PATRIOTIZMI I RI: ZHVILLIMI I QENDRUESHEM I TERRITORIT. Koha Jone, 24. 10. 2011

Shtetit te sapo krijuar Shqiptar i mbeten jashte 60% e popullsise dhe 2/3 e territorit. Nacionalizmi shqiptar nuk mundesoi kundershtimin e ketij projekti antishqiptar, duke mos organizuar dot potencialin masiv popullor apo argumente bindese diplomatike per bllokim te ketij procesi 'firoje' territoriale. Arsyeja e thjeshte sipas historianeve dhe politologeve, ishte se nacionalizmi shqiptar ishte me feminori ne Ballkan dhe si i tille u balancua nga gabimet elementare te rritjes. Rilindja kombetare shqiptare ishte nje fenomen shume i vone dhe ligjerimet nacionaliste te kesaj levizje kulturore e politike nuk kishin energjine e duhur per te masivizuar reaksionin popullor ne mbeshtetje te aksioneve per vetevendosje te 1912 apo per te kundershtuar vendimet antishqiptare, te te treteve me te fuqishem, ne 1913. Nderkohe, fqinjet tane e dinin cfare kerkonin, kishin projektuar rrugen qe do te ndiqnin dhe mbi te gjitha nuk kishin humbje energjish si pasoje e percarjeve te elites.
Keto ne fakt (aspirata gjitheperfshirese e percaktuar dhe kohezioni) ishin burimi kryesor i energjise pozitive qe i drejtoji fqinjet tane ne realizimin e asaj cfare kerkonin. Eshte e njohur teoria se, nese e di cfare do dhe e kerkon ate,eshte parakusht thelbesor per te arritur ate qe synon.

Sidoqofte, tanime ngjarja ka ndodhur, Shqiperia eshte copetuar. Realiteti, te pakten ne kontekstin kohor eshte i pakthyeshem dhe ne nuk mund te kthehemi ne shekullin e kaluar te c'bejme ate qe ka ndodhur. Ne nuk mund te projektojme te shkuaren te e sotmja. Por, ne mund te perdorim eksperiencat tona, sidomos ato te dhimbshme qe lene me shume shenje, per te ndertuar realitete te lumtura te te sotmes dhe te projektojme ato te te ardhmes, ne kontekste te reja.
Sot, ne shqiptaret kemi formuar nje shtet me kufij territoriale te percaktuar dhe te kontrolluar dhe jemi anetare te NATO-s. Pervec modernizmit te kohes, si nje vlere e shtuar konsiston fakti se teresine territoriale dhe paprekshmerine e saj ne e sigurojme te perfshire ne nje grup te madh e te fuqishem. Nje kontekst i ri ekonomik, social dhe politik e vendos nacionalizmin modern ne situata e kerkesa krejt te reja. Kufijte territorial te Republikes 100 vjecare jane te paprekshem dhe ligjerime e 'aksione' ne mbrojtje te saj, ne kete fillim mijevjecari, jane te vonuara 100 vjet.

Por, ti leme 'nacionalistet' e fillimshekullit te kaluar ne realitetin qe na ndertuan dhe 'nacionalistet' e ketij fillim mijevjecari te 'konkurrojne' politikisht per te ndertuar nje realitet per te ardhmen. Ne fund te fundit, ne nje shoqeri demokratike respektohet cdo grup ne te drejten e tij per te pasur mendime te ndryshme, per te pasur akses ne media alternative per te artikuluar keto mendime si dhe per te konkurruar per perkrahje publike dhe zgjerim te tij. Te flasim per nje lloj tjeter nacionalizmi, nacionalizmin modern, lidhjen e tij me territorin dhe zhvillimin e tij.
Territori, miqte e mi, nuk njesohet me kufirin e tij. Kjo ne kuptimin gjeometrik, eshte njesoj si te thuash qe rrethi eshte i barabarte me qarkun qe ky rreth kornizon. Sigurisht kufiri eshte nje nga elementet me te rendesishem, ne mos me i rendesishmi i territorialitetit dhe si i tille duhet te respektohet. Duhet te dish, te pranosh dhe te respektosh kufijte e territorit tend pa te fillosh te mendosh per ta zhvilluar ate. Kjo, sepse territori duhet zhvilluar per te perfituar prej tij apo per te perfituar prej burimeve te tij aq te domosdoshme per jetesen. Ne fund te fundit, si cdo gje tjeter edhe territori nuk ka cfare te duhet nese nuk e perdor dhe mund te demtohet pa kthim nese e perdor keq.

