Posts

Krijimi i kushteve që emigrantët të votojnë atje ku jetojnë nuk është një veprim i drejtë! Liberale, 03. 06. 2022

Marrdhënia midis lirisë së individit dhe pushtetit të qeverisë është një nga karakteristikat më dalluese të evoluimit njerëzor. Që në antikitet kjo marrdhënie prezantohej si një konflikt mes nënshtetasve dhe sunduesit. Nënshtetasit pranonin sundimin, në këmbim të mbrojtjes që sunduesi u siguronte, me kushtin që sunduesi të mos e përdorte këtë pushtet kundër vet atyre. Përderisa sundimtarët kishin forcën për të mbrojtur nënshtetasit e tyre, ata mund ta përdornin këtë forcë edhe kundër lirive të nënshtetasve të tyre. Më tej, erdhi një kohë kur njerëzit do ta kundështonin faktin që qeveritarët e tyre të ishin një pushtet i pavarur, dhe shpesh herë i kundërt me interesat e tyre. Këtu nisi dinamika e kalimit të qeverisjes nga sundimi i një mbreti të përhershëm- pushtet i cili ishte edhe i trashëgueshëm- në një qeverisje të përkohshme. Elita e shtetit do të ishin njerëz që e merrnin me koncension ushtrimin e pushtetit, dhe të revokueshëm nga detyra. Përzgjedhja e pushtetarëve zëvëndësoi “për...

Shqipëria nuk mund të ketë një antikomunist për President, jo se nuk duhet por se nuk mundet! Liberale, 26. 05. 2022

Përcaktimi nga z. Alibeaj se Presidenti i ardhshëm do të jetë antikomunist më kujtoi premtimin e z. Basha, në 13 maj 2017, se Republika e tij e Re sapo të vinte në pushtet do të kompensonte ish-pronarët “me çmim europian”. Dy ishin ngjashmëritë e ndërlidhura mes vetes, të këtyre dy ‘shpalljeve politike’ nga njerëzit që kanë drejtuar opozitën shqiptare të nëntë viteve të fundit. Së pari, niveli i lartë i dimensionit cilësor apo mungesa e dimensionit sasior, çfarë i bënte të dyja premtimet të pamatshme. Si mund të matet nëse dikush është apo jo antikomunist? Kush është njësia matëse? Le të themi se mund të masim nëse dikush nuk ka qenë antar partie në kohën e komunizmit, por kjo nuk e bën antikomunist. Ka me qindra arsye pse një individ mund të mos ishte antar i partisë së punës. Përshembull, ai mund të ketë dashur por për dhjetëra arsye nuk e kanë pranuar antarët e tjerë të partisë që të bëhej një ndër ta. Të ishte komunist, në kohën e komunizmit përfitoje shumë privilegje, pavarësisht...

Kurthi përçarës ku politikanët e kanë futur shoqërinë në lidhje me ndërtesat informale! Liberale, 23. 02. 2022

Nëse ka diçka që më bezdis deri në nervozizëm është kuptimi populist sipas të cilit, çdo gjë e keqe që i ndodh individit, familjeve, komuniteteve apo gjithë shoqërisë shqiptare vjen si rezultat i politikanëve të lig të vendit. Ky kuptim i gjerë shoqëror nënkupton se shoqëria shqiptare është një nga shoqëritë më të mira të botës, por “fati” i keq ka bërë që ajo të drejtohet nga politikanët më të ligj të saj. Ka vetëm një arsye pse më nervozon ky kuptim, dhe ajo ka të bëjë me faktin se nuk ekziston asnjë mundësi praktike që një shoqëri e moralshme të drejtohet nga një kastë e pamoralshme. Një burrë i mençëm thoshte se çdo shoqëri merriton qeverinë që ka. Ky postulat nuk bën kuptim vetëm për shoqëritë e demokracive liberale, por edhe për shoqëritë me problem të nivelit të demokracisë. Edhe këto, dikur, kanë gabuar duke votuar apo pranuar pa reaguar të drejtohen nga një kastë e tillë. Përveç se ka probleme me të vërtetën, ky kuptim i gjerë shoqëror kontribuon në mbetjen në të njëjtën gjen...

