Posts

VELIAJ DHE KONTRIBUTI PËR PARTINË. Mapo, 28. 02. 2018

Image
Ditën e tretë të shtirjes si Kryebashkiak i Tiranës, z. Veliaj, ju kthye Piramidës për të premtuar rikontruksionin e plotë të kësaj godine që edhe pas 25 vjetësh akoma nuk po i gjejmë dot një funksion publik. Që nga ajo ditë nuk i është ndarë mediave me të vetmin dhe të njëjtin synim, ti tregoj qytetarëve të Tiranës se përvecse ‘grushtit të parë’ ai mund të japi cdo ditë nga një të tillë. Si rezultat, strategjia e tij ‘cdo ditë nga një punë’ e mban cdo ditë në ekranet televizive, dhe shpesh në dy a tre të tillë në të njëjtën kohë. Aq sa, na ka vënë në një dilemë të madhe: mos vallë z. Veliaj ka aftësinë e mbinatyrshme të të shfaqurit në të njëjtën kohë në disa vende; apo thjeshtë ai ka disa sozi?! Cështja morri ngjyrat e okultes kur kryebashkiaku këtë ushtrim prej prestigjatori filloi ta kryente edhe në dimensione ekstrashtetërore, bile edhe ekstrakontinentale. Kjo ishte c’ishte, ndodhej edhe në Vjenë, Paris apo Ëashington, por në të njëjtën kohë edhe në Tiranë! Në kuptimin perso...

PSE DHE SI TË MBAJMË KËTË RAPORT DEMOGRAFIK FSHAT – QYTET! Mapo, 19. 02. 2018

Image
Një komb i varfër, sikurse edhe një familje e varfër, jeton keq, jeton varfërisht. Kjo bën kuptim dhe ka shpjegim logjik për një periudhe kohore të caktuar ku për shkaqe rastësore ky komb ka zgjedhur rrugën e gabuar në udhëtimin e tij. Këmbëngulja 45 vjecare e shqiptarëve në sistemin politik monist dhe të ekonomisë së centralizuar është një shembull i shkëlqyer për ta shpjeguar këtë pohim. Ai bën kuptim, edhe kur ky komb është në rrugën e duhur por bën zgjedhjet e gabuara. Referuar këtij tranzicionit tonë të tejgjatë, mund të kisha marrë shembuj pafund për ta argumentuar këtë pohim të dytë. Mirëpo, nuk ka as kuptim dhe as shpjegim, kur një komb mbetet me vetëdije në rrugën e gabuar, apo përzgjedh për të disatën herë modelin dëmtues. Një nga gabimet fatale të tranzicionit shqiptar është modeli i zhvillimit urbano-territorial që kemi ndërtuar, konsoliduar dhe me këmbëngulje fataliste duam ta konservojmë edhe për të ardhmen.  Temën e modelit të gabuar të shpërndarjes së koncent...

VELIAJ DHE POPULIZMI LEGALIZUES. Mapo, 07. 02. 2018

Image
‘Dielli shikohet që në mëngjes’ thotë populli, mirëpo kryebashkiaku i Tiranës, z. Veliaj, duket se parapëlqen një shprehje tjetër të popullit, ‘grushti i parë, gjysma e fitores’. Prandaj e nisi mandatin me kamera me vete, për t’ja treguar gjithë popullit ‘live’ grushti e tij të parë si kryebashkiak. Ditën e parë u shfaq duke shëtitur me autobusin e një linje të transportit publik për të prezantuar një qasje të re ndaj tij. Të dytën në një konferencë për shtyp me ministrin e Zhvillimit Urban për të shpallur hartimin e Planit të Përgjithshëm Territorial. Rezultatet e ditës së parë, i njohin të gjithë qytetarët që e përdorin këtë shërbim bazik urban. Përvecse një rritje të ndjeshme të cmimit nuk konstatohet ndryshim tjetër. Por edhe produktet e ditës të dytë po ju shpalosen. Qëndra e qytetit po përgatitet për tu mbushur me kulla, që megjithëse bëhen publike vetëm pasi pajisen me leje ndërtimi, janë fëmijët e mënyrës dhe procesit të hartimit të Planit. Në këtë shkrim modest të opinio...

