Posts

KATËR CËSHTJE MBI HIPOTEKIMIN E PALLATEVE ME SHKELJE TË LEJES NDËRTIMORE. Mapo, 23. 04. 2017

Image
Anekdodat e ‘Rilindjes Urbane’ nuk kanë të sosur. ‘Unë jam dhe historian, shqiptarët kanë 3200 mijë vite që ndërtojnë pa leje.’- do të theksonte një zyrtar i lartë Rilindas në një intervistë mbi hipotekimin e pallateve me shkelje të lejes ndërtimore! Nuk di të them cili grup fjalësh, ai para presjes apo ai pas saj, më bëri më shumë për të qeshur por një gjë është e sigurtë: ato nuk mund të qëndrojnë bashkë në një fjali. As historiani, urbanisti apo historiani i urbanistikës më i madh i botës, pas një studimi disa dekadash, nuk do kishte guxuar ta thoshte. Më shumë se kaq, është një fyerje e inteligjencës njerëzore të mbash ligjërata mbi lejet e ndërtimit të para 3200 vjetësh. Porse një pyetje mund ta ngremë: kujt duhet ti marrin leje shqiptarët e sotëm për të ndërtuar, dhe pse? Është përgjigjja e kësaj pyetje që bën dallimin midis kuptimit amatoro-etatist dhe kuptimit shkencoro-demokratik të kontrollit të zhvillimit urban. Sipas të parit ky aktivitet qënka shprehja e vendimit subje...

RILINDJA URBANE, NJË SERI SHPËRDORIMI POPULIST I PARAVE PUBLIKE. Mapo, 15. 03. 2017

Image
U trishtova pamasë kur, ndërsa lundroja në internet, ndesha disa foto që tregonin gjëndjen e sotme të qëndrës së Shijakut. Investimi publik, pjesë e projektit 350 milion euro të ‘Rilindjes Urbane’, kishte pësuar dëme që rikthenin në skenë nevojën e parave publike. Dhe ky është një ritual që do të përsëritet progresivisht në të ardhmen. Jo vetëm se punimet janë bërë ‘shkel e shko’, por se vet filozofia e këtij projekti është një shaka adoleshentësh me moshë adulti. Që në fillesë ky projekt më ka kujtuar Xhikun (Haxhiun). Ky ishte babai i tre fëmijëve të mitur që jetonin në një shtëpizë të vjetër të trashëguar nga gjyshi që nga koha e luftës së dytë botërore, por që kishte një mercedez të tipit të fundit. Të gjithë adoleshentët e lagjes e kishin zili. E kisha edhe unë, derisa kuptova se me paratë që Xhiku kishte blerë mercedesin mund të kishte rikontruktuar dhe zgjeruar shtëpizën, që nga pesha e kohës kishte aq shumë nevoja për tu bërë minimalisht e jetueshme. Ndoshta edhe me të drejt...

DOBISHMËRITË E NJË PLANI GJITHËPËRFSHIRËS PËR TIRANËN! Mapo, 10. 02. 2017

Image
Plani i Pallateve, hartuar në bodrumet e Bashkisë, po i afrohet ditës së miratimit në Këshillin Kombëtar të Territorit, dhe në këtë kuptim, përvetësimit të dimensionit ekzekutiv të tij. Paskëtaj, ai do ketë fatin e vëllezërve të tij të mëparshëm. Do vdesi! Duket se planet urbane të Tiranës mbartin në vetvete edhe karakteristikën e vdekshmërisë së lartë foshnjore. Sidoqoftë, disa qindra pallate të reja do i shtohen stokut ekzistues, përpara se ai të humbi vlerën juridike. Vlerën morale e ka humbur që në konceptimin embrional të tij, me përjashtimin e palëve të interesuara nga procesi i hartimit. Dhe në fakt, mungesa e vlerës morale ka përcaktuar ‘de fakto’ edhe humbjen e legjitimitetit deri në inekzistencë (vdekje). Në të kundërt, nëse procesi i hartimit të Planit do ishte gjithëpërfshirës, atherë jetgjatësia e tij do ishte e garantuar. Është e kuptueshme se aktorët e përfshirë në planifikim do të kontribuonin në implementimin me përpikmëri të Planit të tyre. Dhe ky do të ishte pë...

