DEPOZITAT E UJIT NË TERRACË SI SIMBOLIKË E INSTITUCIONEVE SHQIPTARE! Liberale, 27. 02. 2020
Dy ishin inisiativat e administratës së bashkisë
Tiranë, pas tërmetit të 26 Nëndorit të vitit të kaluar, dhe të dyja për tu përshëndetur
e mbështetur. Inisiativa e parë kishte të bënte me bllokimin e proceseve të lejedhënies
ndërtimore në territorin në juridiksionin e saj, përfshirë edhe ato kërkesa për
leje që ishin në shqyrtim. Gjë shumë e mirë kjo në respekt të situatës urbane
që po kalon qyteti në shumë dimensione demografike, mjedisore dhe estetike, por
vecanërisht për domosdoshmërinë që kanë për tu rishkruar legjislacioni dhe
normativat e ndërtimit, që kanë lidhje me vlerësimin e truallit të ndërtimit
dhe qëndrueshmërinë mekanike të ndërtesave.
Inisiativa e dytë, ajo për të cilën jemi të
interesuar, ka lidhje me heqjen e depozitave të ujit nga terracat e pallateve.
Edhe kjo, një nisëm shumë pozitive nëse e vëzhgojmë vetëm nga prizmi i ndikimit
të peshës së tyre në aftësinë mbajtëse të një ndërtese. Një godinë mund të
shfaqet shumë më vulnerabël ndaj goditjeve nga tërmeti nëse në shpinë ka
ngarkesa shtesë, të cilat nuk janë llogaritur në projekt. Qëndrueshmëria, apo firmitas sikurse e quante Vitruvius,
arktitekti dhe teoricioni i parë i njohur i arkitekturës, është më parimi më i
rëndësishëm i ndërtimit. Prandaj ai, dhe shumë të tjerë pas tij, e vendosnin të
parën në vargun: firmitas, utilitas dhe venustas.
E thënë thjeshtë, një komb që vendos njeriun të
parin, të parën gjë që bën pasi ka pësuar dëme të tilla në njerëz, është kthimi
i ndërtesave në gjendje fizike sa më të afërt me atë të projektuar. Në këtë mënyrë,
ka të drejtën të konsiderohet si një komb normal, që në një masë të minimale, i
ka shërbyer evolucioni i shkencës dhe teknikës në këto dy mijë vitet e fundit.
Sepse, për të përdorur një koncept tjetër vitruvian, në fund të fundit,
arkitektura është matematikë e aplikuar.
Mirëpo, ka dy prizme të tjera nga ku mund ta shohim
këtë nismë të administratës së bashkisë, njëra nga të cilat është se po hoqën
depozitat nga terracat, banorët e qytetit mbeten pa ujë. Nuk e di sesi
funksiononte puna e furnizimit me ujë në kohën e Vitruvius, kishte me orar apo
kishte gjithë ditën, por sot në Tiranë, nëse heq depozitat mbetesh pa ujë. Të
paktën për banorët, e 4 mijë pallateve të ndërtuara në kohën e lavdishme të
Xhaxhit që e kujtojmë me nostaligji, është kështu!
Parë nga një prizëm i tretë, është fakti se ku do ta
gjej të drejtën morale administrata e bashkisë të vendosi për heqjen e
depozitave private nga terracat në bashkëpronësi private!? Kjo është cështja
themelore. Le të themi se ligjërisht e ka vet në dorë. Bën vet një draft ligj,
e kthen në ligj në Kuvendin e Kapitenit, ja con ligjin në dorë Inspektoriatit
të Mbrojtjes së Territorit, që sikurse policia e militarizuar është pjesë e
Ministrisë së Brendshme, dhe ja ku u zgjidh. Porse mbetet legjitimiteti moral,
sepse këtë projekt bashkia Tiranë e nisi edhe para katër vjetësh, të shoqëruar
nga premtimi se qytetarët do kenë ujë në cezma nga rrjeti 24 orë në ditë, por
nuk e bitisi dot.
Megjithëse ka argument më të fortë, sepse nuk mund
të gjendet një argument më i fortë se tërmeti, administrata lokale e Tiranës
edhe kësaj here nuk do ta bitisi këtë inisiativë. Jo sepse nuk e sajon dot
legjitimitetin ligjor, as sepse shqetësohet për legjitimitetin moral të
veprimeve të saj. Por, sepse depozitat në terracat e pallateve janë simbolika e
tranzicionit tonë të tejzgjetur që nuk u kthye dot kurrë në demokraci, dhe
bashkia Tiranë nuk mund të mohojë thelbin e vetvetes!
Në fakt, tranzicioni ynë i tejzgjatur, janë
institucionet tona shtetërore të pabitisura. Institucionet tona jo vetëm planet
e projektet i lënë rrugëve, por nuk arrijnë dot as të bitisin vetveten. Të
paktën, jo në formatin e vendeve demokratike, qoftë edhe të demokracive
hibride. Kurse depozitat e ujit në terracat e pallateve janë simbolika e
shterpësisë së këtyre institucioneve, e
cila vërtetohet edhe nga kjo cështje. Nëse paratë që shqiptarët kanë shpenzuar
për të vendosur këto depozita që po kërkohet të hiqen, do të ishin shpenzuar
për të ndërtuar rrjetin e shpërndarjes së ujit, sot në cezma do kishte ujë 24
orë në ditë nga rrjeti dhe nuk do kishim nevojë për depozita.
Shpejt edhe lejedhënia ndërtimore do të rikthehet,
sepse institucionet që kanë për brendi tranzicionin, nuk mund të projektojnë
asgjë të ndryshme vec modelit të ndërtimi i pallateve. Nuk dijnë të bëjnë gjë
tjetër, disa të firmosin leje dhe të shpenzojnë taksat, kurse të tjerët të
ndërtojnë dhe të paguajnë nga paratë që ju marrin shqiptarëve që migrojnë në
Tiranë, të mashtruar nga propaganda ‘sa e bukur është jeta në Tiranë’ e atyre
që japin leje e shpenzojnë paratë e taksave!
Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
Dhe E.T.C.
Email { dawnacuna314@gmail.com }
Whatsapp: +2348032246310