Posts

PËRGJIGJJA ËSHTË DECENTRALIZIMI I THELLË! Mapo, 16. 09. 2016

Image
Nuk më cuditi aspak ideja kryesore e ofertës socialiste në zgjedhjet vendore të Dibrës. E përsëritur si refren nga drejtuesi ekzekutiv i fushatës, ministri Gjiknuri, dhe e përmendur edhe nga kryeministri Rama, pakkush sipas meje duhet të cuditej nga shprehja ‘votoni kandidatin tonë nëse doni të merrni financime projektesh nga qeveria’. Shumë media (sociale apo të formatit klasik) e identifikuan si problem të rëndë, u cuditën dhe e konsideruan si shantazh të hapur ndaj elektoratit dibran. Dhe kishin të drejtë! Ideja kryesore e sektorit programor të fushatës socialiste në Dibër, ishte një shantazh i hapur i qeverisë qëndrore ndaj votueve për ti shtrënguar ata të votonin kantidatin e tyre. Nga ana tjetër, kjo nuk ishte risi (nga ato që të tërheqin vëmendjen si për herë të parë), sepse prej vitesh tashmë qeveritë qëndrore akuzohen se mbajnë me hatër kryebashkiakët e tyre dhe persekutojnë financiarisht kryebashkiakët politikisht të kundërt. Vetëm pak ditë më parë i njëjti shantazh ju bë,...

STREHIMI SOCIAL SI TENDER NDËRTIMI. Mapo, 13. 08. 2016

Image
Strehimi social është aktiviteti i vetëm qeverisës që pasqyron plotësisht sistemin politico-ekonomik që kemi ndërtuar në këto 25 vjet. Një sorrogatë e “tregut të lirë dhe demokracisë” ndërtuar nga mentaliteti përgjithësues bolshevik i shoqërisë. Shumë aktivitete shoqërore e qeverisëse janë pjella të denja të këtij sistemi mostër, por në dinamikën e udhëtimit shoqëror 25 vjecar kanë evoluar edhe praktikat e tyre. Në të kundërt, strehimi social këmbëngul në një qasje statike që vendoset midis ‘etazmit monopolist’ dhe ‘tregut të lirë me frymëzim maksimalizimin spekulativ të fitimit’. Skaje këto, shumë larg qasjeve që një shoqëri e lirë dhe humane duhet të ketë për një aktivitet shoqëror që gëlltit miliona nga taksat e shqiptarëve pa prodhuar asnjë të mirë shoqërore. Për të vlerësuar këtë, do vëzhgojmë procesin në dy komponentët bazik të tij. Do ta nisim me dy e aspektet e komponentit të përzgjedhjes së familjeve përfituese të ndihmës së shtetit për tu strehuar. Kjo është faza më e rënd...

SA PALMA KUSHTON NJË STADIUM I RI? Mapo, 20. 07. 2016

Image
Shqipëria e erës Rama po mbushet me palma. Duket se për shijet e rilindjes urbane ato pemë janë të parezistueshme. Ndërsa vet palmat, nuk i rezistojnë dot ‘buburecit të kuq’. Një virus ky që e kalb deri në vdekje. Sikurse ndodhi në Sarandë ku degradimi vegjetativ, i palmave të mbjella trecerek shekulli më parë, detyroi prerjen e mbi 150 prej tyre. Humbje e madhe! Dhe të mendosh se palmat ndihen shumë mirë në klimën bregdetare të Sarandës, apo të Vlorës, ku gjithashtu kemi pësuar të njëjtën humbje. Kjo, duket se, është arsyeja pse palmat e programuara për tu mbjell në Lungomare u zëvendësuan me pisha. Këto mendime më kalonin në mëndje ndërsa “shijoja estetikën dhe lehtësirat” që ofron sot kryevepra e rilindjes urbane, Lungomare e Vlorës, kur u njoha me një arritje po kaq simbolike të saj: shkatërimin e Stadiumit ‘Qemal Stafa’. Një ekran i madh televiziv më njohu me këtë arritje të re- sikurse asnjëherë në këto 25 vjet- ndërsa shfaqte pamje të Kryeministrit që i sqaronte dicka me këmbë...

