IMOBILIARET E TIRANËS, TË BERLINIT DHE NJË LEKSION NGA ËASHINGTON D.C.! Liberale, 16. 03. 2020
Cuditë nuk kanë të sosur në këtë vendin tonë të
vogël, ndërsa një qytetari nuk i lejohet të përdori automjetin as për të shkuar
të vizitojë prindërit apo për ndonjë detyrë akoma më urgjente, mjetet e
ndërtimit shëtisin dhe stacionohen kudo
nëpër qytet.
Njësoj si pak muaj më parë, kur e gjithë popullsia e Tiranës dhe
Durrësit u sulmua nga tërmeti, e vetmja që punonte ishte industria e ndërtimit!
Duket sikur e vetmja gjë që dijmë të bëjmë, jo vetëm në kohë të paqtë por edhe
në këto ditë të frikshme, është të betonojmë. Ndërsa popullsia e vendit
zvogëlohet, ekonomia kombëtare tkurret dhe ajo familjare tretet, cmimet e apartamenteve
në Tiranë rriten pa tavan!
Aq shumë u rritën cmimet e imobiliare në Berlinin e
Gjermanisë së madhe, saqë e detyruan qeverinë vendore të ndërhyj në tregun e
lirë. Ajo vendosi të bllokoj për pesë vjet rritjen e mëtejshme të cmimeve të
qirave për rreth 1. 5 milion banesa të qëndres së qytetit. Për opozitën e
atjeshme, por edhe për mua, kjo është
një masë socialiste që më shumë do prishi punë, sesa do të rregulloj, por le ti
lëmë gjermanët sovran të fatit të tyre, e të shohim punët e vendit tonë të
vogël.
Sepse, megjithëse duket si e njëjta dukuri në tregun
e pasurive të paluatshme, ka disa dallime evidente. Së pari, në Berlin po
rriten vetëm cmimet e zonës qëndrore të qytetit, dhe jo si në Tiranë ku cmimet
po rriten kudo. Së dyti, popullsia e Berlinit po rritet sikurse e gjithë
popullsia e Gjermanisë për shkak të migracionit hyrës, dhe jo si në Tiranën e
Shqipërisë që po shpopullohet nga emigracioni.
Përvec dalimeve ka edhe një të përbashkët, sepse
edhe qeveria lokale e Berlinit edhe qeveria lokale e Tiranës, e ndjejnë veten
si ‘pronarë të Epërm’, për të përdorur një term të Herbert Spenser, të
pronësive private në qytetet e tyre, dhe kështu i njohin vetes të drejtën të
ndërhyjnë në tregun e lirë. Administrata
e Berlinit mendon se mund të pengoj pronarët e paktë të banesave të
rrisin cmimin e qirave, duke ndihmuar shumicën e qytetarëve që nuk paguajnë dot
qiratë e rritura! Por edhe, administrata e Tiranës mendon se mbart të drejtën
të rrezikoj c’vlerësimin e pronësive të shumicës së qytetarëve, për të
preferuar me leje ndërtimi një pakicë ndërtuesish!
Mirëpo edhe në këtë ka një dallim thelbësor, sepse
në Berlin po synohet të mbrohet shumica duke dëmtuar pakicën, kurse në Tiranë
është e kundërta, po synohet të ndihmohet pakica duke dëmtuar shumicën, por
sidoqoftë nuk është ky thelbi. Thelbi i shkrimit të sotëm është tregojë se, sa
herë ndërhyn qeveria në punët e tregut, vecanërisht në atë të pasurive të
patundshme, dhe akoma më shumë kur ndërhyn si në rastin e Tiranës, kriza e atij
tregu është thjeshtë cështje kohe.
Të paktën këtë leksion morrëm, ose më sakt duhet të
kishim marrë nga kriza e financave të larta, të nisur në Ëashington D.C., për
tu shpërndarë në të gjithë botën në vitin e mbrapsht 2008-të.
Sikurse cdo krizë tjetër, edhe ajo që shpërtheu në
2008, porse nisi të formësohej që në vitin 1992. Dhe ky është leksioni i parë
që duhet të marrim për krizat, megjithëse shumë i vjetër, për ne shqiptarët nuk
është leksion aq familjar. Krizat ekonomike gjithmon nisin disa vite përpara se
të shpërthejnë dhe ai është rezultat i arritjes së një mase kritike të lëndës
së mbledhur në vite që nuk mund të qëndroj më brenda membranës, prandaj krizat
shpesh quhen ‘tullumbace’ apo ‘fllucka’.
Leksioni i dytë që duhet të marrim nga kriza e vitit
2008 është se ato gjithmon vijnë si pasojë e ndërhyrjejes “rregulluese” të qeverisë. Nuk mund ta them në rastin e
Shqipërisë, por në dy rastet e tjera, si në USA edhe në Gjermani, dëshira e
mirë e qeverisjes është evidente. Ato kanë synuar të ndihmojnë shumicën, por
edhe në këtë rast kriza është e pashmangshme. Pavarësisht se cfarë na thanë
media për të “pangopurit” e Ëall Street,
e vërteta e krizës së vitit 2008 është ndryshe!
E vërteta e krizës së vitit 2008, dhe ky është
leksioni më i dobishëm që mund të marrim prej saj, është se ajo erdhi si pasojë
e politikave të strehimit të përballueshëm. Opozita Klinton, kishte
identifikuar “problematikën”se vetëm 64% e familjeve amerikane kishin mundësinë ekonomike të
zotëronin një banesë.
Kështu presidenca Klinton vendosi të ndërhyj, dhe ndërhyrja solli krizën. Duket
se Berlini nuk e morri këtë leksion, përderisa ka vendosur të ndërhyj në një
prej tregjeve më të ndjeshëm. Kurse nga Tirana nuk duhet të presim të kuptoj,
ajo është e qartë në atë që po bën dhe me koshiencë të plotë po mundohet ta
shtyj shpërthimin e ‘fluckës’ për një kohë tjetër!
Comments
Post a Comment