Posts

SA MË SHUMË KULLA TË LARTËSUARA NË TIRANË AQ MË SHUMË SHKOLLA TË MBYLLURA NËPËR SHQIPËRI! Mapo, 13. 09. 2018

Image
Fillim viti i ri shkollor solli edhe debatin partiak të radhës në këtë sistemin tonin partitokratik që nuk e di pse e quajmë demokraci. Kryebashkiaku i Republikës shpërndahu libra “falas” për disa fëmijë, dhe kjo ngjarje u transmetua drejtpërdrejt në televizionin e tij privat. Mediat private e publike, që në cdo rast mund të na e kursenin këtë shëmtirë populiste, demagogjike e fasadiste, i bënë ‘share’ në hapsirat e tyre, dhe kështu, të gjithë shqiptarët u njohën me këtë vepër të lartë të qeverisë Rilindase. Halli është se këtë “kronikë” e ndoqën edhe drejtuesit e opozitës të cilët, nuk e injoruan për ta lokalizuar këtë shëmtirë socialiste vetëm në oborrin e qeverisë, por e kthyen në një debat partiak pa asnjë kuptim politik. Si përfundim, shoqërisë shqiptare i mbeti në derë halli i zakonshëm: të përcaktoj kush është më socialiste: Ps, që po ju jep libra falas vetëm nxënësve të fillores; apo Pd, që paska premtuar se do t’jua japi të gjithë nxënësve të arsimit parauniversitar! Të ...

KORSITË E BICIKLETAVE, NJË TJETËR MEDALJE NDËRKOMBËTARE PËR VELIAJN! Mapo, 31. 09. 2018

Image
Një nga djemtë më simpatik të një qyteze të vogël u kthye nga studimet jashtë shteti sëbashku më gruan e tij, të renë nga vendi ku ai kishte studjuar, e cila për shkak të dashurisë kishte pranuar të braktiste të mirat, bollëkun, dhe modernitetin e vendit të saj të madh për të vijuar jetën në një qytezë të vogël dhe periferike, të një vendi të vogël dhe periferik. Familja e djalit, që ishte një ndër më të pasurat e më të kulturuarat e qytezës, por gjithësesi shumë larg modelit të familjes së saj, mezi po priste që djali të kthehej në atdhe së bashku me dy trofetë e tij, diplomën dhe gruan e huaj. Në fakt, gjithë qyteza mezi po priste, por zhgënjimi nuk vonoi! U zhgënjye familja e djalit, u zhgënjye qyteza, por u mërzit edhe burri nga zhgënjimi i përgjithshëm. Gruaja e shqetësuar se mos i shoqi ishte zhgënjyer nga martesa, e pyeti; buzëqeshi me përgjigjen; dhe morri përsipër zgjidhjen e “problemit”. U deshën pak ditë, dhe gjithë qyteza nuk ja ndante më sytë të huajës. Zhgënjimi i q...

PARKIMI ME PAGESË NUK ËSHTË ZGJIDHJA, POR PROBLEMI! Mapo, 07. 08. 2018

Image
Ishte një shkrim i autores së pavarur Laura Laker, në gazetën 2 shekullore britanike, ‘The Guardian’, që konsolidoi te unë idenë se kryebashkiaku Veliaj nuk do të mjaftohej me propogandën lokale për të prezantuar mrekullinë urbane që po vinte në Tiranë si pasojë e administrimit të tij. Koha e vërtetoi këtë ide, sepse daljet e përditshme në Tv-të shqiptare për të reklamuar punët e tij publike nuk mund ti mjaftonin yllit të propogandës rilindase. Është në thelbin e internacionalistëve majtist, vecanërisht të vendeve të varfëra dhe të vogla si Shqipëria, të vetshkëputen nga “popullsia injorante, e prapambetur   dhe konservatore” e vendit të tyre dhe ti bashkëngjiten intelektualisht elitës majtiste globale. Mund të marrim në vëzhgim të gjithë majtistët e botës dhe do arrijmë në përfundimin se, ata nuk ngopen dot me aspiratat minimaliste e mediokre të popullit të tyre, bile ju duket jologjike ti konsiderojnë interesat e shprehura prej tij. ‘Besojini shumicës së heshtur’ ishte titu...

