A DO NDËRHYJ POLICIA E SHTETIT NË KRYEMINISTRI? Koha Jone, 01.10.2013

Dimensionin demagogjik të aksionit local e riforcuan veprime konkrete të ministrave të rinj. Ministri i Shëndetësisë shkoi në Spitalin Nënë Tereza dhe mbajti edhe një konferencë të improvizuar për shtyp. Ai nuk na tregoi sesi do realizonte premtimin qeverisës për ‘shëndetsi falas’. Jo. Ai ndërmorri, në vet të parë, një aksion për ndergjegjesimin e tragtarëve të vegjël për prishjen e ndërtimeve paleje apo me leje të diskutueshme në territorin e spitalit më të madh në vend. Në mënyrë të ngjashme veproi edhe Ministrja e Arsimit, e cila u kërkoi shkollave të bëjnë të njëjtën gjë, ndërsa nuk tha asnjë fjalë për arsimin. Në të njëjtën frymë, urban dhe mjedis mbrojtës, veproi edhe Ministri i Mjedisit. Prapa nuk ngeli as Ministrja e Kulturës. Ndersa, Ministri i Ekonomisë ju përvesh "Spitalit Ushtarak".
Fushatën disa ditore kundër ndërtimeve paleje apo me leje të diskutueshme e lideroi, pas largimit të Kryeministrit për ShBA, Ministri i Brendshëm. Ai, që është gjithashtu Ministri që trajton cështjet me Pushtetin Vendor, nuk reagoi në ndihmë të Kryetarëve të Bashkive. Sikurse në fund të fundit i takonte. Te mbeshteste Njesite e Qeverisjes Vendore ne kryerjen e nje ‘funksion i veti, sikurse eshte administrimi ndertimor i territorit te tyre. Duke injoruar totalisht këta, ndërhyri me forca të Policisë së Shtetit, për të cliruar qytetet nga kjo plagë të madhe. Dhe këtu vijmë të shqetësimi i dytë. A do risjelli Qeveria e re frymën centralizuese që karakterizoi periudhën 45 vjecare të ‘bllokut original’? Veprimet e ministrave tregojnë se po. Asnjë prej tyre nuk ka përgjegjësi apo kompetencë në cështjen e trajtimit të ndërtimeve paleje. Megjithatë, ata ligjëruan apo vepruan. Duke paralajmëruar, një qeverisje të centralizuar. Dhe propogandistike. Që do të kënaqin veshët dhe sytë e atyre që u kujtohet nostalgjisht ‘Komandanti’ dhe ‘Komisarët’. Sepse zgjidhje nuk japin. Të paktën jo zgjidhje të qëndrueshme në kohë.
Në fakt këto ligjërime dhe veprime, shkojnë përtej populizmit dhe centalizmit. Ato na prezantojnë qeverimin policor. Sepse e tillë është një ndërhyrje muskuloze e Policisë së Shtetit në cështjen e ndërtimeve paleje apo me leje të diskutueshme. Ndërhyrje, e cila përvecse antiligjore është edhe antilogjike. Shumica e kryetarëve të bashkive të përfshira në këtë “aksion” janë socialista dhe Kryetari i partisë mund ti urdhëroj ata të kryejnë përgjegjësitë ligjore për të cilat janë votuar. E nëse ata injorojnë jo vetëm votuesit por edhe partinë që i ka kantiduar, Qeverisja Qëndrore ka një instrument Kombëtar për ti dhënë zgjidhje gjësë. Ai është Inspektoriati Urbanistik Ndërtimor Kombëtar. Dhe këtë mjet Qeveria Qëndrore mund ta përdori pa shkelur ligjin. Nëse vlerësohet e nevojshme Policia e Shtetit mund të përfshihet në këtë aksion menaxherial, por, për cëshje policore dhe jo ndërtimore.
Java e parë qeverisëse nuk pati vetëm ligjërime apo veprime dekonstruktive. Java e parë, biles nata e parë qeverisëse (që nuk e di pse më kujton filmin ‘nata e parë e lirisë”), pati edhe zhvillime të forta ndërtuese. Kryeministri dhe një staf i afërt me të nisën një aksion për rindërtimin e godinës së Këshillit të Ministrave. Kryesisht për hapjen, përmirësimin, rivitalizimin, modernizimin dhe zbukurimin e kësa godine. Ky veprim gjithashtu tërhoqi vëmendjen publike dhe akuzat e opozitës. Akuza për prokurime, para dhe shërbime publike. Unë nuk di t’ju them nëse ka pasur një prokurim publik për këto shërbime. Nuk di t’ju them, biles, edhe cfarë kërkojnë apo detyrojnë ligjet shqiptare të këtyre fushave. Por një gjë e di me siguri. Mund t’ju them se, ligji “Për Planifikimin e Territorit” detyron për cdo zhvillim në Republikën e Shqipërisë, pajisjen me ‘leje zhvillimi’. Në të kundërt, ligji, këto zhvillime i njeh si të paligjshme. Situatë kjo, që më con në një pyetje tjetër. A do të ndërhyj Policia e Shtetit të bllokojë godinën e Këshillit të Ministrave dhe të ndalojë personat që po kryenjë ndërtime apo rindërtime në këtë object ndërtimor???

Comments

Popular posts from this blog

“DISTRIKTET INDUSTRIALE” DOMOSDOSHMËRI E AKTUALITETIT TË ZHVILLIMIT DREJT MODERNIZIMIT DHE GLOBALIZIMIT NË SHQIPËRI. Koha Jonë, 09.08.2011.

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017