NJE LOKOMOTIVE E RE ZHVILLIMI. Koha Jone, 15.07.11

Zgjedhjet lokale te 8majit jane analizuar, e steranalizuar, keto tre muajt e fundit ne aspektin politik. Sjellja e konkurruesve ne fushate dhe gjate procesit te votimit, numerimit dhe ankimimit eshte trajtuar pafund ne shkrime te shtypit, opinione individuale apo debate analistesh, politikanesh, diplomatesh ne televizione lokale apo kombetare. Keta, ne ligjerimet e tyre nuk kane lene pa analizuar edhe vendimin personal (voten) e secilit votues, grupeve te ndryshme apo gjithe bashkesise se votuesve te nje njesie vendore. Per raste specifike, me kulmim Bashkine e Tiranes, jane trajtuar edhe sjellja e institucioneve lokale apo kombetare qe ngarkon ligji per administrimin e procesit, vezhguesve lokal apo nderkombetare deri ne nivelin e Ambasadoreve me te rendesishem, partive politike dhe vete kandidateve gjate procesit te ankimimeve. Por, gjithcka e pare ne kontekstin politik. Dhe, kur them ne kontekstin politik nuk kam parasysh politikat e zhvillimit, por, ligjerimet aspak dobiprurese te tipit: a duhet numeruar cdo vendim personal apo jo; kush eshte me e rendesishmja permbajtja (lexo: vullneti i zgjedhesve) apo forma (lexo:ku ishte magazinuar fizikisht vullneti); disa kuti ishin te gabuarat, armike, puciste apo thjeshte kuti plastike; a duhet KQZ te kryej detyrat e KZAZ-s per Tiranen; a duhet Kolegji Zgjedhor te marri vendim, ne baze te ligjit apo moralit te krishtere (lexo: me i dobeti ka gjithmone te drejte); etj. etj.? Ne fakt, zgjedhjet e fundit ishin zgjedhje lokale. Fituesi i cdo njesie do te drejtoje punet e qytetit te tij, dhe jo strukturat e nje partie apo nje tjetre. Fituesit i duhet te jete lideri i qytetareve, per te vleresuar politikat, projektet apo programet e zhvillimit, nga pikepamja e cdo grupimi social apo interesi ne qytet. Ne fund te fundit interesat e qytetareve, ndaj zhvillimeve publike ne qytetin e tyre, nuk jane te drejtuara nga filozofia politike, ideologjia apo parapelqimi per to. Do te ishte shaka e madhe te vleresoje se qytetaret, e nje njesie vendore, me bindje te majta kane vleresim te ndryshem nga ata te djathte per sa i perket nje rruge te re, nje ure lidhese, sherbimit te varrimit publik, etj, etj. Do te ishte shaka e madhe te mendoje se, te "majtet" e nje qyteti nuk kane nevoje per sherbime me te mira te ujesjelles-kanalizimeve, per nje rrjet rrugor me te lehte per tu trafikuar, per nje rrjet te sherbimit social, arsimor, kulturor e shendetesor me cilesor. Do te ishte shaka e madhe te mendoje se, "te djathtet" e nje qyteti nuk kane nevoje per banesa te perballueshme, te shendetshme dhe mjedisore, per njesi banimi me sociale, me kende lojerash per femije, me parqe e lulishte per moshen e trete apo terrene sportive per rinine.
Me dyshime minimale, te gjithe biem dakord se keto problematika qe numeruam i bashkojne, ne menyre absolute, anetaret e nje komuniteti vendor. Te gjithe jemi te njejte, te "majte"apo te "djathte', te gjithe i duam te gjitha dhe me cilesi maksimale. Ajo qe na ndan eshte prioriteti i seciles ceshtje. Per nje grup shoqeror ( te pa strehet p.sh ), ndertimi i banesave sociale eshte nje domosdoshmeri, per nje tjeter jo. Per nje grup ( automjet-perdoruesit p.sh ), ndertimi e rikonstruksioni i nje rruge apo nje parkimi publik eshte emergjence, per te tjere jo. Per nje grup ( sportdashes p.sh ), ndertimi i nje stadiumi apo i disa terreneve sportive eshte nevoje ekstreme, por per te tjere jo. Per nje grup (pensionistet p.sh), krijimi i lulishteve e parqeve ku ata te luajne domino apo me letra eshte e nje rendesie te vecante, per te tjere jo. Sidoqofte, asnjehere te pastrehet, sportdashesit, pensionistet, prinderit nuk ndahen nga bindjet e tyre politike por nga nevojat qe kane dhe shqetesimet primare te tyre.
E vleresuar teorikisht dhe praktikisht ne vendet me demokraci te zhvilluar dhe moderne,eshte ekzaktesisht keshtu. Ne keto vende, ofertat ne gare konkurrojne ne dy nivele. Se pari, me nivelin e larte te besueshmerise te kandidateve dhe stafeve te tyre teknik edhe se dyti me premtime konkrete per cdo problematike ne qytet. Kandidatet perzgjidhen me profil te larte besueshmerie ne komunitetet ku do te garojne. Keta, premtojne menaxhimin e problematikave te qytetit mbeshtetur ne projekte e programe te hartuara nga stafe teknike, ne nje fushate te formatuar nga strukturat e grupimeve e partive politike qe e kane kandiduar dhe e mbeshtesin. Skeme shume e qarte dhe shume funksionale. Dhe qytetaret analizojne, vleresojne e vendosin te lire nga parapelqimet ideologjike-politike. Keshtu ndodh ne boten moderne. Kjo eshte arsyeja primare, pse qytetet e ketyre vendeve kane ate cilesi jetese qe kane. Kjo eshte arsyeja primare, pse qytetet e ketyre vendeve kane ate pamje qe kane. Por, a ndodhi keshtu edhe ne Shqiperi? Ndersa nuk dihej me saktesi, deri ne ditet e fundit, nese Partia Socialiste do te merrte pjese apo jo ne keto zgjedhje, Kryetaret e Njesive Vendore u ricikluan me shpejtesi per kandidate. Pra, testimi i nivelit personal te besueshmerise, ne komunitetin ku do te kerkohej vota, ishte shume afer zeros. Kjo me se shumti, per Partine Socialiste dhe grupimin e saj per dy arsye: se pari, ishte