KU GABOJNË PETICIONISTËT E ARTIT SKENIK! Mapo, 02. 08. 2018

Image
Për herë të parë në 15 vjet aktivitet publik të z. Veliaj, unë dakortësova me të kur ky deklaroi se cështja e teatrit i ndau artistët në dy grupe. Megjithëse synimi i këtyre fjalëve të z. Veliaj ishte reklamimi i një peticioni që 54 artistë i kishin dërguar Presidentit, Kryeministrit, atij vetë dhe dy prej institucioneve ndërkombëtare më të rëndësishme në vend, konstatimi ishte real. Cështja e godinës së Teatrit, vërtetë, i përcau artistët në dy grupe: në grupin që kërkon prishjen e tij të menjëhershme, gjë që ja kërkuan me forcë edhe Presidentit dhe ndërkombëtarëve; dhe grupit që, të tretur tashmë në masën elitare të Tiranës, po lufton në mbrojtje të kësaj godine historike. Mirëpo, që k y fakt i pamohueshëm nga askush të sjelli dobi, duhet lexuar në konteksin e tij specifik. Është e vërtetë se ndryshe nga 20 vjet më parë, kur artistët ishin të bashkuar kundër prishjes së Teatrit, sot janë të përcarë. Por është, gjithashtu, e vërtetë se ndryshe nga 40 vjet më parë, kur artistët i...

BETEJA KUNDËR QESEVE PLASTIKE SI BETEJË KUNDËR MULLIVE TË ERËS! Mapo, 25. 07. 2018

Image
Ka një dallim thelbësor, midis të majtës dhe të djathtës, në synimet e politikbërjes përgjatë qeverisjes. Të majtët, së pari, mendojnë se qytetarët janë budallenj dhe të papërgjegjshëm, prandaj nevojitet që qeverija ti mbroj ata nga budalliku dhe papërgjegjshmëria që i karakterizon. Rëndësia që i japin vetes, si qënie më inteligjente dhe më të moralshme se qytetarët e thjeshtë, u siguron të majtëve të drejtën të ndërhyjnë në shumë aspekte të jetës njerëzore, për të rregulluar atë që kanë prishur qytetarët! Kjo është arsyeja pse, sa herë të majtët ushtrojnë pushtet ekzekutiv legjislacioni rritet progresivisht me kohën. Hiper-legjislacioni që ata prodhojnë, vetëm në dukje rregullon gjërat, sepse në brendi vetëm sa shton volumin e akteve ligjore për tu respektuar nga shoqëria dhe ul nivelin e zbatimit të ligjit nga qytetarët e atij vendi. Filozofi britanik Herbert Spencer (1820-1903) e ka laboruar shterueshëm këtë cështje në esenë e tij ‘Hiper-legjislacioni’. Kështu që nuk po shkojm...

KOMPROMISI I PAMUNDUR PËR TEATRIN! Mapo, 16. 07. 2018

Image
Sikurse pritej, antagonizmi për cështjen e godinës së Teatrit Kombëtar avancoi ditët e fundit, kur pala pushtetmbajtëse shpalli se teatri do të prishej. Sikurse kryebashkiaku i Kryeqytetit, z. Veliaj, në Komisionin Parlamentar   të Medias, edhe kryebashkiaku i Republikës, z. Rama, në seancë plenare të Kuvendit, e deklaruan këtë vendimarrje të tyre, megjithëse cështja ishte akoma në fazën e ‘konsultimit publik’. Një gabim shumë i madh në dukje ky, në lëminë e agjitacion-propogandës, që mund ti falet z. Rama, i cili jo gjithmon ka ftohtësinë ti qëndroj skenarit; por kursesi z. Veliaj, i cili meriton titullin ‘Mjeshtër i Madh’ në “disiplinën” e manipulimit masiv. Sigurisht se, as për z, Rama dhe akoma më pak për z. Veliaj, ky nuk ishte një gabim foshnjor, porse arsye të tjera më të epërme se fasada hipokrite, i detyruan të marrin këtë vendim. Arsye të cilat po i kupton edhe pala tjetër, megjithë dinamikat e ndryshimeve që ajo pëson përgjatë këtij procesi. Përditë e më shumë mono...

