I FUNDIT I BUNKERËVE NJË ‘SHKELJE SYRI ME NËNKUPTIM’! Mapo 14. 12. 2015
Prej muajsh tashmë, opinioni publik ishte njohur mbi një inisiativë kryeministrore të artit urban, për ndërtimin e një bunker pranë Ministrisë së Brendshme. Kishte përcjellë, gjithashtu, inisiativat e mbetura në tentativë të shoqatave të të përndjekurve politik për ta shkatëruar atë, porse gjithmon i keq informuar mbi vendndodhjen e sakt të tij. U desh protesta antiqeveritare e 8 dhjetorit që shqiptarët të mësonin vendin ku po ngadhnjente i ‘fundit i bunkerëve’. Ndryshe nga cfarë ishte thënë, nga media e gjithkush që foli për të, ai nuk ishte ndërtuar pranë Ministrisë së Brendshme, porse në mes të godinës së Ministrisë së Zhvillimit Urban, ku ajo vendoset sot dhe ku ajo gjendej para 2013-s. Dhe specifikisht, ngjitur me dritaret e zyrave të drejtorisë së strehimit social. Megjithëse rastësore, një simbolikë shumë domethënëse për shqiptarët që e njohin raportin e banesave me bunkerët në sistemin e kaluar. Sistemi, nga ku evokohet ky objekt (bunkeri), që do na mbronte nga sulmet e Nato...