Posts

SHTATË RECETA NGA URBANISTIKA PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE. Mapo, 20. 05. 2016

Image
Ndryshimet klimatike janë një realitet që po e mohove të kap nga mënga e xhaketës. Përditë dhe më evidente bëhen ndryshimet e motit edhe në këtë vendin tonë. Duket se të jesh një vend territorialisht i vogël nuk të imunizoka as nga sëmundjet e dimensioneve të mëdha. Kurse të jesh i varfër, përvecse i vogël, të vështirëson shërimin nga sëmundje të tilla globale por me simptoma lokale. Sepse, megjithëse kontributorët për ndryshime klimatike janë vëndet më të mëdha dhe më të pasura, ndikimi i tyre në cilësinë e jetesës së gjallesave është pothuajse i njëjtë në të gjithë globin. Prandaj ato nuk duhen injoruar, as edhe nga një vend si Shqipëria, e cila duhet të veprojë me shpejtësi dhe zgjuarsi për të minimizuar dëmet e pariparueshme të ndryshimeve klimatike. Ndoshta është herët të flasim për Konferencën ‘Mbi Ndryshimet Klimatike’ të Kombeve të Bashkuara (COP 21), e cila u mbajt në Paris dhjetorin e kaluar dhe vendosi synime që pritet të konsiderohen pas vitit 2020. Trajtimet afatgjata ja...

TRANSFERTA E TË DREJTAVE TË PRONËSISË, VALA E PESTË E SPEKULLIMIT! Mapo, 11. 05. 2016

Image
Për shumë vite industria e ndërtimit ka rezultuar si kontribues i rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Vecanërisht industria e ndërtimit të ndërtesave për banim. Arsyet kanë qënë të shumta, por më të spikaturat janë këto në vijim. Së pari, është dimensioni kulturor. Shqiptarët e shikojnë banesën si dicka që duhet pasur në pronësi dhe jo në përdorim. Së dyti, ishte varfëria e stokut të trashëguar të banesave, dhe shpërndarja e tyre e gabuar (sipas kuptimit se të gjithë duhet të jetojmë në Tiranë). Këto prodhonin një nevojë të shumfishtë, në raport me një industri që i përgjigjej vetëm rritjes natyrore demografike. Përball kësaj nevoje u vendosën edhe arsyet që vijnë nga mundësitë. Së pari ishte hapja e tregut të banesave ndaj sektorit privat të ndërtimit. Së dyti ishte paraja e lirë (nga tregtia, remitancat, korrupsioni) që gjendej në duart e shqiptarëve. Mirëpo, ekzistencat që përshfaqen edhe foshnjore edhe gjigante, gjithmonë përfshijnë deformime të lindjes dhe të rritjes. Në rastin...

TË DREJTAT E PRONËSISË DHE PLANI I TIRANËS! Mapo, 03. 05. 2016

Image
Intervista e arkitektit italian Stefano Boeri, dhënë gazetarit të Top Channel, duket se ka përfshirë shumëkënd. Vecanërisht shprehja‘duke prishur pallatet e Enverit dhe duke ndërtuar pallate të reja’. Jo për të mbrojtur Boerin por për të qënë të ndershëm, duhet thenë se për asnjë moment arkitekti nuk foli për pallate por për ndërtesa. Dhe me ndërtesa nënkuptohen si ato përdhese edhe ato shumë katëshe, që ne i quajmë pallate. Kjo për opinionin e gjerë, kurse nga qasja profesionale mund të themi se dy janë mënyrat (në dominancë të njërës) për rritjen e qytetit! Ose nëpërmjet tejshtrirjes duke shkatërruar territore natyrore, ose nëpërmjet densifikimit duke shkatërruar ndërtesa të vjetra. Në një konteks të caktuar gjithkush mund të ketë preferencën e tij, kurse nga qasja profesionale në konteksin e sotëm, unë përzgjedh dominancën e variantit të dytë. Me një fjalë, nëse z. Boeri pranon se zëvendësimi duhet të filloj nga ndërtesat më të vjetra përdhese prej qelpici të fillim shekullit të k...

