Posts

PSE VENDIMARRJE SI AJO PËR SHKATËRRIMIN E TEATRIT KOMBËTAR NUK MUND TË NDODHIN NË PARIS?! Liberale, 06. 08. 2019

Image
Të martën e kaluar isha i ftuar në emisionin Tempora të Sonila Mecos, që transmetohet në Ora Neës. Përfshirja e gjerë teknike nëpërmjet pjesmarrjes së artistëve, sociologëve, arkitektëve, urbanistëve, juristëve, ekonomistëve dhe politilogëve e kthyen emisionin në një forum të vërtetë multidisiplinor, nga ata që i trajtojnë shterueshëm pikëpyetjet e një debati bazik publik, sikurse është ky për prishjen e godinës historike të Teatrit. Refuzimi i përfaqësuesve të autoriteteve qeverisëse për të pjesmarr në këtë debat, jo vetëm që nuk ja uli vlerat, por vërtetoi se diskursi pro prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar nuk ka asnjë themel logjik, moral apo teknik.       Nëse duhet ti gjejmë patjetër një ‘cen’ atij emisioni, atherë ajo ishte kufizimi që sjell koha televizive. Televizioni ka kohët e veta, emisionet që ai prodhon nuk mund të përfundojnë atherë kur është shteruar cështja në trajtim; por në të kundërt, cështja në trajtim duhet të laborohet sa më gjerë b...

POZICIONIMI I KEQ I QEVERISË SË MADHE NDAJ PROCESIT TË LEGALIZIMEVE! Liberale, 24. 05. 2019

Image
(qeveri e madhe vs. qeveri e limituar) Procesi i legalizimeve të ndërtesave informale është një nga proceset më të rëndësishme urbane me të cilat përballen qytetet shqiptare në 20 vitet e fundit. Për këtë reformë qeveritë Shqiptare kanë importuar modelin ‘De Soto’, të cilin e quajmë kështu në respekt të autorit të saj. De Soto është një ekonomist Peruan, autori i ‘Misteri i kapitalit’ dhe ‘Rruga tjetër”, që trajtoi cështjen e vendbanimeve informale në Peru dhe prodhoi një set idesh për këtë cështje. Institucionet ndërkombëtare të Konsesusit të Ëashingtonit, si Banka Botërore dhe FMN, i shpërndanë këto ide në shumë vënde të botës, nga Amerika Latine deri në Europën Lindore, përfshirë Shqipërinë.  De Soto argumentonte se në botë gjenden 9.3 trilion $ në kapitale të vdekura, sepse ato nuk janë të formalizuara. Sipas tij nëse këto kapitale legalizoheshin atherë ato mund të njihen nga tregu dhe poseiduesit e tyre mund të kreditoheshin për bisnes duke i përdorur këto si kolateral. ...

DËMI I QEVERISË SË MADHE NËPËRMJET LEJEDHËNIES NDËRTIMORE! Liberale, 14. 05. 2019

Image
Debati më bazik midis të majtës dhe të djathtës, nga ku origjinalizon gjithcka politike, është debati mbi madhësinë dhe rolin e qeverisë. Të majtët i frigohen sipërmarrjes private dhe duan ta fusin atë në kontrollin e qeverisë, kurse të djathtët i frigohen qeverisë së madhe dhe synojnë minimizimin e fushëveprimtarisë së saj. Nuk do thosha ndonjë gjë të re, nëse do pranoja që unë i frigohem qeverisë së madhe. Sepse, unë mendoj se sa më e madhe të jetë qeveria, aq më pak bëjnë njerëzit për të afërmit dhe bashkëqytetarët e tyre. Pse të ndihmosh dikë në nevojë, kur qeveria paguhet për ta bërë në vendin tënd! Dhe kjo shkatërron karakterin moral të shoqërisë, sepse kujdesi për të tjerët është një nga vlerat më bazike të moralit individual në shoqëri. Një gjë tjetër që zvanitet nën një qeveri të madhe, akoma më e rëndësishme për mua, është liria. Është e kuptueshme: sa më e madhe qeveria aq më shumë legjislacion, dhe sa më shumë legjislacion aq më pak liri individuale. Për të mos u zgja...

ISHTE QEVERIA E MADHE QË PENGOI HARTIMIN E PLANEVE TERRITORIALE DHE URBANE! Liberale, 06. 05. 2019

Image
(qeveri e madhe vs. qeveri e limituar) Qytetet e mëdha shqiptare calojnë fort në elementin fizik të tyre, dhe kjo është lehtësisht e dallueshme për të gjithë. Përtej bindjeve politike shumica dërmuese e shqiptarëve e pranojnë këtë fakt lehtësisht të konstatueshëm në përditshmëri. Ata jetojnë gjithmonë e më keq përshkak të qëndrave të tyre urbane, dhe kjo nuk është një gjë e lokalizuar, e përkohëshme apo e rastësishme. Për këtë pasojë të papranueshme, ka, jo vetëm shkaktar politik, por edhe arsye teknike. Mirëpo, nëse nuk e solli pronësia private mbi tokën urbane, cfarë e solli këtë shpërfytyrim të qyteteve shqiptare në tranzicion? Përgjigjet teknike do ishin të shumta, por në këtë shkrim të shkurtër të opinionit, do të fokusohemi te planifikimi territorial dhe urban. Ishte zhvillimi i pa-paraprirë nga planifikimi i mëparshëm që prodhoi këtë dëmtim të dimensionit urban dhe territorial të Shqipërisë në tranzicion. Qeverisjet (qëndrore dhe vendore) nuk arritën të sigurojnë produkt...