ajo qe ne mjegullen totale te diskurseve te shefit te saj, nuk merrej vesh nese do te konkurronte apo jo ne kete gare; dhe se dyti, ishte kjo Parti qe drejtonte shumicen e qendrave urbane, pra, beri shumicen dermuese te riciklimeve. Ne planin teorik riciklimi nuk paraqet ndonje problem, sepse rikandidimi ose kerkesa per nje mandat te dyte apo te trete nuk eshte nje e drejte e mohuar ligjerisht. Por, nuk eshte keshtu ne planin praktik e konkret. Niveli i besueshmerise se Kryetareve ne detyre, lehtesisht mund te parashikohet nga niveli i premtim-mbajtjes se tyre gjate mandatit ne perfundim. Dhe po te besh diferencen mes premtimeve populiste dhe ekstravagante te nje fushate me pare me gjendjen ne te cilen jane katandisur qytetet tona, perfundimi eshte i qarte. Pra, riciklimi i kryetareve ne detyre, praktikisht ishte nje ofendim i hapur qe i behej qytetareve. Fushata filloi dhe menjehere u shfaqen platformat.
  Te ricikluarit, ne kuptimin e pare, duhet te analizonin situaten e qytetit, cfare kishin premtuar dhe cfare kishin realizuar prej premtimeve te bera vetem kater vite me pare. Dhe pas kesaj analize, te prezantonin synimet e reja si dhe programet dhe projektet specifike per realizimin e ketyre. Por nuk ndodhi keshtu, me sloganin "fajin e ka Saliu" dhe "argumentin" e vetem se ishin keshillat bashkiake (lexo: parlamentet vendore) qe i kishin bllokuar per arsye politike, coroditen dynjane neper televizione lokale e kombetare. Pra, fakti qe realiteti ne qytet ishte, ai qe ishte, vinte si pasoje e ekzistences se parlamentit vendor. Nuk do doja te bej politologun, por eshte e thjeshte se pergjigjja shteruese qe pritej (nga populli) duhet te ishte - atehere te mos kete me keshill bashkiak! Shokuese! Le t'ia leme nje polititologu, te pakten kete, te sqaroj cdo te thote kjo per demokracine dhe cfare sjell, sipas shkencave politike. Premtimet galopante nuk munguan as kesaj here, bile ishte me e thjeshte, per rikandidatet, sepse i kishin gati nga fushata e kaluar. Nuk kishin realizuar shumicen e tyre, pra nuk u duhej as ti perpunonin grafikisht. Por sigurisht, nuk dhane zgjidhje per keshillat bashkiake dhe sidomos per "Saliun" ( lexo: z. Berisha) i cili do te ishte Kryeminister, me se paku por e sigurt edhe per 2 vjet. Ne kete kuptim, te ricikluarit premtonin (praktikisht) se gjate kesaj periudhe ata nuk do te benin ASNJE GJE. Kandidatet e rinj ishin fitorja e pare dhe me e rendesishme, per shqiptaret dhe Shqiperine, ne keto zgjedhje vendore. Me nje nivel te larte besueshmerie, per arsye te performancave e kontributeve personale ne komunitetet ku do konkurronin, ata u shfaqen me nje slogan shume modern "Ju jeni te paret". Bosht me te gjetur dhe me optimist, nuk mund te gjendej. Oferta e tyre, per qytetaret, u shoqerua me nje analize te thelluar te gjendjes ekzistuese te qyteteve te tyre, me nje analize te zgjeruar te problematikave qe shqetesonin (realisht) qytetaret. Punesimi, qe per here te pare u lancua si problematike kryesore per zgjidhje, ishte dhe sfida e pare, te cilen ata pretendonin te perballonin. Strehimi, kanalizim-ujesjelles, mbetjet e ngurta urbane, ndricimi rrugor, hapesirat e hapura dhe objektet sociale, arsimore, sportive, shendetesore, kulturore dhe te trashegimise, sistemi rrugor urban, rrjeti i parkimeve publike ishin temat e bashkebisedimit qytetar te drejtuar prej kandidateve dhe stafeve te tyre. Votimi.
Nese do ta trajtonim procesin e votimit si nje eksperiment ne shkencat natyrore,ne kushte laboratorike, analiza krahasuese midis dy grup ofertave do te ishte e thjeshte dhe perfundimi (parashikimi per fituesit) shume i lehte per tu arritur. Ne nje skenar te tille, as te ricikluarit nuk do te votonin per veten e tyre. Nuk do te kishte kuptim qe njerezit te votonin per nje kandidat qe premtonte se nuk do bente as-nje-gje dhe kishin vertetuar se, per sa i perket ketij klasifikimi, ata e mbanin fjalen (kishin pasur mundesi per kater vjet dhe nuk kishin bere as-nje-gje). Por, eshte e pamundur te provosh eksperimentin social ne laborator sepse kushtet eksperimentale nuk mund te izolohen dhe aktoret ne ngjarje jane shume subjektive dhe shume te ndikueshem, pra edhe te paparashikueshem. Ne kete kuptim, parashikimi eshte i pamundur te jete i sakte. Dhe ne fakt keshtu ndodhi. Te ricikluarit (fale Zotit duke perjashtuar Bashkine Tirane) fituan te drejten per te qeverisur qytetet e tyre edhe per nje mandat tjeter. Cfare do te thote kjo per zhvillimin e qyteteve tona? Kush eshte parashikimi? Kush jane skenaret e mundshem? Ne fakt, sapo theksuam se te parashikosh, sakte, sjelljen e njerezve eshte pothuajse e pamundur. Por, tentativa ja vlen. Per fat te keq qytetet tona kryesore do te qeverisen nga i njejti Kryetar dhe administrate si dhe kater vitet qe lame pas. Pra, menyra e te menduarit do te jete e njejte dhe sic thote i mencuri, nuk mund te zgjidhim nje problem me te njejten menyre te menduari me ate qe e ka shkaktuar kete problem. Menyra e te menduarit dhe te vepruarit kushtezohet nga shume faktore dhe shume prej tyre kane ndryshuar. Sot Kryeqyteti nuk drejtohet nga e njejta mendesi dhe qytetet tona, ne menyren sesi ato jane zhvilluar, kane ngjashmeri te madhe me Kryeqytetin.