GODINA E TEATRIT DHE PLANI I KULLAVE TË KASTËS! Mapo, 11. 07. 2018

Image
E kishin menduar si një pasexhatë, por prishja e godinës historike të Teatrit Kombëtar po ju kthehet në një ngjitje sizifiane e shkëmbit në majën e malit. Mendonin se, për makinerinë e tyre të manipulimit publik do të mjaftonin disa frikësime të tipit ‘godina rrezikon të digjet brenda pak minutash’ apo ‘ajo është aq e vjetëruar sa mund të bjeri cdo moment e të zëri njërëzit brenda’. Më shëmtuar akoma, mendonin se mund tja dilnin me ligësinë ‘se godina helmon artistët, dhe kjo është arsyeja pse disa prej tyre kanë ndëruar jetë në moshë të re’. Por gabuan rëndë, koha po tregon se edhe një popull si shqiptarët, nuk mund ti manipulosh pafundësisht. Më qesharakja nga tentativat e kastës, për të mashtruar publikun, ishte kur donin ta njollosnin godinën me termin ‘dopo lavoro’! E përsëritën aq shpesh, edhe nëpërmjet gojëve të mbështetësve të tyre, sa u duk sikur ja dolën. Medemek, godina e Teatrit Kombëtar duhej shëmbur sepse ishte e pamoralshme! Kaq primitivë dhe injorantë na dijnë, p...

ANA TJETËR E MEDALJES NDËRKOMBËTARE 'PAZARI I RI'! Mapo, 29. 06. 2018

Image
Gustave Le Bon (1841-1931) ishte një dijetar francez që kontribuoji në disa shkenca, por njihet gjerësisht për tezat e tij në psikologjinë e turmave, që është një degë e psikologjisë sociale. Me këtë shkencëtar nuk më kanë prezantuar   rezultatet e punës së tij shkencore, por, ndikimi i punës së tij te disa nga drejtuesit e të majtës së gjysmës së parë të shekullit të kaluar, si Musolini, Hitleri dhe Lenini. Të vetmen tezë të tij që unë njoh, do të mundohem ta riprodhoj me fjalët e mia, duke synuar ta pastroj nga etiketat ofenduese të parëndësishme për brendinë kuptimore të saj. Qytetarët , thoshte Le Bon, duke mos pasur ideal tjetër vecse të shijuarit me ngut të të mirave që zotërojnë, ia dorëzojnë drejtimin e cështjeve publike, shtetit. Atëherë fqinjët e pacivilizuar, duke pasur nevoja shumë të pakta, por një ideal tepër të fuqishëm, e pushtojnë popullin e qytetëruar, dhe më pas krijojnë një qytetërim të ri me mbeturinat e atij që sapo përmbysën . Nëpërmjet kësaj teze unë ...

PËR TEATRIN DUHET TË MBËSHTESIM ARTISTËT! Mapo, 19. 06. 2018

Image
Debati mbi godinën e Teatrit Kombëtar po hyn në fazën përfundimtare të tij, atë të konfliktit mes palëve. Shumë shpejt, shqiptarët do njihen me cfarë do të ndodhi me një nga godinat më të rëndësishme të zonës historike të Kryeqytetit të tyre. Forca dhe ndikimi i palëve të përfshirë në këtë debat po balancohet, cka do të thotë se monopoli i dy-tre oligarkëve për të vendosur për gjithcka që i përket qytetit, po thyhet të paktën në një zonë të tij. Dhe kjo është një ngjarje shumë e mirë për demokracinë gjerësisht të munguar shqiptare, vecanërisht në trajtimin dhe vendimarrjen për cështjet urbane. Sepse nuk ekziston një hapsirë tjetër politike ku demokracia e drejtpërdrejtë të ketë kuptimin praktik më të qënësishëm sesa planifikimi dhe zhvillimi i qytetit. I gjithë spektri politik, përjashtuar periferi të caktuara, dakortësojnë se qyteti nuk mund të ribëhet pa përfshirjen në proceset planifikuese të palëve të interesuara dhe të prekura nga zhvillimin. Mirëpo, përtej qasjes teorike, q...

KËMBËSORJA SKËNDERBEJ SI NJË PROFECI VET-PËRMBUSHËSE! Mapo, 12. 06. 2018

Image
Termi profeci vet-përmbushëse u prezantua në 1948 nga sociologu amerikan Robert K. Merton (1910-2003). Profesori i Universitetit Kolumbia e përkufizoi teorinë e tij si ‘ një shpjegim të rremë të realitetit, që shkakton një sjellje të tillë e cila bën të mundur vërtetimin e konceptit të rremë fillestar ’. Një shembull shpjegues i kësaj teorie mund të ishte skenari sipas të cilit Enver Hoxha në veprën ‘n’ të tij, të parashikonte “shkencërisht” se për pak muaj shoqëria shqiptare do të arrinte një nivel të tillë kulturor e ndërgjegjësimi komunist sa do të konvertohej në një shoqëri ateiste. Nga periudha 1945-1990 ne mund të përmendim pafund shembuj që e shpjegojnë këtë koncept, sepse shumëcka nga eventet sociale të asaj kohe është ndërtuar mbi këtë lloj diskursi politik. Porse, shpjegimin më i thellë i teorisë së Merton na vjen nga Marksizmi, që është edhe filozofia mbi të cilën u ngritën regjimet kolektiviste në shekullin e 20-të (përfshirë Shqipërinë). Sepse edhe Marksizmi është pr...