BALANCIMI I POPULLSISË NËPËR TERRITORIN KOMBËTAR ËSHTË DOMOSDOSHMERI! Mapo, 31. 01. 2018

Image
Tre tumoret që kanë shtrirë metakstazat në trupin social dhe territorial të Atdheut: imigracioni nga territoret periferike dhe kufitare drejt Durasanës; emigracioni masiv drejt vendeve të zhvilluara perëndimore; dhe ulja e rritjes natyrore të popullsisë po e shkatërrojnë Shqipërinë e sotme. Cdo simptomë që konstatohet në mënyrën tonë të jetesës, dhe që mëndjet e pastërvitura ja faturojnë sistemit kapitalist, ka komponent shkaktues të paktën një nga këto tre tumore. Të treja kërkojnë ndërhyrje radikale dhe të menjëheshme, por ne do fokusohemi te balancimi i shpërdarjes së popullsisë nëpër territorin kombëtar, sepse ky është kurimi ku rezultatet mund të jenë më të shpejta dhe politika ka kompetenca dominuese. Sepse politikat publike jo vetëm mund të stimulojnë një qasje patriotike të shoqërisë për të mos u larguar më nga trojet e të parëve apo për të rikontruktuar modelin e saj politik dhe ekonomik, por edhe për synime të tjera kombëtare. Në këtë shkrim modest të opinionit do fokus...

SHKOLLA ME USHQIM! Mapo, 24. 01. 2018

Image
Informacionin se qeveria ka ndërmend të ndryshoj strukturën mësimore në mes të vitit shkollor e morra nëpërmjet një njoftimi në facebook. Luftën midis të besuarit të një statusi në media sociale apo një anekdode të tillë qeverisëse, në fillim e fitoi kjo e dyta. Mirëpo e kisha gabim, qeveria jonë nuk ka më limite. Qasjet e saj fashiste që ushqehen nga mishela e karburanteve më toksike në botë, mund të kapërcejnë cdo kufi. Prandaj e fala veten për skepticizmin, por jo për paaftësinë në arsyetim. Qeveria jo vetëm synon të ndryshoj strukturën mësimore në mes të vitit duke bashkuar mekanikisht dy orë të të njëjtës lëndë pa llogaritur impaktin e kësaj në mësimdhënie, por edhe ka vendosur që aktiviteti në shkolla përvecse arsimor të ketë edhe karakter emancipues shoqëror. Konkretisht, në shkurt starton në 20 shkolla të 5 bashkive projekti ‘të bëjmë detyrat e shtëpisë’, i cili kërkon të ushqejë nxënësit dhe ti mbaj ata nëpër shkolla deri në orën 17.00. Projekti propogandohet të këtë edhe ...

KONCENTRIMI I POPULLSISË NA MBAN NË VARFËRI! Mapo, 15. 01. 2018

Image
Edhe pas 27 vjetësh në tranzicion politik e ekonomik shoqëria shqiptare vijon ti mbështesi synimet për prosperitet ekonomik te investimet e huaja. Në fakt, dy ndërmarjet që kanë shërbyer si një serum për ekonominë kombëtare në qeverisjen e fundit, TAB dhe kaskada e Devollit, janë investime të huaja. Mirëpo edhe këto trashëgohen nga qeverisje të mëparshme, cka e pozon këtë pritshmëri shoqërore në pikëpyetje për të ardhmen. Në 5 vitet e fundit nuk është tërhequr asnjë investim i huaj i qënënsishëm, dhe ky fakt duhet ta shkundi elitën drejtuese të vendit. Ndërkohë, burimet potenciale për investime zvogëlohen dhe investitorët po orientohen në përzgjedhjen për të investuar ato vende që ofrojnë kombinimin më të favorshëm të potencialit, stabilitetit dhe klimës së bisnesit. Të paktën kështu na thonë ekonomistët, ndërsa na shpjegojnë se asgjë nuk do ndryshoj në ekonomi po nuk u rrit niveli i stabilitetit politik dhe përmirësua qasja ndaj bisnesit. Nga ana tjetër, serumi i vërtetë i mbij...