QYTETET NUK U DËMTUAN NGA PRONËSIA PRIVATE, POR NGA QEVERIA E MADHE! Liberale, 29. 04. 2019

Image
(qeveri e madhe vs. qeveri e vogël) Një nga shkaqet, sipas majtistëve që mbrojnë tezën se ‘ qytetet në tranzicion u shkatërruan për mungesë të shtetit’,   ishte pronësia private mbi tokën urbane. Pra, nëse toka urbane nuk do ishte kthyer pronarit legjitim por do mbetej në pronësi të shtetit, atherë do ruhej fizionomia e qytetit ashtu sic e kishim trashëguar nga sistemi socialist. Në pamje të parë, kjo tezë bën kuptim. Nëse, njësive të formuara urbane nuk do i shtoheshin godina të reja, në shumë aspekte urbanistike, si raporti i sipërfaqes së ndërtuar me ato të hapura e të gjelbëruara, densiteti i banorëve në territor dhe intensiteti i ndërtimit; por edhe në aspekte mjedisore, estetike, vizuale, të ajrosjes, të djellëzimit; qyteti do ishte shumë më mirë i jetueshëm sipas këtij skenari. Mirëpo, a do mund të konsideroj tranzicion nga një regjim socialist ku pronësia është tërrësisht shtetërore, në një sistem të ekonomisë së tregut të lire; nëse shteti do të vijonte të ruante...

QYTETET SHQIPTARE I SHKATËROI SHTETI I MADH! Liberale, 22. 04. 2019

Image
(qeveria e madhe vs. qeveri e vogël) Thelbi i ndryshimit midis të majtës dhe të djathës është vlera që secila prej tyre i jep   njeriut! Për të djathtët njeriu është synimi i gjithckaje, kurse për të majtët thelbi është shoqëria. Nga këtu nis edhe diferenca midis tyre, e cila derivon te vlerësimi i secilës për madhësinë dhe rolin e qeverisë.  Të majtët besojnë se shteti duhet të ketë kontroll të plotë mbi edukimin e cdo fëmije, kujdesin shëndetsor, bile edhe mbi sesi sipërmarësit duhet të drejtojnë bisneset e tyre. Me pak fjalë, për të majtët nuk duhet të ketë forcë tjetër që të konkuroj me qeverinë. Kurse të djathtët besojnë se roli i qeverisë duhet të limitohet në kufinjtë e nevojës së përbashkët, sic janë; mbrojtja nga armiqtë e jashtëm; mbrojtja nga djemtë e këqinj të vendit; mbrojtja e zbatimit të kontratave; dhe si kufiri i fundit për të ndihmuar qytetarët në nevojë të cilët nuk kanë arritur dot të sigurojnë ndihmë nga: familja e tyre, të afërmit; komuniteti, rrethi...

ANIJA QË LARGON SHQIPTARËT E SOTËM E KA EMRIN DURASANË! Liberale, 11. 04. 2019

Image
Përditë e më shumë, në media, po flitet për fenomenin shqiptar bashkëkohor të largimit masiv të shqiptarëve nga Shqipëria. Gjë e mirë kjo, sepse pranimi se je prekur prej një sëmundje, është hapi i parë dhe i domosdoshëm që të shërohesh; por edhe gjë e keqe, sepse të kujtohesh për shëndetin vetëm pasi e ke humbur, është një sjellje sa e vjetëruar aq edhe kushtueshme. Për shëndetin duhet të kujdesemi në vazhdimësi.  Investimin në shëndet duhet ta bëjmë me moton ‘ta ruajmë atë, dhe jo ta rifitojmë’! Për këtë synim bota e qytetëruar ka zhvilluar teori dhe praktika, një pjesë e të cilave kanë mbërritur edhe në këtë ishullin e prapambetur në të cilin ne jetojmë; djeta të ushqimit të shëndetshëm, aktivitete fizike dhe alternime të tyre, po e konservojnë shëndetin e individit modern duke minimizuar prekjen e tij prej sëmundjeve. E njëjta logjikë vlen edhe për shëndetin e territorit, për higjenën e mjedisit jetësor e urban dhe konservimin e natyrës. Në fakt kjo logjikë vlen për cdo akt...

