Posts

ZGJEDHJE PA PARTI IDEOLOGJIKE DHE PROGRAMORE?! Mapo, 30. 06. 2017

Image
Shqipëria ka domosdoshmëri një ‘Republikë të re’, por nuk mund të ketë një të tillë pa parti që konkurojnë më projekte reformash të kuvenduara me qytetarët. As këto zgjedhje nuk e realizuan ëndrën bazike të atyre qytetarëve, të cilët e presin demokracinë nga ndonjë ndërhyrje qiellore. E kam fjalën, presin t’ju vij nga qielli një udhëheqës i frymëzuar nga parime të ‘moralit të krishterë’. Ti dojë shqiptarët dhe Shqipërinë deri në vetmohim; të punojë natë e ditë për të mirën e të varfërve e tu mbaj dorën të fortëve; të mos u grabisi paratë publike e pronat private; ti pasurojë e të prodhojë të mira për ta, sic mund të na e përshkruante Nietzsche (Nice) një udhëheqës të tillë me arsyetimet e librit ‘ Gjenealogjia e Moralit’ . Për këtë fakt evident (ëndërdështimin) janë koshientë një pjesë e madhe e shqiptarëve, ndërsa pjesa tjetër do ndërgjegjësohet përgjatë këtij mandati qeverisës. Kështu ka ndodhur për 27 vjet, dhe kështu do vijojë përsa kohë e shohim cështjen e politikës si cësht...

ZGJEDHJE PA PROJEKT PËR PRONËN?! Mapo, 21. 06. 2017

Image
Shqipëria ka domosdoshmëri një ‘Republikë të re’, por nuk mund të ketë një të tillë pa zgjidhur cështjen e pronës . Fushatës së zgjedhjeve po i vjen fundi. Shumë shpejt do marrim vesh jo vetëm kush do ta qeverisi Shqipërinë e katër viteve të ardhshëm, por edhe si ka ndikuar diskursi politik i partive garuese në këtë fakt të pashmangshëm. Ajo që të alarmon është mungesa e propozimeve për zgjidhje të një nga cështjet më të rëndësishme që mban pezull shumëcka në këtë vend. Cështja e kthim-kompensimit të pronësive të paluajtshme të shtetëzuara nga sistemi komunist, dhe që nuk u adresua kurrë shterueshëm në këto 27 vjet. I vetmi artikulim është ai i z. Basha në protestën e 13 majit, sipas të cilit e tija ‘Republikë e Re do ti kompesonte pronat me vlerë Europiane’! Sigurisht që shumëkujt mund ti ketë pëlqyer kjo “zgjidhje”, porse për mua nuk është gjë tjetër vecse një shkallë më e lartë e talljes së klasës partike me qytetarët. Gjë, që thërret nevojën e kontributeve për propozime racion...

ZGJEDHJE PA TË DJATHTË! Mapo, 15. 06. 2017

Image
Shqipëria ka domosdoshmëri një ‘Republikë të re’, por nuk mund të ketë një të tillë pa një model të ri ekonomik. Fushata për zgjedhje politike (nëse mund ti quajmë të tilla), ka mbërritur këto ditë në pikën e ngopjes informative. Sot të gjitha partitë pjesmarrëse i kanë shpalosur plotësisht ofertën politike që kanë për votuesin. Ato kanë prezantuar, të detyruara nga ligji, listën e kandidatëve për deputet, por edhe premtimet bazë nëpërmjet të cilave synojnë të fitojnë besimin qytetar. Për listat e kandidatëve nuk dua të zgjatem, edhe sepse interesi i këtij shkrimi janë premtimet. Nëse i vëzhgon me kujdes ato (premtimet), qoftë edhe pa ndonjë impenjim të vecantë, dallon me lehtësi se të gjitha partitë janë fokusuar te rishpërndarja e të hyrave publike. Me një fjalë, kanë shpjeguar se cfarë do bëjnë me paratë’ që do mbledhin nga doganat, tatim-taksa dhe borxhet që do marrin në emrin tonë. Të gjitha partitë, pa asnjë përjashtim, premtojnë se do bëjnë namin me ‘ndihmën e shtetit’ që...

