TË GJITHA RRUGËT LOGJIKE TË COJNË NË MBROJTJE TE KUSHTETUTES! Liberale, 09. 03. 2020
Java
që kaloi ndërtoi dy tema në debatin publik, e para rrotullohej ndaj pyetjes se
cfarë do ndodhi në 15 Mars. Presidenti, premtoj se në këtë ditë do të shkoj në
sallën plenare të Kuvendit dhe do të shpërndajë atë, nëse maxhoranca nuk reagon
dhe largohet nga rruga antikushtetuese në të cilën ndodhet. Kurse dyta, ka
lidhje me manifestimin e 2 Marsit, në vetvete, dhe vërdalloset ndaj cështjes a
ka të drejtë Presidenti të organizoj një event të tillë social, duke qenë se
roli i tij e lyp, të jetë mbi palët, ndërkohë që pozicionimi i tij duket si i
rreshtuar me opozitën; dhe a humbet dimensionin moral manifestimi -që shpesh e
ngatërojnë me një protestë antiqeverisëse- përderisa atë po e drejton një
politikan gjerësisht i akuzuar për sjellje të njëjta, sikurse drejtuesit e
qeverisë.
Këta
të dytët e nisin arsyetimin nga një premisë, gjerësisht e përhapur, sipas të
cilës që gjërat të ndryshojnë duhet të largohet kasta politike si një e tërrë,
dhe në këtë konteks nuk mund të mbështet asnjë aksion politik që origjinalizon
nga njerëzit që kanë drejtuar Shqipërinë prej 30 vjetësh. Ndaj kësaj logjike, do
rikujtoj se aspirata e ngjashme e shqiptarëve se ‘Shqipëria do të “rregullohet”
kur të largohet Nano dhe Berisha’, nuk ka solli ndonjë produkt pozitiv,
megjithëse ata u larguan. Kjo e fundit, e shprehur me një fjali të vetme, është
e vështirë të kuptohet në formën që e prezantova unë, por nuk na prish ndonjë
punë të madhe përderisa interesi në këtë shkrim të shkurtër opinioni qëndron në
disa dakortësi, jashtë të cilave, nuk mund ta gjykojmë si duhet Manifesitimin e
2 Marsit, por edhe nuk mund të kemi pritshmëritë e duhura për 15 Marsin.
Kuptimi
i parë i përbashkët që duhet të ketë shoqëria shqiptare, është se ka një dallim
të madh midis një ‘proteste kundër qeverisë’ dhe një ‘manifestimi në mbrojtje të
Kushtetutës’. Nëse e para kërkon kundështi opozitare të mbështetur në ideologji
politike kundër aktivitetit qeverisës së një partie tjetër, dhe synon rotacionin
e partive në pushtet; e dyta kërkon frymëzim shoqëror mbi liritë bazike të
individit, dhe synon ringritjen e institucioneve të dëmtuara dhe rivendosjen e
Rendit Kushtetues, por jo domosdoshmërisht sjell rotacion, megjithese
teorikisht rotacioni e shoqëron. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse një pjesë
e pjesmarrësve shkuan të rëzonin qeverinë, kurse një pjesë e mospjesmarrësve
nuk shkuan vetëm sepse nuk donin ta rëzonin atë!
Cështja
e dytë që ka nevojë të trajtohet, ka lidhje me opinionionet që thonë se Meta ka
frikë nga drejtesia e re, që është bërë e drejtë. Pra, sipas kësaj linjë mendimi,
që u mbështet shumë edhe nga qeverisja, lëvizja e Metës nuk ka lidhje me
shkeljet Kushtetuese të maxhorancës, por me faktin se po instalohet një
drejtësi e drejtë, dhe meqë Meta ka shkelur ligjet në kohën kur ka qënë në
ekzekutiv, dhe po shkel Kushtetutën tani që është në Presidencë, ka frikë nga
veprimi i saj. Me një fjalë, nëpërmjet manifestimit, Meta po shantazhon Ramën,
që ky i frikësuar se mos Meta e rëzon nga pushteti, nuk do lejoj, për të mos
thënë, nuk do shtyj drejtësinë e re të veproj mbi të.
Për të
qenë i moralshëm, unë nuk e di cfarë ka në mendje Presidenti dhe pse e thërriti
ai manifestimin e 2 Marsit, por unë di që linja e mendimit se ‘Meta po shantazhon Ramën,
që drejtësia të mos e preki’ nuk bën kuptim logjik. Nëse drejtësia po bëhet e
drejtë, aq sa Meta ka frikë prej saj, atherë cfarë ndihme i siguroi manifestimi?!
Drejtësi e drejtë, do të thotë drejtësi e pa kontrolluar nga askush, dhe në
rastin kur pranohet se Rama po e kontrollon, atherë drejtësia e re nuk qënka e
drejtë, por e varur nga politikanë të ndryshëm nga ata që e kontrollonin më
parë. Kjo, përvec shumë gjerash të tjera, na tregon se marrja në mbrojtje e
Kushtetutës qënka një domosdoshmëri, edhe sipas linjës së mendimit se Meta nuk
ka hallin e Kushtetutës, por të vetes.
Ngjarja
më kujtoi një pjesë së shoqërisë shqiptare, kur na thonin se USA nuk e cliroi
Irakun në respekt të lirisë, por për ti marrë naftën. Mirëpo, kur Usa cliroi
edhe Kosovën, ku nuk ka asgjë për të marrë, këta nuk u tërhoqën nga vija e tyre
logjike. Cuditërisht ata që na thonin se Usa nuk vepron për lirinë por për
interesa të ngushta të saj, janë të njëtët me këta të sotmit. Dhe këtu vijmë te
cështja e tretë, referuar së cilës mund të themi se, në botë dallohen dy lloje
shoqërish. Shoqëri që fokusohen te politikani, të cilat i marrin vendimet në
lidhje me ‘një projekt politik’ në raport me ‘autoritetin e atij që e prezanton
atë projekt’, pavarësisht projektit konkret; dhe ato që fokusohen te projekti,
të cilat i marrin vendimet në raport me ‘dobishmërinë e projektit’ pavarësisht
kush e prezanton atë! Prandaj, ne duhet të mbështesim projektin për të mbrojtur
Kushtetutën jo për atë që e prezanton por sepse ai është në përputhje me
interesin tonë.
Dhe së
fundi, dicka e rëndësishme na vjen nga historia. Masivisht gjyqërit tanë, në
vitet 1942-1947 zgjodhën të mbanin anën e komunistëve, që do të vendosnin
drejtësinë. Ata premtonin se do fusnin në burg elitën e korruptuar të vendit,
si politikanët tradhtarë dhe të pasurit dhe që kishin vjedhur popullin fukara. Gjyshërit
tanë vendosën të mos besonin klasën e vjetër e të diskretuar politike, kur ajo
po i paralajmëronte për të këqiat e komunizmit, por të mbështesnin drejtësinë e
re shoqërore që po vinte. Të gjithë e dijmë se cfarë solli drejtësia komuniste,
sikurse dijmë që dikush nga politikanët e 1920- 1944 kishin përfituar
nga pushteti që kishin ushtruar! Edhe në respekt të mësimeve të historisë,
duhet të mendohemi më gjatë përpara se të vendosim.
Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
Dhe E.T.C.
Email { dawnacuna314@gmail.com }
Whatsapp: +2348032246310