Posts

KUSH FITON NGA NDËRTIMI I ‘KULLAVE TË TIRANËS’?! Mapo, 27. 10. 2017

Image
Pavarësisht argumenteve të deformuara të bashkisë Tiranë, argumenteve të oponentëve të saj dhe logjikës minimale që na drejton në moslejimin e ndërtimit të kullave të Tiranës, ato do të ndërtohen. Do të ndërtohen sepse kështu ka vendosur grushti i njerëzve që kanë monopolin e vendimarrjes për cështjet e rëndësisë bazike në Shqipëri. Dhe nuk kanë vendosur sot, sikurse po na e paraqesin, porse që në hapat e parë të procesit të hartimit të atij dëngu me tabakë të mëdhenj letre, që nuk e di pse e quajnë Plan Territorial të Përgjithshëm. Ajo që na mbetet, pas kësaj, është të opinionojmë mbi ‘kush do të fitoj’ nga lejimi i ndërtimit të këtyre kullave në qendër të qytetit. E para e sigurtë është se, nuk fiton Atdheu! Ky multiprojekt, së bashku me gjithë valën ndërtimore të projektit Durranasan ku bën pjesë, ka për produkt koncentrimin e qytetarëve shqiptarë në Tiranë. Si rrjedhim logjik territoret periferike të Atdheut do të braktisen. Në kuptim të patriotizmit, kjo do të thotë lëshim ...

‘KULLAT E TIRANËS’ SI EVOLUIM I VALËS SË TRETË TË SPEKULLIMIT NË TREGUN E PASURIVE TË PALUAJTSHME. Mapo, 18. 10. 2017

Image
Fjala gradacelë është një neologjizëm e përshtatur nga gjuha angleze, ndërsa sinonimi i saj qiellgërvishës është përkthyer fjalë për fjalë nga fjala ‘skyscraper’.  Në kuptimin e teknikës ndërtimore ajo është thjeshtë një tipologji e ndërtesës, e cila ka marrë ekspansion në kohët moderne. Fillesat e saj i ka pasur në Chikagon e 150 viteve më parë kur arkitektët i dhanë formë këtij stili të ri ndërtimor që lindi nga nevoja njerëzore. Jemi duke folur për Chikagon e shekullit të 19-të, kohë kur ai u sulmua nga ‘Zjarri i Madh’i vitit 1871. I cili rrafshoi dhjetëra kilometra katror të shtrirjes së qytetit dhe la më shumë se 100 mijë të pastrehë. Nevoja, që nëpërmjet kontributeve të arkitektëve në planifikimin urban, stadartet e zonimit dhe këtij stili ndërtimor, e bënë Chikagon një nga pesë qytetet më të mëdha të botës. Në pjesën tjetër të botës, gradacelat u lartësuan paralelisht me nevojat për banesa si pasojë e imigracionit të revolucionit industrial. E bëra këtë hyrje për të par...

ARGUMENTET E DEFORMUARA TË BASHKISË PËR ‘KULLAT E TIRANËS’. Mapo, 11. 10. 2017

Image
Ka një arsye logjike pse nuk jam shprehur për kullat në qendër të Tiranës. Përfshirja në një debat të tillë të fragmentarizuar do të dëmtonte një nga tezat e mia më të rëndësishme. Tezën se, asnjë zhvillim parcial nuk mund të vlerësohet nëse nuk vjen nga një set hirearik planifikimesh. Thënë thjesht, për të vlerësuar nëse ndërtimi i kullave duhet lejuar apo jo, duhet të kemi së pari një Plan të Përgjithshëm të Tiranës dhe në zbatim e zbërthim të tij studime pjesore për të gjitha njësitë strukturore urbane ku përfshihen edhe trojet e këtyre ndërtesave që kërkohen të ndërtohen. Në këtë kuptim, opinion im jashtë konjukturës së ‘domosdoshmërisë së planifikimit’ do legjitimonte cdo opinion tjetër. Mirëpo, këto ditë u gjenda në vështirësi për ti qëndruar këtij parimi bazik sepse bashkia Tiranë shprehu publikisht argumentet e saj ‘pse kullat janë një e mirë publike për Tiranën urbane’! Argumente të cilat kam vendosur të replikojë në këtë shkrim modest opinioni. Argumenti i parë, i autori...