E JONA ‘REPUBLIKË E RE’! Mapo, 08. 06. 2017

Image
Në protestën e 13 majit shkova me kënaqësi. Njerëz të rëndësishëm të PDs më kishin njoftuar se z. Basha do shpaloste tezat e tij për ‘Republikën e Re’, dhe unë si i apasionuar pas kësaj teme, nuk kisha sesi t’ja mohoja vetes këtë kënaqësi. Fatkeqësisht, ajo që dëgjova: ‘ Republika re do t’i kthejë klasës së mesme me taksën 9%, dinjitetin … nga mosha 5 deri 18 vjeç do të ketë ushqim falas në shkolla … pensionin 250 mijë lekë në muaj … stazhet e punës për studentët prej 200 mijë lekësh në muaj … do injektoj 1 miliardë euro në ekonomi … do të paguajë faturat e energjisë deri në 300 kilovat dhe faturat e ujit për konsum familjar … subvencione 100 milionë euro për bujqësinë …pronat do të kompensohen me çmimin evropian’, ishte zhgënjyese! Një kaskadë premtimesh populiste, që në rastin më të mirë mund të sigurojnë një rotacion politik, por nuk mund të prodhojnë një ‘Republikë të Re’! Ajo duhet të ndërtohet ‘nga qytetarët dhe për qytetarët’ prandaj nisur nga ky shkrim modest opinioni le t...

SHTETI ANADOLLAK I RILINDJES URBANE! Mapo, 30. 05. 2017

Image
Dy mbeten figurat e mëdha politike që nuk e njohin dimensionin shtetëror të Shqipërisë. I pari ishte Otto fon Bismark, Kancelari i parë i Gjermanisë që e konsideronte Shqipërinë ‘nocion gjeografik’. Dhe i dyti Edi Rama, Kryeministri aktual i Republikës së Shqipërisë, i cili rreth një shekull pas krijimit të Shtetit Shqiptar ka marrë përsipër ti bëj shqiptarët me Shtet! ‘Do bëj shtet’ mund të ishte emri i dytë i këtij Lideri Global që për interesa të vogla mohon historinë e Shtetit të një prej kombeve më të vjetër të Europës. Mirëpo, unë jam edukuar e arsimuar të refuzoj me neveri të parin, kështu që me forcë dhe me neveri do injoroj edhe të dytin e të fundit prej tyre! Sepse Shteti Shqiptar është ‘bërë’ në 28 Nëndor 1912! Shtet, që megjithë tranformimet e tij dhe pavarësisht nga cilësorët që ju vunë, u trashëgua nga shqiptarët ndër breza deri sot kur z. Rama ushtron funksione qeverisëse. Prandaj, Shteti Shqiptar nuk ka nevojë të bëhet, por si cdo shtet tjetër, ai ka nevojë të modern...

KATËR SQARIME SHTERUESE PËR SHESHIN SKËNDERBEJ. 28. 04. 2017

Image
Trafiku i mbingarkuar në zonën qëndrore të Tiranës nuk na lejon të mbyllim një sy me atë që po ndodh në sheshin Skënderbej. Pas disa investimesh të mirëmenduara në sistemin kryesor rrugor të qytetit; përmirësimit të ndjeshëm të transportit publik dhe uljes së varësisë së qytetarëve nga automjeti privat, në mesin e mandatit Basha të administrimit të Kryeqytetit, sheshi Skënderbej e humbi funksionin si kryqëzim kryesor i rrymave të trafikut. Si koseguencë logjike, prej disa vitesh, trafiku motorik nuk bllokohej më dhe në këtë kuptim ky shesh nuk përbënte më një temë për diskutimin publik. Do të vijonte kështu derisa kryetari i ri i bashkisë, z. Veliaj, ti kthehej një vizioni të vjetër të ishkryebashkiakut Rama: kthimin e plotë të sheshit Skënderbej në këmbësor. Gjë shumë e mirë kjo në pamje të parë për syrin e pavëmendshëm dhe mëndjen e pastërvitur, por që kërkon katër sqarime shteruese, të cilat ne do ti ndajmë në këtë shkrim të shkurtër të opinionit.  Gjendja e trafikut nuk do pë...

