LEJE QEVERISËSE PËR TË DALË NGA SHTËPIA! Liberale, 30. 03. 2020
Ndërsa u përmbyll java e tretë e izolimit,
shqiptarëve do ju duhet të marrin leje nga qeveria për të bërë blerjet e ditës.
Pra, duhet të shkruajnë elektronikisht një kërkesë, dhe vetëm pas aprovimit do
të mund të dalin për të blerë ushqime apo ilace. Shumë nuk e kanë pritur mirë
këtë strukturë të re të jetës urbane, por pakkush shprehet qartë. Shpesh herë
ngjan sikur kundështia është thjesht inatçore, meqë shtrëngimi është vendosur
nga një kryeministër që urrehet gjerësisht nga publiku.
Dy janë qëndrimet racionale për këtë shtrëngim ndaj
lirive të individit, nëse e zhveshim nga qëndrimet: kundër, vetëm ‘se e thotë
satrapi’; dhe pro, vetëm ‘se e thotë Prijësi’.
I pari është dakortësia me kufizimin, mbi argumentin ‘se vetëm të izoluar mund
të luftojmë koronavirusin’; kurse i dyti është kundështia, mbi argumentin ‘se shtrëngimi
nuk është i domosdoshëm, sepse individi është vet i përgjegjshëm’. Në fakt këtu
ndahen edhe e majta, që nuk ka besim te përgjegjshmëria e individit por te ajo
e qeverisë, nga e djathta që ka në thelb lirinë e individit për të marrë
vendime dhe për të mbajtur përgjegjësi për vendimet e marra. Sidoqoftë, çdo
individ duhet ta gjej midis këtyre dy alternativave përgjigjen për
legjitimitetin e shtrëngimit qeverisës.
Për të ri-ardhur në temë, unë mendoj se Prijësi
fuqiplotë, po përdor një rrezik real për të fuqizuar më tepër vetveten. Nuk do
të thonim ndonjë gjë të re, nëse dëshirën për të fuqizuar vetveten duke
zvogëluar rolin e pushteteve të tjera dhe veçanërisht të individit do ta
identifikonim si karakteristikë të kësaj qeverije. Por, në këtë rast bëhet më e
rrezikshme sepse justifikimi është i shkallës superiore, ‘qeveria po zvogëlon
liritë e individit për të shpëtuar jetë njerëzore’!
Dhe këtu lind pikëpyetja e parë, nëse nuk kemi besim
te përgjeshmëria e individit për të ruajtur jetën e vet, si mund të kemi besim
se qeveria do të jetë më e përgjegjshme se individët për të ruajtur jetën e këtyre?!
Një besim i tillë nuk bën kuptim logjik, të paktën jo në demokracinë liberale që
ne mendojmë se po ndërtojmë, ku edhe qeveria përbëhet nga individë si të gjithë
individët e shoqërisë. Por, patjetër që ka kuptim në regjime sunduese, atje ku
pranohet se sundimtari i plotë-fuqishëm është përzgjedhur nga Krijuesi dhe
vepron i ndriçuar prej Tij. Pikëpyetja e dytë qëndron në shqetësimin racional,
a mund të na mbrojë ‘leja për të dalë’ e
dhënë nga qeveria nga rreziku i koronavirisit?! Unë do të thoja se kjo leje e
qeverisë do na mbrojë aq sa mbrojti qytetet nga kaosi urban ‘leja e ndërtimit’
që jepte qeveria. Vështirë të besohet se një copë letër, apo akoma më pak, një
shënim elektronik, do bënte këtë magji, nga policia e militarizuar e Prijësit,
mund të kemi frikë ne, por dyshoj se virusi do impresionohej.
Mirëpo, ka edhe një pikëpyetje të tretë, që kërkon
arsyetim. Mirë një individ mban përgjegjësi vet për rezultatin e vendimeve të
tija, por për rezultatin që kanë vendimet e tij në jetën e të tjerëve, kush
mban përgjegjësi?! Që do të thotë, nëse një individ preket nga virusi dhe për
këtë mban përgjegjësi vet, por për të tjerët që mund të infektohen prej tij mos
është më mirë të mbaj përgjegjësi qeveria. Dhe këtu qëndron thelbi i arsyetimit
të etatistëve të fshehur. Këta nuk e thonë dot se besojnë te sundimi i qytetarëve
nga qeveria, dhe në këtë kuptim nuk e propogandojnë dot hapur shtrëngimin e
shtetasve si e metodë e mirë qeverisëse në vetvete, kështu që e propogandojnë
si një veprim të detyruar për të mbrojtur shoqërinë si një e tërë. Kjo është edhe qasja e qeverisë, e cila edhe
veprimin më individual që është kërkuar ndonjëherë nga individi, sikurse është
distancimi individual, kërkon ta kthej në një akt të kontrolluar nga qeveria.
Në fakt, kjo pikëpyetja e tretë është thjeshtë
propogandë, sepse nuk mbart asnjë arsyetim racional. Një qytetar është ose i
përgjegjshëm dhe vet mbrohet e ruan të
tjerët, ose është i papërgjeshëm dhe duhet ta mbrojë qeveria. Pavarësisht se
cilin nga dy variantet do të pranojmë referuar formimit politik që kemi, duhet
ta pranojmë atë për të gjithë shqiptarët, sepse nuk mund të kemi një qeverisje
për të përgjegjshmit, dhe një tjetër për të papërgjegjshmit. Apo akoma më keq,
të kemi një qeverisje të vetme por që i trajton të gjithë qytetarët si të
papërgjegjshëm, meqë ekzistojnë disa të tillë. Për më tepër, sado të
papërgjegjshëm të jenë qytetarët nuk është leja që jep qeveria, por ruajtja e
distancave individuale dhe higjena personale që na mbrojnë nga virusi.
Prandaj, të zbatojmë rregullat teknike që na mbrojnë
nga koronavirusi dhe të durojmë shtrëngimin e qeverisë derisa ky kërcënim
biologjik për jetën të largohet, sepse zgjidhje tjetër nuk ka. Dhe pas kësaj, të
nisim edhe një luftë frontale kundër virusit të mendësisë etatiste, që na udhëheq
prej 70 vjetësh, dhe që na prodhon Prirësa dhe qeverisje të tilla sundimtare.
Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
Dhe E.T.C.
Email { dawnacuna314@gmail.com }
Whatsapp: +2348032246310