 Kjo sepse aktoret kryesor, ne zhvillimin e ketyre qyteteve, kryetaret e bashkive, administratat, zhvilluesit dhe pronaret e trojeve ne zhvillim kane imituar homologet e Kryeqytetit. Ndryshimi i menyres se te sjellurit apo te vepruarit, te shembullit, shume shpesh sjell ndryshime te njejta edhe menyrat e imituesve. Ne kete pikepamje, aktoret e rinj vendimmarres ne Kryeqytet mund te ndikojne shume ne menyren sesi do te zhvillohen qytetet e tjera. Nje faktor tjeter shume i rendesishem, eshte politik. Pas humbjes se z. Rama ne Tirane dhe fitores se disa ish-kryetareve ne qytetet e tjera marredheniet e ketyre do te ndryshojne raport. Kjo do te thote se, z. Rama nuk do te kete te njejtin ndikim, direk apo nepermjet veprimeve te tij, te keta kryetar bashkish. Humbja e z. Rama ne Tirane ndryshoi edhe raportin ne marredheniet e tij me strukturat dhe gjysme-strukturat socialiste. Edhe ky argument, mendoj se, do te ndikoje shume ne menyren sesi do te performojne kryetaret e rinj-vjeter. Pra duke mos rrezikuar per te percaktuar masen (sasiore e cilesore), ndikimi i z. Basha do te jete determinues per nje kthese te mundshme ne menyren sesi Kryetaret vendor do sillen ndaj zhvillimit te territoreve nen administrimin e tyre.

Comments

Popular posts from this blog

“DISTRIKTET INDUSTRIALE” DOMOSDOSHMËRI E AKTUALITETIT TË ZHVILLIMIT DREJT MODERNIZIMIT DHE GLOBALIZIMIT NË SHQIPËRI. Koha Jonë, 09.08.2011.

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017