INTERVISTE PER KULLAT E TIRANES. Gazeta Standart 18. 04. 2017

Image
Intervistoi:Anesti Barjamemaj Miratimi i Planit të Përgjithshëm Vendor për Tiranën, ka sjell debate në media, ky mbizotërojnë rrjetet sociale. Kundërshtitë janë të shumta, pasi pas miratimit dolën dhe disa çështje që nuk ishin bërë të ditura më parë, pasi u zbulua se do të ndërtohen kulla mbi 100 metra të larta. Deri tani janë zbuluar dy kulla, por ky plan i hap rrugë ndërtimeve të tilla. Për këtë temë ka folur për Standard urbanisti dhe drejtuesi “Urbanism and Democracy” , Gentian Kaprata. Ai ka folur rreth tezave te tij dhe probleme që ka ky plan. Sipas tij plani është shumë i nevojshëm, por mënyra se si u ndërtua dhe lënia jashtë publikut në procesin e formimit të tij ka sjell shumë devijime që janë kundër qytetit. Ditën e premte kryeministri miratoi në mbledhjen e KKT-së planin e ri urbanistik të Tiranës, dhe firmosi për ndërtimin e disa kullave shumë katëshe. Sipas mendimit tuaj a duhej dhënë drita jeshile për këto kulla? Megjithëse këto ditë fundjave të zgjatur nuk kam pa...

“BLASFEMI” MBI PAZARIN E RI! Mapo, 06. 04. 2017

Image
Demagogjia e qeverisjeve të Rilindjes ka arritur në atë nivel force sa është e rrezikshme për këdo ekspert të bëj oponencën teknike të punëve të saj. Sot kemi një television të Kryebashkiakut që po punon të mbysi edhe frymën e fundit të lajmit të prodhuar nga burime të pavaruara. Kemi, gjithashtu, edhe televizionin e Kryeministrit (Edi Rama TV) i cili bën apsolutisht të panevojshëm ndjekjen e televizioneve të tjera. Në këtë realitet, kuptimi publik mbi ngjarjet në qytet e ka të pamundur të ndikohet nga mendime teknike alternative, dhe nëse aksidentalisht kjo ndodh, opinionet rrokin vlerën e blasfemisë dhe mbartësit e tyre marrin fizionominë e blasfemuesit. Të blasfemosh në kohëra “besimesh të mëdha” është shumë e rrezikshme. Por ne e kemi bërë prej vitesh, dhe do vijojmë ta bëjmë edhe sot me projektin e fundit të Rilindjes, Pazarin e Ri! Projekt që propaganda po na e shet për arritjen më të madhe të artit dhe shkencës së urbanistikës së aplikuar. Sigurisht që nuk do flasim për dim...

KATËR CËSHTJE MBI HIPOTEKIMIN E PALLATEVE ME SHKELJE TË LEJES NDËRTIMORE. Mapo, 23. 04. 2017

Image
Anekdodat e ‘Rilindjes Urbane’ nuk kanë të sosur. ‘Unë jam dhe historian, shqiptarët kanë 3200 mijë vite që ndërtojnë pa leje.’- do të theksonte një zyrtar i lartë Rilindas në një intervistë mbi hipotekimin e pallateve me shkelje të lejes ndërtimore! Nuk di të them cili grup fjalësh, ai para presjes apo ai pas saj, më bëri më shumë për të qeshur por një gjë është e sigurtë: ato nuk mund të qëndrojnë bashkë në një fjali. As historiani, urbanisti apo historiani i urbanistikës më i madh i botës, pas një studimi disa dekadash, nuk do kishte guxuar ta thoshte. Më shumë se kaq, është një fyerje e inteligjencës njerëzore të mbash ligjërata mbi lejet e ndërtimit të para 3200 vjetësh. Porse një pyetje mund ta ngremë: kujt duhet ti marrin leje shqiptarët e sotëm për të ndërtuar, dhe pse? Është përgjigjja e kësaj pyetje që bën dallimin midis kuptimit amatoro-etatist dhe kuptimit shkencoro-demokratik të kontrollit të zhvillimit urban. Sipas të parit ky aktivitet qënka shprehja e vendimit subje...