CFARË DUHET TË KUPTOJ ADMINISTRATA E SOTME LOKALE! Mapo, 04. 10. 2017

Image
(Me referencë të vecantë Tiranën urbane) ‘ Dëshironi qese?’ , ishte pyetja shumë e cuditshme që ma bëri kashierja e një hipermarketi në Tiranë, ndërsa midis meje e saj qëndronte një mal me ushqime për tu transportuar. ‘Po’ - ju përgjigja me gjysëm zëri, sepse përgjigjen me zë të plotë nuk e meritonte ajo por drejtuesit e bashkisë Tiranë. Ata që “po na e bëjnë Tiranën si Parisi”, por që nuk kuptojnë se praktikat e mira perëndimore kanë vlerë kur implementohen vetëm pasi futen nën ‘lëkurën’ shqiptare. Kjo sepse, është e vërtetë që në disa qytete perëndimore qeset plastike janë me pagesë dhe kjo ka ndikimin e vet në nivelin e ndotjes mjedisore, porse kjo praktikë nuk ka asnjë ndikim në rastin shqiptar.   Në ndryshim të kulturës perëndimore ku për mbetjet përdoret ambalazh i dedikuar, në Shqipëri qeset e blerjeve përdoren edhe për largimin e mbetjeve familjare në vendgrumbullimin e tyre. Është ky ndryshim i vogël që bën diferencën e madhe të impaktit mjedisor të të njëjtës pr...

DËSHTIMI I PARALAJMËRUAR DHE DOMOSDOSHMËRIA E MBETUAR PËR NJË REFORMË TERRITORIALE. Mapo, 27. 09. 2017

Image
Altini është një i ri nga periferia e Tiranës që me shumë përpjekje mundohet të vonojë falimentin e bar-kafesë së familjes. Ai është një djalë ekstremisht i qetë, c’ka ma shtoji habinë, kur dje në mesditë e gjeta duke debatuar fortë më disa policë bashkiakë. ‘ Cfarë ka Altin? ’- e pyeta duke e tërhequr për ta larguar nga mjedisi i tensionuar. ‘ C’të kem, ’ - më tha - ‘ ka tre ditë që është prishur rubineti i tubacionit kryesor dhe administratori na thotë se pret përgjigje nga bashkia! Gjithë lagjia nuk ka ujë, ndërsa uji ka përmbytur rrugët e po na hyn nëpër shtëpi! Vajta e bleva një rubinetë me paratë e mia dhe kur po e vendosja vijnë këta dhe thonë se do më arrestojnë për ndërtim paleje! ’. Këto ishin fjalët e Altinin që për mua përkufizojnë fundfinishin e Reformës Territoriale; qytetarë që nuk marrin më shërbime, përvecse demokracisë së cunguar përsa kishin një kryekomunar që e zgjidhnin vet dhe kanë një administrator që ju’a emërojnë të tjerët. Me një fjalë një dështim i plot...

KEQKUPTIMET QË KEMI TOLERUAR PËR CËSHTJET E QYTETIT. Mapo, 06. 09. 2017

Image
   ‘ Ky qytet është ai që është sepse qytetarët tanë janë ata që janë ’, thoshte Platoni. Ai fliste për Athinën e 2400 viteve më parë, por duket se ky pohim është universal. Profesionistët e bërjes së qytetit mund të nxjerrin me qindra arsye kontekstuale, por duket se kjo sentencë platoniane i përmbledh të gjitha. Qyteti fizik zhvillohet në përputhje me kulturën e qytetarëve të tij. Me kuptimet e tyre, me stilin e tyre të jetesës, me mënyrën e tyre të ndërveprimit  njerëzor dhe gjithcka tjetër që formojnë atë që ne e quajmë kulturë qytetare. Në këtë shkrim do të fokusohemi te disa kuptime të gabuara (keqkuptime) tonat që po ndikojnë për keq në cështjet e qytetit. Ta nisim me keqkuptimin se qytetet shqiptare kanë nevojë për projekte zbukuruese. Ngatërojmë konceptin e ‘ bërjes me estetikë (bukur) të gjërave që duhen bërë ’ me konceptin ‘ bërjes së gjërave të bukura ’, duke injoruar totalisht të nevojshmen për qytetin. Cdo projekt urban i qeverisë së sotme është një s...

