Posts

PANDEMIA E VËRTETË ËSHTË EKONOMIA E KONSUMIT! Liberale, 22. 06. 2020

Statistikat aktuale në lidhje me koranavirusin po vërtetojnë atë që kemi thënë dhe e kemi përsëritur, mbyllja e popullsisë në një karantinë kaq fanatike e të dhunshme nuk do të shërbente për asgjë. Për tre muaj me radhë ne ndenjëm para televizorit dhe ndoqëm humbjet e jashtëzakonshme në jetë njerëzore në vendet e tjera, ndërsa vet pësuam humbje minimale. Pa dyshim ky bilanc pozitiv i përballjes së një shoqërie të prapambetur me një sulm global kishte si kontributor kryesor karantinimin, por nuk ishte e vetmja pasojë e tij. Sepse në thelb, ne bëm të vetmen gjë që dijmë të bëjmë mirë, u shtirëm ‘sikur luftuam’ kur në fakt bëmë vetëm sehir. Bëm ‘sikur’ luftuam, bëm ‘sikur’ morrëm “pagën e luftës”, bëm edhe ‘sikur’ i bëmë opozitë qeverisë, por në fakt ne vetëm shtymë kohën kur do të përballeshim me “armikun”. Si rezultat i kësaj, të sëmurët dhe jetët e humbura të marsit, prillit dhe majit do ti kemi në qershor dhe në vijim. Nëse do të ndiqnim një linjë më liberale ndaj karantinimit, do të ...

ADMINISTRATA VELIAJ SHKATËRRUESE E SHQIPËRISË URBANE! Liberale, 08. 06. 2020

Lexuar këtë titull, shumë njerëz do të mendojnë se shkrimi i përket ndonjë fanatiku anti-rilindje që sa herë gjen mundësi anatemon punën e njerëzve më të rëndësishëm të saj në qeverisje. Dhe ka kuptim, përderisa kryebashkiaku i një qyteti, qoftë ai edhe kryeqyteti i vendit nuk mund të ketë faji për problematikat dhe disbalancat e urbane të qyteteve të tjera të vendit. Për qytetet e tjera të vendit e kanë fajin kryebashkiakët e tyre, ose në rastin më ekstrem e ka fajin qeveria qëndrore, por kurrësesi nuk mund ta ketë kryeshkiaku i një qytetit tjetër. Mirëpo, në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me një fanatizëm, por me një opinion që mund të argumentohet. Erjon Veliaj nuk është thjeshtë kryebashkiaku i kryeqytetit dhe qytetit më të madh në vend. Në territorin që administrata e tij qeveris përfshihen 50% të numrit të qyteteve të vendit. Që do të thotë se për çdo dy qytete që ka Shqipëria, një prej tyre është në juridiksionin e Bashkisë Tiranë të pas Reformës administrativo-territoriale, d...

POLICIA POLITIKE NË KRYE TË ‘LUFTËS SË KLASAVE’! Liberale, 01. 06. 2020

Termat ‘qeverisje policore’ dhe ‘polici e militarizuar’ i kemi përdorur për herë parë në kohën kur Rilindja ishte në kulmin e “reformës” së shembjes së ndërtesave që nuk i pëlqenin. Termi ‘qeverisje policore’, i referohej përdorimit të policisë nga qeverisja edhe në ushtrimin e disa funksione qeverisëse për të cilat nuk është fare e nevojshme, sikurse është kontrolli ndërtimor i territorit. Kurse termi ‘polici e militarizuar’ lidhej me një profil të ri ushtarak që po i jepte vetes policia në atë kohë ndërsa po shfaqej në publik me armë dhe pajisje luftarake edhe kur shkonte të “luftonte” me ndonjë grua me fëmijë që rezistonte në mbrojtje të banesës që do të shembej. Me diferenca të lehta përgjatë viteve të rilindjes, ky do të ishte prezantimi dhe sjellja e Policisë së Shtetit, derisa Drejtori i Përgjithshëm të na prezantonte edhe një karakteristikë tjetër të saj. Ai, në një komunikim me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, deklaroi se trajtimi jo dhe aq ‘sipas manualit policor’ të një a...

NORMALE PËR NJË REGJIM OLIGARKIK! Liberale, 25, 05, 2020

Duket se shembja e teatrit nuk do të kaloj aq lehtë sa ndërhyrja në Parkun e Liqenit për zhvillimin e një këndi lojrash për fëmijë apo riformatimi i Sheshit Skënderbej nga një nyje e rëndësishme e lëvizjes motorike në një shesh këmbësorë për qytetarë por pa qytetarë në të. Falë një grup qytetarësh të jashtëzakonshëm, shembja e Teatrit Kombëtar nuk do ketë as fatin e Stadiumit Kombëtar, i cili nga një hallkë e zinxhirit të ‘Asamblit Monument Kulture’ u kthye në një ‘Transformer’ të vetmuar prej hekuri dhe xhami. Për krimin e shembjes së e tij po kërkohet të gjenden dhe dënohen fajtorë, dhe ata janë Kryeministri i vendit dhe Kryebashkiaku i Tiranës. Këtë e kanë kuptuar shumë qartë edhe dy fajtorët kryesorë të kësaj tragjedije të pakthyeshme për kulturën shqiptare, të cilët po përdorin të njëjtën makineri të manipulimit publik për të dalë nga kjo situatë e vështirë politike ku gjenden. Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Kryebashkiaku i Tiranës po flet për shembjen e tij si ‘një vendim të v...