JA SI DUHEJ HARTUAR PLANI I TIRANËS! Mapo, 25. 01. 2017

Image
Ditët e para mediatike të vitit 2017 u mbushën nga daljet publike të zyrtarëve të lartë të Tiranës në mbrojtje të Planit të Pallateve. Më sakt, më shumë sesa në mbrojtje të Planit, prania e tyre mediatike, ishte në sulm ndaj atyre që guxuan të ‘baltosnin’ një nga punët më të rëndësishme të “njeriut që punon”. Sepse kjo do jetë strategjia mediatiko-demagogjike e z. Veliaj në këtë lot të karrierës së tij politike. Krijimi i imazhit, në perceptimin shoqëror, të një konflikti midis tij si ‘njeriu që bën gjëra për qytetin’, dhe oponentëve të tij si ‘baltosës profesionistë’! Me një fjalë: delegjitimimi i kundështuesve, e në këtë kuptim, nganjimi i të vërtetës së tij. Në fakt, ky shkrim nuk është mbi strategjitë e manipulimit publik nga z. Veliaj. Në të kundërt, ky shkrim i dedikohet domosdoshmërisë së përfshirjes së publikut në proceset e hartimit të Planeve të zhvillimit të territorit. Sigurisht, nëse duam që zhvillimi i ardhshëm të jetë në përputhje me këto planifikime. Në të kundërt,...

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017

Image
Plani Urbanistik i Tiranës është miratuar mes debatesh. Shumë flasin për probleme te shumta që ka ky plan. Në një shkrim ju shpreheni se ky plan nuk ka asnjë interes për banorët, përse thoni që ky plan është kundër interesit të banorëve? Po e nis përgjigjen me një pyetje retorike: a keni degjuar, në këto 14 muaj të procesit të hartimit të këtij materiali (që nuk e kuptoj pse e quajnë Plan) fjalën ‘banorë’? Nuk besoj. Askush, as ndjekësi më i vëmendshëm nuk e ka dëgjuar ndonjëherë këtë fjalë në daljet publike për këtë temë. Dhe kjo është e paprecedentë në historinë qindra vjecare të shkencës së urbanistikës në botë. Këtë e them me siguri të plotë, jo sepse kam bërë ndonjë studim a vëzhgim të gjithë proceseve planifikuese urbane a territoriale në botë, porse nuk ka kuptim teknik të ndërmarrësh një proces hartimi të një instrumenti planifikimi territorial dhe të mos flasësh për banorët që do të ushtrojnë aktivitetet jetësore në këtë territor për të cilin po hartohet ky Plan. Kjo është ...

TA BRAKTISIM KASTËN NË SHOQËRINË E KULLAVE TË SAJ. Mapo, 11. 01. 2017

Image
Mbreti i plotfuqishëm i pyllit, luani, sa herë shikonte ujkun i fuste një shpullë turinjve dhe për të arsyetuar këtë veprim shtonte pyetjen ‘prap pa kapele ti?’. Mirëpo, aq shumë herë ishte përsëritur kjo sa gjithë popullata e pyllit kishte filluar të dyshonte në aftësinë krijuese të luanit. Dhelpra, që ishte “mikja” e tij, kishte kuptuar dyshimet dhe i kërkoi luanit “miqësisht” të sajonte një preteks tjetër. Luani pranoi, ndërsa dhelpra nxitoi tja tregonte këtë gjithë kafshëve të pyllit. Të cilat me padurim prisnin “arsyetimin” e rradhës nga luani. Nuk zgjati shumë dhe ujku fatkeq u përball në qendër të pyllit me luanin mbret të plotfuqishëm. Të gjithë banorët e pyllit mbajtën frymën në ankth për cka do të ndodhte. Situata ishte më e komplikuar sec pritej sepse ujku kishte vënë një kapele. Suspansa disa sekondëshe u zëvendësua nga zhurma e shpullës që nuk kishte si mungonte edhe këtë here, dhe, arsyetimi i logjikshëm i luanit ‘o ujk, po prap pa kapele ti?!’. Risjellja e kësaj fabul...