TË GJITHË SYTË TE PLANI I TIRANËS! Mapo, 26. 04. 2016

Image
Strategjia mediatike multiaktorëshe për të manipuluar publikun, në lidhje me planin e Tiranës, këto ditë u bë akoma më evidente, kur rreth 20 gazetarë shqiptarë u përgjigjën thirrjes së kryebashkiakut Veliaj për një udhëtim të sponsorizuar në Milano. Mediapartner e z. Rama, Top Channel, e humbi eksluzivitetin dhe shumë gazetarëve, nga më të mirët e mediave më të mira të tregut mediatik shqiptar, ju dhurua së bashku me një fundjavë të gjitha të paguara edhe mundësia perspektive që të kontribuojnë në ngritjen kulturore të qytetarëve të Tiranës deri në atë pikë sa të luten për realizimin e ëndrës së Kryebashkiakut. Roli prej protagonisti nuk ju hoq, dhe nuk mund ti hiqej, kryearkitektit italian të planit të Tiranës, z. Boeri. Ai luajti rolin e të zotit të shtëpisë duke i prezantuar gazetarëve shqiptar kryeveprën e tij arkitektonike, ‘pyllin vertikal’ në Milano. Sidoqoftë, deri në pikën teorike që të na mbushin mëndjen, ngelet një proces i gjatë për të matur empirikisht se, deri në cfar...

SUPERINTERVISTA QË PO NA PARALAJMËRON. Mapo, 21. 04. 2016

Image
Në respekt të këshillave të mjekut dhe disa përfundimeve që kam arritur nga eksperienca jetësore në lidhje me planifikimin për një shëndet të mirë, unë u qëndroj sa më larg që të jetë e mundur komunikime në lidhje, por jo vetëm, me planin e Tiranës. Vrastare kjo për një ekspert që interetesi profesional i kërkon të jetë sy e veshë për të kapur cdo informacion mbi cështjet apo debatet bashkohore të fushës së tij! Por, frytdhënese për shëndetin e një njeriu të paaftë të dëgjoj, diagnostikime “shkencore” të tilla si ‘tërmetet bien se lëviz balena e tretë që mban në shpinë tokën e sheshtë’, dhe të mos i shkoj tensioni 18-të. Në këtë pikë nuk mund të ri dot pa falenderuar qeverisjen, e cila po e trajton cështjen më publike ndonjëherë, planin e Tiranës, sikur të ishte sekret shtetëror. Megjithëse flitet për kushtetutën urbane të qytetit, qytetarët duhet të mjaftohen me ndonjë mesazh alien që vjen nga kryearkitekti i planit të Tiranës, italiani Boeri. Një ndër këto mesazhe eliene arriti ti...

24 TALLJE PUBLIKE ME PUBLIKU! Mapo 13. 04. 2016

Image
‘Planet rregulluese të qyteteve dhe të fshatrave me qëndrat e tjera të banuara brenda tyre, të qëndrave turistike kombëtare dhe studimet pjesore urbanistike, para se të miratohen, i shtrohen gjykimit të masës për një periudhë kohe deri në një muaj’- do të theksonte neni 6 i dekretit nr. 5747, dt. 29. 6. 1978, i Presidiumit të Kuvendit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë ‘Mbi hartimin, miratimin dhe zbatimin e planeve rregulluese të qyteteve dhe fshatrave’! Që, për ta gjeneralizuar dhe për ta aktualizuar kuptimin, do të thotë se nëse Komiteti Ekzekutiv i Rrethit (sot Bashkia), do hartonte një studim pjesor të sheshit Skënderbej për ti ndryshuar formën, funksionin apo përdorimin duhej ta afishonte që masat të shprehnin mendimin e tyre për këtë studim. Një ushtrim i ngjashëm me atë të Planit Frances të qëndrës së Tiranës që u afishua në një ndërtesë të përkohshme në sheshin Skënderbej, në epokën Rama të qeverisjes së Tiranës urbane. E bëra këtë parantezë të mërzitshme por...

