Posts

Z. Berisha nuk u vra në sferën politike, por u vetëvra në sferën partiake! Liberale, 16. 09. 2021

Ka një ‘case study’ (rast studimor) në shkencat juridike sipas të cilit një i ri amerikan konsiderohet si bashkëpuntor në vrasjen e tij. Rasti tregon për një adoleshent, i cili gjendej në një situatë shumë të rëndë familjare, përshkak të një marrdhënie shumë të keqe të prindërve të tij. Këta (prindërit) i mbyllnin debatet e forta në çift me një ritual shumë të frikshëm i cili përsëritej çdo herë. Bashkëshorti merrte shotganin, ja drejtonte bashkëshortes dhe shtinte mbi të pasi kishte ndryshuar target në momentin e fundit. Duke qenë se shotgani ishte gjithmon pa predha, asgjë nuk ndodhte me shëndetin e prindërve, ndërsa do të rezultonte fatale për adoleshentin. I mbingarkuar psiqikisht adoleshenti vendos një predhë në shotganin e të jatit, me sigurinë se sherrnajet do të mbylleshin një herë e mirë. Kur i jati u kthye në shtëpi, ai u ngjit në terracën e pallatit në pritje të asaj që do të ndodhte. Ndërsa përgjonte prindërit këmba i rëshket dhe bie drejt vdekjes së sigurtë, sikur fati të ...

Tre rrugë të mundshme opozitare për PD-në. Liberale, 30.08. 2021

Ky fillim shtatori e gjen PD-në në situatën më të vështirë të gjendur ndonjëherë në jetën e saj relativisht të shkurtër. Ndërsa ka refuzuar të pranoj rezultatet negative që arriti në zgjedhjet e prillit të këtij viti, grupi i kandidatëve fitues të saj është i detyruar të hyj në Kuvendin e Shqipërisë. Tashmë është e qartë për edhe më fanatikun nga deputetët e ardhshëm demokrat- për të mos thënë, për çdo antar të saj- se alternativa për të bojkotuar është vetvrasje përfundimtare. Në jetën politike ka vetëm një rregull, dhe ai është pjesmarrja. Nëse merr pjesë ka gjasa edhe të dëgjohesh; nëse nuk merr pjesë, nëse nuk flet, askush nuk mund të dëgjoj atë që ke ti në mendje edhe sikur të jetë i interesuar. Gjë, disafish e pamundur kjo, po të kemi parasysh karakteristikën përqëndruese të pushtetit te vetja, që e dallon këtë shumicë qeverisëse. Në këtë kuptim është e qartë se PD-ë do të hyj në Kuvend, por mbetet akoma e paqartë se kush është rruga që do ndjeki ajo për të bërë që fjala e saj të...

Kurthi ku ka rënë PD-ja erdhi pikërisht prej parimeve të shitura! Liberale, 09. 08. 2021

Sikurse shqiptari politikisht më periferik e ka mësuar, Ambasadorja Kim, përdori një togfjalësh të shkëputur nga një parullë propogandistike të regjimit komunist në Shqipëri. Në deklaratën publike, të bërë pas një takimi me z. Basha, Ajo ndër të tjera do të theksonte se ‘ Do të ishte një ironi historike dhe po aq tragjike nëse partia do të duhet të hajë bar për hatër të një deputeti të saj ’. Kjo ngjarje ka hapur debat të gjerë publik në lidhje me marrdhënien midis SHBA dhe PD-s, por ky shkrim modest opinioni nuk është i interesuar për të. Ai është i interesuar për të ardhmen e PDs, dhe në këtë kuptim do tentojë të kuptojë çfarë ajo duhet të ndryshoj për më mirë.  Parrudha origjinale ‘ bar do hamë dhe parimet nuk i shesim ’, në kohën kur u përdor, kishte kuptimin praktik sipas të cilit shqiptarët duhet të pranonin një cilësi jetese në kufinjtë e mjerimit por nuk do të hiqnin dorë nga ‘uniteti i celiktë rreth Partisë’, ‘PPSh si forcë e vetme udhëheqëse e shtetit dhe shoqërisë’, ‘l...