Çfarë shoqëria shqiptare duhet patjetër të dij për legalizimet! Liberale, 14. 02. 2022

I isha betuar vetes të mos shkruaja më për legalizimet. Pas një dekade që e trajtoj këtë fenomen, isha i bindur që nuk kisha çfarë të thosha më, për proçesin politik e qeverisës ‘me moralin e piramidave ekonomike’. Sepse kështu është trajtuar përballja qeverisëse me këtë fenomen urban që ka shoqëruar, dhe vazhdon ta bëjë edhe sot, të gjithë tranzicionin shqiptar. Skema Ponzi (Ponzi Scheme), apo sikurse njihet në Shqipëri me emrin ‘piramidat’, ka në thelb një pamoralitet të madh. Njerëzit që dorëzojnë paratë të parët- në skemën ekonomike pa asnjë logjikë ekonomike- shërbehen me ‘këste’ dhe ‘përqindje’ të larta mujore që vijnë nga njerëzit që dorëzojnë paratë të fundit. Ky është mekanizmi, për aq sa zgjat, i ‘piramidave’! Kur ky mekanizëm nuk funksionon më - sepse gjithmon ai falimenton një ditë kur paratë, e njerëzve që dorëzojnë të fundit, nuk mjaftojnë për njerëzit që kanë dorëzuar të parët- skema bie dhe të gjithë vrasin mendjen si ka ndodhur gjithë kjo hata “e çuditshme”! Përgjatë k...

Z. Berisha duhet t’ju kthej borxhin demokratëve. Liberale, 27.09. 2021

Përtej debatit publik nëse z. Berisha u vra apo u vetëvra (politikisht) nga z. Basha mbetet edhe një e vërtetë e madhe, ai jo vetëm fizikisht por edhe politikisht nuk ka “ndëruar jetë”! Takimet me demokratë në tre nga qytetet kryesore të vendit, që ai i quan ‘Foltore’, po dëshmojnë se kuotat e tij politike qëndrojnë shumë më lartë se ato të z. Basha dhe ndoshta edhe se ato të z. Rama. Rreth tij nuk janë mbledhur vetëm demokratët e zhgënjyer në shtatorin e këtij viti, kur ai ‘mori një thikë pas shpine’ nga njeriu që kishte promovuar vet. Foltoret janë të mbushura me të larguar nga PD (si antarë apo votues) të zhgënjyer përgjatë kohës në qeverisje dhe opozitë të saj. Na pëlqen apo jo (mua jo), koha po tregon se vetëm z. Berisha zotëron aftësinë politike për të bashkuar copat e shkëputura ndër vite të partisë. Çudia është se, këtë, ai po e bën për herë të dytë. Nëse në 2005 ai arriti të grumbullojë elitën e larguar pa ndonjë ndikim të madh në bazë dhe elektorat, këtë herë po ri-tërheq b...

