INTERVISTA PËR MONUMENTIN E ‘SHQIPONJËS’. Standart, 15. 11. 2018 Gazetare Klea Neli
1.Si e cilesoni ju veprimin e kryeministrit
duke rrezuar monumentin e shqiponjes dhe duke e quajtur ate ‘simbol
vulgar’?
Në momentin e parë që u njoha me faktin e heqjes në mënyrë
brutale dhe pa asnjë njoftim paraprak
të monumentit të ‘Shqiponjës’, vendosur në rrethrrotullimin me të njëjtin emër,
u cudita dhe nisa të mendoj mbi arsyet e mundshme të këtij veprimi. Mirëpo,
Kryeministri Rama nuk na la shumë kohë të arsyetojmë, analizojmë apo supozojmë
mbi këtë cështje, sepse na e sqaroi menjëherë këtë cudi duke prezantuar arsyen pse
ai kishte vendosur ta hiqte këtë monument. Dhe ai e kishte shqyer këtë
‘Shqiponjën’ nga rrethrrotullimi që mban emrin e saj, sepse e konsideronte,
sikurse e keni konstatuar edhe ju, një simbol vullgar.
Ndjesia ime për këtë akt anormal të Kryeministrit ishte e njëjtë më atë të shumicës
dërmuese të shqiptarëve, neveri e thellë për të paguarin nga taksat e
shqiptarëve që godet popullin e vet në një nga pikat më të rëndësishme të
identitetit të tij kombëtar. Kryeministri i kishte të gjitha mundësitë të
realizonte synimin e tij – të hiqte monumentin e Shqiponjës nga sheshi me të
njëjtin emër – duke u justifikuar me argumenta teknike, qoftë edhe të paqëna,
por ai vendosi që jo vetëm të ndërmarri veprime të paligjshme duke e hequr
monumentin pa marrë më parë një vendim nga Këshilli Bashkiak të Tiranës që ka
juridiksionin ligjor për të marrë
vendime të tilla, por edhe të ofendojë shqiptarët në identitetin e tyre.
Teknikisht mendoj se
monumenti i ‘Shqiponjës’ nuk duhet hequr as kur projekti të përfundojë. Ai
është një monument që na kujton pse quhemi shqiptarë, dhe për popujt normal kjo
është shumë e rëndësishme. Në të njëjtën kohë, ky monument në vetvete ka një
simbolikë shumë të madhe për shqiptarët kudo ku ata jetojnë. Ai u ngrit në 100
vjetorin e krijimit të të parit Shtet të shqipëtarve, dhe u vendos në atë vend
nga duart e të gjithë kryebashkiakëve/kryekomunarëve shqiptar të të gjitha
qyteteve shqiptare në gadishullin Ilirik. Në këtë kuptim të fortë simbolik,
grupi i punës për projektimin dhe ndërtimin e kryqëzimit me dy nivele – që do
ndërtohet në vend të rrethrrotullimit ekzistues – duhet të studiojë të gjitha
mënyrat teknike, që ky monument simbol të rikthehet në vendin e vet edhe pasi
të mbarojë së ndërtuari kjo vepër publike.
2.Se fundmi kemi pare qe jane dhene lejet e shume ndertimeve te medha si ne zonen e 21- shit, ne rrugen e elbasanit etj. Kryebashkiaku Veliaj ka sjelle nje risi te cilat jane kullat. Si e vleresoni ju kete?
Këtë
konstatim tuajin e gjej të vërtetë
edhe unë. Jo vetëm në zonat që ju përmendni por në të gjithë Tiranën urbane
administrata Veliaj ka dhënë leje ndërtimi me shumicë, dhe pjesa më e madhe e
tyre janë objekte të larta apo shumë të larta të formatit kullë.