Çfarë mbetet pas 25 Prillit për shoqërinë shqiptare! Liberale, 24. 05. 2021

Zgjedhjet e Prillit thyen një tabu të madhe për shqiptarët. Ato treguan se siguria për një rotacion pas dy mandateve të qeverisjes së një partie, mund të të lëri në baltë. Shpesh, është pikërisht ajo që e pengon rotacionin politik. Pas kësaj, shoqëria shqiptare u gjend në një zbrazëtirë të madhe kuptimore, mbi atë që kishte ndodhur. Ajo nuk është gjendur dhe nuk mendonte se do gjendej ndonjëherë në këtë “kurth”! Ajo nuk di si të orientohet në këtë ‘vazhdimësi të tretë’! As fituesit dhe as humbësit e zgjedhjeve të 25 Prillit nuk dinë si ta administrojnë këtë realitet. Fituesit bëjnë sikur fitorja e tyre është një gjendje normale, por ftojnë humbësit në qeverisje! Humbësit mundohen ti japin një dimension paranormal, duke fajësuar qytetarët që masivisht paskan shitur votën, dhe ndërkombëtarët që njohin si demokratike këtë ‘masakër elektorale’!   Mirëpo, përveçse realitet në praktikë, ky “kurth” është një nga gjendjet normale të demokracisë në teori. Ekzistojnë, gjithashtu, shembuj pa...

Përfshijnë gjithçka gjejnë, mjafton ti shmangen politikes! Liberale, 15. 03. 2021

Gara mes partive këtë javë hyri në një fazë të dytë, atë të prezantimit të kandidatëve. Me fjalë të tjera, partitë dorëzuan listat me emra individësh, të cilët synojnë që duke përdorur partitë të bëhen përfaqësues të sovranit në Kuvend. Ky në fakt është thelbi i marrdhënies midis kandidatëve për përfaqësues të sovranit, partive që duhet të ishin politike dhe vet sovranit. ‘Gjëja e parë’ që dallohet në këtë fazë të dytë para zgjedhore, ishte fakti se partitë i dërguan këto lista dy-tre minuta përpara se të mbyllej afati ligjor. Kjo është një praktikë që ndodh prej disa proçesesh zgjedhore. Partitë e mëdha i dërgojnë listat në minutat e fundit, për të shmangur që ndonjë individ, të cilin nuk e kanë përfshirë në lista e tyre, të futet në listën e ndonjë partie tjetër.   Thënë këtë, është e qartë pse individët përdorin partitë ‘për tu bërë përfaqësues të sovranit’. Për këtë shërben edhe kodi zgjedhor, i cili siguron që partitë të jenë ‘e vetmja rrugë’, nëpërmjet të cilës një individ t...

Dy fjalë mbi marrinën se në Shqipëri nuk ka të majtë! Liberale, 08. 03. 2021

  Në Shqipërinë e tranzicionit nuk është korrupsioni problematika e parë, apo më së paku nuk është ai prodhuesi i ‘të gjithë të këqijave që gëzojmë sot’. Ai është pasoja më e dukshme dhe më e propoganduar e mendësisë socialiste që ka frymëzuar qeverisjet e tranzicionit, por kursesi shkaku. Shkaku është i qartë si drita e diellit për këdo që ka lexuar diçka mbi filozofitë politike. Ai është qasja etatiste dhe centralizuese e elitës partiake ndaj qeverisjes në këto vite tranzicion. Kjo qasje nuk është shfaqur në zbrazëtirë të mendimit shoqëror. Akoma më pak, nuk ka ekzistuar një konflikt kuptimor mbi rrugën që duhet të ndiqte Shqipëria në këto vite, midis shoqërisë dhe elitës politike të vendit. Në këtë konteks, është e qartë, gjithashtu, se masa dërmuese e shoqërisë e kishin kuptuar demokracinë dhe kapitalizmin, si një rend shoqëror ku shteti të jep më shumë ‘gjëra falas’ se në socializëm. Fatkeqësisht, edhe sot shoqëria shqiptare ndan të njëjtin kuptim. Elita politike në qeverisje...