OPOZITA E PESË PEMËVE. Mapo, 05. 04. 2016

Image
Partiakja triumfoi mbi politiken, në debatin mbi ndërtimin apo jo të një luna parku në territorin e gjelbëruar të Parkut të Liqenit. Ashtu sikurse pritej dhe sikurse cdo herë, politikja u ekzekutua nga partiakja. Aktorët e shoqërise civile u larguan ose u asimiluan nga strukturat partiake, të cilat tashmë mund të luftojnë mes njëra-tjetrës, në gjuhën e tyre. Pozita me z. Veliaj në ballë, u mbushi mëndjen një pjese të aktorëve shoqëror se aty nuk do të pritet asnjë pemë dhe nuk do të hidhet asnjë metër kub beton. Kurse opozita zyrtare, deputetë dhe koordinatorë të PD-së, bindën pjesën tjetër se ndërtimi i këtij luna parku është e keqja më e madhe që ka gjetur shqiptarët e sotëm. Në fakt, të bën të ndihesh si “jashtë shtetit” kur dëgjon se partitë kryesore shqiptare po kacafyten mes vetes për një cështje pemësh dhe betoni. Sikur kacafytja fizike të zëvendësohej me polemika intelektuale, do ishim gënjyer të gjithë se ‘ata po zihen për të mirën e qytetarëve’! Sepse duhet thënë që në filli...

CMËND PRONARI! Mapo, 24. 03. 2016

Image
Në këto vite tranzicion kemi parë shumë cudira në këtë Shqipërinë tonë të mjerë. Një ndër to, kanë qënë uljet fiktive të cmimeve në dyqanet e butiket e veshjeve. Në fasadat e xhamta të tyre mund të shikoje turli mënyrash vizive për ti bërë klientët të hyjnin e të blejnin veshje me cmime “disa fish më të ulta”. Sidoqoftë, mjaftonte një sy i stërvitur dhe lehtësisht dallohej se cmimet ishin të njëjta me një muaj më parë. Aq konsistente e joproduktive u bënë këto tentativa saqë pronarët as nuk merrnin më mundimin ti ndryshonin apo ti hiqnin. Një ndër to ishte aq goditëse sa më ka ngelur në memorie edhe sot e kësaj dite. ‘Cmënd pronari. Fal produktin e dytë’- ishte promocioni që arriti të tërheqi brenda butikut, shqiptarët e “pamanipulueshëm më” nga mënyrat fiktive të marketingut. Mirëpo, të ndihesh i pamanipulushëm më, nga marketingu, është parakusht që të rimanipulohesh. Sidomos nga pronarët që cmendin dhe dhurojnë. Në të njëjtën skenar gjendemi këto ditët e fundit kur pronari i Tir...

EDUKATORI I POPULLIT! Mapo, 18. 03. 2016

Image
Përvec punëve prej supermeni të këtyre javëve të fundit, kryebashkiaku Veliaj, ju rikthye edhe një prej ëndrave bazike të tij. Ëndrës për të edukuar shoqërinë shqiptare. Thënë më specifikisht edukimit të dynjasë për të pastruar mjedisin rrethues ku jeton. Të djelën që shkoi, kryebashkiaku thërriti gjithë banorët në një aksion për të pastruat qytetin. Zhulit të Tiranës, kryebashkiaku i ka shpallur luftë që para se të punonte drejtpërdrejt për qytetin. Është e papranueshme për nivelin e tij të pastërtisë personale, pislliku që e ka pushtuar Tiranën në katër vitet e fundit, por më acaruesja për nivelin e tij të aktivizimit qytetar, është pasiviteti i dynjasë ndaj kësaj gjëndje. Sikurse edhe në 25 nëntor 2013, kur Eri ishte ministër dhe kërkoi kontributin e gjithë shqiptarëve për të ‘pastruar Shqipërinë në një ditë’, edhe kësaj here unë nuk ju përgjigja pozitivisht. Unë nuk shkova të pastroj, në mënyrë të organizuar e drejtuar nga lart, as zhulin e gjithë Shqipërisë dhe as zhulin e Tiran...

