TË QESHËSH APO TË QASH NË KOHËN E ÇIFTËZIMIT TË RILINDJES ME KORONËN! Liberale, 20. 04. 2020


Personalisht po e shijoj shumë këtë gallatën e luftës së Prijësit tonë me shqiptarët, nën preteksin e virusit korona. Është qesharake të shohësh një burrë në një moshë të caktuar, që del në televizor çdo ditë me një pamje vizionari dhe gjithë patos lëshon broçkulla infantile. Më shumë se qesharak  janë zyrtarët e shtetit, nga polici te ministrat, të cilëve ju duhet edhe ti përsërisin këto anekdoda sikur po thonë gjërat më të mënçura në botë, por edhe të detyrojnë qytetarët, me forcën e pushtetit që ju ka dhënë Prijësi, ti zbatojnë ato në jetën e përditshme. Akoma më qesharak janë njerëzit që e trajtojnë seriozisht këtë amorfitet qeverisjeje, që vetquhet Rilindje.

Këtë të enjte Kuvendi i Shqipërisë, i drejtuar tashmë plotësisht nga Prijësi, miratoi disa shtesa në Kodin Penal. Sipas këtyre shtesave, disa nga ata që dënoheshin me gjoba për ‘mos marrje leje’ për të dalë nga shtëpia, tashmë do të dënohen me burg. Ndërkohë, vet Prijësi lajmëroi se ata që janë dënuar me gjoba apo dënime të ngjashme për shkeljet që në vijim do të dënohen me burg, nuk do ti paguajnë ato. Prijësi ju’a ka falur fajin që nuk morën leje te ai për të dalë nga shtëpia.
Shkurt, po më duket vetja si në kohën e komunizmit, kur pasi mbaronte filmi ‘Mëngjese Lufte’, fillonte Revista Televizive dhe dilte ndonjë Udhëheqës që deklaronte fitoret e ditës, në luftën kundër imperializmit amerikan dhe social-imperializmit sovjetik dhe sigurimit të bukës në vend.

Edhe sot jemi njësoj si në filmin ‘Mëngjese Lufte’, presim të dali dielli dhe të mbyllet ‘koprifuoko’ që të nisim jetën. Por me ndryshimin, se ne na duhet të marrim leje te pushteti edhe pasi mbaron shtetrrethimi, kurse te filmi mjaftonte të shkonte ora dhe kushdo mund të dilte. 
Pjesa më artistike e atij filmi, mbetet biseda e një burri me lopën e tij të pabindur, e cila donte të dilte pa filluar qarkullimi. Ky, sigurisht me ironi, i sqaronte lopës rregullat e luftës dhe ‘koprifokos’ të cilat duhet ti zbatonte edhe pse ishte lopë, dhe si argument i sillte gomarin e Shazos që e kishte vrarë patrulla gjermane, se kishte bërë të njëjtin faj. Dhe ky është ndryshimi i dytë, policia e Liderit nuk do të na vrasi si gomarin e filmit, por thjeshtë do të na fusi në burg.
Përveç projeksionit të të kaluarës në të kaluarën, sikurse ishte filmi ‘Mëngjese Lufte’, i cili është gjithashtu projeksioni i së kaluarës në të sotmen, sepse përgjatë kësaj ‘koprifuokos’ së sotme ky film transmetohet gjerësishtë nga TV të ndryshme, më ndodh edhe projeksioni i të sotmes te e kaluara. Njësoj si në të kaluarën, kur një nga udhëheqësit dilte e na shpjegonte fitoret tona të jashtme ndaj imperializmit dhe social-imperializmit, dhe të brendshme në realizimin e planit të grurit me 121 %, edhe sot Lideri del e na shpjegon sesa shumë janë infektuar dhe kanë vdekur nga koronavirusi në vende të tjera, dhe sa pak në Shqipërinë që po ndjek planin e tij gjenial.

Për të qenë të drejtë dhe të vërtetë, Prijësi ynë nuk bën krahasime direkte mes vendeve të botës që nuk po zbatojnë regjimin e tij të ‘koprifuokos’ dhe atyre që po e zbatojnë me përpikmëri, sikurse i bie të jetë vetëm Shqipëria. Këtë funksion e ka marrë media klasike dhe moderne, ndërsa raporton përgjatë gjithë ditës statistikat e vendeve të tjera, dhe vetëm një herë në ditë statistikat shqiptare. Edhe këtë në orën që ka vendosur pushteti, dhe vetëm nëpërmjet gojës së tij. 

Media shqiptare e sotme, pothuajse njësoj si e kohës së komunizmit, nuk ka pyetje, ajo vetëm transmeton çfarë i thuhet të transmetoj. Sot shqiptarët dinë me saktësi sesa qytetarë të Shba, Italisë, Spanjës, Francës, Gjermanisë e kështu me radhë, janë prekur apo kanë ndëruar jetë ‘në 24 orët e fundit’, por nuk dijnë akoma pse në Shqipëri bëhen kaq pak teste? Pse në Shqipëri mjekët vetëm shërohen nga koronavirusi, por asnjëherë nuk sëmuren prej tij? Pse pasja apo mos pasja e lejes nga pushteti për të dalë na mbron nga koronavirusi? Apo, me cilin shtet tjetër janë të ngjashme dhe me cilin jo, kufizimet dhe shtrëngimet që Prijësi i ka vendosur nënshtetasve të vet?
Në fund, çështja e çështjeve, ajo për të cilën duhet të kemi patjetër një përgjigje, sepse edhe Shazos do ja thonin pse ja vranë gomarin, nëse do ti kishte pyetur gjermanët. Mos vallë kjo mënyra e Prijësit tonë për menaxhimin e pandemisë do na mbaj në këtë gjendje për vite të tëra?

Nëse ne po prekemi mesatarisht nga 20 veta në ditë, dhe në të njëjtën kohë duhet të imunizohemi në masën 60-70% të popullsisë që virusi korona të largohet, atherë me rregull treshi i bie se na duhen edhe 100 mijë ditë. Edhe po ti heqim dy zero këtij numri, meqë shumë e kanë kaluar dhe do ta kalojnë ‘pa e marr vesh Prijësi’, sepse nuk kanë shfaqur simptonat dhe në këtë kuptim nuk ju është bërë testi, duhen edhe 3 vjet që virusi të shkatërohet. Dhe kjo, ndryshe nga të tjerat, nuk është për të qeshur por për të qarë, sepse studimet mbi burgjet tregojnë se vetëm tre vitet e para e përjeton burgun si burg, më tej të kthehet në një stil jetese të cilin e ke të vështirë ta ndryshoh.  

Comments

  1. Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
    Dhe E.T.C.
    Email { dawnacuna314@gmail.com }
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

“DISTRIKTET INDUSTRIALE” DOMOSDOSHMËRI E AKTUALITETIT TË ZHVILLIMIT DREJT MODERNIZIMIT DHE GLOBALIZIMIT NË SHQIPËRI. Koha Jonë, 09.08.2011.

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017