I pengmarrë nga ‘Shoqëria Politike’. Liberale, 01. 03. 2021

Konceptin ‘shoqëri politike’ e ka sjellë për herë të parë filozofi britanik John Locke pothuajse 250 vjet më parë. Sipas tij, njerëzit në ‘gjendje natyrore’ hoqën dorë nga pushteti ekzekutiv për të mbrojtur ‘të drejtat natyrore’ të tyre, për tu bashkuar në një ‘shoqëri politike’. Kësaj ja dorëzuan këto të drejta, “si një mënyrë më efikase për të arritur paqen dhe lumturinë”. Nga ana e saj ‘shoqëria politike’ ngriti institucione për ti mbrojtur në mënyrë të organizuar këto të drejta. Locke dallonte të drejtën e lirisë, jetës dhe pronës, si të drejta natyrore të individit. Për të, qeverisjet e ‘shoqërisë politike’ kishin vetëm një detyrë, atë të mbrojtjes së këtyre të drejtave të patjetërsueshme të individit. Ky ishte edhe kuti i tyre, kurse mos kryerja e kësaj detyre apo akoma më keq shkelja e këtyre të drejtave ishte arsyeja pse qeveritë duhet të largoheshin. Në të njëjtin libër Locke na sqaron pse është e rëndësisë bazike për ‘shoqërinë politike’, ajo që Dukheim do ta quante ‘soli...

Oligarkët, sipërmarrësit, partitë dhe ideologjitë! Liberale, 05. 10. 2020

Fjala ‘oligark’ i ka dhënë ngjyrat debatit politik të ditëve të fundit ndërsa është keqpërdorur masivisht dhe gjerësisht nga një spektër i gjerë njerëzisht. Pjesa dërmuese e përdoruesve të saj as nuk e dijnë kuptimin, thjeshtë e përdorin për të cilësuar ‘njerëzit e ligj’ që sipas tyre janë arsyeja e vetme pse vendi po shkon përditë e më keq. E dëgjojnë të përdorur nga ‘njerëz më të ditur’, dhe e përdorin pa e vrarë mendjen për semantikën e saj. Kurse pjesa ‘më e ditur’, që gjithashtu e përdor këtë fjalë, ndahet në dy grupe: një pakicë që ja di kuptimin por nuk ju intereson ta përdorin në semantikën e saj; dhe një shumicë që njohin kuptimin e gabuar të kësaj fjale. Majtistët janë mjeshtëra për të ndryshuar kuptimin e fjalëve, në interes të synimit propogandistik të diskursit të tyre. Diku përdorin eufemizma ëmbëlsues, diku i shtojnë konceptit një cilësor që ja ndryshon plotësisht kuptimin. Dhe diku tjetër, si në rastin e konceptit ‘oligark’, ja shtrembërojnë kuptimin duke e vendosur atë...

NA GRABITËN, PO NA RREZIKOJNË JETËN, DUHET TË PAGUAJMË EDHE TAKSAT E TYRE?! Liberale, 10. 08. 2020

Të kapur mat, me qeverisje por më keq se në ‘gjendjen natyrore’! Ndërtimtaria informale është një nga fenomenet më karakteristike të tranzicionit të gjatë dhe të mundimshëm të shoqërisë shqiptare. Nuk ekzistojnë të dhëna të sakta sa është numri i ndërtesave, banesave apo shtesave të ndërtuara paleje në këto vite por mund të thuhet se vetëm gjatë viteve 2006 - 2012, ato janë rritur në masën 1.7 herë; nga 230 mijë që ishin në fund të proçesit të vetdeklarimit në vitin 2006, në rreth 400 mijë në vitin 2012. Statistika e parë është plotësisht e saktë sepse na vjen nga Agjensia e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale, por edhe e dyta nuk mbetet pas përderisa vjen nga Banka Botërore. Kjo veprimtari antiligjore njerëzore ishte plotësisht e pritshme dhe e justifikueshme në pesë vitet e para të tranzicionit për një sërë arsyesh të logjikshme, racionale dhe të moralshme. Qeverisja komuniste kishte prodhuar shumë parakushte që e bënin të pashmangshëm këtë fenom...