SEHIRHANET E DEMBELAVE ! Mapo, 10. 03. 2016

Image
Ishte zbavitëse të dëgjoje një eksponent të rëndësishëm të maxhorancës, në një emision televiziv, ndërsa ky po shpjegonte super reformat e qeverisjes Rama. Zbavitja i la vendit të qeshurës së fortë të dy opinionistëve dhe drejtueses së emisionit, kur eksponenti ju përgjigj pyetjes së shumëherë përsëritur, për të indikuar një reformë të përmbyllur tashmë të kësaj qeverie. E qeshura më përfshiu edhe mua, dhe besoj shumëkë që e dëgjoi, kur eksponenti përplasi në eterr shprehjen lapidare ‘reforma e Rilindjes urbane’. Për ata që nuk e dinë, partiaku po fliste për një projekt me impakt shumë negativ në demokracinë lokale dhe proceset decentralizuese të vendit. Në fakt, projekti ka valenca negative jo vetëm në kuptim demokratik. Ai gëlltiti 11.2 miliard lekë të shqiptarëve në dy vitet e fundit për ‘rilindjen e shesheve qëndrore të disa qyteteve’, ndërkohë që impakti real në dimensionin urban shkon nga zero drejt negatives. Që të ishim shkencërisht të saktë do ishte mirë të bënim një analizë ...

ËSHTË POLITIKE, O MIK! Mapo, 01. 03. 2016

Image
Debati ndërpartiak se ‘kur iku gjermani i fundit nga Shqipëria’ përvecse më pafruti në këto 25 vjet është edhe simboli i mënyrës sesi bëhet politikë në Shqipërinë e tranzicionit të përhershëm. Mirëpo, vetëm pak ditë më parë media na njohu me një informacion që duket se i rëzon plotësisht të dy “tezat politike” të debatit. Pra gjermani i fundit nuk paska ikur as në 28 dhe as në 29 nëntor 1944. Sepse, gjermani i fundit është akoma në Shqipëri. Ai po ushtron profesionin e arkitektit-urbanist, për një sërë punësh ndërtimore në disa qytete që po rilindin, ku spikat zhvillimi i një kënd lojrash për fëmijët e Tiranës te parku i liqenit. Nuk do ta kishim mësuar kurrë këtë fakt historik, nëse ai nuk do të kishte dalë publikisht në media për të shprehur cudinë e tij, në lidhje me kundështinë e shoqërisë civile ndaj këtij projekti. Më shumë se u cudit, arkitekti gjerman na cuditi, kur pohoi se ishte vet ai që kishte përcaktuar domosdoshmërinë dhe lokalizimin e këndit të lojrave. Me një fjalë, qy...

KAPITULLIMI I KRYEBASHKIAKËVE TË RINJ. Mapo, 17. 02. 2016

Image
Cudia ndodhi! 26 nga kryebashkiakët e rinj nënshkruan marrveshje për hartimin e Planeve Vendore me qeverinë qëndrore. Cudia disafishon përmasat po të kujtojmë vecoritë e karakteristikat qeverisëse të saj: fasadiste, demagogjike dhe populiste; policore dhe qeverisje me një nivel. Dimensioni fasadist, demagogjik dhe populist i kësaj qeverie lexohet shumë lehtë në të gjitha projektet dhe aksionet e saj, mjafton të peshojmë produktin konkret të tyre në shërbim të qytetarëve, në raport me, impaktin viziv e mendor te qytetari që qëndron përball ekranit të televizionit, kompiuterit apo smartfonit. Po kaq evident është edhe dimensioni policor. Policinë e militarizuar - të pajisur me armë të rënda e mjete të konfliktit urban - e parashutuan në cdo cështje të mosfunksionimit të agjensive të shtetit. E dërguan të mbledhi paratë e energjisë elektrike, të prishi dhe të parandaloj ndërtimet paleje, apo të sulmoj e largojë shitësit ambulant. Te dimensioni centralist, do të doja të ndalesha më shumë...