RILINDJA URBANE, NJË SERI SHPËRDORIMI POPULIST I PARAVE PUBLIKE. Mapo, 15. 03. 2017

Image
U trishtova pamasë kur, ndërsa lundroja në internet, ndesha disa foto që tregonin gjëndjen e sotme të qëndrës së Shijakut. Investimi publik, pjesë e projektit 350 milion euro të ‘Rilindjes Urbane’, kishte pësuar dëme që rikthenin në skenë nevojën e parave publike. Dhe ky është një ritual që do të përsëritet progresivisht në të ardhmen. Jo vetëm se punimet janë bërë ‘shkel e shko’, por se vet filozofia e këtij projekti është një shaka adoleshentësh me moshë adulti. Që në fillesë ky projekt më ka kujtuar Xhikun (Haxhiun). Ky ishte babai i tre fëmijëve të mitur që jetonin në një shtëpizë të vjetër të trashëguar nga gjyshi që nga koha e luftës së dytë botërore, por që kishte një mercedez të tipit të fundit. Të gjithë adoleshentët e lagjes e kishin zili. E kisha edhe unë, derisa kuptova se me paratë që Xhiku kishte blerë mercedesin mund të kishte rikontruktuar dhe zgjeruar shtëpizën, që nga pesha e kohës kishte aq shumë nevoja për tu bërë minimalisht e jetueshme. Ndoshta edhe me të drejt...

DOBISHMËRITË E NJË PLANI GJITHËPËRFSHIRËS PËR TIRANËN! Mapo, 10. 02. 2017

Image
Plani i Pallateve, hartuar në bodrumet e Bashkisë, po i afrohet ditës së miratimit në Këshillin Kombëtar të Territorit, dhe në këtë kuptim, përvetësimit të dimensionit ekzekutiv të tij. Paskëtaj, ai do ketë fatin e vëllezërve të tij të mëparshëm. Do vdesi! Duket se planet urbane të Tiranës mbartin në vetvete edhe karakteristikën e vdekshmërisë së lartë foshnjore. Sidoqoftë, disa qindra pallate të reja do i shtohen stokut ekzistues, përpara se ai të humbi vlerën juridike. Vlerën morale e ka humbur që në konceptimin embrional të tij, me përjashtimin e palëve të interesuara nga procesi i hartimit. Dhe në fakt, mungesa e vlerës morale ka përcaktuar ‘de fakto’ edhe humbjen e legjitimitetit deri në inekzistencë (vdekje). Në të kundërt, nëse procesi i hartimit të Planit do ishte gjithëpërfshirës, atherë jetgjatësia e tij do ishte e garantuar. Është e kuptueshme se aktorët e përfshirë në planifikim do të kontribuonin në implementimin me përpikmëri të Planit të tyre. Dhe ky do të ishte pë...

JA SI DUHEJ HARTUAR PLANI I TIRANËS! Mapo, 25. 01. 2017

Image
Ditët e para mediatike të vitit 2017 u mbushën nga daljet publike të zyrtarëve të lartë të Tiranës në mbrojtje të Planit të Pallateve. Më sakt, më shumë sesa në mbrojtje të Planit, prania e tyre mediatike, ishte në sulm ndaj atyre që guxuan të ‘baltosnin’ një nga punët më të rëndësishme të “njeriut që punon”. Sepse kjo do jetë strategjia mediatiko-demagogjike e z. Veliaj në këtë lot të karrierës së tij politike. Krijimi i imazhit, në perceptimin shoqëror, të një konflikti midis tij si ‘njeriu që bën gjëra për qytetin’, dhe oponentëve të tij si ‘baltosës profesionistë’! Me një fjalë: delegjitimimi i kundështuesve, e në këtë kuptim, nganjimi i të vërtetës së tij. Në fakt, ky shkrim nuk është mbi strategjitë e manipulimit publik nga z. Veliaj. Në të kundërt, ky shkrim i dedikohet domosdoshmërisë së përfshirjes së publikut në proceset e hartimit të Planeve të zhvillimit të territorit. Sigurisht, nëse duam që zhvillimi i ardhshëm të jetë në përputhje me këto planifikime. Në të kundërt,...