PLANI VDIQ, RROFTË PLANI! Mapo, 26. 12. 2016

Image
Tirana post diktaturë edhe pas 26 vjetësh në ribërje urbane nuk ka një Plan Territorial. Na e premtoi z. Rama Kryeministri i sotëm, z. Basha Kryeministri i së ardhmes së afërt, z. Veliaj Kryeministri i së ardhmes së largët, por askush nuk ja doli. Paradoksisht Tirana ka pasur Plan që nga vitet 1920 dhe deri në vitin 2010. Më sakt, deri në shkurt të vitit 2010, kohë kur për arsye të pleqërisë vdiq Plani i Tiranës socialiste i vitit 1990. Fiks 20 vjet pasi lindi. Me një fjalë, Tirana e demokracisë ka pasur formalisht vetëm një Plan, dhe ky ishte Plani i Tiranës socialiste. Sigurisht që koncepti Plan ka evoluar që nga vitet ‘20 e deri më sot. Ai nuk ka më të njëjtin kuptim si nga forma e as nga përmbajtja. Por, megjithëse nuk jemi duke folur për të njëjtën gjë, duhet pranuar paaftësia jonë e sotme për të bërë një gjë që 90 vjet më parë arritëm ta bënim. Pranuar këtë impotencë tonën, mund të kalojmë te një dimension tjetër i konceptit Plan që ka evoluar bashkë me evoluimin e organizimit s...

KATËR HIPERDËMET E QEVERISË RAMA! Mapo, 20. 12. 2016

Image
Për të qënë politikisht korrekt, që të përzgjedhësh dëmet më evidente të një qeverie duhet që analizën ta bësh ditët e fundit të mandatit të saj, në mënyrë që të përfshish gjithë kohën që kjo qeveri ushtron pushtetin. Pra që në fillim duhet të pranojmë kufizimet e shkrimit. Mirëpo, kam dy argumenta që e asnjëansojnë këtë efekt. Së pari argumentin teorik. Shkencat politike kanë një aksiomë gjerësisht të pranuar, sipas të cilës një rotacion demokratik nuk varet vetëm nga mënyra e dorëzimit të pushtetit nga humbësit te fituesit por edhe nga mënyra sesi fituesit sillen me administratën që gjejnë. Sepse me të njëjtën mënyrë që ata sillen me administratën e vjetër, do të sillet administrata e re me popullin. Kështu që, në vlerësimin tim, qeveria Rama e ka mbyllur qeverisjen që javën e parë të saj. Argumenti i dytë është praktik. Dëmet janë të tilla, saqë jo muajt që i kanë ngel kësaj qeverie, por edhe disa qeveri pas saj vështirë ti rikuperojnë dot. Prandaj, pa u zgjatur vijojmë me dëmin e...