Z. Berisha nuk u vra në sferën politike, por u vetëvra në sferën partiake! Liberale, 16. 09. 2021

Ka një ‘case study’ (rast studimor) në shkencat juridike sipas të cilit një i ri amerikan konsiderohet si bashkëpuntor në vrasjen e tij. Rasti tregon për një adoleshent, i cili gjendej në një situatë shumë të rëndë familjare, përshkak të një marrdhënie shumë të keqe të prindërve të tij. Këta (prindërit) i mbyllnin debatet e forta në çift me një ritual shumë të frikshëm i cili përsëritej çdo herë. Bashkëshorti merrte shotganin, ja drejtonte bashkëshortes dhe shtinte mbi të pasi kishte ndryshuar target në momentin e fundit. Duke qenë se shotgani ishte gjithmon pa predha, asgjë nuk ndodhte me shëndetin e prindërve, ndërsa do të rezultonte fatale për adoleshentin. I mbingarkuar psiqikisht adoleshenti vendos një predhë në shotganin e të jatit, me sigurinë se sherrnajet do të mbylleshin një herë e mirë. Kur i jati u kthye në shtëpi, ai u ngjit në terracën e pallatit në pritje të asaj që do të ndodhte. Ndërsa përgjonte prindërit këmba i rëshket dhe bie drejt vdekjes së sigurtë, sikur fati të ...

Tre rrugë të mundshme opozitare për PD-në. Liberale, 30.08. 2021

Ky fillim shtatori e gjen PD-në në situatën më të vështirë të gjendur ndonjëherë në jetën e saj relativisht të shkurtër. Ndërsa ka refuzuar të pranoj rezultatet negative që arriti në zgjedhjet e prillit të këtij viti, grupi i kandidatëve fitues të saj është i detyruar të hyj në Kuvendin e Shqipërisë. Tashmë është e qartë për edhe më fanatikun nga deputetët e ardhshëm demokrat- për të mos thënë, për çdo antar të saj- se alternativa për të bojkotuar është vetvrasje përfundimtare. Në jetën politike ka vetëm një rregull, dhe ai është pjesmarrja. Nëse merr pjesë ka gjasa edhe të dëgjohesh; nëse nuk merr pjesë, nëse nuk flet, askush nuk mund të dëgjoj atë që ke ti në mendje edhe sikur të jetë i interesuar. Gjë, disafish e pamundur kjo, po të kemi parasysh karakteristikën përqëndruese të pushtetit te vetja, që e dallon këtë shumicë qeverisëse. Në këtë kuptim është e qartë se PD-ë do të hyj në Kuvend, por mbetet akoma e paqartë se kush është rruga që do ndjeki ajo për të bërë që fjala e saj të...

Kurthi ku ka rënë PD-ja erdhi pikërisht prej parimeve të shitura! Liberale, 09. 08. 2021

Sikurse shqiptari politikisht më periferik e ka mësuar, Ambasadorja Kim, përdori një togfjalësh të shkëputur nga një parullë propogandistike të regjimit komunist në Shqipëri. Në deklaratën publike, të bërë pas një takimi me z. Basha, Ajo ndër të tjera do të theksonte se ‘ Do të ishte një ironi historike dhe po aq tragjike nëse partia do të duhet të hajë bar për hatër të një deputeti të saj ’. Kjo ngjarje ka hapur debat të gjerë publik në lidhje me marrdhënien midis SHBA dhe PD-s, por ky shkrim modest opinioni nuk është i interesuar për të. Ai është i interesuar për të ardhmen e PDs, dhe në këtë kuptim do tentojë të kuptojë çfarë ajo duhet të ndryshoj për më mirë.  Parrudha origjinale ‘ bar do hamë dhe parimet nuk i shesim ’, në kohën kur u përdor, kishte kuptimin praktik sipas të cilit shqiptarët duhet të pranonin një cilësi jetese në kufinjtë e mjerimit por nuk do të hiqnin dorë nga ‘uniteti i celiktë rreth Partisë’, ‘PPSh si forcë e vetme udhëheqëse e shtetit dhe shoqërisë’, ‘l...