VRAGA NË FYTYRËN E PARKUT TË LIQENIT QË NA TURPËRON TË GJITHËVE. Mapo, 30. 06. 2016

Image
Ashtu sikurse na premtoi z. Veliaj, këndi i lojrave te Parku i Liqenit përfundoi së ndërtuari dhe në 1 qershor u hap për publikun. Në kuptimin teorik, termi ‘u ndërtua’ duket i përdorur gabimisht sepse këndet e lojrave për fëmijë, sikurse shumë infrastruktura të tjera me karakter rekreativ apo edukativ, nuk ‘ndërtohen’ por ‘zhvillohen’. Diferenca midis dy fjalëve, që në fakt shprehin koncepte shumë të kundërta, përbën edhe thelbin përcaktues të kësaj ndërhyrje brutale në një hapsirë natyrore. Të zhvillosh, në konteksin e një infrastrukture të tillë, do të thotë të modifikosh vendosjen në hapsirën tre dimensionale materialet ekzistuese natyrore në mënyrë që të krijohen modele të reja nëpërmjet të cilave fëmijët të kryejnë aktivitete rekreative, sportive dhe edukative. Kurse të ndërtosh, në konteksin e praktikave të ndërtimtarisë shqiptare të 25 viteve të fundit, është të nënshtrosh elementët natyrorë nga volume materialesh vullgare dhe rigjide. Sikurse në këtë rast ishte i pavendi, po...

PËR TË BËRË CFARË, PO E PAGUAJMË Z. BOERI? Mapo, 03. 06. 2016

Image
Të paktën për një gjë kryeministri Rama dhe pasuesit e devotshëm të tij kanë të drejtë! Ajo që po i ndodh Shqipërisë territoriale dhe urbane këto tre vite të qeverisjes së tij, nuk i ndodhur në 25 vjet. Unë do shkoja më tej dhe do e shtrija në kohë këtë shprehje. Nuk do gaboja po të thosha se dëme të tilla nuk i kanë ardhur Shqipërisë qëkur ajo është krijuar si shtet i pavarur në 1912. Ne kemi folur dhe do flasim në vazhdim mbi dëmet në dimensionin territorial dhe urban të qeverisë socialiste të ‘Rilindjes Urbane’, porse nuk duhet të lëmë pa përmendur edhe një fakt tjetër të pamohueshëm. Shumëcka nga kjo që po pëson sot territori i Atdheut e ka themelin te ajo që nuk bëri dot apo bëri keq qeveria e kaluar. Ishin interesat speciale dhe paaftësia e administratës të asaj qeverisjeje, për të ndërtuar një sistem rregullator modern, që mundësuan realitet e sotme. Janë të njëjtat interesa dhe të njëjtat mendësi, dje në pushtet e sot në opozitë (që në fakt është një formë tjetër pushteti), q...

SHTATË RECETA NGA URBANISTIKA PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE. Mapo, 20. 05. 2016

Image
Ndryshimet klimatike janë një realitet që po e mohove të kap nga mënga e xhaketës. Përditë dhe më evidente bëhen ndryshimet e motit edhe në këtë vendin tonë. Duket se të jesh një vend territorialisht i vogël nuk të imunizoka as nga sëmundjet e dimensioneve të mëdha. Kurse të jesh i varfër, përvecse i vogël, të vështirëson shërimin nga sëmundje të tilla globale por me simptoma lokale. Sepse, megjithëse kontributorët për ndryshime klimatike janë vëndet më të mëdha dhe më të pasura, ndikimi i tyre në cilësinë e jetesës së gjallesave është pothuajse i njëjtë në të gjithë globin. Prandaj ato nuk duhen injoruar, as edhe nga një vend si Shqipëria, e cila duhet të veprojë me shpejtësi dhe zgjuarsi për të minimizuar dëmet e pariparueshme të ndryshimeve klimatike. Ndoshta është herët të flasim për Konferencën ‘Mbi Ndryshimet Klimatike’ të Kombeve të Bashkuara (COP 21), e cila u mbajt në Paris dhjetorin e kaluar dhe vendosi synime që pritet të konsiderohen pas vitit 2020. Trajtimet afatgjata ja...