‘DOING BUSINESS’ DHE SHAKAJA E LEJEVE ELEKTRONIKE! Mapo, 09. 12. 2016

Image
Më së fundi një lajm i mirë për Shqipërinë e bisnesit. Raporti ‘Doing Business 2017’ i Bankës Botërore e rendit në vend të 58 në rankimin që ky raport i bën 190 vendeve të botës. Ekspertiza e Bankës Botërore merr në shqyrtim dhe vlerëson 10 tregues, të cilët lidhen me kostot e proceseve rregullatore dhe me kuadrin ligjor e institucional me të cilat ndeshet një bisnes përgjatë aktivitetit të tij. Ky raport është shumë i rëndësishëm sepse shumë investitorë ndërkombëtar orientohen në vendimarrjet për shtrirje të aktiviteteve të tyre ekonomike në vende të reja, pikërisht nga këta tregues. Dhe vecanërisht për një vend si Shqipëria, që strategjikisht e kërkon prosperitetin ekonomik te investimet e huaja, kjo renditje është një gjë shumë pozitive. Për më tepër, kur vlerësimet e fundit nuk kanë qenë pozitive, për të kulmuar me vitin 2016 ku Shqipëria pësoi një rënie prej 35 vendesh dhe u pozicionua në vend të 97-t nga vendi 62-t ku ishte një vit më parë. Raporti që botohet në disa gjuhë të bo...

SHTATË PARIME PLANIFIKUESE PËR NJË ATDHE DREJT PROSPERIMIT TERRITORIAL! Mapo, 30. 11. 2016

Image
Një mënyrë libertariane për të dashur Atdheun. Zoti/Krijuesi është arkitekti më i madh ndonjëherë! Ai është Arkitekti i natyrores.  Vëzhgoni dhe shijoni natyrën; rregullin, harmoninë, bukurinë, thjeshtësinë dhe elegancën e saj. Bota është kaq e bukur dhe mund të mos ishte kështu, mund të ishte kaotike, e shëmtuar, e rrëmujshme. Cdo arkitekt - edhe arkitekti më ë mirë i botës njerëzore në të gjitha kohët - është arkitekt i kulturores. Dhe sado aftësi të këtë një arkitekt i kulturores asnjë ndërhyrje e tij nuk mund të krahasohet me atë të Krijuesit. Puna e tij thjesht dëmton natyroren, prandaj, një arkitekt i mirë i kulturores është ai që ndërhyn sa më pak në arkitekturën e natyrores dhe përdor sa më pak materiale jashtë saj. Atdheu duhet dashur në cdo centimetër të territorit të tij! Jo vetëm kufiri që na ndan nga fqinjët apo flamuri që na identifikon. Duhet ti dashurojmë të gjitha burimet natyrore të tij, kudo ku ato ndodhen, dhe jo vetëm buzë Lanës apo në qytetet e mëdha. At...

PEDONALET E RILINDJES URBANE DHE BASHKËJETESA KOMUNITARE. Mapo, 02, 11, 2016

Image
"Rilindja Urbane stimulon ekonominë vendore, rrit vlerën e pronës dhe të mjediseve të biznesit të vogël, zhvillon ndjenjën e bashkëjetesës komunitare dhe integron njësi e komunitete që u ndanë e izoluan nga njëri-tjetri për njëzet e kusur vite me radhë" ! Me këto fjalë të radhitura bukur, kryeministri Rama, shoqëroi një video të qëndrës së qytetit të Librazhdit, që i është nënshtruar projektit kombëtar të Rilindjes Urbane. Projektin e njohin të gjithë, prandaj nuk po ndalem ta përshkruaj. Në fakt, që në fillim, duhet theksuar se qendrat e qyteteve, të prekura nga ky projekt i mundësuar nga 300 milion euro të buxhetit të shtetit, kanë përmirësuar pamjen. Nga qasja formale ato nuk shfaqen më në mjerim si pjesa tjetër e qytetit, dhe kjo në dukshmëri është një gjë e mirë. Mirëpo, nuk është e tillë në një vëzhgim më racional! E parë nga një qasje më përmbajtësore, ky projekt nuk ka influencuar pozitivisht: as ‘ekonomikisht në shërbim të ekonomisë vendore’; as ‘për të rritur vle...

