DIAGRAMA HISTORIKE DHE SIMBOLIKE E INSTITUCIONEVE, PARA DHE GJATE KALIMIT NGA NJE SHOQERI E FRIKES DREJT SHOQERISE SE TE VERTETES. Koha Jone, 24 .11.2010

Jo shume vite me pare shoqeria shqiptare perjetonte diktaturen me te kuqe te botes. "Institucionet" politike, ne inekzistence funksionale, ishin ndertuar dhe dominoheshin nga nje grusht familjesh, te cilat vendosnin per gjithcka e gjithkend. Nepotizmi shfaqej kudo ku kishte vendime per tu marre. Mendimi e vendimi politik, por jo vetem ky, ishte monopol i ketyre familjeve. Ndertuar ne forme piramide pushteti, per te bere keq dhe masivisht, ndahej mes familjareve e te afermve ne drejtimin vertikal. Sa me i afert ne gjak aq me i pushtetshem ne piramide. Keshtu kontrollohej dhe funksiononte "pushteti legjislativ", "pushteti ekzekutiv" dhe "pushteti gjyqesor". Cdo "pushtet" kishte padrinon e tij. Ne fakt, te tria "pushtetet" kishin te njejten shtylle kurrizore dhe palca e tyre ishin familjet ne fjale. Gjithcka kontrollohej nga padrino i padrinove, padrino i partise. Dhe si cdo kryepadrino edhe ky, kishte padrinot dhe "pushtetet" me te parapelqyer. "Ekzekutivi" kishte pak vlere, keshtu ia dha me "qira" te besuarit me te madh, por ne kontrollin me te rrepte. "Legjislativi" dhe "Gjyqesori" nuk kishin asnje vlere vendimmarrje, sepse gjithcka ishte parashikuar ne librat e "shenjte" te padrinos, pra mund t'i posedonin padrinot me te vegjel.
Keshtu organizohej dhe funksiononte piramida humane dhe absolutisht keshtu, lokalizoheshin ne territor edhe godinat e "padrino-pushteteve" ne qender te kryeqytetit. "Legjislativi-njerezor" ishte, me se shumti, nje tufe duartrokitesish te paarsimuar qe vinin direkt nga prodhimi, fusha apo uzina e fabrika. Nenvleresimi i kryepadrinos per ta, megjithese shume e kuptueshme, materializohej edhe ne vendosjen e "Legjislativit-objekt" ne territor. Ne fund te fundit, kjo bente kuptim pasi detyra e tyre ishte te duartrokisnin dhe kete detyre ata mund ta kryenin kudo. Fare mire mund te duartrokisnin nga fushat, arat, repartet e prodhimit, galerite e minierave. Por, kryepadrino ishte zemer mire dhe ne forme ekskursioni i sillte ne Tirane, keshtu, te organizuar ata kryenin detyren e tyre, duartrokisnin miratimin e nismave te partise. Per "Gjyqesorin-human" dhe "Gjyqesorin-objekt" funksiononte e njejta skeme e formes apo permbajtjes. Do te vazhdonte keshtu per 50 vjet, por nje dite shoqeria shqiptare do te zgjohej dhe do te hynte ne rrugen drejt demokracise. Si cdo shoqeri moderne e demokratike edhe ajo Shqiptare duhej te organizohej dhe te funksiononte ne baze te nje kontrate sociale. Kontrata u shkrua dhe parlamentarizmi ishte shtylla e re kurrizore, mendimi i lire dhe i perfaqesuar ishte palca e saj. Parlamentaret, gjithmone e me intelektual, perfaqesojne zgjedhesit e tyre pas nje procesi te kalimit te legjitimitetit nga sovrani tek ata, nepermjet garash gjithmone e me demokratike. Sfida e tyre per kalimin ligjor nga nje shoqeri e rregullave te frikes ne shoqerine e rregullave per respektim te lirive individuale, eshte sfida e shoqerise shqiptare. Sfida e tyre per hartimin e nje legjislacioni evropian ne kontekstin shqiptar eshte sfida e gjithe shoqerise shqiptare. Te mos harrojme, kemi zgjedhur te organizohemi e te funksionojme si shoqeri ne nje Republike Parlamentare. Ne kete kuptim, kuptim ky me i rendesishmi, eshte detyre e cdo aksioneri te shoqerise shqiptare, pra cdo shqiptari, te respektoje "shtepine politike", shtepine ku mblidhemi dhe kuvendojme, ne menyre te perfaqesuar, duke e ngritur te re e madheshtore ne vendin me te vyer per ne.

Comments

Popular posts from this blog

“DISTRIKTET INDUSTRIALE” DOMOSDOSHMËRI E AKTUALITETIT TË ZHVILLIMIT DREJT MODERNIZIMIT DHE GLOBALIZIMIT NË SHQIPËRI. Koha Jonë, 09.08.2011.

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017