TRANSFERTA E TË DREJTAVE TË PRONËSISË, VALA E PESTË E SPEKULLIMIT! Mapo, 11. 05. 2016

Image
Për shumë vite industria e ndërtimit ka rezultuar si kontribues i rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Vecanërisht industria e ndërtimit të ndërtesave për banim. Arsyet kanë qënë të shumta, por më të spikaturat janë këto në vijim. Së pari, është dimensioni kulturor. Shqiptarët e shikojnë banesën si dicka që duhet pasur në pronësi dhe jo në përdorim. Së dyti, ishte varfëria e stokut të trashëguar të banesave, dhe shpërndarja e tyre e gabuar (sipas kuptimit se të gjithë duhet të jetojmë në Tiranë). Këto prodhonin një nevojë të shumfishtë, në raport me një industri që i përgjigjej vetëm rritjes natyrore demografike. Përball kësaj nevoje u vendosën edhe arsyet që vijnë nga mundësitë. Së pari ishte hapja e tregut të banesave ndaj sektorit privat të ndërtimit. Së dyti ishte paraja e lirë (nga tregtia, remitancat, korrupsioni) që gjendej në duart e shqiptarëve. Mirëpo, ekzistencat që përshfaqen edhe foshnjore edhe gjigante, gjithmonë përfshijnë deformime të lindjes dhe të rritjes. Në rastin...

TË DREJTAT E PRONËSISË DHE PLANI I TIRANËS! Mapo, 03. 05. 2016

Image
Intervista e arkitektit italian Stefano Boeri, dhënë gazetarit të Top Channel, duket se ka përfshirë shumëkënd. Vecanërisht shprehja‘duke prishur pallatet e Enverit dhe duke ndërtuar pallate të reja’. Jo për të mbrojtur Boerin por për të qënë të ndershëm, duhet thenë se për asnjë moment arkitekti nuk foli për pallate por për ndërtesa. Dhe me ndërtesa nënkuptohen si ato përdhese edhe ato shumë katëshe, që ne i quajmë pallate. Kjo për opinionin e gjerë, kurse nga qasja profesionale mund të themi se dy janë mënyrat (në dominancë të njërës) për rritjen e qytetit! Ose nëpërmjet tejshtrirjes duke shkatërruar territore natyrore, ose nëpërmjet densifikimit duke shkatërruar ndërtesa të vjetra. Në një konteks të caktuar gjithkush mund të ketë preferencën e tij, kurse nga qasja profesionale në konteksin e sotëm, unë përzgjedh dominancën e variantit të dytë. Me një fjalë, nëse z. Boeri pranon se zëvendësimi duhet të filloj nga ndërtesat më të vjetra përdhese prej qelpici të fillim shekullit të k...

TË GJITHË SYTË TE PLANI I TIRANËS! Mapo, 26. 04. 2016

Image
Strategjia mediatike multiaktorëshe për të manipuluar publikun, në lidhje me planin e Tiranës, këto ditë u bë akoma më evidente, kur rreth 20 gazetarë shqiptarë u përgjigjën thirrjes së kryebashkiakut Veliaj për një udhëtim të sponsorizuar në Milano. Mediapartner e z. Rama, Top Channel, e humbi eksluzivitetin dhe shumë gazetarëve, nga më të mirët e mediave më të mira të tregut mediatik shqiptar, ju dhurua së bashku me një fundjavë të gjitha të paguara edhe mundësia perspektive që të kontribuojnë në ngritjen kulturore të qytetarëve të Tiranës deri në atë pikë sa të luten për realizimin e ëndrës së Kryebashkiakut. Roli prej protagonisti nuk ju hoq, dhe nuk mund ti hiqej, kryearkitektit italian të planit të Tiranës, z. Boeri. Ai luajti rolin e të zotit të shtëpisë duke i prezantuar gazetarëve shqiptar kryeveprën e tij arkitektonike, ‘pyllin vertikal’ në Milano. Sidoqoftë, deri në pikën teorike që të na mbushin mëndjen, ngelet një proces i gjatë për të matur empirikisht se, deri në cfar...