DURASANA PËRFORCON MODELIN TONË SHOQËROR DHE POLITIK! Mapo, 05. 01. 2018

Image
Një nga të pavërtetat që na është servirur këto kohë, është teza se qytetet tona janë të pajetueshme si pasojë e ‘betonizimit’. Kjo zëvendësoi tezën e ‘kjoskëzimit’, sipas së cilës fajin për gjendjen urbane e kishin kjoskat. Rënia e kësaj teze dhe niveli i lartë i partishmërisë bi-partizane në gjykimin shoqëror, solli dhe konsolidoi tezën e ‘betonizimit’ të qyteteve apo ndryshe ‘pallatet e shumta dhe voluminoze që u lejuan të ndërtoheshin’. Mirëpo, ndryshe nga teza e ‘kioskëzimit’, këtë të dytën nuk mund ta testojmë dot në praktikë! Ajo që na mbetet është teoria, dhe teoria na thotë se nëse do të kishim ndjekur rrugën shkencore të lejimit të zhvillimit sipas një seti hirearkik planifikimesh, pallatet nuk do e kishin prodhuar gjithë këtë dëm urban. Në fakt ne lejuam zhvillimin e fragmentarizuar, ku vendimarrësit lejonin ndërtimin e një pallati në oborret e 2-3 pronarëve pa e vrarë mëndjen për cfarë do ndodhte me gjithë bllokun e banimit.   Kjo metodë zhvillimi udhëheq, përvec...

‘TË PASTROJMË SHQIPËRINË’ NË NJË DITË APO NË GJASHTË MUAJ?! Mapo, 25. 12. 2017

Image
Qasja majtiste ndaj problemit të madh urban të përpunimit të mbetjeve të ngurta, u shfaq që në javët e para të qeverisë Rama 1. Ishte ministri Veliaj, nëpërmjet thirrjes së tij ‘ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë’, që na risolli kuptimin e majtë mbi trajtimin e cështjeve urbane dhe mjedisore. Nuk do ti kthehem cështjes se cfarë më kujtoi kjo nisëm nga koha e fëmijërisë time, por do prek dy cështje bazike. Së pari, synimin e nismës për të sfumuar një ngjarje madhështore politike në vend. Atë të 15 nëntorit 2013, ku shoqëria shqiptare tregoi se ekzistonte dhe u mblodh për të kundështuar vendimin okult të qeverisë për importin e mbetjeve kimike Siriane. Dhe së dyti, synimi që shtrihet në kohë sikurse cdo gjë kulturore, ‘krijimi i njeriut të ri socialist që punon për të mirën dhe pronën e përbashkët’ që në të vërtetë nuk është e askujt. Gjë që tentohet të arrihet nëpërmjet armëve kryesore kolektiviste: populizmit, demagogjisë dhe centralizmit. Nëse i kthehemi asaj kohe, qeveria Rama ...

REAGIMI NDAJ PËRMBYTJEVE SI NJË TEST CIVILIZIMI. Mapo, 18. 12. 2017

Image
Brockullat e elitës politike mbi përmbytjet, këtë javë, i lanë vendin ca të tjerave për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm. Vlerësuar nga pikëpamja e interesit publik asgjë nuk ndryshon dhe shoqëria shqiptare mbetet në udhëkryqin e zakonshëm, ku duhet të zgjedhi midis të mos bërit asgjë për të pritur përmbytjen e radhës, apo nxjerrja e mësimeve nga pësimet dhe të marri masa që “krimet natyrore” të mos na dëmtojnë kaq shumë. Nuk e di cilën rrugë do të zgjedhi shoqëria shqiptare, por shpresoj shumë të jetë kjo e dyta e cila starton me përcaktimin se kush janë fazat e reagimit të shoqërive të civilizuara, dhe kush janë rrugët që duhen ndjekur për suksesin e tyre. Faza e parë ka të bëj me marrjen e masave përpara se shkaktari të ndodhi. Kjo bëhet për cdo lloj sulmi natyror, përfshirë tërmetet e zjarret, por në rastin e reshjeve është më e thjeshtë sepse ato mund të parashikohen. Pra, nëse në rastin e tërmeteve dhe zjarreve mund të parapërgatitemi vetëm duke përdorur teknika për...

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

Image
I ulur në një restorant në Munih, në verën e vitit 1932, Hitleri skicoi prototipin e Beetle për Volswagen (makina e popullit). Në atë kohë vetëm elita shoqërore mund ti lejonin vetes një makinë, ndërkohë që Hitleri propogandonte se i gjithë populli duhet të kishte një makinë. Ai ja dha këtë skicë Jakob Werlin, shefit të Daimler-Benz, duke i theksuar: ‘ Merreni këtë dhe flisni me njerëz të cilët kuptojnë për të, më shumë se unë. Por mos e lini pas dore. Unë dua të më raportohet sa më shpejtë për detajet teknike të saj’ . E solla këtë detaj për të kuptuar se kush ishte marrdhënia, e pranuar nga të dyja palët mbi interesin reciprok, e Hitlerit me bisnesin privat. Mirëpo nga skica në produkt ishte një rrugë e kushtueshme dhe Hitleri, tashmë lider i oligarkisë që drejtonte politikën dhe ekonominë si një unitet të vetëm, ja kaloi kostot e “suksesit” të këtij projekti popullit gjerman. Sikurse ndodh gjithmon në regjimet majtiste, ku e “mira e popullit” kthehet në fatkeqësinë e tij, edh...