Çfarë mbetet pas 25 Prillit për shoqërinë shqiptare! Liberale, 24. 05. 2021

Zgjedhjet e Prillit thyen një tabu të madhe për shqiptarët. Ato treguan se siguria për një rotacion pas dy mandateve të qeverisjes së një partie, mund të të lëri në baltë. Shpesh, është pikërisht ajo që e pengon rotacionin politik. Pas kësaj, shoqëria shqiptare u gjend në një zbrazëtirë të madhe kuptimore, mbi atë që kishte ndodhur. Ajo nuk është gjendur dhe nuk mendonte se do gjendej ndonjëherë në këtë “kurth”! Ajo nuk di si të orientohet në këtë ‘vazhdimësi të tretë’! As fituesit dhe as humbësit e zgjedhjeve të 25 Prillit nuk dinë si ta administrojnë këtë realitet. Fituesit bëjnë sikur fitorja e tyre është një gjendje normale, por ftojnë humbësit në qeverisje! Humbësit mundohen ti japin një dimension paranormal, duke fajësuar qytetarët që masivisht paskan shitur votën, dhe ndërkombëtarët që njohin si demokratike këtë ‘masakër elektorale’!   Mirëpo, përveçse realitet në praktikë, ky “kurth” është një nga gjendjet normale të demokracisë në teori. Ekzistojnë, gjithashtu, shembuj pa...

Përfshijnë gjithçka gjejnë, mjafton ti shmangen politikes! Liberale, 15. 03. 2021

Gara mes partive këtë javë hyri në një fazë të dytë, atë të prezantimit të kandidatëve. Me fjalë të tjera, partitë dorëzuan listat me emra individësh, të cilët synojnë që duke përdorur partitë të bëhen përfaqësues të sovranit në Kuvend. Ky në fakt është thelbi i marrdhënies midis kandidatëve për përfaqësues të sovranit, partive që duhet të ishin politike dhe vet sovranit. ‘Gjëja e parë’ që dallohet në këtë fazë të dytë para zgjedhore, ishte fakti se partitë i dërguan këto lista dy-tre minuta përpara se të mbyllej afati ligjor. Kjo është një praktikë që ndodh prej disa proçesesh zgjedhore. Partitë e mëdha i dërgojnë listat në minutat e fundit, për të shmangur që ndonjë individ, të cilin nuk e kanë përfshirë në lista e tyre, të futet në listën e ndonjë partie tjetër.   Thënë këtë, është e qartë pse individët përdorin partitë ‘për tu bërë përfaqësues të sovranit’. Për këtë shërben edhe kodi zgjedhor, i cili siguron që partitë të jenë ‘e vetmja rrugë’, nëpërmjet të cilës një individ t...

Dy fjalë mbi marrinën se në Shqipëri nuk ka të majtë! Liberale, 08. 03. 2021

  Në Shqipërinë e tranzicionit nuk është korrupsioni problematika e parë, apo më së paku nuk është ai prodhuesi i ‘të gjithë të këqijave që gëzojmë sot’. Ai është pasoja më e dukshme dhe më e propoganduar e mendësisë socialiste që ka frymëzuar qeverisjet e tranzicionit, por kursesi shkaku. Shkaku është i qartë si drita e diellit për këdo që ka lexuar diçka mbi filozofitë politike. Ai është qasja etatiste dhe centralizuese e elitës partiake ndaj qeverisjes në këto vite tranzicion. Kjo qasje nuk është shfaqur në zbrazëtirë të mendimit shoqëror. Akoma më pak, nuk ka ekzistuar një konflikt kuptimor mbi rrugën që duhet të ndiqte Shqipëria në këto vite, midis shoqërisë dhe elitës politike të vendit. Në këtë konteks, është e qartë, gjithashtu, se masa dërmuese e shoqërisë e kishin kuptuar demokracinë dhe kapitalizmin, si një rend shoqëror ku shteti të jep më shumë ‘gjëra falas’ se në socializëm. Fatkeqësisht, edhe sot shoqëria shqiptare ndan të njëjtin kuptim. Elita politike në qeverisje...

