Posts

STREHIM SOCIAL ME NJË LIGJ QË PËRJASHTON TË VARFËRIT! Mapo, 25. 05. 2018

Image
Nëse synon të vlerësosh paraprakisht një ligj duhet të lexosh ‘Relacionin’ që e shoqëron këtë draftligj. Ai është një dokument që duhet të shpjegojë teknikisht nevojën e shoqërisë, qëndrimin politik që e ushqen, rrugët për të arritur ato synime që përmbushin nevojën shoqërore dhe kostot financiare për ta zbatuar këtë ligj. Në cdo rast, ‘Relacioni’ shkruhet teknikisht. Ligji mund të jetë i majtë apo i djathtë, në raport me qëndrimin politik mbi të cilin është hartuar, por kurrësesi relacioni! Kjo është arsyeja pse një administratë përbëhet nga segmente të diferencuara politike dhe teknike. Por le të pranojmë se, sikurse shumëcka të deformuar në këtë vendin tonë, edhe administrata teknike mund të jetë e politizuar. Mirëpo në asnjë rast nuk duhet të tolerojmë që, ‘administrata teknike e politizuar’ të jetë edhe demagogjike! Sepse të tillë e perceptova administratën e Rilindjes Urbane, ndërsa fillova të lexoj relacionin e ligjit ‘Për Strehimin Social’! Që në paragrafin e parë të këti...

HALLI MË I MADH I TIRANËS URBANE QË NUK PO JA QAN NJERI! Mapo, 18. 05. 2018

Image
Ajo që nuk po kuptojnë elitat drejtuese të partive, vecanërisht elitat e partive opozitare meqë ato janë të interesuara për rrotacion, është fakti se shoqëria shqiptare ka evoluuar shumë përgjatë këtyre 25 vjetëve. Kjo është arsyeja bazike që partitë shqiptare këmbëngulin ta mbajnë diskursin dhe veprimin politik në të njëjtat lojra gjuhësore, konjuktura termash apo kuptimesh, skema apo strategji veprimi, sikurse 25 vjet më parë. Ato vazhdojnë të mbështeten te strategjia ‘ne duhet të votohemi sepse pala tjetër është shumë e keqe’, pa e kuptuar se po e limitojnë komunikimin publik vetëm me votuesit që kanë trashëguar, ndërkohë që elektorati shqiptar i përket tashmë një spektri më të diversifikuar. Ai nuk është më dy polar, ku të dyja gjysmat votojnë kundër partisë armike, por është kolorifikuar edhe me një pol të tretë që rritet gjithmonë e më shumë, dhe që voton partinë që i jep argumenta ‘cfarë dhe si do të ndryshoj në vend, nëse ajo merr drejtimin’. Sigurisht, ky shkrim modest, ...

DËMET E NJË LIGJI PËR STREHIMIN SOCIAL! Mapo, 11. 05. 2018

Image
Draftligji i ri ‘Për strehimin social’ e përmbylli rrugëtimin e tij në kanalet dhe filtrat e Kuvendit dhe u kthye të enjten e kaluar në ligj. Dhuratë kjo, që mazhoranca socialiste morri nga qeverisja rilindase, dhe që mund ta përdori si një argument politik në komunikimet e ‘bashkëqeverisjes me qytetarët’ për arritjet e tipit ‘si asnjëherë në 25 vjet’ të qeverisjes së saj. Kaq është e gjitha, sepse ky ligj nuk ka asnjë vlerë tjetër praktike. Në të kundërt, si cdo ligj tjetër që është më mirë të mos jetë sesa është, ai realisht i zvogëlon shancet që një familje në nevojë të arrijë ndihmën e shtetit për strehim. Dhe këtë e bën në dy mënyra: së pari duke zëvendësuar paratë publike të shpenzuara për këtë synim me fjalë e fjali boshe e demagogjike dispozitash ligjore; dhe së dyti duke përfshirë e prioritizuar në përfitim grupe e komunitete që mund të kenë njëmijë e një nevoja të tjera për tu ndjerë integruar në shoqëri, por jo për të arritur një strehim të përballueshëm për ta.   ...

