LEGALIZIMET, PSE JO NGA NJË QASJE MË DJATHTAS. Mapo 29.08.2013
Autori i ‘Ruga Tjetër’ dhe ‘Misteri i Kapitalit’, këshilltari i një numri të madh drejtues shtetesh, lideri i kauzës së formalizimit të pronësisë, Hernado De Soto erdhi vet në Shqipëri për të përcuar idetë e tij. Elita ndërkombëtare e donte dhe e respektonte pakufi punën e tij. E duan të majtët sepse mendojnë se idetë e tij praktike do të reduktojnë varfërinë globale. E duan të djathtët sepse mendojnë se idetë e tij ofrojnë rrugën më përfshirëse, të tregut capitalist, për të varfërit. Kështu, duke vlerësuar projektin e tij të parë në Peru në mes vitete 1990-të, idetë e De Sotos janë paketuar dhe kanë shëtitur gjithë vendet në zhvillim, nga institucionet ndërkombëtare. Idetë e z. De Soto nënvizojnë faktin se të varfërit nuk janë realisht të papronë sepse ata posejdojnë dicka, në rastin tonë ndërtesa paleje. Ndërtimet jo formale, janë një “kapital i vdekur” për sa kohë janë të tilla (ilegale) dhe në të gjithë botën këto capitale që duhen jetësuar arrijnë një vlerë 9.3 trilion dollar. I frymëzuar nga fakti se “burimi më i rëndësishëm i financimit të bisneseve të reja në SHBA është hipoteka e shtëpisë”, plani i tij është shumë i thjeshtë. Pra le ti legalizojmë këto prona një e nga një, ti fusim në treg, dhe do jetë tregu i kapitalit (bankat) pastaj që do të investohen për ti kthyer këto geto në lagje dhe këta të varfër në të pasur. Me këtë frymëzim- për formalizim dhe sigurim kolaterali për kreditim bisnesesh të reja- Qeveria e Partisë Demokarate nisi një reformë të fortë legalizimesh (shpërndarje të titujve të pronësisë) për rreth 270 mijë ndërtimet paleje që gjendeshin në Shqipërinë e vitit 2006. Skema e rishpërndarjes ishte e thjeshtë. Toka e zënë nga ndërtimet paleje i merrej pronarëve të ligjshëm (që në fakt nuk i ishte dhënë kurrë pas shpronësimeve të 1945). Këta (pronarët) kompesoheshin në kesh për rishpronësimin. Dhe, për këtë kompensim financiar paguanin banorët informal dhe buxheti i Shtetit. Poseiduesit informal bëheshin legjitim ndërsa në ekonominë kombëtare hynin miliona euro në prona të paluajtshme. Ndërkohë, bankat siguronin klientë të rinj dhe formal për të kredituar. Por, reforma shqiptare e projektuar të implementohej vetëm në dy vjet, sikurse edhe të ngjashmet në vende të tjera të botës së tretë ku u tentua implementimi, dështoi me sukses të plotë. Shumë opinionist ja vënë fajin nivelit të lartë të korrupsionit apo paaftësisë së institucioneve implementuese, por unë nuk ndaj të njëjtin mendim. Unë mendoj se kjo reform ishte e destinuar të dështonte që në projektim të saj, për disa arsye morale dhe logjike.

Mua kjo më duket e pamoralshme biles inkurajuese për të vazhduar dhe shkelur ligjet. Dhe në fakt kështu ndodhi, sot 270 mijë ndërtimet paleje janë bërë 350 apo 400 mijë. Prandaj, dështoi kjo reform legalizuese, mendoj unë, sepse ishte e pamoralshme dhe e palogjikshme. Dhe në këtë realitet, që nuk mund t’i shmangemi, na duhet të mendojmë për një reform të re. Për një reform të drejtë dhe gjithë përfshirëse. Për një reformë, sikurse mekanizmat e tregut të lirë diktojnë. Një reform ku të gjithë sipas kontributeve në këtë zhvillim pronash të paluatshme- pronarët e trojëve, pronarët e ndërtesave dhe publiku me përfaqësues shtetin- të përfitojnë duke ndarë rritjen e këtij zhvillimi në propocin të drejtë me kontributin në prona të paluajtshme apo para’ që kanë dhënë.
Comments
Post a Comment