PPP-TË SI NJË PREZANTIM I FASHIZMIT NË EKONOMI! Mapo, 30. 01. 2019

Image
Prej vitesh, tashmë, mbetem në bindjen se nuk është korrupsioni problemi më i madh i shoqërisë shqiptare. Problemi më i madh i saj është se akoma pas 27 vjetësh nuk ka kuptuar themelet e sistemit ku po kërkon të zhvillohet. Populizmi dhe demagogjia po e mbajnë larg kuptimeve të reja për këtë sistem të ri, dhe të mbërthyer në mentalitetin etatist, i cili jo vetëm nuk është i përputhshëm me sistemin e ri, por edhe vepron si një shkak për korrupsionin e kudo shprehur. Korrupsioni nuk është shkaku i gjëndjes mjerane të shqiptarëve, por pasoja; dhe ai nuk mund të luftohet nëse ne nuk prezantohemi dhe përvetësojmë parimet mbi të cilat ngrihet sistemi i ri.        Ky shkrim modest i opinionit është i fokusuar te instrumenti i ri ekonomik që ka “shpikur” Rilindja, PPP-të; dhe ato që u thanë më sipër nuk mohojnë thelbin korruptiv të tyre. Nuk duhet të jesh ekonomist, apo ekspert në cështjet e auditit për të kuptuar se të gjitha projektet e programit të Partneritetit P...

ËSHTË DURASANA AJO QË PRODHON KËTË MODEL UNIVERSITAR! Mapo, 10. 01. 2019

Image
Protesta e studentëve të universiteteve publike është legjitime sepse cdo grup interesi ka të drejtë të protestojë për gjëra që nuk i vlerëson si të drejta. Ajo është edhe racionale, sepse kërkesat e saj origjinalizojnë nga një gjendje jo normale e universiteteve publike. Është ekzaktësisht sic thonë studentët, tarifat janë të larta për mundësitë e tyre dhe të krahasueshme me ato europiane. Mirëpo, nga ana tjetër, edhe të ardhurat e familjeve shqiptare nuk arrijnë të përballojnë me lehtësi kostot e jetesës, dhe nuk janë të krahasueshme me ato në vendet perëndimore. Asnjë prej aspekteve jetësore të qytetarit shqiptar nuk është e krahasueshme me ato të qytetarit europian.   Prandaj, të paktën në kërkesat e prezantuara deri tani, protesta e studentëve nuk është e drejtë. Do të ishte e drejtë, nëse familja shqiptare do të jetonte si cdo familje europiane. Do ishte e tillë, gjithashtu, nëse kërkesat e tyre do të ishin pjesë përbërëse të një seti të gjerë kërkesash qytetare drejt...

DËMSHPËRBLIMI I BANORËVE TË ZONËS SË ASTIRIT NUK ËSHTË NJË CËSHTJE E STREHIMIT SOCIAL! Mapo, 18. 12. 2018

Image
Megjithëse protesta e studentëve ja zbehu rëndësinë, protesta e banorëve të grabitur nga shteti në zonën e Astirit mbetet vizive në opinionin publik. Për këtë duhet ti njohim një meritë të vecantë edhe opozitës, e cila nuk lejoi që aksioma shqiptare ‘cudia më e madhe tre ditë zgjat’ ta degdiste në humnerën e askundit këtë përpjekje për drejtësi. Kryetari i opozitës, z. Basha, cdo mbëmje i bashkohet kësaj proteste, duke tërhequr me vete edhe opinionin publik nëpërmjet mediave që e ndjekin kudo. Protesta tashmë e ka humbur karakterin luftarak, që fatkeqësisht degjeneroi në pikën kulmore të saj, për tu kthyer në modelin urban që e karakterizonte që nga fillesa. Tashmë, palët kanë hequr dorë nga e drejta për ‘dhunë legjitime të shtetit’ apo e drejta për të reaguar kundër ‘të drejtës së mohuar’ dhe ‘dhunës së pësuar’; për tju kthyer qasjeve të tyre fillestare. Të dëmtuarit kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut, kurse dy qeverisjet ofrojnë strehim social.   Nuk do zgjatem me, sa...

DISA SHPJEGIME URBANISTIKE MBI PROJEKTIN E UNAZËS TE ZONA E ASTIRIT! Mapo, 01. 12. 2018

Image
Konflikti i zonës së Astiritmidis protestuesve civil dhe policisë së militarizuar të qeverisë, të enjten e kaluar, u kthye në një betejë luftarake që përvec se prodhoi të dëmtuarit e rradhës, dëshmon edhe se Rilindja po zhytet përditë e më shumë në veprime fashiste. Ajo po kthehet në një qeverisje fashiste, jo vetëm sepse shqetësimeve qytetare po ju përgjigjet nëpërmjet dhunës “legjitime” dispropocionale të shtetit, por edhe sepse nuk po kupton rolin e saj. Ajo nuk po kupton se nuk është pronare e pronave dhe parave publike, por vetëm administratorja e tyre. Ajo nuk po kupton, gjithashtu, se paprekshmëria e pronës private nuk është alternativë të cilën ajo mund ta respektojë ose jo. Por cka është më e rëndësishmja për këtë shkrim, ajo nuk po kupton se vullnetet e saj nuk mund të dalin mbi shkencën. Prandaj, në këtë shkrim modest do tentojmë të shpjegojmë projektin e këtij segmenti të unazës së madhe, nga kuptime teknike të urbanistikës. Korridori i Unazës së Madhe nuk mund të je...