VELIAJ DHE SERVITUTI OLIGARKIK. Mapo, 30. 04. 2018

Image
Lavdisë mediatike, kombëtare e ndërkombëtare, të kryebashkiakut Veliaj duket sikur ju morën këmbët kur opinionistë të ndryshëm i kujtuan, këtij, shkeljen e premtimit për moratorium ndërtimor në Tiranë. Disafishimi i lejeve të dhëna për pallate e kulla në kundështim me këtë premtim nuk u përtypën lehtë nga qytetarët e kryeqytetit, pavarësisht sec qëndrim mbajti secili për këtë tematikë urbane. Tashmë opinioni i përgjithshëm publik, është gjerësisht i unifikuar në tezën se Shqipëria drejtohet nga një grusht i vogël njerëzish dhe se qeverisja lokale e Tiranës nuk bën përjashtim nga ky realitet. Personalisht ndaj mendimin se vendi, për së pari Kryeqyteti, drejtohet nga një grusht oligarkësh, të cilët nuk janë as vetëm sipërmarrës të pasur dhe as vetëm politikanë të lartë. Prandaj, sot Shqipëria ka bisnesmenë që ushtrojnë pushtet real qeverisës pa u votuar nga askush, dhe politikanë që pasurohen pa qenë asnjëherë aktorë në tregjet ekonomike. Ky është konteksi, ku administratat vendore...

OLIGARKIA ËSHTË SËMUNDJA, ‘E JONA REPUBLIKË E RE’ ËSHTË TERAPIA! Mapo, 23. 04. 2018

Image
Ka shumë përkufizime mbi dallimin mes poleve politike, por ajo që më pëlqen më shumë këto ditë është thënia se ‘ të djathtët e shohin botën sipas termave i mirë vs. i keq, kurse të majtët sipas i pasur vs. i varfër ’. Të djathtët i vlerësojnë veprimet individuale apo eventet sociale sipas një morali gjerësisht të pranuar nga shoqëria, kurse të majtët në koherencë me paradigmën e tyre ideologjike sipas të cilës shoqëria ndahet në dy klasa në antagonizëm mes tyre. Mirëpo përgjatë arsyetimit, megjithëse kalojnë nëpërmjet stacionit ‘i pasur vs. i varfër, edhe të majtët përfshijnë optikën e moralit përgjithësues të shoqërisë njerëzore ‘i mirë vs. i keq’. Si përfundim, mënyra sesi e vlerësojnë botën të majtët përfundon në termat ‘të varfërit e mirë vs. të pasurit e këqinj’, që fatkeqësisht edhe pas 25 vjetësh divorci me majtizmin ekstrem 45 vjecar, është edhe optika e shumicës së shqiptarëve që në të njëjtën kohë predikojnë se aspirojnë ekonomi të tregut të lirë! E bëra këtë parantezë...

DISA SHTYLLA KOMBËTARE PËR NJË RISHPËRNDARJE TË BALANCUAR DEMOGRAFIKE. Mapo, 09. 04. 2018

Image
Përvec ndërtimit të ndonjë dogane të re brenda territorit Shtetëror, qeveria jonë qëndrore ka pesë vjet që nuk kryen asnjë funksion të nivelit kombëtar të qeverisjes territoriale. Kryeministri është vet-konvertuar në një Kryebashkiak të Republikës dhe udhëheq vendin nëpërmjet disa drejtorëve qëndror (ministra) dhe disa të tjerëve lokalë (kryebashkiakë). Ndërkohë vendi i është nështruar braktisjes totale nga shtetasit që shkojnë në perëndim; territoret periferike po shpopullohen me shpejtësi nga qytetarët që vijnë të jetojnë në Durasanë; dhe shoqëria shqiptare po pëson plakjen më të shpejtë, edhe se në kohëra luftrash të përgjakshme, si pasojë e nivelit të ulët të lindjeve. Kjo është Shqipëria e sotme, që edhe pas 25 vjetësh nuk po arrin dot të krijojë modele politike, ekonomike, sociale e kulturore që ta drejtojnë drejt një mirëqënie minimale për shtetasit e saj. Modele pa të cilat nuk mund të ëndërojmë asgjë ndryshe nga ajo që kemi, por edhe të pamundura të zhvillohen nëse nuk e...

