"UNAZA E VOGEL" DHE MISIONI I SAJ I PAMUNDUR. Koha Jone, 27.09.2010.

.jpg)
Bashkia Tirane duket se i ka mbeshtetur pritshmerine e saj per zgjidhjen e ketij problemi shume te madh te unaza e vogel, por theksoj se kjo unaze nuk ofron as minimumin e mundesise per ta perballuar kete trafik sot.
Po ne te ardhmen?! Kerkesa te reja i shtron e ardhmja kesaj unaze dhe qe te jete efektive duhet qe ky zhvillim me se paku te marri parasysh tre variabla kryesore: Se pari, kjo unaze duhet te arrije te absorboje brenda vetes, trafikun qe perballon tani. Ne pjesen e saj me te madhe Unaza e Vogel eshte ndertuar dhe sot perballon nje trafik aq te madh sa mjetet levizin 5-8 km/ore. Me duhet te kujtoj qe sheshi si element qendror i Ansamblit te Ministrive ku ben pjese edhe godina e Bashkise Tirane duhet t'i pergjigjet kerkesave maksimale per trafik automobilistik te qytetareve, jo vetem te Tiranes, por te gjithe Shqiperise. Keta edhe sot pas 10 vjetesh nuk arrijne te gjejne ne kryeqytetin e tyre nje vend parkim te vetem publik, ku si qytetar normal te nje vendi normal te parkojne automjetet dhe pastaj t'u drejtohen puneve per te cilat kane ardhur ne Kryeqytet. Para disa ditesh ishte nje shembull shume i mire, jo per here te pare dhe jam i sigurt as per te fundit, kur Kryetari i Bashkise Tirane i vertetoi taksapaguesve se projekti i tij personal do t'jua veshtiresonte menyren e jeteses deri ne neveri. 55 minuta ju deshen perdoruesve te automjeteve vetem per te pershkuar 400 metra distance te sheshit"Skenderbej". Dhe, kjo vetem per bllokimin e nje pjeseze te levizjes ne shesh. Me lejoni te bej nje pyetje retorike, cfare do te ndodhe kur te bllokohet gjithe sheshi?! Kthimi i sheshit "Skenderbej" ne funksion te paster pedonal si zhvillim logjik ka shkarkimin e te gjithe trafikut qe ai perballon, ne kete unaze. Dhe kjo eshte variabla e pare, per kete duhet menduar se pari. Se dyti, ne perspektiven afat shkurter, sheshin do ta rrethojne disa godina 22-kateshe polifunksionale, nje pjese e te cilave jane ne ndertim dhe pjesa tjeter do te ndertohet brenda 2-3 vjetesh.

Ne kete rast, kemi te bejme me ndertesa disa dhjetera mijera metrash katrore, ku do te zhvillojne aktivitetin e tyre te perhershem dhe te perkohshem disa mijera njerez e drejtuese automjetesh. Jemi duke folur per ndertesa ku kryhen aktivitete shume te medha te biznesit, qendra tregtare e sherbimi, te cilat e bazojne punen e tyre te elementi njeri dhe te zhvendosja e tyre e shpeshte nga godina per ne cdo cep te Tiranes dhe anasjelltas. Aksesin e pare me qytetin keta qytetare do ta kene nepermjet kesaj unaze. Ju lutem mendoni vetem impaktin e ores pik te ketij vershimi, me falni per makthin qe ju krijova. Me vjen keq, por me duhet t'ju them edhe nje fakt tjeter, ora pik e kesaj zhvendosje ne kete rast do te jete e shtrire gjate gjithe dites sepse keto aktivitete keshtu funksionojne. Se treti, ne kete unaze ku administrata lokale ka varur shpresat e medha per te perballuar trafikun e mjeteve te motorizuar perplasen dhe shkarkojne mjete tete nga rruget dhe bulevardet me te medha te Kryeqytetit tone, te cilat jane: Rruga e "Durresit", rruga e "Kavajes", rruga "Myslym Shyri", bulevardi "Deshmoret e Kombit", rruga e "Elbasanit", rruga nga sheshi "Avni Rustemi", rruga e "Dibres" dhe bulevardi "Zogu i Pare" dhe te perkthyera ne fjalorin e trafikut te mjeteve te motorizuara, do te ishte dhjetera mije automjete per t'u thithur e shperndare nga kjo unaze. Keto kerkesa qe me lart parashtrova, jane vetem kerkesat me minimale ndaj kesaj unaze, kerkesat e sotme, por ne duhet te mendojme per te ardhmen per perspektiven se paku 50-vjecare. Na duhet te mendojme per femijet dhe niperit tane, se paku si Administrata e Mbretit Zogu i Pare mendoi per prinderit tane dhe per ne dhe na dhuruan Kompleksin Ministror, zhvillimet e qendrueshme e afatgjata te Bulevardit qe pershkon qytetin, rrugen e Kavajes dhe ate te Durresit.
Sjell ne dijenine tuaj, planin e pergjithshem rregullues te vitin 1942 te Tiranes, i cili u hartua nga Zyra Qendrore e Ndertimit dhe Urbanistikes. Ky plan, parashikonte zhvillimin e Tiranes deri ne vitin 2000, per nje popullsi 130 mije banoresh. Keto jane argumentet e mia, ato mbeshtesin me force hipotezen time sipas te ciles punimet ne sheshin "Skenderbej", jane ne mosperputhje te plote me interesat e qytetareve te Tiranes. Ky projekt ka nje kosto, dhe koston e tij do ta paguajme ne, taksapaguesit e Tiranes dhe rrogepaguesit e zotit Rama. Ne fakt, fatura financiare do te jete me e vogla, fatura me e madhe do te jete ajo e prishjes se imazhit te Tiranes, e depersonalizimit te cdo qytetari, drejtues mjetesh, apo jo.
Comments
Post a Comment