SIMBOLIKA E HISTORISE SE METROPOLIT SHQIPTAR NGA FILLESA NE MODERNIZEM. Koha Jone, 27.09.2010.

Sheshi "Skenderbej" i vetmi shesh i Kryeqytetit, ka luajtur qe nga fillesa deri tani nje rol shume te rendesishem ne faktoret qytetformues te Tiranes. Simbolikisht edhe ndryshimet e regjimeve jane realizuar ne kete shesh. Ne nje objekt te ketij sheshi, eshte mbledhur Parlamenti i pare i Shqiperise, ne te cilin eshte ndertuar, per se pari, koncepti demokratik i perfaqesimit dhe kuvendimit. Ne kete shesh, ra simbolikisht diktatori e diktatura dhe u shpreh per here te pare e ne vazhdim vokacioni demokratik i shqiptareve. Sheshi "Skenderbej", ne konceptin teorik urbanistik por edhe aplikativ, eshte nje shesh historik. Cdo shqiptar por edhe cdo vizitor i huaj mund te lexoje me lehtesi historine e Tiranes, vetem duke shpenzuar pak minuta ne te. Le te bejme nje udhetim imagjinar. Nese vendoseni te shatervani me drejtim nga Korpusi Qendror, perballe jush ngrihet statuja e heroit kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeu, i cili 500 vjet me pare shpalli me gjak vokacionin perendimor te kombit tone. Ne te majten tuaj, do te shfaqet "Xhamia e Etem Beut". Ajo materializon, se bashku me kullen e sahatit, periudhen otomane qe perjetoi Tirana gjate gjysmes se dyte te mijevjecarit te kaluar. Vetem pak metra me tutje, ne kete drejtim gjendet Kalaja e Tiranes, e cila perben qendren e nje vendbanimi te emertuar me nje variacion emrash qe ne shekujt e pare te eres sone: Tirkan (shek IV e.s ); Tergiana (1297) dhe ne formen e sotme Tyranna (1505) sipas Barletit. Emertimi i saj, me i vjetri, akoma nuk eshte saktesuar plotesisht por kalaja eshte nje nga deshmite me te lashta te ekzistences se Tiranes. Ne ndertesat brenda Kalase, kane banuar pjesetare te familjeve sunduese te qytetit, dhe per kete arsye ato konsiderohen edhe si godina te administrates se pare lokale. Perballe jush me nje shtrirje gjatesore drejt jugut te qytetit, formohet "Kompleksi Ministror" qe ne pikepamjen arkitektonike dhe urbanistike, eshte projektuar ne frymen e rrymes se Neoklasicizmit. Nga pikepamja historike, ky kompleks, ku ben pjese edhe godina e Bankes se Shqiperise, simbolizon periudhen e parapushtimit fashist te Shqiperise. Kjo eshte simbolika e historise se Tiranes, materializuar ne objektet qe kornizojne sheshin, para pushtimit komunist te vitit 1944. Si i prere me thike, me nje simbolike te mundshme jo per t'u injoruar, sheshi "Skenderbej" ndahet nga aksi qe formon rruga e "Kavajes"- rruga "Ludovik Shkllaku".
Ketu nis e materializohet historia komuniste ne objektet qe rrethojne pjesen veriore te sheshit. Ne te majten tuaj dhe vetem pak metra prej jush ndodhet Pallati i Kultures, tullen e pare te te cilit e vendosi Hrushovi. Ne vazhdim, sipas kahut orar, pozicionohet Hotel Tirana. Godina e Muzeut Historik, shfaqet se bashku me mozaikun e saj historiko-artistik ose sic e quanin kur u krijua, "mozaiku me trembedhjete njerez dhe njezetepese kembe". Sikur te ktheheshit ne kohe njezet vjet me pare, ne te djathten tuaj do te ngrihej shtatorja e Diktatorit. E ngritur me shkallare te perseritura qe simbolizonin piramiden, ajo e kalonte lartesine e Statujes se Heroit Kombetar dhe kjo nuk ishte nje rastesi, por nje simbolike e paster. E thene shkurt, kjo eshte simbolika e sheshit "Skenderbej". Kam studiuar jo pak