REPUBLIKA E LEGALIZIMEVE. Mapo, 25. 08. 2017

Image
Këtë të martë Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, doli në një ‘Deklaratë për Shtyp’. Ai nuk i njoftoi shqiptarëve përmbylljen e plotë të procesit të legalizimeve të ndërtimeve paleje, sikurse Kryeministri dhe ai vet ju kishte premtuar pak më tepër se 4 vite më parë. Por, ai renditi një sërë arritjesh të jashtëzakonshme të institucionit të tij në këtë proces të rëndësishëm për dimensionin territorial dhe urban të vendit. Dhe këtë e bëri me shifra. Shifra të shprehura në mënyra të ndryshme por që në asnjë rast nuk mund tu kontrollohet vërtetësia përderisa i vetmi vend ku mund të aksesohen është institucioni i ALUIZNI-t, transparenca publike e të cilit përcaktohet nga i njëjti zyrtar që i shpalli ato. Sidoqoftë, ka një të dhënë që mund të verifikohet lehtësisht, përderisa nuk varet nga ky institucion. Ky është pohimi hyrës i deklaratës, ‘ Në këto ditë të fundit të këtij mandati, dëshiroj të ndaj me ju disa rezultate të arritura në këto 1000 ditë’ . Nëse ka një gjë që ësht...

VIJIMI I ‘RILINDJES URBANE’ KËRKON REFERENDUM KOMBËTAR! Mapo 16. 08. 2017

Image
Samiti i Triestes na dha një leksion papagesë. Ai i tregoi edhe më besimtarëve të Rilindjes se ka dicka të rëndë që nuk funksionon me qeverisjen. Sigurisht, ai foli për njerëzit që duan të dëgjojnë. Në asnjë rast, nuk foli për shqiptarë që janë ‘pro’ cdo gjëje që bën qeverisja, vetëm se ajo është e partisë së tyre. Për këta, Samiti i Triestes na ‘ renditi në vend të parë me pesë projekte’ dhe kjo flet për suksesin e Qeverisë Rama. Kurse njerëzit që duan të dëgjojnë, dëgjuan. Samiti i Triestes, i konsideruar jo si një xhep me para’ europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, por si një test aftësie dhe eficense për qeveritë e këtyre vendeve, na dëshmoi se qeveria jonë ishte totalisht e papërgatitur për të konkuruar në evente të tilla me projekte infrastrukturore kombëtare. Nuk ekziston matje më e saktë se kjo, për vizionin qeverisës të një vendi që aspiron të jetë pjesë përbërëse dhe e barabartë e këtij bashkimi shtetesh, i cili ishte edhe juria vlerësuese e kësaj gare. Anekdoda...

VETORGANIZIMI NË CËSHTJET URBANE DHE DEMAGOGJIA MAJTISTE. Mapo, 07. 08. 2017

Image
(Një rast shqiptar dhe një praktikë perëndimore) Një ngjarje e bukur me dimension urban nuk e la pa tërhequr vëmendjen time profesionale. Një qytetar i përgjegjshëm dhe zonja e tij kishin dalë nga korniza e përmirësimit të cilësisë familjare të jetesës nëpërmjet investimit te apartamenti privat, për të kaluar te përmirësimi i jetesës duke investuar te bashkëpronësia! Ata kishin përdorur një sasi parash të familjes për të përmirësuar hapsirat e përbashkëta të pronësisë në ndërtesën e banimit ku jetonin. Nga pikëpamja urbanistike, kjo është një fitore e madhe. Së pari, nga dimensioni i nevojës së ndërtesave të banimit - si element të njësisë urbane - është shumë positive që qytetarët kuptojnë se banesa e tyre sado e modernizuar nuk ka vlerë e lokalizuar në një ndërtesë në mjerim. Së dyti, nga dimensioni i jetesës urbane në komunitete - qytetari si element i grupit në bashkëpronësi - është akoma më positive që qytetarët e kuptojnë se mirëqënia familjare nuk ka vlerë në varfërinë e k...