DY FJALË PËR PËRMBYTJET DERISA TË PËRMBYTEMI PRAP! Mapo, 04. 12. 2017

Image
Korrupsioni nuk është plaga më e rëndë e shoqërisë shqiptare. Është populizmi, apo e spostuara e diskursit publik, kryesisht e elitës drejtuese, nga thelbi i problematikës sipas ekspertizës te ajo që masa kupton si cështje, dhe e arsyetimit mbi këtë thelb fals. Ndërtimi mbi themele të gabura, as ka dhënë dhe as ka për të dhënë ndonjëherë zgjidhje, dhe për këtë arsye ne gjendemi gjithmon të zhytur në të njëjtën kënetë. Pak a shumë kështu ndodh, në Shqipëri, për cdo cështje që shqetëson shoqërinë, por në këtë shkrim do fokusohemi te përmbytjet. Për to, diskursi publik ka laboruar tezën populiste se detyra e shtetit dhe shtetarëve qënka t’ju qëndroj afër të përmbyturve dhe ti ndihmoj në vet të parë, përgjatë kohës së përmbytjes. Medemek, bashkëndarja e “fatit të keq” qënka njësia matëse e mënyrës qeverisëse! Sa më shumë ditë pa gjumë të thuhet se ka ndejt ministri, sa më shumë ushtarakë të jenë përfshirë në operacine, aq më e aftë dhe e mirë qeverisja. Lloji i cizmeve të përdorura ...

NGA ‘SHTATË MILION NË PESË SHTETE’ TE DURASANA! Mapo, 29. 11. 2017

Image
Në vitin 1989, televizioni i vetëm shqiptar, RTVSH-ë, transmetoi një cikël emisionesh me titull ‘Shtatë milion në pesë shtete’. Duhet të ketë qenë i fundit nga emisionet e shumta me peshë patriotiko-nacionaliste, temë kjo shumë e pëlqyer nga regjimi stalinist i asaj kohe. Përmbajtja e ciklit më kujtohet pak, por tema e tij është ngulitur thellë në memorien time. Cikli laboronte tezën se, sa të lirë jetojnë shqiptarët në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë duke i vënë përball mungesën e lirisë së shqiptarëve të tjerë që jetonin në katër shtetet kufitare me të. Gjetje artistike, kjo, shumë inteligjente e propogandës bolshevike për të thënë një gjysëm të vërtete me synimin për të fshehur gjysmën tjetër të së vërtetës. E gjithë propaganda e realizmit socialist mbështetej te trajtimi i lirisë së shqiptarit si clirim nga pushtimi i Atdheut nga forca ushtarake të huaja, për të fshehur skllavërimin e shqiptarit nga shqiptari përshkak të sistemit politik në vend.   Nuk...

PREFEKTËT USHTARAKË NJË TJETER HAP PËRGJATË FASHISTIZIMIT TË QEVERISJES! Mapo, 17. 11. 2017

Image
Qeveria Rama 1 mund të përkufizohet mbështetur në pesë karakteristikat e saj thelbësore: centralizuese, propogandistike, demagogjike, fasadiste dhe policore. Për katër vite, në një progresivitet të dallueshëm, kjo qeveri rrëmbeu cdo funksion vendor qeverisës dhe ushtroi vendimmarrjen e saj të paligjshme në aktivitete vendore, me dimension të fortë propogandistik, demagogjik dhe fasadist nëpërmjet “dhunës legjitime” të ushtruar nga policia e saj e militarizuar! Ajo  anashkaloi detyrat dhe funksionet e qeverisjes kombëtare, si hartimi i politikave kombëtare për shpërndarjen e popullsisë në territor, për transportet dhe infrastrukturën, për mbrojtjen e territoreve dhe zonave natyrore, për turizmin, për kulturën e të tjera si këto, për t’ju dedikuar cështjeve lokale, si të pastrehët, ndihma ekonomike, mbledhja e taksave lokale, menaxhimi urban (lejedhënia dhe kontrolli i territorit), dhe planifikimi territorial (planifikimi e projektimi urban). Është kjo veprimtari dhe këto veco...