DEMOKRACIA SHQIPTARE NUK ËSHTË DEFORMUAR NGA SISTEMIN ZGJEDHOR! Liberale, 20. 01. 2020
Tema e madhe e kodit zgjedhor dhe e sistemit zgjedhor ka
marrë dominimin e debatin publik mbi demokracinë, kohët e fundit. Ndërsa para
dy dekadash na mjaftonte të largoheshin nga politika Nano dhe Berisha, dhe shoqëria
shqiptare do arrinte lumturinë; sot, duket, se do na mjaftonte ndryshimi i sistemit
zgjedhor. Pas kësaj, ne shqiptarët duhet të fusim lugën në brez dhe të ecim përpara
të lumtur drejt integrimit në BE. Mbështetësit e tezës se e gjithë situata
politike, ekonomike dhe shoqërore zgjidhet nga ky ndryshim, ndahen në tre grupe
kryesore.
Grupi i parë përbëhet nga “opozita e re”, të cilët kanë nevojë
për një tezë të madhe për tu justifikuar. Pa hyrë në vlerësim e vendimit të
partive opozitare për të dalë nga Kuvendi, mund të thuhet se ai ishte në
përputhje me vullnetin e votuesve të tyre. Kështu që, atyre që e shkelën këtë
vendim ju duhet një justifikim për të sotmen por edhe për të nesërmen e tyre në
politikë dhe tema e madhe e ‘ndryshimit të sistemit’ është mënyra që kanë
gjetur. Grupi i dytë janë një bashkësi njerëzish që nuk kanë nevojë të
justifikojnë të sotmen, por të ndërtojnë të ardhmen e tyre të afërt në politikë.
Këta mund të konsiderohen si etatistët e rinj, sepse i gjithë diskursi që i ka
bërë faktor publik, mbështetet te teza e pakuptimtë se ‘të gjithë qeveritë e
vendit kanë qënë të korruptuara, dhe zgjidhja është zmadhimi dhe fuqizimi i
qeverisë’. Edhe këta janë të interesuar të ngulisin në mendjen e njerëzve
konceptin ‘ndryshim sistemi’, por pa thënë se e kanë fjalën për sistemin
zgjedhor apo atë politik. Nëse do e thonin hapur që ëndra e tyre finale është
për tu kthyer në socializëm, të paktën do kishin qënë të ndershëm me veten. Ndërsa
grupi i tretë, ai më masivi, përbëhet nga një spektër njerëzish që me të drejtë
janë të raskapitur nga e sotmja politike dhe e vetmja gjë që duan të dëgjojnë është
një ndryshim i thjeshtë politik që ju zgjidh brenda natës të gjitha hallet që
kanë. Përshkak të indoktrinimit punist dhe etatist këta janë një preh e lehtë
për propogandën e dy grupeve të para, që përditë e më shumë po unifikohen mes
vetes.
Sistemet zgjedhore, në kuptim të lidhjes së përfaqësuesit
me të përfaqësuarit e tij në Kuvend, janë të ndryshme dhe kanë rendiment të
ndryshëm, por shumë larg nga nevojat reale të sotme për përfaqësimit të saktë
politik. Demokracinë dhe përfaqësimin politik, në një shoqëri ku individi shet
votën e tij për ndonjë përfitim minimal apo e jep falas atë për vendin e punës
në shtet të fqinjit apo kushëririt, nuk e ndihmon dot asnjë kod, përvecse atij
të karakterit moral individual dhe respektit për veten dhe vulnetin tënd
politik! Dhe meqë jemi duke folur për moralin individual, le të flasim edhe për
moralin e antarëve të partive, sepse nuk është sistemi zgjedhor në vetveten që
lejon kryetarët të bëjnë listat zgjedhore, por antarët që përbëjnë organizmat
drejtuese të partisë, bile e gjithë antarësia. Në fakt, edhe deputetet e rinj, nëpërmjet
një liste të tillë erdhën në Kuvend, por nuk i pengoi ky shkak të thyenin
vendimin e partisë. Pra, edhe me këtë sistem zgjedhor, kush do të mbroj
vullnetin e atyre që përfaqëson, mund ta bëj.
Cështja e vërtetë është mungesa e politikes dhe
idelogjikes brenda partive, të cilat duhet të identifikojnë thelbin e halleve të
vërteta të njerëzve dhe tju japin atyre zgjidhje me plane, programe e projekte
konkrete. Duke qenë se parimet ideologjike dhe politike janë të ndryshme në
parti të ndryshme, atherë edhe zgjidhjet e propozuara nga to janë të ndryshme;
dhe në këtë kuptim, edhe për votuesin ka mundësi reale të përzgjedhi
përfaqësuesin e duhur të vullnetit të tij në Kuvend. Në të kundërt, pra kur
partitë nuk kanë asnjë ndryshim politik, nuk ka asnjë rëndësi si përzgjidhet
kandidati nga partia apo deputeti nga populli? Ideologjia ndikon edhe në
zgjidhjen e halleve të partive. Është mungesa e politikes dhe ideologjisë
arsyeja e vërtetë edhe e kthimit të partive në banda të kryetareve. Sepse një bashkim
vullnetar kërkon unitet, i cili: në rastin e partive pa ideologji kthehet në
besnikëri ndaj kryetarit, fuqia e të cilit është instrumenti përbashkues drejt
“rezimit” të kundështarit; kurse në rastin e partive ideologjike uniteti është
ndaj vlerave, parimeve dhe ideve të partisë. Është ky bosht politik që detyron
kryetarët të bëjnë listat e duhura dhe deputetët të respektojnë me përpikmëri
vulnetin politik të votuesve të tyre.
Comments
Post a Comment