STREHIM SOCIAL ME NJË LIGJ QË PËRJASHTON TË VARFËRIT! Mapo, 25. 05. 2018

Image
Nëse synon të vlerësosh paraprakisht një ligj duhet të lexosh ‘Relacionin’ që e shoqëron këtë draftligj. Ai është një dokument që duhet të shpjegojë teknikisht nevojën e shoqërisë, qëndrimin politik që e ushqen, rrugët për të arritur ato synime që përmbushin nevojën shoqërore dhe kostot financiare për ta zbatuar këtë ligj. Në cdo rast, ‘Relacioni’ shkruhet teknikisht. Ligji mund të jetë i majtë apo i djathtë, në raport me qëndrimin politik mbi të cilin është hartuar, por kurrësesi relacioni! Kjo është arsyeja pse një administratë përbëhet nga segmente të diferencuara politike dhe teknike. Por le të pranojmë se, sikurse shumëcka të deformuar në këtë vendin tonë, edhe administrata teknike mund të jetë e politizuar. Mirëpo në asnjë rast nuk duhet të tolerojmë që, ‘administrata teknike e politizuar’ të jetë edhe demagogjike! Sepse të tillë e perceptova administratën e Rilindjes Urbane, ndërsa fillova të lexoj relacionin e ligjit ‘Për Strehimin Social’! Që në paragrafin e parë të këti...

HALLI MË I MADH I TIRANËS URBANE QË NUK PO JA QAN NJERI! Mapo, 18. 05. 2018

Image
Ajo që nuk po kuptojnë elitat drejtuese të partive, vecanërisht elitat e partive opozitare meqë ato janë të interesuara për rrotacion, është fakti se shoqëria shqiptare ka evoluuar shumë përgjatë këtyre 25 vjetëve. Kjo është arsyeja bazike që partitë shqiptare këmbëngulin ta mbajnë diskursin dhe veprimin politik në të njëjtat lojra gjuhësore, konjuktura termash apo kuptimesh, skema apo strategji veprimi, sikurse 25 vjet më parë. Ato vazhdojnë të mbështeten te strategjia ‘ne duhet të votohemi sepse pala tjetër është shumë e keqe’, pa e kuptuar se po e limitojnë komunikimin publik vetëm me votuesit që kanë trashëguar, ndërkohë që elektorati shqiptar i përket tashmë një spektri më të diversifikuar. Ai nuk është më dy polar, ku të dyja gjysmat votojnë kundër partisë armike, por është kolorifikuar edhe me një pol të tretë që rritet gjithmonë e më shumë, dhe që voton partinë që i jep argumenta ‘cfarë dhe si do të ndryshoj në vend, nëse ajo merr drejtimin’. Sigurisht, ky shkrim modest, ...

DËMET E NJË LIGJI PËR STREHIMIN SOCIAL! Mapo, 11. 05. 2018

Image
Draftligji i ri ‘Për strehimin social’ e përmbylli rrugëtimin e tij në kanalet dhe filtrat e Kuvendit dhe u kthye të enjten e kaluar në ligj. Dhuratë kjo, që mazhoranca socialiste morri nga qeverisja rilindase, dhe që mund ta përdori si një argument politik në komunikimet e ‘bashkëqeverisjes me qytetarët’ për arritjet e tipit ‘si asnjëherë në 25 vjet’ të qeverisjes së saj. Kaq është e gjitha, sepse ky ligj nuk ka asnjë vlerë tjetër praktike. Në të kundërt, si cdo ligj tjetër që është më mirë të mos jetë sesa është, ai realisht i zvogëlon shancet që një familje në nevojë të arrijë ndihmën e shtetit për strehim. Dhe këtë e bën në dy mënyra: së pari duke zëvendësuar paratë publike të shpenzuara për këtë synim me fjalë e fjali boshe e demagogjike dispozitash ligjore; dhe së dyti duke përfshirë e prioritizuar në përfitim grupe e komunitete që mund të kenë njëmijë e një nevoja të tjera për tu ndjerë integruar në shoqëri, por jo për të arritur një strehim të përballueshëm për ta.   ...