KONCENTRIMI NA DOBËSON EDHE PËRBALL KORONAVIRUSIT! Liberale, 06. 04. 2020
Koronavirusi vijon të preki jetët tona, jo vetëm nëpërmjet atyre që dijmë për të, por më shumë nëpërmjet atyre që nuk njohim akoma. Shumë pyetje na mundojnë këto kohë: nga, sa do të zgjasi kjo gjendje e padurueshme (?); deri, te çfarë impakti do të ketë ai në të ardhmen (?), që domosdoshmërisht do të jetë ndryshe. Ajo që më shqetëson më shumë është e ardhmja, sepse vetëm atë kemi në dorë sot. Të sotmen e kishim në dorë vite më parë, dhe duket se kemi dështuar me sukses të plotë, përderisa shumëkush ndihet i frikësuar në këtë realitet. Dhe, këtu nuk e kam fjalën vetëm për realitetin e krijuar nga koronavirusi, por edhe për realitetin përpara tij. Nëse vëzhgon me vëmendje, dëshira për kolektivizëm dhe nostalgjia për k omunizmin po shfaqet gjerësisht këto ditët! Njerëz që nuk ja kanë idenë realitetit të përgjithshëm dhe të koronavirusit në veçanti, po kërkojnë të zhdukin kapitalizmin dhe individualizmin, meqë ata e paskan fajin për gjithçka të keqe që po ndodh. Por edhe njerëz...