ASGJË NDRYSHE NUK MUND TË PRITEJ NGA RILINDJA! Liberale, 06. 01. 2020

Kjo
skemë mashtrimi publik funksionon mbështetur mbi dy kolona. Së pari është
pritshmëria e publikut, i cili në nivelin e lartë të indoktrinimit partiak ku
gjendet, priret të besoj “të vërtetën” e partisë së tij pavarësisht sesa kjo përputhet
me të vërtetën faktike. Dhe së dyti, meqë ato shfaqen në kohë të ndryshme, është
pamundësia për të krahasuar të “vërtetat”
e secilës parti. Kjo sepse qeveria flet në kohën e tashme, kurse opozita flet në
kohën e ardhme ose në kohën e shkuar.
Ngjarja
tragjike e nëntorit thërrmoi edhe këtë skemë. Eficensa e ekipeve të ndërhyrjes
së shpejtë nga vende të ndryshme të rajonit, na tregoi se sa qesharak është ky
shteti jonë dhe sa inekzistente janë institucionet e tij. Krahasimi i
njëkohshëm ishte aq i dukshëm, saqë edhe shqiptari më i indoktrinuar nuk mund
të gjej “argument” tjetër vec ‘prapambetjes ku na zhyti pushtimi 500 vjecar i
Perandorisë Osmane’. Edhe nëse i justifikojmë për momentet e para, se ndoshta
shoku coroditi jo vetëm qytetarët por edhe institucionet, cfarë mund të themi
për gjendjen sot, pas javësh nga goditja? Media shqiptare dhe e huaj po na
dëshmon me fakte të përditshme sesi janë lënë në mëshirën e të ftohtit të
dimrit mijëra familje të “strehura” në cadra, ndërsa propaganda qeverisëse
pozon qytetarë të lumtur për gjendjen ku ndodhen ndërsa drekojnë me
Kryeministrin.

Kjo
është e vërteta e shëmtuar që pakkush do të donte ta dëgjonte dhe askush nuk do
të donte ta thoshte, por është gjithashtu e vërtetë faktike dhe e paralajmëruar
prej kohësh. Ajo nuk është as një event i përkohshëm dhe as rastësor, por një
produkt i qënësishëm i qeverisjes së Rilindjes. Shteti nuk “bëhet” duke edukuar
qytetarët, sikurse janë synimet qeverisëse të Rilindjes, por duke ndërtuar dhe
forcuar institucionet e tij. Sepse Shteti, nuk ka detyrë të edukojë individë; por
në të kundërt, janë individët e lirë, aq të edukuar sa c’janë, që organizohen
së bashku dhe ndërtojnë Shtetit duke ngritur e financuar institucionet e tij, që
ato mw tej t’ju shërbej në ato cështje për të cilën janë krijuar dhe financohen
dhe në ato kohë kur individët kanë nevoja të përbashkëta.

Në
të kundërt të asaj që duhej por në përputhje me atë që pritej, qeveria e Rilindjes
vijon të na tregoj përalla shumëngjyrëshe, tredimensionale, dixhitale, të pyllëzuar,
me korsi bicikletash e autobusë elektrikë; ndërsa shumë qytetar përjetojnë pasiguri
për jetën, shëndetin dhe pronën, dhe jo pak prej tyre mbeten në qiell të hapur
në këto ditë të ashpëra dimri që sapo kanë filluar.
Comments
Post a Comment