‘TË PASTROJMË SHQIPËRINË’ NË NJË DITË APO NË GJASHTË MUAJ?! Mapo, 25. 12. 2017
Qasja majtiste ndaj problemit të madh urban të
përpunimit të mbetjeve të ngurta, u shfaq që në javët e para të qeverisë Rama
1. Ishte ministri Veliaj, nëpërmjet thirrjes së tij ‘ta pastrojmë Shqipërinë në
një ditë’, që na risolli kuptimin e majtë mbi trajtimin e cështjeve urbane dhe
mjedisore. Nuk do ti kthehem cështjes se cfarë më kujtoi kjo nisëm nga koha e fëmijërisë
time, por do prek dy cështje bazike. Së pari, synimin e nismës për të sfumuar
një ngjarje madhështore politike në vend. Atë të 15 nëntorit 2013, ku shoqëria
shqiptare tregoi se ekzistonte dhe u mblodh për të kundështuar vendimin okult
të qeverisë për importin e mbetjeve kimike Siriane. Dhe së dyti, synimi që
shtrihet në kohë sikurse cdo gjë kulturore, ‘krijimi i njeriut të ri socialist që
punon për të mirën dhe pronën e përbashkët’ që në të vërtetë nuk është e askujt.
Gjë që tentohet të arrihet nëpërmjet armëve kryesore kolektiviste: populizmit, demagogjisë
dhe centralizmit.
Nëse i kthehemi asaj kohe, qeveria Rama i
kishte përdorur këto armë përpara se të votohej në Kuvend. Në fillim duke na
vënë përpara dyshimit nëse do drejtohemi nga një qeverisje demogogjike apo një e
centralizuar, dhe më tej duke na dhënë prova se do i mishëronte të dyja këto
karakteristika. Mirëpo, do ishte kjo nismë e ministrit Veliaj që do ta
kornizonte atë si një qeverisje të demagogjisë së centralizuar. Vet fakti se, detyrën
e agjitatorit të pallatit që thërriste cdo të djelë njerëzit për të pastruar oborrin
e kishte rrëmbyer ministri, dhe se funksionin
e ministrit të mjedisit e kishte pushtuar ministri i rinisë, e argumenton shterueshëm
këtë pohim. Ndërsa vulën e dështimit, kësaj nisme, do ja vinte z. Rama në takimin ku prezantoi ‘operacionin kombëtar të “Pastrojmë Shqipërinë që duam” për 6 muaj’.
Mirëpo, pa na shpjeguar më parë se kush ishte diferenca midis këtyre dy
aksioneve që do të siguronte shkakun për sukses të së dytës.
Në fakt ato ngjajnë si dy pika uji në filozofinë dhe
parimet në të cilën mbështeten, prandaj dështimi i së dytës është po aq i sigurt
sa i së parës. Vendimi i Kryeministrit se ‘…dhe
një pjesë e konsiderueshme e inspektimit, edhe për mjedisin, do t’i kalojë
Policisë së Shtetit’ nuk ndryshon fundin pafrut të këtij “operacioni”, por
vecse thekson karakterin policor të qeverisjes së tij. Aq më pak nuk mund ta
suksesojë uniteti bolshevik i‘…
mirëkuptimit të plotë me të gjithë kryetarët e bashkive….pa përjashtim’! Ky
është vecse një argument pro tezës se po qeverisemi në mënyrë të centralizuar
nga Kryebashkiaku i Republikës dhe 61 drejtorët e tij. Mirëpo nga ana tjetër , z.
Rama ka të drejtë kur thekson se 'Në cështjen e plerave nuk ka parti. Të
gjithë duhet të jemi kundër tyre'. Sigurisht që jemi të gjithë kundër! Vecse
edhe për rrugët e trajtimit të kësaj cështje, sikurse për cdo problematikë
urbane, ka një diferencë të madhe midis dy kaheve të politikës!
Të majtët si z. Rama dhe kryebashkiakët që dhanë mirëkuptim të plotë për “operacionit” të tij, e trajtojnë me konferenca e takime demagogjike; me shfaqje teatrale e populiste të ministrave e drejtorëve; me dhunë policore ndaj qytetarëve “pisanjos”; me sulm taksidarësh ndaj taksapaguesve dhe me aksione ineficente të goditjeve të përqëndruara. Produkti i të cilave është i qartë, historikisht prej 100 vjetësh për gjithë qytetarët e botës, dhe memorikisht prej 5 vitesh për gjithë shqiptarët, përfshirë z. Rama. Ato thjeshtë, harxhojnë para’ nga buxheti publik; varfërojnë me taksa e friksojnë me gjoba qytetarët; thellojnë hendekun midis qytetarit dhe qeverisjeve, por e lënë gjendjen më keq sec e gjetën. Sepse ky problem nuk zgjidhet me shtrëngim policor, populizëm dhe demagogji mbi pastrimin e territorit, por me gjithëpërfshirje qytetare për ta mbajtur mjedisin pastër, dhe këtë e sigurojnë vetëm të djathtët nëpërmjet fuqizimit të qytetarit.
Të djathtët që ndërmarrin reforma decentralizimi funksionesh dhe fiskale. Cka i bën vendorët të përgjegjshëm për funksionet e veta qeverisëse dhe i mundëson atyre të financojnë përmirësimin e infrastrukturave bazike urbane për ti bërë qytetet atraktive për ata taksapagues që synojnë të tërheqin (qytetarë dhe bisnese), duke u prezantuar me specifikat dhe karakteristikat e qytetit dhe jo me uniformitetin ineficent të shesheve dhe fasadave të pallateve. Të djathtët që ndërmarrin nisma planifikuese gjithëpërfshirëse urbane. Ku qytetarët e përfshirë në vendimarrje e ndjejnë realisht se këto mjedise ju përkasin atyre dhe jo pushtetit që mund të ndërtojë ca pallate të tjera në to, dhe për këtë arsye i mbajnë pastër. Të djathtët që respektojnë bashkëpronësinë në ndërtesat e banimit. Sepse kjo i bën qytetarët ti trajtojnë këto hapsira të përbashkëta sikurse banesat e tyre, dhe jo si pronësi të të gjithëve dhe të askujt sepse askujt nuk i njihen të drejtat e pronësisë mbi to.

Comments
Post a Comment