PËRTEJ NJË ANTIREFORME, KTHIM NË 1978. Mapo, 18.07.2014
Në dhjetor 1976, Shqipëria staliniste, miratoi Kushtetutën e Republikës. E cila, në dimensionin politik e shpallte atë (Shqipërinë), Republikë Popullore Socialiste dhe një shtet të diktaturës së ploretariatit me ideologji sunduese marksizëm- leninizmin. Në dimensionin ekonomik, Republika duhet të zhvillonte një ekonomi socialiste që mbështetej në pronësinë socialiste të mjeteve të prodhimit. Lista e pronave ‘vetëm të shtetit’, fillonte me tokën dhe vazhdonte gjatë. Frymëzuar nga këto dy shtylla bazike të Kushtetutës, në vitet në vazhdim, u hartuan një sërë ligjesh dhe akte të tjera rregullatore për cdo element të jetës individuale, familjare apo komunitare të shqiptarëve të atyre viteve. Një ndër to ishte Dekreti i qershorit të 1978 i Presidiumit të Kuvendit Popullor për miratimin e ligjit “Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e planeve rregulluese të qyteteve dhe fshatrave”.
Tridhjetë e tetë vite më vonë, në prag big shoë-n e treqind ditëve të qeverisjes, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit shfaqi për publikun draft ligjin e ri “Për Planifikimin e Territorit”. Nëse e lexon, materiali (drafti) shfaq dukshëm kuptime shumë minimaliste dhe të cuditshme mbi: shkencën e planifikimit të territorit; problematikat bashkëkohore të zhvillimeve të territorit në Shqipëri dhe sesi këto kanë evoluar prej 20 vjetësh; qëndimet politike të BE apo praktika të mira për të ndërtuar një sistem të tillë ligjor, në vendet në tranzicion apo të ngjashëm me Shqipërinë; ligjin në fuqi “për planifikimin e territorit” dhe problematikat që ky ligj kërkonte të zgjidhte. Kuptime aq të cuditshme, saqë të drejtojnë në pyetjen e ligjshme, a e dinë draftuesit se Shqipëria nuk është më Republikë Popullore Socialiste dhe se ka një Kushtetutë tjetër? Shumë të ndryshme në dimensionit politik dhe ekonomik.
Pyetja legjitimohet nga një spektër i gjerë shqetësimesh që të krijon drafti, por, unë do fokusohem vetëm te disa. Së pari, autorët e draftit mendojnë se qeverisja qëndrore është “shefi” i qeverisjes vendore dhe kështu e para ka të drejtën legjitime t’i përcaktojë të dytës ndër shumëcka, edhe stafin. C’ka do të ishte normale në regjimin e vjetër, porse është e papranueshme për shoqërinë shqiptare të sotme. Biles, për të qënë të moralshëm, duhet të themi se edhe regjimi stalinist nuk e kishte të sanksionuar në ligj, këtë kufizim të drejtash të komuniteteve dhe administrative vendore. Dimensioni centralist shkon edhe më tej në këtë draft, duke ngushtuar hapsira të ushtrimit të detyrave jo vetëm të pushtetit vendor. Drafti i ri anashkalon përgjegjësitë e të gjitha ministrive dhe krijon një superministri, me super përgjegjësi në fushën e planifikimit territorial. Centralizimi i përgjegjësive vazhdon më tej me Këshillin Kombëtar të Territorit. I cili, ka të njëjtat dhe ndoshta më shumë kompetenca se Kryesia e Këshillit të Ministrave në vitin 1978. Miratimin e disa planeve rregulluese, legjislacioni i kohës, ja njihte si të drejtë edhe komitetit ekzekutiv të rrethit, apo edhe ndonjë ministrie. Një ngjashmëri tjetër është edhe llojshmëria e ulët e instrumentave të planifikimit territorial. Sikurse 36 vjet më parë, drafti i ri propozon të ketë vetëm tre. Mund të gjenden disa emertime në draft, mirëpo të grupuara vetëm në tre. Dhe jo pa qëllim, nëse do ishin më shumë rrezikohej seriozisht niveli i lartë i centralizimit të autoritetit. C’ka, dukshëm është frymëzimi bazik i këtij drafti. Autoritet që centralizohet deri në atë pike, sa Këshilli Kombëtar i Territorit mund të japi edhe leje zhvillimi.
Standartet demokratike të përfshirjes së palëve të interesuara dhe të transparencës ndaj publikut janë një ngjashmëri e frikshme midis dy akteve. Ato i japin nga një muaj kohë ‘masave të gjykojnë’ mbi planet, para se ato të miratohen. Njësoj si në 1978 dhe në 2014. Njësoj, si atyre që shikonin si zhvillohej prona e shtetit edhe atyre që shohin si do i shkojë halli pronës së tyre. Por draftit të ri nuk i duhet ngrënë haka. Ai sjell risi të dimensionit jashtëtokësor. Shpik një mënyrë të re sesi mund të pasurohesh me të drejta zhvillimi të pronave të patundshme, pa bërë asgjë. Pa ju drejtuar tregut. Biles as duke i trashëguar ato nga të parët. Thjeshtë duke pritur që fqinji/kufitari të mos e zhvilloj pronën për një kohë të caktuar, sepse në këtë skenar shteti do t’I kalojë ty të drejtat e zhvillimit të pronësisë kufitare. Përtej cudirave mbi të drejtat e individit si qytetar dhe si pronar në një shoqëri demokratike, drafti shfaq edhe shumë konfuzion në dimensionit shkencor të planifikimit territorial. Rrëmuja e koncepteve shkencore dhe procedurave administrative është e tillë që siguron vetëm vendimarrje preferenciale. Siguron se cdo njëri që njeh dikë me pushtet mund të ndërtojë cfarë dëshiron. Në të kundërt, mund të të zëri poshtë shtëpia e vjetër që ke trashëguar, sepse leje nuk merr dot. Për të mos folur për zhvillime ekonomike, industriale apo turistike. Për të mos folur për mjedis apo për trashëgimi, kulturore apo natyrore. Kështu që nuk na mbetet gjë tjetër, vecse, të shpresojmë se përfaqësuesit e popullit në Kuvend nuk do e lejojnë një gjë të tillë duke bllokuar me të drejtën që ju kemi deleguar, konvertimin e vendimit të qeverisë në ligj.

Comments
Post a Comment