Për së
pari, kjo gjë nuk duhet të na cudisi shumë. Faktin që Tirana do të zhvillohej
brutalisht me ndërtime të larta na e kanë
“premtuar” që gjatë procesit të hartimit të Planit të Përgjithshëm
Vendor të Tiranës edhe z. Boeri (arkitekti italian që e hartoi këtë plan) në
një intervistë në një televizion kombëtar kur theksoi se rregulli i ri urban që
ai synonte për Tiranën ishte proshja e pallateve të Enverit dhe ndërtimi në
vend të tyre i pallateve të larta; por edhe kryebashkiaku i Tiranës, z. Veliaj
kur deklaroi në një dalje publike se për Tiranën e së ardhmes ishte më mirë
zhvillimi i kullave mbi 10 kate.
Në
kuptimin teknik, unë mendoj se ndërtimi i kullave të larta do ta dëmtoj akoma
më shumë Tiranën urbane dhe në shumë dimensione cilësinë e jetesë urbane të
qytetarëve. Problemi më i madh i Tiranës urbane, nga qasja teknike, është se si
pasojë e zhvillimit të paplanifikuar dhe të fragmentarizuar që është lejuar nga
administratat lokale të 20 viteve të fundit, ka krijuar – përvec kaosit urban vështirësisht
të jetueshëm për qytetarët – edhe një pabarazi të madhe në të drejtën e qytetarëve
për të zhvilluar pronën e tyre. Megjithëse Tirana urbane konsiderohet nga të
gjithë si një qytet i mbingarkuar me ndërtime, është fakt se vetëm 2-3% e pronësisë
mbi truallin privat është lejuar të rizhvillohet (nëpërmjet lejeve të ndërtimit).
Kjo do të thotë se pjesa tjetër e pronësive mbeten në pritje të lejimit për tu
rizhvilluar, dhe një pjesë jo e vogël e saj ka domosdoshmëri të menjëhershme për
tu rizhvilluar sepse ndërtesat ekzistuese po bëhen të pajetueshme dhe të
rrezikshme në përdorim për banorët dhe pronarët e tyre. Në këtë kuptim teknik,
zgjidhja më optimale është shpërndarja në sa më shumë pronësi të tilla, të të
drejtave të zhvillimit (sipërfaqet e lejuara për ndërtim) të atyre pak
mundësive që ka tashmë Tirana e mbingarkuar me ndërtime. Kurse, qasja e
bashkisë Tiranë shkon në kah diametrikisht të kundërt, ajo nëpërmjet lejimit të
kullave po i koncentron këto të drejta zhvillimi në pak pronësi, duke dëmtuar
pjesën tjetër të pronësive private.
3.Si e cilesoni vendimin e qeverise e cila para pak kohesh hoqi disa zona kryesore nga qendra historike?
3.Si e cilesoni vendimin e qeverise e cila para pak kohesh hoqi disa zona kryesore nga qendra historike?
Në përgjigje
të kësaj pyetje më duhet të të komlimentojë për pyetjet e gjetura. Që nuk është
një kompliment mirësjellje por një e vërtetë faktike. Përgjigja e plotë e kësaj
pyetje e gjen veten te përgjigjet e dy pyetjeve të mëpashme, cka tregon se edhe
pyetjet janë përzgjedhur në harmoni.
Vendimin
e qeverisë për heqjen e disa zonave nga
mbrojtja që synon koncepti ‘qëndër historike’ e vlerësoj si një veprim midis
gabimit dhe krimit, diku në mes të këtyre dy përcaktimeve. Ky veprim frymëzohet
nga të njëjtat kuptimet artistike, estetike, simbolike, identitetin kombëtar
dhe të trashgimninë kulturore që Kryeministri Rama shfaqi kur shqeu monumentin
‘Shqiponja’ nga sheshi me të njëjtin emër; dhe të njëjtat kuptime arkitektonike
dhe urbanistike kur e njëjta kastë vendosi se Tirana duhej zhvilluar më kulla
të larta. Sepse edhe ky vendim i qeverisë shkon në shërbim të interesave të
oligarkisë shqiptare që prej 20 vjetësh nuk është e aftë të ndërtoj një model
të ri ekonomik, social e politik, por bën të vetmen gjë që di të bëj: ndërton
pallate e kulla!
Comments
Post a Comment