PSE RREZIKOJMË NJË KRIZË SHQIPTARE SI AJO E VITIT 2008! Liberale, 23. 03. 2020
Pavarësisht se ku banon në Tiranë, mjafton të dalësh
nga shtëpia dhe në një rreze prej 500 metrash do të dallosh të paktën tre
kantiere ku ndërtohet një pallat i ri. Sidoqoftë, nuk duhet ndonjë vëzhgim i
thelluar empirik, për të kuptuar se Tirana është rikthyer në një kantier të
madh ndërtimi. Për të aritur në këtë konkluzion mjafton të konsultosh buxhetin
e Bashkisë, ku zëri ‘taksa të ndikimit në infrastrukturë’ jep 22 milion euro
ose 30% të të gjithë të ardhurave të saj.
Ndërsa ndërtohen masivisht ndërtesa banimi, lind
natyrshëm pyetja se për kë po ndërtohen këto banesa? Sikurse në cdo treg tjetër,
edhe në tregun e imobiliareve, oferta duhet të takohet patjetër me kërkesën, që
të konsiderohet se kjo sipërmarrje realizon fitim dhe të mos falimentojë. Dhe
këtu lind problemi, sepse janë dy dinamikat po shkojnë në kah të kundërt. Ndërsa
oferta në treg e shprehur nga numri i apartamenteve të reja, po shtohet me
shpejtësi; kërkesa e shprehur me numrin e popullsisë, po ulet me të njëjtën
shpejtësi. Sepse, ndërsa oferta për apartamente të reja në treg po zhvillohet
sipas Planit të Tiranës, i cili beson se Tirana në vitin 2030 do jetë 1.6
milion banorë, duket se kërkesa po shkon
sipas OKB-s, sipas të cilës në gjithë Shqipërinë në vitin 2100 pritet të mbeten
vetëm 512 mijë banorë. Dhe cfarë është më e keqja, të gjitha treguesit,
përfshirë të dhënat zyrtare, dëshmojnë tredin ulës që parashikon një skenar më
të afërt me atë të OKB-s.
Pa hyrë fare te faktorë të tjerë të formimit të
kërkesës, si aftësia paguese e popullsisë që lidhet me mundësinë ekonomike të
qytetarëve për të blerë një apartament të ri megjithëse mund tju duhet, apo
niveli i strehimit të popullsisë që lidhet me nevojën e qytetarëve për një
banesë të re megjithëse mund të kenë fuqi blerëse, të cilat duhet pranuar se
nuk shkojnë në favor të forcimit të kërkesës, le të mbetemi vetëm të numri i
popullsisë që përbën faktorin kryesor të kërkesës!
Me pak fjalë, sot ne shtojmë stokun e banesave, në
një kohë kur nuk na duhen më të tilla, dhe kjo do sjelli pashmangshmërisht
ditën kur banesat tona do vlejnë më pak! Po punë e madhe, do thoshte një
optimist, do varfërohemi të gjithë njësoj. Në fakt, edhe kjo nuk është saktë,
por edhe sikur të jetë, situata nuk do mbetet me kaq sepse një pjesë e jona
këto apartamente i kemi blerë me kredi ku apartamenti është kolateral, dhe nëse
ti nuk e paguan dot këstin e kredisë, banka ta merr atë. Si përfundim ti mbetesh
i pastrehë, kurse banka ka ca apartamente që vlejnë më pak se paratë që ka
kredituar, kështu kriza kalon në financë dhe prej aty në të gjithë ekonominë e
vendit.
Kjo ndodhi në vitin 2008 në Shba, sigurisht jo se u
dhanë leje ndërtimi pa hesap apo sipërmarrja amerikane ndërtoi pa hesap, por
gjithësesi u prish raporti ofertë-kërkesë në tregun e banesave, njësoj sikurse
edhe në Shqipëri. Opozita e Bill Klinton, kishte identifikuar një
“problematikë” në cështjet e pronësisë së banesave. Niveli i familjeve që
zotëronin një banesë në USA në 1992 ishte vetëm 64%, pra vetëm 64% e
amerikanëve zotëronin titullin e pronësisë së banesës së tyre, dhe kjo duhej
rritur. Kështu presidenca Klinton vendosi të ndërhyj, nëpërmjet
dy agjensive si Fannie
Mae dhe Freddie Mac, të cilat janë kompani hipotekash të mbështetura nga
qeveria.
Si
lider të tregut, ato ulën standartin e hipotekave që blinin nga bankat, dhe
kështu bankat, si cdo lojtar në tregun e lirë, ulën standartet për dhënien e
kredive hipotekore, që të kënaqnin klientët e tyre të fuqishëm, sikurse ishin
dy kompanitë e mbështetura nga qeveria. Me uljen e nivelit të ‘pagesës së
menjëhershme’ dhe shkallës së ‘nivelit të besueshmërisë së klientit’, që ishin
dy kushtet për të cilat bankat jepnin kredi hipotekore, të gjithë filluan të
blinin banesat e tyre. Rritja e nivelit të familjeve që zotërojnë
banesën e tyre, sigurisht që është një gjë e mirë, dhe ju pëlqeu edhe
presidencave të tjera vijuese, të cilat e mbajtën këtë projekt të strehimit të
përballueshëm.
Bile
ndodhi edhe një gjë tjetër e mirë, njësoj si në Tiranë cmimi i banesave u dyfishua. Si mund të ndodhte ndryshe, nëse kredia merret
lehtë, të gjithë duan të blejnë dhe kjo rrit kërkesën për të njëjtën ofertë.
Kështu ndodh në një treg të lirë, se në Tiranë cmimi rritet edhe pa kërkesë
fare. Mirëpo, tregu i lirë ka edhe një mangësi tjetër, ai është i sinqertë, ai
nuk spekulon dot. Kështu që, erdhi një ditë ku cmimet u rritën aq sa pakush
mund të blinte, dhe shumëkush nga ata që kishin blerë nuk mund ta paguanin më
kredinë. Rezultati ishte se cmimet e shtëpive shkuan në tokë, dhe dëmtuan
pronarët e tyre por edhe bankat e kompanitë që i kishin siguruar ato hipoteka.
Këta të dytët futën botën në krizë financiare e ekonomike, kurse të parët
mbetën pa shtëpi si më parë.
Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
Dhe E.T.C.
Email { dawnacuna314@gmail.com }
Whatsapp: +2348032246310