NJË LIGJ PËR STREHIMIN SOCIAL DHE TRE KEQKUPTIME QEVERISËSE! Mapo, 30. 03. 2018

Image
Vitin e pestë të qeverisjes Rama, ekipi rilindas u kujtua edhe për familjet që nuk kanë mundësinë financiare ti drejtohen tregut të shit-blerjes së banesave. Edhe kësaj radhe, sikurse shpesh në këto vite, për ti dhënë përgjigje shteruese këtij fenomeni shoqëror rilindasit ju drejtuan instrumentit të ‘reformimit nga niveli qëndror qeverisës’. Dhe zgjodhën një nga dy mënyrat e vetme që ata njohin, hartuan një ligj të ri për të ndihmuar me paratë publike këtë shtresë të popullsisë. Socialistët e rilindur nuk hartuan politika kombëtare, impakti i të cilave të rriste aftësitë paguese të qytetarëve për tu përfshirë në tregun ekzistues të banesave, sepse për të majtët është e pamundur të kuptojnë rrugë të tilla. Ata nuk e trajtuan as me mënyrën më komune të të majtës, planifikimin dhe alokimin e më shumë parave publike për përballuar këtë ndihmë që shteti u jep qytetarëve në nevojë. Jo, ata thjeshtë u mjaftuan me rishkrimin e një draftligji për këtë cështje. Për brendinë e dispozitave t...

VELIAJ DHE DEKORATAT GLOBALE. Mapo, 19. 03. 2018

Image
Një shkrim i autores Laura Laker botuar këto ditë në gazetën britanike ‘The Guardian’, tërhoqi vëmendjen time. Ajo që më provokoi habi te unë, nuk ishte përfshirja e një qyteti si Tirana në një shkrim të prestigjozes Britanike që po mbush dy shekuj jetë. Ishte fakti, se në pjesët ku flistej për qytetet e Rotterdamit, Vancouverit, Lexingtonit dhe Bogotas autorja transmetonte fjalët e saj, ndërsa në pjesën për Tiranën i referohej apo mbështetej në citime të z. Veliaj! Dhe nga kjo, sipas interpretimit tim modest, duhet të kuptojmë se autorja ngarkonte veten me përgjegjësi publike vetëm mbi vërtetësinë e informacionit për katër qytetet e tjera, por jo për Tiranën urbane. Sidoqoftë, ne nuk jemi të interesuar për marrdhënien e besimit midis autores, gazetës dhe lexuesve britanike, por për vlerën e punëve të administatës Veliaj. Si një shembull emblematik, shkrimi në ‘The Guardian’, koicidon në kohën e duhur për të prezantuar grupin e tretë të tyre. Punët e ‘njeriut që punon’ të tipi ...

RISHPËRNDARJE TË POPULLSISË NË TERRITOR NGA QASJA VENDORE! Mapo, 09. 03. 2018

Image
Jo shumë kohë më parë u gjenda në një debat televiziv mbi Kullat e Tiranës me numrin dy të Bashkisë, z. Mazniku. Dy ishin bindjet që mu ngulitën: përball tij ishte e pamundur të shtjelloje ndonjë tezë apo argument; dhe se administrata e bashkisë nuk kishte njohuritë bazike mbi cfarë është, dhe për cfarë shërben planifikimi territorial. E ngatëronin me legalizimin e trendit rastësor të lëvizjes demografike. Edhe lejimin e ndërtimit të Kullave e justifikonin si përgjigje ndaj ardhjes së banorëve të rinj (rritjes mekanike të popullsisë). Totalisht në të kundërt, detyra e parë e kësaj shkence të aplikuar është të përcaktojë kapacitin (popullsinë) mbajtës të territorit vendor në studim, dhe të gjejë mënyrat (politikat publike) që ky kapacitet të respektohet. Mbajtja e një balance në shpërndarjen e popullsisë nëpër territorin kombëtar, në fakt, është një detyrë primare e qeverisë qëndrore, porse edhe qeverisja vendore mund të bëj shumë për këtë synim kombëtar. Gjë për të cilën modestis...

VELIAJ DHE KONTRIBUTI PËR PARTINË. Mapo, 28. 02. 2018

Image
Ditën e tretë të shtirjes si Kryebashkiak i Tiranës, z. Veliaj, ju kthye Piramidës për të premtuar rikontruksionin e plotë të kësaj godine që edhe pas 25 vjetësh akoma nuk po i gjejmë dot një funksion publik. Që nga ajo ditë nuk i është ndarë mediave me të vetmin dhe të njëjtin synim, ti tregoj qytetarëve të Tiranës se përvecse ‘grushtit të parë’ ai mund të japi cdo ditë nga një të tillë. Si rezultat, strategjia e tij ‘cdo ditë nga një punë’ e mban cdo ditë në ekranet televizive, dhe shpesh në dy a tre të tillë në të njëjtën kohë. Aq sa, na ka vënë në një dilemë të madhe: mos vallë z. Veliaj ka aftësinë e mbinatyrshme të të shfaqurit në të njëjtën kohë në disa vende; apo thjeshtë ai ka disa sozi?! Cështja morri ngjyrat e okultes kur kryebashkiaku këtë ushtrim prej prestigjatori filloi ta kryente edhe në dimensione ekstrashtetërore, bile edhe ekstrakontinentale. Kjo ishte c’ishte, ndodhej edhe në Vjenë, Paris apo Ëashington, por në të njëjtën kohë edhe në Tiranë! Në kuptimin perso...