SHTATË CËSHTJE MBI PARKIMIN RINIA. Mapo, 09. 02. 2016

Image
Akoma pa na kaluar coroditja nga vendimi i Këshillit Bashkiak Tiranë për të zhvilluar një parkim nëntokësor te Parku Rinia, mësojmë se administrata Veliaj paska një projekt për të ndërtuar edhe dhjetë të tillë në zonën qëndrore të Kryeqytetit. Bile ky, si një i tërrë, nuk qënka gjë tjetër vecse një nga komponentët e një plani prej pesëdhjet projektesh urbane që administra lokale paska gati për implementim për Tiranën, nën Rilindje! Paralelisht, administrata në bashkëpunim me një arkitekt italian dhe Ministrinë e Zhvillimit Urban ka startuar procesin e hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor, dhe kjo krijon një absurditet logjik. Si mund të dish nevojat dhe të përcaktosh projektet prioritare në qytet nëse nuk ke bërë një plan urban për të!? Kjo është njësoj si, kur shkon te mjeku, pa i thënë akoma shqetësimet që ke dhe pa dalë akoma me një diagnozë, mjeku të të japi një seri recetash me barna, për tu “shëruar”! Në fakt, edhe kjo ndodh me mjeksinë shqiptare kur mjeku është sekser i fa...

LEKSIONI QË PD DUHET TA MARRI NGA VETJA E DY DEKADAVE MË PARË. Mapo, 04. 02. 2016

Image
Pas 25 viteve tranzicion nga ekonomia e centralizuar drejt ekonomisë së tregut një shoqëri, si shoqëria shqiptare, ka nevojë të ulet dhe të mendojë se kush janë arritjet. Ku jemi pas një udhëtimi kaq të gjatë? Pas 25 vjetësh, nëse krahasohemi me veten, nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe. Kemi të njëjtin model ekonomik të 25 viteve më parë: modelin pamodel! Një rëmujë ekonomike nga e cila fitojnë vetëm një kastë e vendosur dhe e konsoliduar mirë pranë politikës. Këta shqyejnë koncensionet dhe tenderat publikë. Me një fjalë: paratë e pjesës tjetër të shqiptarëve të sotëm (taksat) dhe të shqiptarëve të nesërm (borxhin publik). Shtresa e mesme, më së shumti, janë burokratët dhe nëpunësit e shtetit. Vetëm ata kanë një rrogë të përtypshme dhe të sigurtë, të paktën për katër vjet. E keni parë se kjo është një nga betejat më të rëndësishme politike. Partitë janë shumë të ndjeshme ndaj vëndeve të punës në administrate, sepse janë të vetmet që mund të shpërndajnë si favore për mbështetësit e t...

PARKU APO PARKIMI RINIA? Mapo, 25. 01. 2016

Image
Ekzaktësisht 11 vjet më parë mu dha mundësia të materializoja, në një projekt zhvillimor publik, një nga tezat e mia. Ishin muaj e para të qeverisë Berisha, e cila vinte pas një rotacioni politik që zëvendësonte një qeverisje socialiste me një tjetër demokrate. Ky ishte konteksi në të cilin Instituti i Studimeve e Projektimeve Urbane - institucioni ku unë punoja prej disa vjetësh dhe do të punoja edhe disa vite të tjerë - mori detyrën për hartimin e studimit ‘parku i zonës së banimit në aeroportin e vjetër të Tiranës’. Detyra ishte tematike dhe në këtë kuptim i takonte sektorit të ‘hapsirave dhe territoreve të gjelbërta’ dhe mua - si drejtues i tij - ta hartonim atë projekt urban. Entuziazmi i profesionistit u shua kur vështirësitë teknike, të cilave ju dhamë përgjigje teknike, u zëvendësuan me një vështirësi që edhe teknika më bashkëkohore nuk i jep dot zgjidhje. Diskursi luftarak ndërpartiak por duke dëmtuar përfitimet urbane që japin idetë e zgjuara, të qëndrueshme dhe gjithëpërfsh...