ERJON HARROJE BLOOMBERGUN, REND PAS RED KENIT! Mapo, 28. 07. 2017

Image
Një blasfemi mediatike u përshfaq javën e kaluar, kur filtrat e një pjese të medias toleruan dhe mediatuan informacionin se Tirana është ‘ qyteti më i ndotur i vendit ’. Informacioni vinte nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit, por gjithsesi të guxosh të kritikosh punën e shefit të propogandës Kombëtare, është një “blasfemi” e vërtetë. Për më tepër, kur ky njeri shpërndan ‘lejet e ndërtimit’. Sidoqoftë, situata u balancua në pak minuta kur të njëjtat media raportuan se z. Veliaj ishte në New York me ish-kryebashkiakun Bloomberg. Lajmi se ‘ z.Veliaj u përzgjodh si një nga 40 kryebashkiakët më të spikatur të botës për hapjen e programit “Bloomberg-Harvard City Leadership Initiative” , asnjëansoi plotësisht dëmin e lajmit të parë. Kurse shtojca se ‘ nisma u krijon mundësi pjesëmarrësve të përfitojnë grante nga Bloomberg Philanthropie ’ e lartësoi z. Veliaj në sytë e atyre shqiptarëve që mbeten në pritje të të huajit të pasur që ju paguan faturat. Michael Bloomberg  është Kyebashkiaku...

DISFATA E TRIESTES E KA EMRIN RILINDJE URBANE! Mapo, 21. 07. 2017

Image
Për opinionin e gjerë shqiptar të ditëve të fundit, me të cilin mund të njihesh letësisht dhe gjerësisht në median sociale, Samiti i Triestes solli tre element për debat public. Të radhitura kronologjikisht ato ishin: Kryeministri Shqiptar pjesmorri në takimet e Samitit i veshur me kostum dhe atlete të bardha adidas; në të u konkludua krijimi i Jugosllavisë së Re që përfshin edhe Shqipërinë; dhe Shqipëria nuk mori asnjë qindarkë nga fondet që u ndanë për ndërtim të infrastrukturës kombëtare dhe rajonale! Për veshjen e Kryeministrit kishte statuse pa fund. Nga ato që e justifikonin me argumentin e ndonjë sëmundje të mundshme të mesit apo shtyllës kurrizore që e detyronte të përdorte atlete dhe jo këpucë me lidhëse, deri te ata që e anatemonin me arsyetimin se Kryeministri Shqiptar nuk mund të sillet e vishet ndryshe nga mënyra e tij provokative i të bërit të gjërave, apo se ky veprim është një fyerje për gjithë popullin shqiptar.   Këtë element të debatit publik e mbylli vet z. R...

RIKONCEPTIM I QEVERISJEVE ËSHTË NJË DOMOSDOSHMËRI! Mapo, 12. 07. 2017

Image
Shqipëria ka domosdoshmëri një ‘Republikë të re’, por nuk mund të ketë një të tillë pa rikonceptuar qeverisjet. Si asnjëherë tjetër në këto vite, që të nesërmen e ditës së zgjedhjeve u kuptua se kush ishte fituesi e kush humbësi i tyre. U deshën pak ditë më shumë që ky rezultat i pritshëm të merrte formë të plotë zyrtare. Lista Basha humbi drastikisht zgjedhjet, dhe bashkë me të ra edhe ‘Republika e Re’ e tij. E kam fjalën për ‘Republikën e Re’ të premtimeve populiste e socialiste që z. Basha dhe ‘ ekipi i tij fitues’ i shfaqi në premierën e 13 majit dhe i përsëriti shumë herë përgjatë fushatës elektorale. E kam fjalën, gjithashtu, për atë ‘Republikë të Re’ ku ‘ e vjetra shëmbet, kohët ndryshojnë, një jetë e re lulëzon gërmadhash ’ e huazuar nga një hartim i komunistit 15 vjecar Qemal Stafa, që më vonë u kthye në himnin e shkatërimit komunist të cdo gjëje tradicionale dhe patriotike. Por kurrsesi, nuk e kam fjalën për tonën ‘Republikë të Re’, që as premton e as shkatërron, por ...