POZICIONIMI I KEQ I QEVERISË SË MADHE NDAJ PROCESIT TË LEGALIZIMEVE! Liberale, 24. 05. 2019
(qeveri e madhe vs.
qeveri e limituar)
Procesi
i legalizimeve të ndërtesave informale është një nga proceset më të rëndësishme
urbane me të cilat përballen qytetet shqiptare në 20 vitet e fundit. Për këtë
reformë qeveritë Shqiptare kanë importuar modelin ‘De Soto’, të cilin e quajmë
kështu në respekt të autorit të saj. De Soto është një ekonomist Peruan, autori
i ‘Misteri i kapitalit’ dhe ‘Rruga tjetër”, që trajtoi cështjen e vendbanimeve
informale në Peru dhe prodhoi një set idesh për këtë cështje. Institucionet
ndërkombëtare të Konsesusit të Ëashingtonit, si Banka Botërore dhe FMN, i
shpërndanë këto ide në shumë vënde të botës, nga Amerika Latine deri në Europën
Lindore, përfshirë Shqipërinë.
De
Soto argumentonte se në botë gjenden 9.3 trilion $ në kapitale të vdekura,
sepse ato nuk janë të formalizuara. Sipas tij nëse këto kapitale legalizoheshin
atherë ato mund të njihen nga tregu dhe poseiduesit e tyre mund të
kreditoheshin për bisnes duke i përdorur këto si kolateral. Mirëpo, ajo cfarë
prodhoi kjo filozofi në realitetin shqiptar është krejtësisht e kundërta. Jo
vetëm që poseiduesit e ndërtesave nuk po përfitojnë nga investimet e tyre të
paligjshme, por akoma edhe sot pas 12 vjetësh nuk po i formalizojnë dot ato.
Sot ndërtimet informale janë 1.7 herë fishuar, nga 230 mijë që e nisën këtë process
në 2006 kur ligji i legalizimeve u miratua, në rreth 400 mijë sot që po flasim.
Për rreth 12 vjet kemi legalizuar vetëm 100 mijë nga këto 400 mijë ndërtesa, ndërkohë
që shteti ka shpenzuar dhjetëra miliona euro nga paratë publike për këtë
proces.
Dy
janë arsyet e këtij dështimi spektakolar, dhe të dyja janë të lidhura mes tyre
e të drejtojnë te etatizmi. Së pari është se qeveritë e mëdha në këto vite i
kanë njohur vetes të drejtën të shtrihen atje ku nuk ka qenë detyrë e tyre dhe
me lehtësi mund të veprojë tregu i lirë. Procesit të legalizimit të ndërtesës
(të formalizimit: cka duhet të ishte detyra e vetme e saj) qeveria i ka
bashkëngjitu një proces shpronësimi të pronarëve legjitim të tokës mbi të cilat
janë zhvilluar ndërtesat informale (me cmim tregu) dhe privatizimin e saj në
favor të pronarëve të ndërtesave informale (me cmim të preferuar)! Pra,
qeveritë e këtyre 25 viteve kanë kryer dy veprime që janë jashtë nevojës së
përbashkët të individëve në shoqëri: së pari, kanë cënuar të drejtën e pronarit
legjitim të tokës së zënë nga ndërtimet informale të gëzojnë titullin e
pronësisë dhe përfitime nga prona e tyre legjitime; dhe së dyti kanë shpenzuar
paratë e taksapaguesit shqiptar, për të mbuluar diferencën midis kostos reale
të shpronësimit me koston që përballon familja privatizuese.
Arsyeja
e dytë, po kaq etatiste sa e para, është se procesi i legalizimeve të
ndërtimeve paleje është tejzgjatur përtej cdo limiti logjik. Që nga viti 2004
(kur u hartua ligji i parë) askush nga kahet politike nuk e ka trajtuar formalizimin
e ndërtesave informale, si problem për tu zgjidhur në mënyrë të shpejtë dhe
përfundimtare. Të dyja palët e përdorën për të përfituar elektoralisht, duke e
zvarritur në kohë dhe hapsitë. Ndërsa vitet kalonin, ata thjesht zgjeronin fushën
e veprimit të ligjit të kësaj reforme: duke e shtyrë afatin kohor të veprimit
të tij (përfshirë edhe ndërtesa të ndërtuara pas afatit të përcaktuar nga ligji
bazë); duke ulur kostot e procesit legalizues për familjet përfituese (deri në
falas, sikurse premtimi rilindas); dhe duke shfuqizuar kushtëzimet përjashtuese
ligjore nga procesi i legalizimit, për ndërtesat informale. Po si mund të
zgjidhet cështja e formalizimit, në mënyrë që qëndrat urbane të vjetra dhe të
reja ti kthehen përfundimisht zhvillimit të planifikuar, dhe zgjidhja të jetë e
moralshme, e drejtë dhe me kosto minimale?
Zgjidhja
e drejtë dhe e moralshme vjen vetëm nga qasja libertariane, e një qeverie të
limituar që i njeh dhe i respekton kufizimet e veta përballë të drejtave dhe
lirive të individit; dhe ajo mbështetet në dy shtylla. Legalizim i
ndërtesës; njohja formale që ky volum ndërtimor ekziston dhe i njihet si pronë
ndërtuesit apo ndërtuesve të paligjshëm. Kthimi i truallit ndërtimor te pronari
legjitim; duke e lejuar atë të përfitoj nga shitblerja e saj apo nga
rizhvillimi i saj në një moment të dytë. Kjo zgjidhje e moralshme dhe e drejtë,
është gjithashtu me kosto minimale publike, sepse paratë e taksave të shoqërisë
shqiptare nuk do shkojnë për mbajtje institucionesh burokratike shtetërore apo
për të shpronësuar disa pronarë dhe për të pronësuar disa të tjerë.
Comments
Post a Comment