DEBATI I DJATHTË NIS NGA PRONËSIA MBI TOKËN. Mapo, 29. 10. 2015
Prej muash tashmë është krijuar perceptimi publik se në Pd-ë ka dy linja, që kundështojnë njëra tjetrën. Grupi i të rinjve, që përmbledh hyrjet e reja dhe drejtohet nga z. Basha, dhe grupi i të vjetërve që përfshin qëndrimtarët dhe udhëhiqet nga z. Berisha. Në fakt, që në këtë përshkrim teoria është konfuze në vetvete, por, sidoqoftë vazhdojmë. Grupi i të rinjve supozohet se ka drejtuar aksionin dy vjecar opozitar dhe vlerësohet si e paaftë të krijojë një opozitarizëm të fortë, si ai që vite më parë ka arritur të ndërtojë grupi i të vjetërve. Diferenca identifikohet te niveli i zërit me të cilin bëhen akuzat ndaj qeverisjes dhe niveli i dorheqjeve të kërkuara në fund të tyre. Këtu gjendet edhe disniveli i opozitarizmit midis dy grupeve, sipas perceptimit të cilit po i referohemi në këtë shkrim. Ndërsa, vet kundështia nga brenda, shprehet me akuza të grupit të të rinjve për korrupsion në qeverisje dhe imoralitet në jetët personale të individëve të grupit të të vjetërve. Nëse akuzat pë...