RILINDJEN APO LIRITË, CILËN DO TË MARRI ME VETE TEATRI? Liberale, 18.05. 2020 (Thellë e më thellë në fashizëm)

Ashtu sikurse dihej se do ndodhte, rilindja e shembi përtokë godinën e Teatrit Kombëtar. Se Teatrin, sikurse çdo godinë në të gjitha kohërat dhe në çdo cep të botës, nuk e rëzuan ekskavatorët apo makineritë e tjera të ndërtimit. Atë nuk e rëzoi as vetëm Prijësi ynë i Plotfuqishëm, megjithëse atij dhe kundështarëve të tij ju pëlqen që popull ta mendoj kështu! Teatrin e rëzoi rilindja socialiste si një botkuptim shoqëror mbi politikën dhe qeverisjen. Atë e shembën të gjithë nga pak: ata që e kundështuan rilindjen socialiste, por jo sa duhet për ta ndaluar; ata që e kundështuan, por që në fakt e forcuan pëshkak të mënyrës së gabuar të kundështimit; ata që nuk e kundështuan se mendonin që qeverisja e saj nuk ndikonte në jetën e tyre; ata që nuk e kundështuan sepse mbronin vendin e punës; ata që e mbështetën se nuk e kuptuan; ata që e mbështetën përshkak tifozërie partiake; ata që e mbështetën se ndanin plaçkën e grabitur bashkë me të; ata që e mbështetën se ishin pjesë të saj; zyrtarët që ...

TA BËJMË FSHATIN SI QYTETI?! Liberale, 11. 05. 2020

Pak ditë më parë më mori në telefon një gazetare për një intervistë në lidhje me urbanizimin e Tiranës dhe projektin e Veliaj për të urbanizuar territoret rurale të saj. Ndjesi shumë të ndryshme më erdhën me këtë telefonatë. U kënaqa shumë nga fakti se edhe në këto kohë të vështira, që Kryeministri i quan ‘kohë lufte’ porse mua më duken më shumë si ‘lojë lufte’, ka gazetarë që interesohen për çështjet urban. Por edhe u çudita nga kontradita e diskursit propogandistik, që Kryeministrin e kishte cuar të luftonte, ndërsa Kryebashkiakun të urbanizonte. Përveç këtyre, edhe u shqetësova nga aspiratat e administratës lokale të Tiranës për ta ‘bërë fshatin si qyteti’. ‘Ta bëjmë fshatin si qyteti’ ka qenë një parudhë në regjim komunist, pas viteve 1960-të. Kohë kur politikat socialiste e kishin dëmtuar rëndë edhe atë pak ekonomi dhe prodhim kombëtar që kishim trashëguar. Politikat kolektivizuese në bujqësi e kishin varfëruar fshatarin në një pikë të krahasueshme me mesjetën, kurse politikat e i...

PSE KAQ E EGËR KJO LUFTË E PRIJËSIT TONË! Liberale, 04. 05. 2020

Tashmë është evidente për këdo se shtrëngimet që shpalli Prijësi i shqiptarëve të shekullit të 21-të për popullin e tij, ishin më të rreptat në planet. Ndoshta ja kalonin vetëm ato të Kinës, por kjo nuk është ndonjë çudi për askënd që njeh mënyrën sesi organizohet dhe funksionon marrdhënia e shoqërisë dhe shtetit në atë vend të largët aziatik, i cili ka qënë vëllai ynë i madh për ca vite në shekullin e kaluar. Çudia është se, për aq pak sa dijmë, ja kaluam edhe Koresë së Veriut, e cila karantinoi vetëm Liderin Suprem por jo masën e popullsisë. Ne kemi folur për aspekte të ndryshme të “luftës” së Prijësit tonë, por asnjëherë për çështjen më të rëndësishme: pse kishte nevojë për një egërsi të tillë lufta e Prijësit tonë? Ndoshta sot është rasti ta bëjmë këtë pyetje. Ka shumë arsye kjo luftë e rreptë e Prijësit tonë. Ato të gjitha janë racionale, pavarësisht në referencë e përfitim të kujt. Së pari është sistemi ynë shëndetsor, i cili, pa shkuar në ato klishetë se ‘është më i keqi në të...