SUPERINTERVISTA QË PO NA PARALAJMËRON. Mapo, 21. 04. 2016

Image
Në respekt të këshillave të mjekut dhe disa përfundimeve që kam arritur nga eksperienca jetësore në lidhje me planifikimin për një shëndet të mirë, unë u qëndroj sa më larg që të jetë e mundur komunikime në lidhje, por jo vetëm, me planin e Tiranës. Vrastare kjo për një ekspert që interetesi profesional i kërkon të jetë sy e veshë për të kapur cdo informacion mbi cështjet apo debatet bashkohore të fushës së tij! Por, frytdhënese për shëndetin e një njeriu të paaftë të dëgjoj, diagnostikime “shkencore” të tilla si ‘tërmetet bien se lëviz balena e tretë që mban në shpinë tokën e sheshtë’, dhe të mos i shkoj tensioni 18-të. Në këtë pikë nuk mund të ri dot pa falenderuar qeverisjen, e cila po e trajton cështjen më publike ndonjëherë, planin e Tiranës, sikur të ishte sekret shtetëror. Megjithëse flitet për kushtetutën urbane të qytetit, qytetarët duhet të mjaftohen me ndonjë mesazh alien që vjen nga kryearkitekti i planit të Tiranës, italiani Boeri. Një ndër këto mesazhe eliene arriti ti...

24 TALLJE PUBLIKE ME PUBLIKU! Mapo 13. 04. 2016

Image
‘Planet rregulluese të qyteteve dhe të fshatrave me qëndrat e tjera të banuara brenda tyre, të qëndrave turistike kombëtare dhe studimet pjesore urbanistike, para se të miratohen, i shtrohen gjykimit të masës për një periudhë kohe deri në një muaj’- do të theksonte neni 6 i dekretit nr. 5747, dt. 29. 6. 1978, i Presidiumit të Kuvendit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë ‘Mbi hartimin, miratimin dhe zbatimin e planeve rregulluese të qyteteve dhe fshatrave’! Që, për ta gjeneralizuar dhe për ta aktualizuar kuptimin, do të thotë se nëse Komiteti Ekzekutiv i Rrethit (sot Bashkia), do hartonte një studim pjesor të sheshit Skënderbej për ti ndryshuar formën, funksionin apo përdorimin duhej ta afishonte që masat të shprehnin mendimin e tyre për këtë studim. Një ushtrim i ngjashëm me atë të Planit Frances të qëndrës së Tiranës që u afishua në një ndërtesë të përkohshme në sheshin Skënderbej, në epokën Rama të qeverisjes së Tiranës urbane. E bëra këtë parantezë të mërzitshme por...

OPOZITA E PESË PEMËVE. Mapo, 05. 04. 2016

Image
Partiakja triumfoi mbi politiken, në debatin mbi ndërtimin apo jo të një luna parku në territorin e gjelbëruar të Parkut të Liqenit. Ashtu sikurse pritej dhe sikurse cdo herë, politikja u ekzekutua nga partiakja. Aktorët e shoqërise civile u larguan ose u asimiluan nga strukturat partiake, të cilat tashmë mund të luftojnë mes njëra-tjetrës, në gjuhën e tyre. Pozita me z. Veliaj në ballë, u mbushi mëndjen një pjese të aktorëve shoqëror se aty nuk do të pritet asnjë pemë dhe nuk do të hidhet asnjë metër kub beton. Kurse opozita zyrtare, deputetë dhe koordinatorë të PD-së, bindën pjesën tjetër se ndërtimi i këtij luna parku është e keqja më e madhe që ka gjetur shqiptarët e sotëm. Në fakt, të bën të ndihesh si “jashtë shtetit” kur dëgjon se partitë kryesore shqiptare po kacafyten mes vetes për një cështje pemësh dhe betoni. Sikur kacafytja fizike të zëvendësohej me polemika intelektuale, do ishim gënjyer të gjithë se ‘ata po zihen për të mirën e qytetarëve’! Sepse duhet thënë që në filli...

CMËND PRONARI! Mapo, 24. 03. 2016

Image
Në këto vite tranzicion kemi parë shumë cudira në këtë Shqipërinë tonë të mjerë. Një ndër to, kanë qënë uljet fiktive të cmimeve në dyqanet e butiket e veshjeve. Në fasadat e xhamta të tyre mund të shikoje turli mënyrash vizive për ti bërë klientët të hyjnin e të blejnin veshje me cmime “disa fish më të ulta”. Sidoqoftë, mjaftonte një sy i stërvitur dhe lehtësisht dallohej se cmimet ishin të njëjta me një muaj më parë. Aq konsistente e joproduktive u bënë këto tentativa saqë pronarët as nuk merrnin më mundimin ti ndryshonin apo ti hiqnin. Një ndër to ishte aq goditëse sa më ka ngelur në memorie edhe sot e kësaj dite. ‘Cmënd pronari. Fal produktin e dytë’- ishte promocioni që arriti të tërheqi brenda butikut, shqiptarët e “pamanipulueshëm më” nga mënyrat fiktive të marketingut. Mirëpo, të ndihesh i pamanipulushëm më, nga marketingu, është parakusht që të rimanipulohesh. Sidomos nga pronarët që cmendin dhe dhurojnë. Në të njëjtën skenar gjendemi këto ditët e fundit kur pronari i Tir...