sheshet historike dhe mund t'ju radhis disa prej tyre: Sheshin e "Shen Markut" ne Venecia; sheshin "de la Sinjoria" ne Firencie; sheshet "del Popolo", "Navona", "di Spanja", i "Shen Pjetrit" ne Rome; "i Versajes" ne Versaje etj. Te gjithe keto simbolizojne nje periudhe historike, vetem ate kur jane formezuar. Ne fakt, njesoj si sheshi "Skenderbej", eshte shume e veshtire te gjendet nje shesh tjeter ne bote, qe te perfshije ne vetvete simboliken e plote te historise se nje kombi. Ne kete kendveshtrim, nenvizoj me force se, Tirana ne sheshin e saj historik, jo vetem duhet te ruaje me fanatizem ikonat e historise se saj, por duhet te krijoje edhe nje simbolike te re, simboliken e modernizmit te saj si Kryeqyteti i nje vendi evropian. Per te trajtuar kete teme, me lejoni te bej nje paranteze per menyren sesi qytete te ndryshme e trajtojne rendesine e krijimit te simbolikes dhe fytyres se qytetit permes objekteve apo shesheve simbolike. Dua t'ju sjell ne vemendjen tuaj Teatrin e Operes ne Sidney, te kthyer ne simboliken e ketij qyteti. Cdo njeri qe sheh nje foto te ketij teatri, kupton menjehere qe eshte ne Sidney, dhe cdo here qe permendet Sidney, imazhi i pare qe i vjen ne mendje cdo njeriu eshte kjo veper arkitekturore. Ne kete kuptim, mund te permendim shtepite kubike ne Roterdam, stadiumin olimpik te Shangait, kullen Buj al Arabia e Dubait etj, ku iniciativa te guximshme dhe moderne krijuan simboliken e qyteteve te tyre, si nje marke promocionale. Edhe Tirana duhet te guxoje ne kete drejtim, edhe Tirana duhet te kete simboliken e saj te kohes moderne qe po jeton, edhe Tirana duhet te kete marken e saj promocionale. Ne fakt, kudo neper Tirane syri te sheh objekte dhe elemente funksionale apo dekorative, qe ne menyre individuale e fragmentare, simbolizojne eren moderne qe po kalon ky qytet. Por keto iniciativa, qe me se paku duhen pershendetur, jane ndermarrje personale dhe une nuk po flas per to. Une po flas per nderhyrje te guximshme, te nje simbolike moderne, ne sheshin "Skenderbej" te ndermarra nga institucione kompetente e perfaqesuese. Eshte ky shesh, qe perfshin ne vetvete simbolikisht, gjithe historine e Shqiperise deri ne vitet 90-te. Duhet te jete ky shesh, me se pari, vendi ku modernizmi qe po kalon Shqiperia, te simbolizohet e materializuar ne objekte ndertimore. Shpeshhere degjojme, ne ligjerime te ndryshme, se Tirana eshte bere shume e bukur vitet e fundit. Kjo deklarate eshte e vertete, por humbet vlerat kur shkon ne mbrojtje te punes se "mire" te drejtuesve lokale dhe injoron iniciativen private, qe ne fakt, eshte operatori i pare per ndertimin e ketyre vlerave estetike. Ne kontekstin e lartpermendur, kjo deklarate, qe le shijen e keqe te nje refreni dogmatik, perseritet kaq shume, sa pak e nga pak kemi filluar ta besojme te gjithe. "Tirana eshte bere moderne", "Tirana eshte bere shumengjyreshe", e anekdota te ngjashme. Tirana, zoterinj te nderuar, po humb perdite e me shume identitetin e simboliken qe ka pasur ne vite. Duke theksuar me force ruajtjen e simbolikes se Xhamise dhe Sahatit apo te Heroit Kombetar, shtoj se asaj i duhet edhe nje simbolike e re, simbolika e modernizmit qe po perjeton. Tirana nuk mund te kete per marke te saj promocionale piramidat e diktatoreve, sepse koha e tyre ka ikur pa kthim. Tirana nuk mund te kete per marke te saj promocionale pallatin me shigjeta qe u tregon shqiptareve ne cfare drejtimi duhet te largohen. Ne fund te fundit, Tirana nuk eshte ciflig i nje kryetari apo nje tjetri, por kryeqyteti i te gjithe shqiptareve.
