PAMORALITETI DHE ANTIKUSHTETUTSHMËRIA E NJË AKSIONI KRYEMINISTROR. Mapo, 24.10.2014

Sepse në një sistem demokratik (si ai që referuam më lart), produktet e qasjeve politike dhe vërtetësia e tyre mund të testohen. Kjo mund të ndodhi në mënyrë të menjëhershme, sikurse në mendimet qytetare të shprehura, këto ditë, nëpër televizione që e trajtuan këtë temë. Por edhe, dhe vecanërisht, përgjatë garave elektorale. Ndërkaq, ky aksion kryeministror duhet vlerësuar edhe nga një pikëpamje tjetër. Ajo e moralitetit. Sa i moralshëm është ky aksion? Dhe këtë mund ta shohim në dy prizma. Në raport me subjektin që e ka iniciuar dhe drejton këtë aksin (Kryeministrin), dhe në raport me përzgjedhjen e objekteve që po i nënshtrohen aksionit. Për të vlerësuar se sa i moralshëm është një aksion i një Kryeministri, që ka qënë Kryebashkiaku i këtij qyteti dhe mban përgjegjësi për lejimin e këtyre ndërtimeve, nuk kemi shumë për të thënë. Për më tepër, duhet të jemi të sigurtë që do flitet shumë në vazhdim. Sikurse do flitet, gjithashtu, edhe për moralin e përzgjedhjes së objekteve paleje që prishen. Vecanërisht në aspektin e selektimit me bazë të marrdhënieve të vendimarrësve me pronarët e tyre.

Mirëpo, ajo që duhet të na shqetësoj më tepër është raporti i këtij aksioni Kryeministror me Kushtetutën e vendit. Sepse ajo që na bën bashkë, si qytetar të të njëjtës Republikë, është kontrata sociale. Është Kushtetuta dhe ligjet e vëndit. Nuk është kontrata gjuhësore. Jo. Sa jo qytetarë të Republikës së Shqipërisë e flasin shqipen me mirë se ne vet. Shumë. Nuk është as vendbanimi. Sa qytetar të vendeve të tjera jetojnë në Shqipëri dhe sa qytetar shqiptar janë resident në vënde të tjera. Pafund. Kurse Kushtetuta është vetëm një dhe duhet të ketë vlerë të njëjtë për të gjithë ne. Në të kundërt, nëse vetëm një njeri (përfshirë e vecanërisht Kryeministri) e shkel, atherë i lind e drejta cdo qytetari ta shkeli atë. Dhe në këtë rast, në këtë aksion, Kryeministri Shqiptar e ka shkelur Kushtetutën. Jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese mund të na e vërtetojë këtë, nëse i drejtohemi vendimit numër 10 të vitit 2006 të saj. Fakti që atherë Kryeministri gjëndej në anën tjetër të barrikadës duhet të jetë një vlerë e shtuar. Ky fakt e përforcon antikushtetushmërinë e aksionit të sotëm Kryeministror.
Comments
Post a Comment