EDUKATORI I POPULLIT! Mapo, 18. 03. 2016

Image
Përvec punëve prej supermeni të këtyre javëve të fundit, kryebashkiaku Veliaj, ju rikthye edhe një prej ëndrave bazike të tij. Ëndrës për të edukuar shoqërinë shqiptare. Thënë më specifikisht edukimit të dynjasë për të pastruar mjedisin rrethues ku jeton. Të djelën që shkoi, kryebashkiaku thërriti gjithë banorët në një aksion për të pastruat qytetin. Zhulit të Tiranës, kryebashkiaku i ka shpallur luftë që para se të punonte drejtpërdrejt për qytetin. Është e papranueshme për nivelin e tij të pastërtisë personale, pislliku që e ka pushtuar Tiranën në katër vitet e fundit, por më acaruesja për nivelin e tij të aktivizimit qytetar, është pasiviteti i dynjasë ndaj kësaj gjëndje. Sikurse edhe në 25 nëntor 2013, kur Eri ishte ministër dhe kërkoi kontributin e gjithë shqiptarëve për të ‘pastruar Shqipërinë në një ditë’, edhe kësaj here unë nuk ju përgjigja pozitivisht. Unë nuk shkova të pastroj, në mënyrë të organizuar e drejtuar nga lart, as zhulin e gjithë Shqipërisë dhe as zhulin e Tiran...

SEHIRHANET E DEMBELAVE ! Mapo, 10. 03. 2016

Image
Ishte zbavitëse të dëgjoje një eksponent të rëndësishëm të maxhorancës, në një emision televiziv, ndërsa ky po shpjegonte super reformat e qeverisjes Rama. Zbavitja i la vendit të qeshurës së fortë të dy opinionistëve dhe drejtueses së emisionit, kur eksponenti ju përgjigj pyetjes së shumëherë përsëritur, për të indikuar një reformë të përmbyllur tashmë të kësaj qeverie. E qeshura më përfshiu edhe mua, dhe besoj shumëkë që e dëgjoi, kur eksponenti përplasi në eterr shprehjen lapidare ‘reforma e Rilindjes urbane’. Për ata që nuk e dinë, partiaku po fliste për një projekt me impakt shumë negativ në demokracinë lokale dhe proceset decentralizuese të vendit. Në fakt, projekti ka valenca negative jo vetëm në kuptim demokratik. Ai gëlltiti 11.2 miliard lekë të shqiptarëve në dy vitet e fundit për ‘rilindjen e shesheve qëndrore të disa qyteteve’, ndërkohë që impakti real në dimensionin urban shkon nga zero drejt negatives. Që të ishim shkencërisht të saktë do ishte mirë të bënim një analizë ...

ËSHTË POLITIKE, O MIK! Mapo, 01. 03. 2016

Image
Debati ndërpartiak se ‘kur iku gjermani i fundit nga Shqipëria’ përvecse më pafruti në këto 25 vjet është edhe simboli i mënyrës sesi bëhet politikë në Shqipërinë e tranzicionit të përhershëm. Mirëpo, vetëm pak ditë më parë media na njohu me një informacion që duket se i rëzon plotësisht të dy “tezat politike” të debatit. Pra gjermani i fundit nuk paska ikur as në 28 dhe as në 29 nëntor 1944. Sepse, gjermani i fundit është akoma në Shqipëri. Ai po ushtron profesionin e arkitektit-urbanist, për një sërë punësh ndërtimore në disa qytete që po rilindin, ku spikat zhvillimi i një kënd lojrash për fëmijët e Tiranës te parku i liqenit. Nuk do ta kishim mësuar kurrë këtë fakt historik, nëse ai nuk do të kishte dalë publikisht në media për të shprehur cudinë e tij, në lidhje me kundështinë e shoqërisë civile ndaj këtij projekti. Më shumë se u cudit, arkitekti gjerman na cuditi, kur pohoi se ishte vet ai që kishte përcaktuar domosdoshmërinë dhe lokalizimin e këndit të lojrave. Me një fjalë, qy...