A PO BËHEMI BASHKËPUNËTOR NË KRIMET NDAJ FËMIJËVE TANË? Liberale, 16. 07. 2020

Pas tërmetit të nëndorit të vitit të kaluar shoqëria shqiptare po përjeton një përshtjellim të fortë mendor. Ajo gjendet nën stresin më të madh që është gjendur ndonjëherë, edhe për atë që po ndodh me sulmin nga koronaviruasi që po pushton botën. Si tërmetet edhe viruset nuk janë një situatë e re për shoqëritë njerëzore, dhe ajo që e bën të pakrahasueshme me të kaluarën nuk është vetëm fakti se ato sulmuan sëbashku. Është e kuptueshme se situata do të ishte shumë më e lehtë nëse do të sulmoheshim vetëm nga koronavirusi sikurse pjesa tjetër e botës, apo vetëm nga tërmeti, por nuk është ky shkaku real i kësaj shkundje të thellë mendore. Tmerri lidhet me dy faktorë, të tjerë, shumë të rëndësishëm lokal dhe kulturor. Së pari na u dha prova se Shteti, që ne i kemi dhënë kaq shumë besim e nënshtrim, është një kasolle kashte që nuk ka asnjë vlerë në kohën kur qytetari ka më shumë nevojë për të; dhe së dyti se besimi dhe nënshtrimi që i kemi rezervuar Shtetit gjithë këto vite na ka bërë të pap...

A DO TË VIJ NJË DITË KUR AMERIKANËT TA NJOHIN TË VËRTETËN NGA RADIO TIRANA? Liberale, 06. 07. 2020

Prej vitesh nuk e ndiqja faqen e Zërit të Amerikës në facebook. Në fakt unë mbetem ndjekës formal i saj, por kisha vite që nuk i lexoja statuset e tyre me vëmendjen e dikurshme, dhe akoma më pak komentet që bënin njerëzit e tjerë në ato raportime e opinione. Hoqa dorë kur bezdisja nga komentet servile të ndjekësve të saj e tejkaloi masën e nevojës time për t’u njohur me qëndrimet e këtij institucini shumë të rëndësishëm për publikun shqiptar. Pa më të voglin dyshim, mënyra sesi radio ‘Zëri i Amerikës’ e pozicionon veten kundrejt ngjarjeve politike në Shqipëri, ka qenë grafia më e vlefshme për opininin publik në këto tre dekadat e fundit. Bile, për një grup shqiptarësh, të cilët nuk ishin të paktë, raportimet dhe opinionet e VOA përbënin të vetmen shpresë për ti mbijetuar komunizmit edhe përpara se ky të binte 30 vite më parë. Në atë kohë unë mendoja se ishin vetëm të ‘rriturit’ e familjes time, por në fund të vitit 1990-të kuptova sa të shumtë ishin ata që dëgjonin 'Zërin e të Vërt...

PD DUHET TË HAPET NDAJ POLITIKËS JO NDAJ POLITIKANËVE. Liberale, 29. 06. 2020

Kushdo që ka ndjekur median ditët e fundit është njohur me faktin se Partia Demokratike ka ndërmarrë dy veprime të rëndësishme politike. Së pari, ka vendosur që listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2021, në masën 80%, ti hartojë baza e antarësisë së partisë; dhe së dyti, të ftojë të rikthehen ‘figurat politike që janë larguar në vitet e fundit’ prej saj. Nëse vëzhgohen të dyja bashkë, këto veprime shkojnë në të njëjtin drejtim, në drejtimin e hapjes së Partisë për të përfshirë edhe kategori qytetarësh dhe ish politikanësh që nuk ishin të përfshira deri në këtë moment në proçeset vendimarrëse. Por nëse vëzhgohen të ndara duken shumë të ndryshme. Proçesi i parë tenton të përfshijë mendimin e njerëzve të zakonshëm dhe të panjohur, që në vet të parë nuk krijojnë asnjë ndjeshmëri publike; ndërsa proçesi i dytë shokon përshkak të valencës publike që kanë këta individë, dhe të lë në shoqërinë e disa pyetjeve për përgjigje.        Pyetja e parë është disi n...

