo me të cilën duhet të përballet shoqëria e sotme shqiptare. Kohesioni social, veçanërisht në lidhje me parapëlqyeshmërinë partiake, asnjëherë nuk ka qenë një pikë e fortë e saj, por asnjëherë kaq i rrezikuar sa sot. Akoma më keq shfaqet situata në lidhje me marrdhënien me vendet perëndimore. Gjysma ‘fituese’ beson se lideri i tyre është aq i aftë saqë po e përdor perëndimin për të triumfuar mbi “armiqtë e brendshëm”; kurse gjysma ‘humbëse’ ndihet e tradhtuar prej tij, aq sa beson se perëndimi “ka tradhtuar vlerat e demokracisë liberale” duke mbështetur komunistët në pushtet!

Rruga për rikuperim nga dëmet e këtij “kurthi”, që duket se i ka pësuar më shumë gjysma ‘humbëse’, mund të vij vetëm nga Partia Demokratike. Jo vetëm se është ajo që përfaqëson dhe drejton vullnetin politik të kësaj pjese të shoqërisë; por edhe se asaj i ka takuar historikisht roli i emancipuesit shoqëror që nga fillesat e pluralizmit në Shqipëri. Mbetet në dorën dhe mundësitë e diskursit dhe veprimit të saj politik, të bëj të qartë për shoqërinë shqiptare dy gjëra thelbësore.

Së pari, se shqiptarët qofshin të majtë apo të djathtë janë një komb, dhe ajo që i ndan është shumë më e vogël se ajo që i bashkon. Në këtë kuptim patriotik e demokratik, edhe të majtët kanë të drejtën e tyre të qeverisin nëse arrijnë të bëhen shumicë. Së dyti, se perëndimi nuk ka hequr dorë nga mbështetja e shoqërisë shqiptare në udhëtimin e saj drejt demokracisë. Në të kundërt, ai ka kuptuar se stimulimi i rotacionit vetëm për të ruajtur stabilitetin, nuk prodhon dot themelet e domosdoshme për një demokratizim të mëtejshëm shoqëror. Për të, rotacioni ka kuptim kur prodhon qasje të ndryshme politike, dhe jo emra të ndryshëm në qeverisje.

Comments

  1. Burri më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, çdo shpresë humbi. Mendova se nuk do ta takoja kurrë më burrin tim, sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për ta kontaktuar. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova doktorin Agim. Tani, i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë për 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lutej 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
    *nëse dëshironi të dashurit tuaj.
    *nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *nëse doni një fuqi shpirtërore.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}

    ReplyDelete
  2. Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
    Dhe E.T.C.
    Email { dawnacuna314@gmail.com }
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

“DISTRIKTET INDUSTRIALE” DOMOSDOSHMËRI E AKTUALITETIT TË ZHVILLIMIT DREJT MODERNIZIMIT DHE GLOBALIZIMIT NË SHQIPËRI. Koha Jonë, 09.08.2011.

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017