NË MBROJTJE TË KUSHTETUTËS! Liberale, 02. 03. 2020
Të
hënën e 2 marsit Presidenti ka ftuar dhe pret të takohet me sovranin në bulevardin
“Dëshmorët e Kombit”, për të firmosur ‘Dekretin e parë kundër grushtit të shtetit’,
sikurse thotë ai vet. Megjithëse nuk është e qartë për cfarë dekreti konkret
flet Presidenti, kërkesa e tij ‘për të
lidhur një Beslidhje, për të shpartalluar regjimin e oligarkëve dhe mafiozëve
dhe të mafias ndërkombëtare, që ka dhunuar sovranitetin kombëtar!’, duhet
vlerësuar dhe respektuar me pjesmarrje! Regjimi fashist i Rilindjes, përtej
akuzave me dimensione ndërkombëtare të cilat do presim të na i dëshmoj
Presidenti, është fakt i padiskutueshëm dhe nuk mund të tolerohet më.
Fashistizimi
i Shqipërisë nisi me veprime të drejtpërdrejta në territor të institucioneve të
qeverisjes qëndrore në shkelje të autonomisë lokale, duke gllabëruar cdo
funksion të qeverisjes vendore, nga kontrolli i territorit për ndërtime paleje,
me leje dhënien ndërtimore, deri te listat e përfituesve nga ndihma sociale dhe
programet e strehimit social. Vijoi me pushtimin e qëndrave të qyteteve me
projektin e ‘Rilindjes Urbane’ ku duke injoruar nevojat dhe specifikat lokale u imponua estetika personale e
Udhëheqësit, dhe dominimin dhe kontrollin e ‘ngjarjes më të rëndësishme të
demokracisë ’ në qytet, sikurse është hartimi i Planeve Territoriale Vendore!
Ekzekutimi
i Pushtetit Vendor, në Shqipërinë fashiste vijoi në gusht të 2014-ës me ligjin
‘Për planifikimin e territorit’. Ndërsa, në Shqipërinë komuniste Planet Vendore
i miratonte Komiteti Ekzekutiv i Rrethit, në Shqipërinë fashiste këtë pushtet e
ka vetëm Këshilli Kombëtar i Territorit, apo thënë thjeshtë Udhëheqësi. Duke
qënë se paratë’ për pushtenin vendor i ka në dorë Udhëheqësi, Kryebashkiakët ishin
nën kontroll të plotë. Ata që mbeten janë antarët e Këshillit Bashkiak, gjysmat
prej të cilëve i emëron vet, kurse gjysmës tjetër ju vuri mbi shpinë Prefektët
gjeneralë të Traktatit të Varshavës, të cilët do t’ju ‘verifikojnë vlefshmërinë
e vendimeve’.
Asgjë
nga këto nuk na bëri përshtypje, sepse nuk kuptojmë që qeverisja shumë-nivelëshe
dhe autonomia e pushtetit vendor, janë bazike për një qeverisje të demokracisë
liberale. Pa to, konseguenca logjike është koncetrim i pushtetit politik e
ekonomik në pak duar, apo sikurse do ti quanin shkencat politike, oligarki
socialiste apo nacional socialiste. Nuk u shqetësuam as kur veprimet qeverisëse
dhe ndryshimet e legjislacionit ju kthyen zvogëlimit të lirive të qytetarit.
Sepse, fashistizimi i Shqipërisë vijoi duke konvertuar në cështje
policore, cështjet ndërtimore dhe urbanistike që trajtonte Inspektoriati
Ndërtimor Urbanistik. Ai u quajt Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së
Territorit, thua pritej ndonjë pushtim i huaj, dhe u inkorporua në Ministrinë e Brendshme. Ku së bashku me
policinë e militarizuar, terrorizoi cdo shqiptar që lyente shtëpinë nëpërmjet operacionit
urbanistiko- policor dhe e mbështur nga ndërhyrje fashiste në legjislacion.
Sepse rreth pesë vjet më parë, në 1 Shkurt të vitit 2015,
hyn në fuqi disa ndryshime në Kodin Civil të Republikës në lidhje me ndëshkimin
që ligji i jep individëve që ndërtojnë paleje, sipas të cilave ndërtimi paleje
nuk do të dënohet më me gjobë, por me burg. Me një fjalë, në Shqipërinë
fashiste të ndërtosh paleje ‘shkon në burg’, në një kohë kur në Shqipërinë
komuniste për të njëjtin “krim” mund të dënoheshe ‘me qortim shoqëror ose me
gjobë deri në 1.000 lekë’.
Arsyet pse një qytetar i Shqipërisë fashiste do të
ndërtonte paleje, janë të shumta dhe i detyron vet qeveria. Disa muaj më parë
se të ndryshohej Kodi Civil, për të burgosur njerëzit që ndërtojnë paleje,
Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi që lejet e ndërtimit, prej atij moment
ti jepte Udhëheqësi. Pra, nëse në Shqipërinë komuniste leje ndërtimi mund të
merrje edhe te këshilli popullor i lagjes apo fshatit, në Shqipërinë fashiste
ose do merrje lejen te Udhëheqësi, ose do shkoje në burg. Më tej, ky funksion u
“decentralizua” te Kryebashkiaku i përzgjedhur nga Udhëheqësi, por nën
kontrollin e rreptë të një instucioni të qeverisë qëndrore, ndërkohë që vet Ai,
mund të japi leje pa ju nënshtruar normave dhe kushtëzimeve që vendos
legjislacioni.
Por ajo që i bëri bashkë varrosjen përfundimtare të
pushtetit vendor dhe grabitja e sovranitetit të qytetarit, ishte reforma
administrative-territoriale. E kemi emëruar këtë qeveri me cilësorin fashiste,
por jam i bindur se as fashistëve klasik, nuk do ju shkonte në mëndje të
përdornin propogandë decentralizuese dhe forcimi të qytetarit në vendimarrje,
për të kryer operacionin më centralizues dhe zhveshësh nga sovraniteti, sikurse
ishte reforma adminstrativo-territoriale.
Sigurisht, që për dikë këto veprime qeverisëse, që krijojnë
legjislacion të ri apo shtrëngojnë zbatimin e legjislacionit ekzistues, janë një
hap përpara në ‘rritjen e nivelit të zbatimit të ligjeve’! Porse për mua është
thjeshtë koncentrim i pushtetit politik në vetëm pak duar, dhe po ti shtojmë
edhe PPP-të, dhe Korporatën e Investimeve, ku pushteti politik dhe ekonomik
bëhen një trup i vetëm dhe në duart e tyre nuk mbajnë më vetëm ligjbërjen,
ligjzbatimin, por edhe buxhetin publik të 30 viteve në vijim, pronat publike
dhe pronat private në Shqipëri; kthehet nga një oligarki e përkohshme, sikurse
shpresonim këto vite, në një oligarki të konsoliduar fashiste.
Për
dikë tjetër ka më shumë hapsira ku qeveria ka shkelur Kushtetutën, por për mua
mjaftojnë këto që rendita. Prandaj unë do jem sot në manifestimin e Presidentit,
do isha edhe 5 vjet më parë nëse dikush do ta kishte thërritur. Sepse
Kushtetuta është e vetmja gjë që na mban bashkë dhe të lirë, në të kundërt, cdo
njëri është: një individ që duhet të veprojë i vetëm për të mbrojtur
dinjitetin, jetën dhe pronën; ose një skllav i një grushti oligarkësh, sikurse duket
se jemi kthyer.
Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
Dhe E.T.C.
Email { dawnacuna314@gmail.com }
Whatsapp: +2348032246310