DREJT KRIZËS APO NJË VALE TJETËR TË SPEKULIMIT ME IMOBILIARET? Liberale, 24. 02. 2020
Përtej nismës së pedagogëve, të cilët duket se e
kanë të vështirë të kuptojnë se opinione mund të ketë shumë megjithëse e
vërteta është vetëm një; këto ditë u njoha me një nismë tjetër. Me një nismë që
origjinalizon nga njohuritë empirike dhe që prodhon dicka të vlefshme për shoqërinë
shqiptare. Sigurisht që edhe kjo kërkon interpretim, i cili në cdo rast është
opinion, por gjithashtu shërben si bazë për të kuptuar një realitet shumë të
rëndësishëm për familjet që zotërojnë një banesë apo synojnë një të tillë në
Tiranë. E kam fjalën për ekipin e shkëlqyer të medias Celësi dhe projektin e
tyre Keydata, i cili na njeh me ecurinë e cmimeve të banesave në Tiranë!
Nëpërmjet revistës Monitor, edhe kjo një nismë shumë
e dobishme e sipërmarrjes private, përvecse brilante në sektorin e ekoninomisë
në të cilin ajo është e fokusuar; u njoha me disa nga gjetjet më të rëndësishme
të Keydata, për tregun imobiliar në Tiranë. Për shkrimin e sotëm, i cili
sikurse të gjithë të tjerët mbetet i opinionit, kam diferencuar dy gjetje: së
pari se cmimet e banesave në Tiranë nga viti 2005 janë rritur 1.5 herë, ose në
masën 66%; së dyti se rritja ka qënë e njëtrajshme, përvecse periudha midis viteve
2005-2007 dhe 2017-2019 në të cilat cmimet pësuan rritjen më të madhe, periudhave
2009-2010 dhe 2014-2015 ku cmimet nuk ndryshuan, dhe 2011-2014 ku indeksi i
rritjes ishte më i ulët, e thënë ndryshe cmimet u rritën më pak.
Thënë këto nuk kemi thënë asgjë të re, sepse kushdo
mund ti gjej këto të dhëna te Keydata apo të koncentruara te Monitor. Ajo që
mund të shtohet është interpretimi i këtyre të dhënave nga ‘historia’ e
zhvillimeve territoriale që ka kaluar vendi. Mbetja në stanjacion e cmimeve të
banesave në Tiranë përputhet plotësisht me fazën transitive të dy ligjeve të
miratuara për sektorin e zhvillimit të planifikuar territorial të vendit, sepse
vet ligjet detyronin një moratorium ndërtimor, që do të thotë se nuk lejohej që
autoritetet shtetërore të jepnin leje ndërtimi. Me një fjalë, vetëm në
periudhën ku shteti nuk lejonte ndërtime të reja në Tiranë, cmimet ngelën të
palëvizuara. Nuk u ulën, sikurse ndodh me cdo produkt tjetër në treg, që i përgjigjet
rregullit të ofertë-kërkesës, sipas të cilit nëse nuk ka sasi të re të produktit
në treg, rritet cmimi i ekzistuesit.
Ato thjeshtë mbeti në vend, që me lehtësi do të
thotë se mungon kërkesa, apo më sakt, kërkesa barazohet me ofertën në treg. Pse
ndodh kështu, do ta shohim më tej, pasi të bëjmë edhe një dallim tjetër.
Periudha pas tranzicionit të ligjit “demokrat” është identifikuar nga gjetjet e
Keydata, si një periudhë me rritje të moderuar, pra një rritje e ulët në lidhje
me mesataren e rritjes përgjatë gjithë periudhës 15 vjecare, shumë më e ulët se
rritja në vitet e pikut, por gjithësesi më e lartë se stanjacioni i viteve të
moratoriumeve. Kurse, në periudhën pas trazicionit të ligjit
“rilindas” cmimet u rritën më shumë se në cdo periudhë tjetër përgjatë viteve
në studim.
Megjithëse ky ishte një interpretim minimalist, disa
gjëra mund ti kuptojmë me lehtësi prej tij. Së pari se, në një analizë
krahasuese ligji i vitit 2009, që në këtë shkrim edhe për provokim partiak, e
quajtëm ligji “demokrat” i shërben më mirë interesit të familjeve dhe shoqërisë
shqiptare sesa ligji “rilindas”. Sigurisht, jo vetëm për këtë shkak, por për
një rrjet të gjerë arsyesh, shoqëria shqiptare, nëpërmjet institucioneve të
saj, në kohën më të parë kur këto institucione të jenë të sajat, jo të kastës
sunduese, duhet të draftojë një ligj të ri për planifikimin dhe zhvillimin
territorial. Ky ligj duhet të mbrojë interesat e tyre, sigurisht jo vetëm
intersat ekonomike, por edhe politike që kanë lidhje me përfshirjen e tyre në
proceset planifikuese dhe të vendimarrjes.
Dicka tjetër që mund të kuptojmë nga ky interpretim
i thjeshtëzuar, është fakti se ekzistojnë disa instrumenta okultë, nëpërmjet të
cilave kasta sunduese, ka kontrolluar dhe manipuluar me sukses mekanizmin e
tregut të lirë të ofert-kërkesës. Kjo është shumë e qartë nga marrdhënia që
kanë dinamika e cmimeve me periudhat e moratoriumeve apo periudhat ku janë
dhënë leje ndërtimi. Në fakt, edhe kjo nuk është një gjë e re, kjo cështje
është trajtuar në disa shkrime, ku modestisht dhe në gjuhën e opinionit, janë
prezantuar gjashtë valët e spekulimit në tregun imobiliar, të cilat kanë
dëmtuar: dimensionin territorial të Atdheut; dimensionin urban të qyteteve, por
edhe ekonominë e cdo pronari të vjetër, të ri apo aspirant si i tillë, të një
pasurie të paluajtshme.
Gjithcka që u tha deri tani ka lidhje me të
shkuarën, kurse ajo që vërtet vlen për familjet dhe shoqërinë shqiptare, është
parashikimi për të ardhmen. Në gjuhën e opinionit, mund të thuhet se tregu i pasurive
të paluajtshme do të hyj në krizë. Kjo është më e pakta por e sigurtë. Kurse
ajo që nuk mund të thuhet me siguri është koha kur kjo flluckë do të plasi,
tani apo pas disa vitesh, sepse kjo varet nga kasta sunduese. Do ishte më mirë
të kishte shpërthyer në mes të viteve 2000-ë, përderisa fllucka ishte e vogël edhe
dëmet do të ishin të tilla. Atë e shtynë gjashtë valët e spekulimit okult, dhe
mund ta shtyjnë përsëri vetëm ato, apo ndonjë valë e re që mund të
shpiket.
Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
Dhe E.T.C.
Email { dawnacuna314@gmail.com }
Whatsapp: +2348032246310