NA GRABITËN, PO NA RREZIKOJNË JETËN, DUHET TË PAGUAJMË EDHE TAKSAT E TYRE?! Liberale, 10. 08. 2020

Të kapur mat, me qeverisje por më keq se në ‘gjendjen natyrore’!

Ndërtimtaria informale është një nga fenomenet më karakteristike të tranzicionit të gjatë dhe të mundimshëm të shoqërisë shqiptare. Nuk ekzistojnë të dhëna të sakta sa është numri i ndërtesave, banesave apo shtesave të ndërtuara paleje në këto vite por mund të thuhet se vetëm gjatë viteve 2006 - 2012, ato janë rritur në masën 1.7 herë; nga 230 mijë që ishin në fund të proçesit të vetdeklarimit në vitin 2006, në rreth 400 mijë në vitin 2012. Statistika e parë është plotësisht e saktë sepse na vjen nga Agjensia e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale, por edhe e dyta nuk mbetet pas përderisa vjen nga Banka Botërore.

Kjo veprimtari antiligjore njerëzore ishte plotësisht e pritshme dhe e justifikueshme në pesë vitet e para të tranzicionit për një sërë arsyesh të logjikshme, racionale dhe të moralshme. Qeverisja komuniste kishte prodhuar shumë parakushte që e bënin të pashmangshëm këtë fenomen sa urbanistik e ndërtimor aq edhe ekonomik, kulturor, social e politik. Por asgjë nuk e justifikon vijueshmërinë e tij në dy dekadat e tjera, duke dëmtuar çdo ditë ekonominë, shëndetit dhe jetën e qytetarëve. Çdo ditë që kalon pa i dhënë një zgjidhje të drejtë dhe të moralshme kësaj plage dëshmon se jemi kthyer në një turrmë individësh të paftë t’i japim drejtim gjërave që kërkojnë të bashkëveprojmë me njëri-tjetrin si një shoqëri. Sepse kjo është ajo që ka ndodhur në këto vite!

Shteti që kemi ndërtuar e ka trajtuar çështjen e formalizimit si një mjet elektoral. Shumica dhe pakica, kush më shumë e kush akoma më shumë, e kanë përdorur në gara elektorale se ‘kush legalizon më lirë’. Ne i votojmë, dhe kjo është arsyeja që nëse në vitin 2000 numëroheshin disa dhjetëra mijë ndërtesat informale dhe gjendeshin vetëm në periferitë e qyteteve të mëdha, sot janë disa qindra mijë dhe gjenden kudo nëpër Shqipëri, bile edhe në taracat e pallateve në qendrën e Kryeqytetit. Kështu do të ndodhte përderisa proçesi me të cilin, qeveritë  kanë synuar të zgjidhin këtë problematikë shoqërore, ka moralin e skemave Ponzi (piramidave financiare)!

Qeveritë e gjithëpushtetshme kanë bërë ligje, që një qytetar që ka respektuar ligjin dhe e ka blerë apartamentin e tij në tregun formal, duhet të paguajë për kostot e legalizimit të një ndërtese të një qytetari tjetër që ka shkelur ligjin! Ky është thelbi i asaj që ka ndodhur në 20 vitet e fundit, përfshirë edhe disa ditë më parë. Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ligj të ri sipas të cilit ndërtuesit informal nuk ka nevojë ta paguajnë më taksën e ndikimit në infrastrukturë prej 0.5 % të vlerës së investimit. Ndërsa qytetarët e tjerë që ndërtojnë formalisht duhet të paguajnë 8% për të njëjtën taksë, qeveria mendon se ndërtuesit informal nuk duket të paguajnë as 16 herë më pak.

Sipas qeverisë së gjithëpushtetshme, këtë duhet ta paguajnë qytetarët e tjerë formalë, ose me taksa të shtuara ose me mungesë infrastrukturash. Këta duhet të paguajnë edhe për kosto të tjera administrative apo ndryshime pronësie që e shoqërojnë këtë proçes, që shkojnë në qindra milion euro. Mirëpo edhe kjo është shumë pak, sepse këto shtesat që kemi mbi taracat e pallateve ku jetojmë, jo vetëm janë ndërtuar informalisht në një pronë që e kemi në bashkëpronësi, jo vetëm kostot e legalizimit të tyre do ti paguajmë ne, por na rrezikojnë edhe jetën. Vetëm pak muaj më parë një tërmet shkundi vendin dhe morri 50 jetë njerëzore, ndërsa qeveria vijon ti legalizojë ato!

Duhet të kishim ndërhyrë me shpejtësi e të hiqnim çdo ngarkesë, të shtuar pas projektit, nga taracat e pallateve. Nga depozitat e ujit, deri te ndërhyrjet e tjera si shtesa ndërtimore, duhet ti hiqnim me shpejtësi dhe të lehtësonim “shpinën e ndërtesave” që ato të mbanin vetëm peshën për të cilën janë llogaritur. Çdo qeveri normale do ta kishte reaguar kështu, por jo qeveria e shqiptarëve të shekullit të 21. Atherë, kush e mban përgjegjësinë nëse ndërtesa nuk do të qëndroj në këmbë, në një rast të ngjashëm në të ardhmen?! Sepse është e thjeshtë për qeverinë të bëjë “mirë” me paratë e taksapaguesve, por duhet edhe të mbaj përgjegjësi për vendimet që ka marrë.

Nëse do ishim pa Shtet, nëse ishim në atë rend shoqëror që Locke do ta quante ‘gjendje natyrore’ dhe Hobbes do ta konsideronte ‘rendin ku secili është kundër secilit, dhe njerëzit janë në frikën e vazhdueshme nga vdekja e dhimbshme’, do të na duhej të mbronin vet lirinë, jetën dhe pronën tonë. Shumë e thjeshtë të bëhet kjo, si çdo kafshë tjetër, do të mbronim me thonj jetët tona dhe të “këlyshëve” tanë nga rreziku që vjen nga ‘gjëndja e luftës’ me kafshë të tjera. Por ne jemi në një gjendje më të keqe se kaq! Ne jemi në rendin, ku Shteti, merr fuqinë dhe paratë tona, dhe i përdor ato për të na dëmtuar ne, duke bashkëpunuar me ata nga të cilët duhet të na mbronte!

Comments

  1. Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
    Dhe E.T.C.
    Email { dawnacuna314@gmail.com }
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

“DISTRIKTET INDUSTRIALE” DOMOSDOSHMËRI E AKTUALITETIT TË ZHVILLIMIT DREJT MODERNIZIMIT DHE GLOBALIZIMIT NË SHQIPËRI. Koha Jonë, 09.08.2011.

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017