ANALIZA KUPTIMORE DHE TEKNIKO-FINANCIARE PER NJE GODINE TE RE TE KUVENDIT. Koha Jone, 24 .11.2010

Njezet vitet e fundit profesioniste te urbanistikes, arkitektures, ndertimit por edhe njerez te thjeshte ne menyre te organizuar apo jo, kemi vrare mendjen se ku do te ndertojme shtepine tone te re politike. Ne kontekste te ndryshme apo me mbeshtetje financiare te ndryshme kemi bere propozime. Ndonje prej tyre na ka kushtuar sepse e kemi vleresuar e perpunuar me shume. Ato binin poshte dhe kjo ndodhte sepse, ne si shoqeri, nuk kishim analizuar kuptimin social-politik te planit. Nje godine e re ne na duhet, jo ne kuptimin e nje ndertese ku disa njerez mblidhen dhe duartrokasin vendimet e marra nga ai qe i ka emeruar. Ne nje skenar te tille, do te ishte mekat te shpenzonim per te ndertuar nje godine te re, per shtesa kati ose anesore te objekteve ekzistuese. Ne nje variant te tille do te mjaftonte cdo objekt apo godine kudo neper Shqiperi mjafton te kishte dimensione per t'i perfshire te gjithe. Por, realiteti i ri nuk eshte keshtu. Nuk mund te jete keshtu. Shqiptaret nuk do ta pranonin me kurre nje kuptim te tille. Shqiptaret duan te ndertojne "shtepine" e tyre politike ku menderisht banojne te gjithe dhe fizikisht banojne me te miret e tyre, perfaqesuesit e tyre. Po te mendojme ne kete thellesi, sepse vetem keshtu mund te mendohet, vijne ide te medha. Jane keto lloj idesh qe prodhojne zgjidhje racionale e funksionale, prodhojne zgjidhje qe do t'i rezistojne brezave dhe me disafish perfitim. Plani i ndertimit te godines se Kuvendit ne territorin e zene nga piramida, eshte nje zgjidhje shume e mire e ardhur nga ide te frymezuara. Ne kendveshtrimin artistik, organizimi i grupuar i tre "shtyllave" te pushtetit, Legjislativit, Ekzekutivit dhe Gjyqesorit eshte nje simbolike kuptimplote, ne raport me vokacionin perendimor te shqiptareve. Simbolika e parlamentarizmit vendosur prane ekzekutivit dhe se bashku para drejtesise, ka kuptimin me te larte demokratik. Bulevardi "Deshmoret e Kombit", ne kendveshtrimin shtetformues, merr vlera permbajtjesore dhe formale shume te fuqishme. Ky bulevard, nga sheshi "Nene Tereza" deri te sheshi "Skenderbej", kthehet nga nje zone Parti-Shtet ne zonen e Godinave te Pushteteve te Pavarura dhe te Balancuara, qe ndertohen, organizohen e funksionojne nga e njejta fryme barazie, demokratike, perfaqesuese dhe gjitheperfshirese. Kete dhurate, ne shqiptaret, duhet t'ia bejme vetes tone ne 100 vjetorin e krijimit te shtetit shqiptar. 100 vjet me pare, te paret tane na dhuruan nje Shtet me vete dhe te bashkuar. Sot, ne shqiptaret i bejme dhurate, vazhdimesise sone humane, nje simbolike te tille. Simbolike me SIMBOL se kjo nuk ka. Ne kendveshtrimin utilitar, ndertimi i godines se Kuvendit do te kishte perfitime, me se paku, te trefishta.
  Se pari, do te fitonim nje godine te re per institucionin me te rendesishem te nje Republike Parlamentare. Do te perfitonim, me te njejtat shpenzime, nje godine per gjykaten ne formatin e Pallatit te Drejtesise, se dyti dhe se treti, nje ndertese dinjitoze per Teatrin Kombetar. Shume racionale, per sa i perket analizes se kostove dhe perfitimeve. Triplikimi i perfitimeve sjell ne vetvete, padyshim, zvogelimin me tre here te kostove. Pervec kostove per ndertim ky projekt shoqerohet edhe me koston per kthimin e territorit, ku do te jetesohet, ne truall te lire. Si cdo zhvillim tjeter, ne zona te formuara urbane, edhe ky kerkon zevendesimin e nje objekti te vjeter me nje te ri. Ne kete kuptim, na duhet te prishim qe te ndertojme. E thene ndryshe, zhvillimi i propozuar kerkon rrezimin e piramides.

Comments

Popular posts from this blog

“DISTRIKTET INDUSTRIALE” DOMOSDOSHMËRI E AKTUALITETIT TË ZHVILLIMIT DREJT MODERNIZIMIT DHE GLOBALIZIMIT NË SHQIPËRI. Koha Jonë, 09.08.2011.

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017