CIKLI "REFORMIST" I Z. RAMA DUHET TE MBYLLET SA ME PARE! Mapo, 18. 10. 2016

Image
Një replikë për shkrimin 'Cikli reformist i Edi Ramës duhet të vazhdojë një mandat të dytë’. Politilogu Henri Cili, nëpërmjet një shkrimi të hënën e kaluar, nervozoi pjesën më populiste të shoqërisë shqiptare. Ajo ju përgjigj, sikurse gjithmon, duke i ikur tezës dhe argumenteve të shkrimit dhe duke u marrë me cështje të sferës personale të autorit. Për këtë nuk do flas. Më intereson ndjesia e provokimit (për mirë dhe/ose për keq) që ndjehu pjesa më e lexuar e shoqërisë shqiptare, nga ky shkrim. Ndjesi që e përjetova, dhe nga e cila po origjinalizoj edhe këtë replikë. Ndryshe nga skemat klasike strukturore të metodave të kërkimit shkencor (sigurisht ky shkrim nuk është një i tillë), unë nuk ‘do ta lë ëmbëlsirën për në fund’. Që në start do të pranoj si goxha reale (por jo plotësisht e shterueshëm të vërteta), tre fenomenet që dallon z. Cili. Sepse ështën e vërtetë se ‘jemi në kulmin e një kundështimi laraman ndaj qeverisë dhe z. Rama personalisht’, porse ky përcaktim nuk plotëson ...

GALLATA VJESHTUKE NGA RILINDJA URBANE. Mapo, 04. 10. 2016

Image
Sezoni i pushimeve verore përfundoi shpejt këtë vit. Ndoshta kështu ka qënë gjithmon, por këtë vit më bëri përshtypje që rrugët e Tiranës u pushtuan shpejt nga makinat dhe trafiku që ato prodhojnë. Në fakt, dicka më tepër se trafiku, nëse i mbetemi përkufizimit të vjetër të këtij koncepti që e njëson këtë fjalë me ndërveprimin e automjeteve përgjatë lëvizjes së tyre. E bëj këtë diferencë sepse automjetet në rrugët e Tiranës e vështirësojnë më shumë mënyrën kolektive të jetesës kur janë të parkuara. Sidoqoftë, një gjë është e sigurt, fund gushti i sivjetshëm nuk na e mundësoi atë rehatinë e të qënurit një ndër të paktët në rrugët e qytetit të abandonuar nga qytetarët e konvertuar në pushues. Por kjo nuk ishte karakteristika e vetme e këtij zëvendësimi stinor. Edhe gastorët e Rilindjes e nisën punën më shpejt dhe më me intensitet këtë sezon artistik, që me ndihmën e Zotit dhe me shpresë te mëncuria e shqiptarëve, mund të jetë edhe i fundit. Gallata e parë erdhi nga fusha e turizmit. S...

PËRGJIGJJA ËSHTË DECENTRALIZIMI I THELLË! Mapo, 16. 09. 2016

Image
Nuk më cuditi aspak ideja kryesore e ofertës socialiste në zgjedhjet vendore të Dibrës. E përsëritur si refren nga drejtuesi ekzekutiv i fushatës, ministri Gjiknuri, dhe e përmendur edhe nga kryeministri Rama, pakkush sipas meje duhet të cuditej nga shprehja ‘votoni kandidatin tonë nëse doni të merrni financime projektesh nga qeveria’. Shumë media (sociale apo të formatit klasik) e identifikuan si problem të rëndë, u cuditën dhe e konsideruan si shantazh të hapur ndaj elektoratit dibran. Dhe kishin të drejtë! Ideja kryesore e sektorit programor të fushatës socialiste në Dibër, ishte një shantazh i hapur i qeverisë qëndrore ndaj votueve për ti shtrënguar ata të votonin kantidatin e tyre. Nga ana tjetër, kjo nuk ishte risi (nga ato që të tërheqin vëmendjen si për herë të parë), sepse prej vitesh tashmë qeveritë qëndrore akuzohen se mbajnë me hatër kryebashkiakët e tyre dhe persekutojnë financiarisht kryebashkiakët politikisht të kundërt. Vetëm pak ditë më parë i njëjti shantazh ju bë,...