Teknika e ndertimit ofron mundesine e ngritjes se objekteve qe i rezistojne kohes, me se paku i se paktes, 100 vite. Ndersa 'debatojme' mbi tematika te 100 viteve me pare, jemi duke ndertuar Shqiperine e 100 viteve me pas. E ndersa shqetesohemi per disa shqiptare 'tradhtare' qe do te deklarojne se nuk jane te tille dhe kjo do sjelli rritjen, jo reale, te numrit te minoritareve dhe kjo do sjelli, pas disa rrjedhimeve te tjera, rrezikun potencial te kerkesave per ndryshim kufijsh te territorit, po investojme pa kthim burimet tona financiare per te shkaterruar territorin dhe burimet natyrore te tij.
Po, miqte e mi, sepse te ndertosh banesa ne territore me potenciale turistike eshte te betonosh parà per te 'djegur' mundesine e perfitimit parà nga turistet e huaj qe do te vinin ne resortet moderne, te ndertuara ne po te njejtin territor e me te njejtat parà. Pra, ne te njejtat burime territoriale/natyrore e me te njejtat burime financiare qe ndertuam banesat e dyta apo te treta, per disa prej nesh, fare thjesht mund te ndertonim resorte turistike moderne. Banesat, qe ne rastin me te mire i perdorim pese apo gjashte fundjava ne vit dhe gjate pushimeve verore, ndersa treqind ditet e tjera te vitit i mbajme te mbyllura, ndersa perballojme kosto mujore, shtese per buxhetet e familjeve tona, per mirembajtjen e ketyre banesave. Po ti shtojme ketu fitime te munguara, nga efekti 'domino' ne konsum te prodhimeve bujqesore, prodhimeve industriale, prodhimeve te artizanatit apo sherbime te ndryshme ndaj konsumatoreve shtese (turisteve te huaj), eshte per tu alarmuar.
Te njejten situate kemi edhe per industrine. Ndersa ndryshojme perdorimin e tokes per bujqesi, 'de fakto' dhe duke injoruar 'de jure'-n, ne 'industriale' apo 'ekonomike' ndertojme struktura prodhimi ne menyre kaotike dhe te shperndara pa asnje kuptim ne territor, nderkohe qe mund te projektojme zona te tilla ku cdo detaj te jete i menduar dhe objektet te jene te grupuara. Ne vitin 1994 Shqiperia renditej ne vendin e fundit ne Europe per siperfaqe te tokes bujqesore, me 2300 meter katror per banor, ndersa sot e kemi'firuar', te njejtin tregues, me 1800 meter katror. Sigurisht ka pasur zhvillim dhe zhvillimi nenkupton edhe ndryshim te perdorimit te tokes apo urbanizim te saj. Por, a ka qene ky tjetersim i perdorimit ne perputhje me nivelin e zhvillimit? A ka qene sasia e tjetersimit ne perputhje me sasine e zhvillimit? Po cilesisht? 'Industria e turizmit' flet per te kunderten.
Per te mos folur per territoret natyrore, zonat e mbrojtura, parqet natyrore kombetare etj, etj, sepse atyre i jemi ngjitur, jo vetem me kazme por edhe me sepate ne dore. Ndersa burime te tjera si dielli, uji, era etj. na mundesojne potenciale pafund e te pakthyeshme, ne i leme te ikin e te 'derdhen' ne det. Risite dhe teknologjite e reja mund ti kthenin keto burime natyrore ne mireqenie per ne, per femijet tane dhe ne vazhdim te riperteritjes se kombit shqiptar.
.jpg)
A eshte ky nje territor i humbur? Te pakten per 100 vite, aq sa objektet e ndertuara te arrijne moshen e 'amortizimit te plote', ne kete territor e kemi humbur. Dy, jane alternativat qe na ngelen. Ose te zhvendosemi ne territore kufitare dhe si viruset ta shkaterrojme edhe ate, dhe keshtu e ne vazhdim. Ose te rigjenerojme, vitalizojme territoret qe tashme i kemi transformuar dhe te konservojme territorin qe akoma e kemi te pa prekur. Nuk e di pergjigjen e secilit prej nesh, por shpresoj qe te jemi aq nacionalist sa te bejme zgjedhjen e pare. Shpresoj te jemi aq nacionalist sa te konservojme territorin, duke mos e tjetersuar perdorimin e tij natyror.
.jpg)
Prandaj miqte e mi, te behemi atdhetar modern dhe te ndertojme 'ideologjine' e re nacionaliste. Perpara se te debatojme per ca shqiptare, qe mund dhe si rrjedhim... mund... e keshtu pa fund, te hartojme politika dhe te planifikojme zhvillimin e qendrueshem dhe nderbrezor te territorit dhe burimeve natyrore qe tashme prej 100 vjetesh i kemi. Te konsumojme burimet me nikoqirllek. Te konsumojme burimet e rigjenerueshme, te shumten, aq sa ato mund te rigjenerohen dhe burimet e parigjenerueshme, se shumti, aq sa ato mund te zevendesohen. Dhe kete ta bejme ne perfitimin sa me te madh, sasior dhe cilesor, ne sherbim te cilesise sa me te larte te jeteses.
Ky eshte nacionalizmi i mijevjecarit te ri. PATRIOTIZMI apo zhvillimi i qendrueshem i territorit dhe burimeve te tij.
Comments
Post a Comment