I pengmarrë nga ‘Shoqëria Politike’. Liberale, 01. 03. 2021

Konceptin ‘shoqëri politike’ e ka sjellë për herë të parë filozofi britanik John Locke pothuajse 250 vjet më parë. Sipas tij, njerëzit në ‘gjendje natyrore’ hoqën dorë nga pushteti ekzekutiv për të mbrojtur ‘të drejtat natyrore’ të tyre, për tu bashkuar në një ‘shoqëri politike’. Kësaj ja dorëzuan këto të drejta, “si një mënyrë më efikase për të arritur paqen dhe lumturinë”. Nga ana e saj ‘shoqëria politike’ ngriti institucione për ti mbrojtur në mënyrë të organizuar këto të drejta. Locke dallonte të drejtën e lirisë, jetës dhe pronës, si të drejta natyrore të individit. Për të, qeverisjet e ‘shoqërisë politike’ kishin vetëm një detyrë, atë të mbrojtjes së këtyre të drejtave të patjetërsueshme të individit. Ky ishte edhe kuti i tyre, kurse mos kryerja e kësaj detyre apo akoma më keq shkelja e këtyre të drejtave ishte arsyeja pse qeveritë duhet të largoheshin. Në të njëjtin libër Locke na sqaron pse është e rëndësisë bazike për ‘shoqërinë politike’, ajo që Dukheim do ta quante ‘soli...

Oligarkët, sipërmarrësit, partitë dhe ideologjitë! Liberale, 05. 10. 2020

Fjala ‘oligark’ i ka dhënë ngjyrat debatit politik të ditëve të fundit ndërsa është keqpërdorur masivisht dhe gjerësisht nga një spektër i gjerë njerëzisht. Pjesa dërmuese e përdoruesve të saj as nuk e dijnë kuptimin, thjeshtë e përdorin për të cilësuar ‘njerëzit e ligj’ që sipas tyre janë arsyeja e vetme pse vendi po shkon përditë e më keq. E dëgjojnë të përdorur nga ‘njerëz më të ditur’, dhe e përdorin pa e vrarë mendjen për semantikën e saj. Kurse pjesa ‘më e ditur’, që gjithashtu e përdor këtë fjalë, ndahet në dy grupe: një pakicë që ja di kuptimin por nuk ju intereson ta përdorin në semantikën e saj; dhe një shumicë që njohin kuptimin e gabuar të kësaj fjale. Majtistët janë mjeshtëra për të ndryshuar kuptimin e fjalëve, në interes të synimit propogandistik të diskursit të tyre. Diku përdorin eufemizma ëmbëlsues, diku i shtojnë konceptit një cilësor që ja ndryshon plotësisht kuptimin. Dhe diku tjetër, si në rastin e konceptit ‘oligark’, ja shtrembërojnë kuptimin duke e vendosur atë...

NA GRABITËN, PO NA RREZIKOJNË JETËN, DUHET TË PAGUAJMË EDHE TAKSAT E TYRE?! Liberale, 10. 08. 2020

Të kapur mat, me qeverisje por më keq se në ‘gjendjen natyrore’! Ndërtimtaria informale është një nga fenomenet më karakteristike të tranzicionit të gjatë dhe të mundimshëm të shoqërisë shqiptare. Nuk ekzistojnë të dhëna të sakta sa është numri i ndërtesave, banesave apo shtesave të ndërtuara paleje në këto vite por mund të thuhet se vetëm gjatë viteve 2006 - 2012, ato janë rritur në masën 1.7 herë; nga 230 mijë që ishin në fund të proçesit të vetdeklarimit në vitin 2006, në rreth 400 mijë në vitin 2012. Statistika e parë është plotësisht e saktë sepse na vjen nga Agjensia e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale, por edhe e dyta nuk mbetet pas përderisa vjen nga Banka Botërore. Kjo veprimtari antiligjore njerëzore ishte plotësisht e pritshme dhe e justifikueshme në pesë vitet e para të tranzicionit për një sërë arsyesh të logjikshme, racionale dhe të moralshme. Qeverisja komuniste kishte prodhuar shumë parakushte që e bënin të pashmangshëm këtë fenom...