NUK DUHET TË SHQETËSOMI VETËM PËR KANABISIMIN POR EDHE PËR BETONIZIMIN QË VJEN PREJ TIJ! Liberale, 03. 02. 2020

Nuk kanë kaluar vecse tre apo katër vite, nga koha kur territori i Atdheut gjendej i mbuluar nga kanabisi, dhe ngjarja duket se po nis të përsëritet. Një raportim mediatik nga gjigandi Rai 3, na ktheu mbrapa, në një kohë që as nuk na shkonte në mendje se mund të riktheheshim. Ndoshta jemi shoqëri pa aftësi analizuese dhe parashikuese, ose ndoshta kemi besim të fortë te karakteri linear i historisë që ecën përpara pa asnjë kthim pas. Por një gjë është e sigurtë, nëse pranojmë për të vërtetë kronikën e Rai 3 se prodhimi i kanabisit është rikthyer në një masë të 120-ë fishuar, atherë drejtohemi nga një kastë pa aftësi krijuese që rikthehet te të njëjtat metoda që njeh.
Aq e sigurtë është kjo, sa mund ta deklaroj edhe një urbanist: kanabizimi i vendit është një nga të këqijat më të mëdha që mund ti ndodhi një vendi. Ai mund të sjelli dëme të tilla sa nuk do të gabonim po të heqim një paralele mes tij dhe asaj që ndodhi në Shqipëri me piramidat në vitin 1997.
Ekspertiza e ekonomisë dhe politologjisë shprehet e bindur se masivizimi i kultivimit të hashashit do të ketë pasoja tepër negative për vendin. Duke filluar nga largimi i vëmendjes nga sektori i bujqësisë, që megjithëse është i nënvlerësuar këto kohë për shkak të “modernizimit” , vijon të japi shumë në Produktin e Përgjithshëm Bruto; për të vazhduar me efektet sociale, shumë të rëndësishme për një vend që ka pësuar një tronditje të thellë të shoqërisë në këto vite tranzicion; për të mos harruar, shtrembërimin që i bën tregut të punës, që megjithëse po kalojnë 30 vite nga rënia e sistemit punist nuk po mund të stabilizohet e hapet; për ta mbyllur me fuqizimin e ekonomisë kriminale, që është qershia mbi tortë për një shoqëri që po mbytet nga kriminaliteti saqë po e eksporton edhe në vendet antare të BE dhe më gjerë. Shembuj nga bota, ku më tipikja është Kolumbia, na i dëshmojnë të gjitha këto, por edhe se orientimi i ekonomisë nga kultivimi i produkteve nartotike nuk ka sjellë në asnjë rast rritje të mirëqenies së vendit.
Mirëpo, ka dicka që mua më shqetëson më shumë se kanabizimi i vendit, dhe ai është betonizimi i tij. Bile, në këtë pikë, më duhet t’ja pranoj një meritë kanabizimit, i cili e “pranon” Shqipërinë territoriale të shtrirë në 28.748 km2, aq sa na njohin gjithë vendet e botës, prej 1913-ës. Mjafton të jetë territor brenda kufinjve në juridiksionin e Republikës së Shqipërisë, që do të thotë se kompetencën dhe detyrën e kontrollit të saj e ka policia shqiptare, dhe nuk diskriminohet nga kultivuesit e kanabisit. Kurse betonizimi njeh vetëm Durasanën, apo Shqipërinë e shtrirjes territoriale prej 3 mijë km2, midis qarqeve Tiranë, Durrës dhe një cep të Elbasanit. Bile, kultivuesit e betonit janë më qibar, ata diskriminojnë pozitivisht, vetëm zonat qëndrore të këtyre qyteteve, ku qëndra e Tiranës është më e preferuara për bimët e tyre shumëkatëshe. 
Ka një lidhje të fortë midis kanabizimit dhe betonizimit, që nuk është vetëm paaftësia e elitës drejtuese shqiptare, e cila ka marrë prej vitesh fizionominë e një kaste sunduese. Sigurisht që është edhe kjo. Sigurisht që, paaftësia e kësaj kaste për të drejtuar shoqërinë drejt ndërtimit të një modeli ekonomik të ndryshëm nga ai i konsumit, drejt një modeli që prodhon produkte dhe shërbime që jo vetëm përmbushin nevojat e  brendshme, porse mund edhe të eksportohen në rrugë të ndershme në vendet perëndimore, i bën bashkë modelin e kanabizimit me modelin e betonizimit.  Por ka edhe një lidhje tjetër, më të drejtpërdrejt, më shkak-pasojë, për to.
Po mos kemi kananbizimin e vendit është e vështirë të vijojë betonizimi i tij. Pas pesë valëve të tjera të spekulimit në tregun e imobiliareve, duke shkatërruar e dëmtuar dimensionin territorial të atdheut, dimensionin urban të qyteteve shqiptare, pasuritë e patundshme të pronarëve të vjetër dhe financat e pronarëve të rinj; duket se shqiptarët shumë të varfëruar nuk mund ta ndjekin më këtë valle! Nëse shqiptarët janë varfëruar aq sa nuk ju dalin më remitancat e familjarëve, apo kreditë nga bankat e nivelit të dytë, për të financuar migrimin në Tiranë, atherë duhet shpikur një instrument tjetër financimi për betonizimin. Dhe ky, dukshëm është financimi i parave të ardhura nga krimi i organizuar, ku kanabizimi është ‘me kosto më të ulët’ ndërkombëtare. Prandaj, pa kanabizim vështirë të kemi betonizim, sepse mungojnë mundësitë e tjera të financimit; porse edhe pa betonizim, si një mundësi për paratë e krimit, vështirë se do të kishte kanabizim.




Comments

  1. Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
    Dhe E.T.C.
    Email { dawnacuna314@gmail.com }
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

“DISTRIKTET INDUSTRIALE” DOMOSDOSHMËRI E AKTUALITETIT TË ZHVILLIMIT DREJT MODERNIZIMIT DHE GLOBALIZIMIT NË SHQIPËRI. Koha Jonë, 09.08.2011.

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017