Tirana nuk mund te kete per marke te saj promocionale zhgarravinat e ndonje piktori delirant, neper fasadat e ndertesave te saj. Jo, jo nuk mundet. Me lejoni t'ju them pse jo. Kjo lloj "arkitekture" eshte aplikuar ne zonat e getove suburbane te qyteteve te vendeve te Amerikes Latine. Njerez shume te varfer, merrnin llamarina te vjetra kudo qe i gjenin, te cfaredo formati apo ngjyre, dhe duke i bashkuar ato ndertonin "banesat" e familjeve te tyre. Ne vendet e origjines se kesaj "metode" ndertimi, administratoret e qyteteve, qe ne fakt jane lideret e komunitetit te tyre, jo vetem qe nuk e pranojne si marke promocionale, por punojne per ta zhdukur ate. Miliona dollare investohen nga buxhetet e ketyre vendeve per t'i eliminuar keto "ndertime", e per ta luftuar kete kulture primitive. Kurse ne, e sjellim ne Tirane, e praktikojme si moderne, duam ta shesim si marke promocionale. Tirana e mijevjecarit te trete duhet te simbolizoje eren e demokracise, eren e zhvillimit, eren e mireqenies, eren e teknologjise dhe kete imazh te ri duhet ta ndertoje ne pjesen e saj me te dallueshme, ne sheshin "Skenderbej". Kjo eshte sfida e urbanisteve dhe arkitekteve shqiptar dhe jo vetem e tyre. Nje propozim imi, do te ishte lidhja e te gjithe objekteve qe rrethojne sheshin me nje element te ri modern, qe i pershkon, si simbolike e faktit qe, historine tone edhe ate pjese te shemtuar te saj, ne e respektojme njesoj. Ne fund te fundit, eshte historia jone qe ne e kemi ndertuar e perjetuar, dhe si e tille duhet kujtuar, me se paku per te mos e perseritur.
Ky element, material ndertimor modern, duhet te simbolizoje njetrajtshmerine e ndjeshmerise sone ndaj periudhave te ndryshme historike. Ne kete kendveshtrim, shpalosim anen tone liberale per te pranuar njesoj lavdine qe na takon nga periudha historike perendimore e Heroit Kombetar, dhe turpit qe duhet te ndjejme per periudhen e diktatures komuniste. Me te njejtin frymezim, krijimi i nje velloje te xhamte ne formen e nje shumefaqeshi, mund t'i jepte nje kuptim modern simbolikisht te ngjashem objekteve te ndryshem, me simbolike te ndryshme, qe e rrethojne kete shesh. Nje ide tjeter, mund te ishte konservimi i formes volumetrike dhe te cdo elementi te fasades se godinave te "Kompleksit Ministror", dhe nderhyrje per permiresim e modernizim te objekteve te tjera. Nje propozim, jo per tu injoruar por per tu permiresuar, ishte ai i "Planit Francez", ku konservoheshin objektet ekzistuese dhe propozoheshin disa godina te reja qe kishin lartesi te njejte me to. Keto godina, me volum te pershtatshem e te pranueshem nga sheshi te projektuara nga arkitekte te rrymave moderne, mund te realizonin ate per te cilen Tirana ka nevoje, simbolin e modernizmit. Ide pa fund mund te paraqiten nga profesionistet dhe jam i sigurt se, asnjera prej tyre nuk do te ishte e ngjashme me deshiren per te ndertuar nje grataciele me "rrota", ne qender te Tiranes.

Comments

Popular posts from this blog

“DISTRIKTET INDUSTRIALE” DOMOSDOSHMËRI E AKTUALITETIT TË ZHVILLIMIT DREJT MODERNIZIMIT DHE GLOBALIZIMIT NË SHQIPËRI. Koha Jonë, 09.08.2011.

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017