PSE DHE SI TË MBAJMË KËTË RAPORT DEMOGRAFIK FSHAT – QYTET! Mapo, 19. 02. 2018

Image
Një komb i varfër, sikurse edhe një familje e varfër, jeton keq, jeton varfërisht. Kjo bën kuptim dhe ka shpjegim logjik për një periudhe kohore të caktuar ku për shkaqe rastësore ky komb ka zgjedhur rrugën e gabuar në udhëtimin e tij. Këmbëngulja 45 vjecare e shqiptarëve në sistemin politik monist dhe të ekonomisë së centralizuar është një shembull i shkëlqyer për ta shpjeguar këtë pohim. Ai bën kuptim, edhe kur ky komb është në rrugën e duhur por bën zgjedhjet e gabuara. Referuar këtij tranzicionit tonë të tejgjatë, mund të kisha marrë shembuj pafund për ta argumentuar këtë pohim të dytë. Mirëpo, nuk ka as kuptim dhe as shpjegim, kur një komb mbetet me vetëdije në rrugën e gabuar, apo përzgjedh për të disatën herë modelin dëmtues. Një nga gabimet fatale të tranzicionit shqiptar është modeli i zhvillimit urbano-territorial që kemi ndërtuar, konsoliduar dhe me këmbëngulje fataliste duam ta konservojmë edhe për të ardhmen.  Temën e modelit të gabuar të shpërndarjes së koncent...

VELIAJ DHE POPULIZMI LEGALIZUES. Mapo, 07. 02. 2018

Image
‘Dielli shikohet që në mëngjes’ thotë populli, mirëpo kryebashkiaku i Tiranës, z. Veliaj, duket se parapëlqen një shprehje tjetër të popullit, ‘grushti i parë, gjysma e fitores’. Prandaj e nisi mandatin me kamera me vete, për t’ja treguar gjithë popullit ‘live’ grushti e tij të parë si kryebashkiak. Ditën e parë u shfaq duke shëtitur me autobusin e një linje të transportit publik për të prezantuar një qasje të re ndaj tij. Të dytën në një konferencë për shtyp me ministrin e Zhvillimit Urban për të shpallur hartimin e Planit të Përgjithshëm Territorial. Rezultatet e ditës së parë, i njohin të gjithë qytetarët që e përdorin këtë shërbim bazik urban. Përvecse një rritje të ndjeshme të cmimit nuk konstatohet ndryshim tjetër. Por edhe produktet e ditës të dytë po ju shpalosen. Qëndra e qytetit po përgatitet për tu mbushur me kulla, që megjithëse bëhen publike vetëm pasi pajisen me leje ndërtimi, janë fëmijët e mënyrës dhe procesit të hartimit të Planit. Në këtë shkrim modest të opinio...

BALANCIMI I POPULLSISË NËPËR TERRITORIN KOMBËTAR ËSHTË DOMOSDOSHMERI! Mapo, 31. 01. 2018

Image
Tre tumoret që kanë shtrirë metakstazat në trupin social dhe territorial të Atdheut: imigracioni nga territoret periferike dhe kufitare drejt Durasanës; emigracioni masiv drejt vendeve të zhvilluara perëndimore; dhe ulja e rritjes natyrore të popullsisë po e shkatërrojnë Shqipërinë e sotme. Cdo simptomë që konstatohet në mënyrën tonë të jetesës, dhe që mëndjet e pastërvitura ja faturojnë sistemit kapitalist, ka komponent shkaktues të paktën një nga këto tre tumore. Të treja kërkojnë ndërhyrje radikale dhe të menjëheshme, por ne do fokusohemi te balancimi i shpërdarjes së popullsisë nëpër territorin kombëtar, sepse ky është kurimi ku rezultatet mund të jenë më të shpejta dhe politika ka kompetenca dominuese. Sepse politikat publike jo vetëm mund të stimulojnë një qasje patriotike të shoqërisë për të mos u larguar më nga trojet e të parëve apo për të rikontruktuar modelin e saj politik dhe ekonomik, por edhe për synime të tjera kombëtare. Në këtë shkrim modest të opinionit do fokus...