KOMPETENCA E VJEDHUR DHE LEGJITIMITETI I MUNGUAR I PUNIMEVE NE SHESH. Koha Jone, 27.09.2010.

A do te nderhyj Qeveria Qendrore per bllokim punimesh? Shpeshhere ne media ngrihet problemi i mosperputhjes se ketij veprimi potencial (bllokimi i punimeve nga Qeveria Qendrore), me nje vendim te Gjykates Kushtetuese dhe specifikisht me vendimin nr.10 dt. 21.12.2006. Ne fakt, ky vendim i referohet ekskluzivisht problematikes ligjore te "Zogut te Zi" dhe ngjashmerite, per sa i perket planifikimit urban, nuk ekzistojne midis ketyre dy ceshtjeve. Gjykata Kushtetuese, ne vendimin e saj, konsiston ne percaktimin e ndarjes se kompetencave midis pushtetit qendror dhe atij vendor per sa i perket vendimmarrjes per leje ndertimi objektesh dhe prishjen e objekteve te paligjshme. Ky vendim, fokusohet te nenet 9 dhe 10 te Ligjit 8405 "Per Urbanistiken", citoj: "Gjykata Kushtetuese cmon se, ne nenin 9, paragrafi i parafundit, fraza "Lejet e ndertimit per objekte te rendesishme ne qendrat e qyteteve, studimet urbanistike te te cilave miratohen prej tij", eshte ne paputhshmeri me parimin e decentralizimit te pushtetit dhe autonomise vendore, te sanksionuar ne Kushtetute dhe ne Karten Evropiane te Autonomise Vendore. Dukshem, vendimi i Gjykates Kushtetuese, fokusohet te kompetenca qe ka KRRT-ja e Bashkise Tirane, per vendimmarrje per sa u perket lejeve te ndertimit te objekteve. Ne fakt, per asnje moment, nuk e trajtova ceshtjen e kompetences per vendimmarrje "leje ndertimi" te objekteve ndertimore. Ne sheshin "Skenderbej" ne ndeshemi me "leje sheshi" te "studimit pjesor" te qendres se Tiranes, per te cilen Gjykata Kushtetuese nuk eshte shprehur.
Vazhdojme citimin dhe arsyetimin: "Duke i analizuar rregullimet e mesiperme ne frymen e Kartes Evropiane te Autonomise Vendore, eshte e lejueshme qe ceshtje me rendesi kombetare e strategjike per interesat e vendit dhe qe lidhen me miratimin e masterplaneve dhe te studimeve urbanistike rajonale e me gjere, te ushtrohen nen autoritetin e pushtetit qendror, i cili eshte pergjegjes per politiken e zhvillimit ekonomik e politik te vendit". Ne kete pike me duhet te bej nje pyetje retorike; A ekziston nje ceshtje me rendesi me te madhe kombetare e strategjike se sheshi "Skenderbej"? Nuk kam pergjigje per kete dhe kjo, jo vetem se ishte nje pyetje retorike. Ne seksionin e vendimit, Gjykata Kushtetuese shprehet: Shqyrtimi dhe miratimi i lejeve te ndertimit, si ceshtje te planifikimit dhe menaxhimit urban qe perfshihen ne konceptin ligjor "funksionet e veta", jane kompetence e plote dhe ekskluzive e organeve te qeverisjes vendore. Sic theksova me lart, nuk kemi te bejme me leje ndertimi objekti, por me leje te nje studimi pjesor (Plani Belg) detajimin e nje pjese te nje studimi tjeter (Plani Francez) te miratuar me Vendim te KRTRSH-se. Studimi Belg e ndryshon ne shume pika studimin Francez dhe ne kete kuptim dhe per kete arsye, duhet patjeter te kete miratimin e KRTRSH-se. Nje vendim i KRRT nuk mund te ndryshoje nje vendim te KRTRSH, pasi eshte nje organ me i ulet se ky i fundit. E drejta e shfuqizimit te akteve te paligjshme te KRRT-ve qe funksionojne prane organeve te qeverisjes vendore eshte kompetence e organeve te pushtetit gjyqesor. Kjo nuk sjell asnje te re, per sa i perket legjitimitetit te nderhyrjes, sepse nuk po kerkoj shfuqizimin e ndonje akti por nderhyrje per bllokim te punimeve qe ne vazhdim mund te kthehet ne nje kerkese ndaj organeve te pushtetit gjyqesor per shfuqizim te vendimit. KRRT-ja eshte organ i specializuar per urbanistiken qe ushtron funksionin dhe kompetencat e tij vendimmarrese ne fushen e planifikimit dhe te menaxhimit urban, nen autoritetin e pushtetit vendor. Edhe kjo nuk sjell ndonje informacion te ri, per sa i perket problematikes tone, askush ne asnje moment nuk e ka vene ne diskutim kompetencen vendimmarrese te KRRT-ve. Ne kete kontekst, problematika qe perballemi ne sheshin "Skenderbej" eshte jashte objektit te vendimit te Gjykates Kushtetuese. Ne rastin e sheshit "Skenderbej", kemi te bejme me leje sheshi per "Studim Urbanistik Pjesor" te qendres se qyteteve me mbi 50.000 banore.
  Ne fakt, do te ishte nje shaka e madhe trajtimi i sheshit "Skenderbej" si te ishte nje objekt i vetem ndertimi. Ne kete logjike analitike, kjo vendimmarrje do te ishte dhe eshte nje kompetence e KRRTRSH-se, mbeshtetur ne ligjin 8405 "Per Urbanistiken". Paragrafi 5 i nenit 9, thote: "KRRTRSH-ja miraton studimet e meposhtme: ... Studimet urbanistike te qendrave te qyteteve me popullsi mbi 50 000 banore...". "Plani Francez" gjate zberthimit te tij ne studimin "Plani Belg", nuk ka marre ne konsiderate verejtjet e nje rendesie te madhe, sic jane ato te Institutit te Monumenteve te Kultures. Duhet theksuar se, kjo zone eshte vleresuar me vendim te Keshillit te Ministrave si nje zone me vlera historike e arkitektonike dhe verejtjet e Institutit te Monumenteve te Kultures kane karakter detyrues. Per te tria keto paradigma (funksioni, simbolika dhe legjitimiteti), argumentet e mia jane te vlefshme dhe mbeshtesin hipotezen se punimet ne sheshin "Skenderbej", jane jo vetem te gabuara, por edhe antiligjore.

Comments

Popular posts from this blog

“DISTRIKTET INDUSTRIALE” DOMOSDOSHMËRI E AKTUALITETIT TË ZHVILLIMIT DREJT MODERNIZIMIT DHE GLOBALIZIMIT NË SHQIPËRI. Koha Jonë, 09.08.2011.

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017