‘BULEVARDI I RI’, NJE GABIM KOMBETAR I TIRANËS METROPOLITALE. Mapo, 28. 07. 2015

Tashmë është gjithmon e më evidente se, nëse ka një gjë për të cilën partitë shqiptare bien dakort, janë projektet ndërtimore që bien në kundështi me interesin public të qytetarëve të Tiranës. Cuditërisht, “ky kompromis” i shkon shumë për shtat interesave speciale të “industrialistëve” të ndërtimit. Më parë, ne kemi folur për një “marrveshje xhentëllmenësh” të dy partive kryesore, për të moszhvilluar zonën më qendrore dhe historike të Tiranës, sikurse është ‘Pazari iRi’. Arsyeja pse kjo zonë u la në mungesë investimesh private, që do kishin tërhequr më pas edhe investime publike, vjen nga fakti se ato banesa të vjetra, janë shumë të vështira për tu menazhuar nga sekserët e trojeve. Në fakt, jo banesat e ndërtesat, por pronarët e tyre janë një makth për sekserët dhe firmat e ndërtimit pas tyre, të cilat janë mësuar që ngërci i vetëm, i një projekti ndërtues, të jetë Kryetari i bashkisë dhe njerëzit e tij. Ky është për ta shqetësimi i vetëm për tu fokusuar dhe jo planet urbane, projektet arkitektonike apo titujt e pronësisë mbi trualin ku ky projekt propozohet të zhvillohet. Kompromisi tjetër, akoma më i madh, është projekti i ‘Bulevardit të Ri’ të Tiranës. Ekzaktësisht me të njëjtën qasje, elita politike dakortëson për një shtrirje të re të dimensionit urban të Tiranës. Në këtë rast, sekserët e trojeve dhe “industrialistët” e ndërtimit e kanë shumë të lehtë të mbyllin kontrata paraprake zhvillimi sepse titujt e pronësisë ose janë fituar me lehtësi, ose mbahen nga një numër minimal pronarësh, ose shtrihen në territore me përdorime “më të parëndësishme” sesa banimi.
Arritja e këtij “kompromisi” u shfaq hapur në fushatën e zgjedhjeve lokale, ku asnjë prej kandidatëve nuk doli kundër këtij projekti. Për Bulevardin e ri kemi folur në aspektin e pronave të patundshme, sot do fokusohemi te vlera rajonale dhe dimensioni kombëtar i tij. Pra, do opinionojmë duke e parë nga këndvështrimi i Tiranës së Madhe. Jo vetëm për të qënë korrekt me “reformën territoriale”, por edhe se qasja rajonale është bazike për projektin. Ka dy mënyra për tju përgjigjur rritjes së një qëndre të banuar. Teshtrirja urbane, që ka kosto më të vogla financiare por shumë më të mëdha mjedisore, dhe, densifikimi i zonave ekzistuese, që ka kosto më të mëdha financiare por më të vogla mjedisore. Elita botërore e shkencës së planifikimit territorial rekomandojnë fuqishëm skenarin e dytë, ndërsa elita politike e Tiranës, të parin. Këtu po ju lë ti jepni vet, kuptim e vlerë, kësaj diference. Jam shumë i sigurt se termin ‘policentrizëm’ e keni ndeshur të gjithë. Vecanërisht kur ekspertët e partive dhe politikanët flasin për Tiranën e tyre. Them Tiranën e tyre, sepse Tirana jonë është shumë larg të qënit policentrike dhe do jetë akoma më larg, nëse ky projekt tenton të implementohet. ‘Policetrizmi’ është një mënyrë e të bërit të qytetit. Në fakt, ‘policentrizmi’ apo ‘zhvillimi policetrik’ është një koncept i shkallës së gjerë. Ai shfaqet nga shkalla e Rajoneve Policetrike Urbane deri të shkallën e një qyteti metropol, sikurse është tashmë Tirana . Kërkuesit shkencor të historisë së krijimit dhe evoluimit të qytetit na prezantojnë katër format kryesore të dinamikave të qytetit.
‘Monocentrizmi’, në të cilin qyteti formohet sipas rratheve me të njëjtën qëndër, ‘Aksializmi’, në të cilin qyteti zhvillohet përgjatë disa akseve si autostrada, lumenj apo hekurudha, ‘Sektorializmi’, në të cilin qyteti zhvillohet sipas sektorëve të ndryshëm. Dhe forma më e pëlqyer, më funksionale dhe më e trajtuar teknikisht, ‘Policentrikja’, sipas të cilës qyteti zhvillohet përreth disa poleve, me peshë të përafërt politike, kulturore dhe urbane. Karakteristikat kryesore janë dy, specifika dhe komplementariteti.Që do të thotë se cdo pol ka specifikën e vet dhe komplementon polet e tjera. Kjo është qasja teorike për policentrizmin, ndërsa qasja sipas projektit të ‘Bulevardit të Ri’ është një shtrirje e re lineare por me të njëjtën qëndër, sheshin ’Skënderbej’. Nëse ne lejojmë, apo më keq financojmë politika, programe apo projekte në trendin e gabuar, nuk do kemi investuar vetëm në shkatërimin e Tiranës. I parë nga kjo qasje, projekti i ‘Bulevardit të Ri’ të Tiranës është një gabim i madh kombëtar. Volumet e reja ndërtimore do zënë territore që përgjithësisht janë në gjëndje natyrore duke i konvertuar ato në urbane. C’ka është një dëm shumë i madh për dimensionin mjedisor të zhvillimit kombëtar. Këto volume do të kërkojnë të popullohen dhe banuesit apo përdoruesit e tyre do vijnë nga qëndra të tjera të banuara. C’ka është një dëm shumë i madh për dimensionin social të zhvillimit kombëtar. Zhvendosja e këtyre banorëve do sjelli largim të popullsisë nga burimet natyrore. C’ka është një dëm shumë i madh për dimensionin ekonomik të zhvillimit kombëtar.

Comments

Popular posts from this blog

“DISTRIKTET INDUSTRIALE” DOMOSDOSHMËRI E AKTUALITETIT TË ZHVILLIMIT DREJT MODERNIZIMIT DHE GLOBALIZIMIT NË SHQIPËRI. Koha Jonë, 09.08.2011.

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017