PEDONALET E RILINDJES URBANE DHE BASHKËJETESA KOMUNITARE. Mapo, 02, 11, 2016

Është shumë e vërtetë që cdo investim impakton ekonominë vendore, porse ky lloj investimi ka të njëjtin impakt me cdo lloj investimi tjetër, për të njëjtën vlerë monetare. Pra, është paraja e investuar që impakton dhe jo projekti në vetvete. Përkundazi, një impakt më pozitiv, në ekonominë vendore, do të kishte një projekt që të gjithë komponentët (dizainin, supervizionin, fuqinë puntore dhe lëndët e para) ti kishte lokale. Një impakt edhe më pozitiv do të kishte një projekt tjetër që krijonte cikle të përsëritshme të stimulimit në ekonominë lokale. Dhe shembuj mund të kisha sjellë pafund nga infrastruktura inxhinierike, sociale, arsimore apo shëndetsore. Ajo që nuk kupton dot qeveria është se reagimi i tregut nuk varen nga vullneti qeverisës. Nuk ka vendim qeverie që ti mbushi mëndjen tregut. Për së pari dhe më së shumti tregu i pasurive të paluajshtme përcaktohet nga aftësia blerëse, dhe jo nga cilësia e ofertës. Shitjet do të jenë aq sa blerësit kanë mundësi të paguajnë. Mund të ishte ndryshe nëse ky projekt implementohej vetëm në një qytetet, dhe kështu të rriste avantazhet konkuruese të pronave të atij qyteti ndaj qyteteve të tjera, porse nga qasja kombëtare nuk ka asnjë ndyshim. Në të kundërt, ndikon duke avantazhuar pronësitë e zonave qëndrore kundrejt pronësive të pjesës tjetër të të njëjtës njësi vendore.
Është pikërisht ky avantazhim i një blloku ndaj blloqeve të tjera të qytetit që prodhon segregacion social dhe shumë armiq të tjerë të kohezionit social. Në këtë realitet të prodhuar, shumë pak ka mundësi që të ‘integrohen njësitë e komunitetet’ apo të ‘zhvillohet ndjenja e bashkëjetesës komunitare’! Sepse, nëse qeveria me paratë e të gjithëve “rregullon catitë” e disave, atherë ajo që qeveria dhe punët e saj prodhojnë, në dimensionin social, është vetëm pabarazi dhe konflikt ndër grupe që ndërtojnë të njëjtin komunitet local. Por edhe një hendek të madh, në dimensionin politik, midis grupeve që nuk përfitojnë nga ky investim dhe qeverisë. Në fakt, krijimi i një gap-i (hendeku) midis qytetarëve dhe kësaj qeverie është një gjë e mirë në vetvete! Sa më i madh hendeku aq më shpejt të largohet kjo qeveri dhe aq më të mëdha janë shanset që shqiptarët ti shpëtojnë botkuptimit antiqytet dhe antikomunitet që ajo mishëron. Sepse duhet pranuar si e vërtetë absolute që ‘komunitete u ndanë e izoluan nga njëri-tjetri për njëzet e kusur vite me radhë’, bile edhe familjet fqinje u futën në konflikt! Porse kjo është merita eksluzive e modelit të fragmentarizuar Rama të menazhimit urban të Tiranës. Model i cili u shpërnda në të gjitha bashkitë e vendit dhe prodhoi një atomizim ekstrem social të komuniteteve.
Mirëpo, ndarja e qytetarit me qeverinë nuk ka ciklet kohore të një qeverie. Ajo shtrijhet shumë gjatë në kohë dhe duhet shumë punë të riparohet. Së bashku me atomizimin social ato cojnë në situata të pashpresa demokracie. Në mosbesim ndaj qeverisë dhe ndaj të njëjtit si ai vet (fqinjit), cdo individ e pranon politikën vetëm te kafja e lagjes, ku cdo dy vjet e jep votën në këmbim të premtimeve apo përfitime individuale. Prandaj ky projekt sikurse të gjithë projektet e rilindjes, jo vetëm nuk ndihmojnë në bashkëjetesën komunitare por janë dëmtuesit më të mëdhenj të saj. Në të kundërt, stimulimi i vërtetë, është zhvillimi i mbështetur në planifikime gjithëpërfshirëse.
Comments
Post a Comment