PANDEMIA E VËRTETË ËSHTË EKONOMIA E KONSUMIT! Liberale, 22. 06. 2020

Statistikat aktuale në lidhje me koranavirusin po vërtetojnë atë që kemi thënë dhe e kemi përsëritur, mbyllja e popullsisë në një karantinë kaq fanatike e të dhunshme nuk do të shërbente për asgjë. Për tre muaj me radhë ne ndenjëm para televizorit dhe ndoqëm humbjet e jashtëzakonshme në jetë njerëzore në vendet e tjera, ndërsa vet pësuam humbje minimale. Pa dyshim ky bilanc pozitiv i përballjes së një shoqërie të prapambetur me një sulm global kishte si kontributor kryesor karantinimin, por nuk ishte e vetmja pasojë e tij. Sepse në thelb, ne bëm të vetmen gjë që dijmë të bëjmë mirë, u shtirëm ‘sikur luftuam’ kur në fakt bëmë vetëm sehir. Bëm ‘sikur’ luftuam, bëm ‘sikur’ morrëm “pagën e luftës”, bëm edhe ‘sikur’ i bëmë opozitë qeverisë, por në fakt ne vetëm shtymë kohën kur do të përballeshim me “armikun”. Si rezultat i kësaj, të sëmurët dhe jetët e humbura të marsit, prillit dhe majit do ti kemi në qershor dhe në vijim. Nëse do të ndiqnim një linjë më liberale ndaj karantinimit, do të ...

ADMINISTRATA VELIAJ SHKATËRRUESE E SHQIPËRISË URBANE! Liberale, 08. 06. 2020

Lexuar këtë titull, shumë njerëz do të mendojnë se shkrimi i përket ndonjë fanatiku anti-rilindje që sa herë gjen mundësi anatemon punën e njerëzve më të rëndësishëm të saj në qeverisje. Dhe ka kuptim, përderisa kryebashkiaku i një qyteti, qoftë ai edhe kryeqyteti i vendit nuk mund të ketë faji për problematikat dhe disbalancat e urbane të qyteteve të tjera të vendit. Për qytetet e tjera të vendit e kanë fajin kryebashkiakët e tyre, ose në rastin më ekstrem e ka fajin qeveria qëndrore, por kurrësesi nuk mund ta ketë kryeshkiaku i një qytetit tjetër. Mirëpo, në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me një fanatizëm, por me një opinion që mund të argumentohet. Erjon Veliaj nuk është thjeshtë kryebashkiaku i kryeqytetit dhe qytetit më të madh në vend. Në territorin që administrata e tij qeveris përfshihen 50% të numrit të qyteteve të vendit. Që do të thotë se për çdo dy qytete që ka Shqipëria, një prej tyre është në juridiksionin e Bashkisë Tiranë të pas Reformës administrativo-territoriale, d...

POLICIA POLITIKE NË KRYE TË ‘LUFTËS SË KLASAVE’! Liberale, 01. 06. 2020

Termat ‘qeverisje policore’ dhe ‘polici e militarizuar’ i kemi përdorur për herë parë në kohën kur Rilindja ishte në kulmin e “reformës” së shembjes së ndërtesave që nuk i pëlqenin. Termi ‘qeverisje policore’, i referohej përdorimit të policisë nga qeverisja edhe në ushtrimin e disa funksione qeverisëse për të cilat nuk është fare e nevojshme, sikurse është kontrolli ndërtimor i territorit. Kurse termi ‘polici e militarizuar’ lidhej me një profil të ri ushtarak që po i jepte vetes policia në atë kohë ndërsa po shfaqej në publik me armë dhe pajisje luftarake edhe kur shkonte të “luftonte” me ndonjë grua me fëmijë që rezistonte në mbrojtje të banesës që do të shembej. Me diferenca të lehta përgjatë viteve të rilindjes, ky do të ishte prezantimi dhe sjellja e Policisë së Shtetit, derisa Drejtori i Përgjithshëm të na prezantonte edhe një karakteristikë tjetër të saj. Ai, në një komunikim me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, deklaroi se trajtimi jo dhe aq ‘sipas manualit policor’ të një a...