TRADHËTARËT JANË ATA! Liberale, 28. 04. 2020

Duket se marrëzia ka marrë rrugët në këtë katundin tonë globalist. Prijësi ka shpikur një super argument për të mbrojtur ndryshimet e thella antidemokratike që po i bën legjislacionit shqiptar. Ai po na thotë se këto ndryshime ‘nuk janë për popullin, por për ligjëshkelësit’! Që do të thotë se qytetarët nuk duhet të shqetësohen fare se çfarë ligjesh bën qeveria, sepse ligjet nuk janë për ta! Dhe ky “argument” duhet të jetë shterues për gjithëkënd nga shoqëria, që e njeh veten si pjesë të popullit dhe jo si ligjëshkelës. ‘Unë nuk jam ligjshkelës, pse duhet të kem frikë nga ligji që po bën qeveria?!’ Kështu është, apo jo! Qytetari nuk ka pse të ketë frikë nga ligji, përderisa nuk e shkel atë. Nga ana tjetër pse duhet të shqetësohemi për ligjëshkelësit, ata e kanë vendin në burg! Në fakt, ky është arsyetimi më qesharak që kam dëgjuar ndonjëherë, sepse kur ligji nuk ka filluar të aplikohet nuk ekziston asnjë diferencë midis popullit dhe ligjëshkelësit. Të dyja këto grupe përputhen, seps...

TË QESHËSH APO TË QASH NË KOHËN E ÇIFTËZIMIT TË RILINDJES ME KORONËN! Liberale, 20. 04. 2020

Image
Personalisht po e shijoj shumë këtë gallatën e luftës së Prijësit tonë me shqiptarët, nën preteksin e virusit korona. Është qesharake të shohësh një burrë në një moshë të caktuar, që del në televizor çdo ditë me një pamje vizionari dhe gjithë patos lëshon broçkulla infantile. Më shumë se qesharak  janë zyrtarët e shtetit, nga polici te ministrat, të cilëve ju duhet edhe ti përsërisin këto anekdoda sikur po thonë gjërat më të mënçura në botë, por edhe të detyrojnë qytetarët, me forcën e pushtetit që ju ka dhënë Prijësi, ti zbatojnë ato në jetën e përditshme. Akoma më qesharak janë njerëzit që e trajtojnë seriozisht këtë amorfitet qeverisjeje, që vetquhet Rilindje. Këtë të enjte Kuvendi i Shqipërisë, i drejtuar tashmë plotësisht nga Prijësi, miratoi disa shtesa në Kodin Penal. Sipas këtyre shtesave, disa nga ata që dënoheshin me gjoba për ‘mos marrje leje’ për të dalë nga shtëpia, tashmë do të dënohen me burg. Ndërkohë, vet Prijësi lajmëroi se ata që janë dënuar me gjoba apo ...

ME KË ËSHTË NË LUFTË PRIRËSI JONË? Liberale, 12. 04. 2020

Image
Karantinë është kur shteti kufizon lëvizjen e njerëzve të sëmurë, kur shteti kufizon lëvizjen e njerëzve të shëndetshëm është tirani! Dy lajme kemi këto ditët nga Prijësi ynë, i pari na njeh me zemërmirësinë e tij, kurse i dyti na prezanton forcën e tij të re. Me pak fjalë, Prijësi ynë shpirt mirë ka vendosur ta ngushtojë kohën e shtetrrethimit, por dhe të përforcojë ‘dhunën legjitime’ që mund të ushtrojë ndaj nesh, përderisa ne nuk e duam jetën tonë aq sa e do ai fitoren e luftës së tij. Sepse Prijësi ynë është në luftë, sikurse e shpalli ai vet, e përsërit shpura e tij, dhe e reklamon e gjithë media klasike dhe moderne e vendit. Luftë, e cila mund të fitohet vetëm nëse zbatohen disa rregulla të thjeshta, por edhe të rënda, veçanërisht ai që kërkon distancim individual ndaj shoqërisë. Mirëpo, Prijësi ynë nuk mund t’ia besoj ruajtjen e kësaj distance përgjegjshmërisë tonë individuale. Kështu që ka vendosur të na mbylli në shtëpitë tona, duke na lënë një fashë të shkurtër orar...

KONCENTRIMI NA DOBËSON EDHE PËRBALL KORONAVIRUSIT! Liberale, 06. 04. 2020

Image
Koronavirusi vijon të preki jetët tona, jo vetëm nëpërmjet atyre që dijmë për të, por më shumë nëpërmjet atyre që nuk njohim akoma. Shumë pyetje na mundojnë këto kohë: nga, sa do të zgjasi kjo gjendje e padurueshme (?); deri, te çfarë impakti do të ketë ai në të ardhmen (?), që domosdoshmërisht do të jetë ndryshe. Ajo që më shqetëson më shumë është e ardhmja, sepse vetëm atë kemi në dorë sot. Të sotmen e kishim në dorë vite më parë, dhe duket se kemi dështuar me sukses të plotë, përderisa shumëkush ndihet i frikësuar në këtë realitet. Dhe, këtu nuk e kam fjalën vetëm për realitetin e krijuar nga koronavirusi, por edhe për realitetin përpara tij. Nëse vëzhgon me vëmendje, dëshira për kolektivizëm dhe nostalgjia për k omunizmin po shfaqet gjerësisht këto ditët! Njerëz që nuk ja kanë idenë realitetit  të përgjithshëm dhe të koronavirusit në veçanti, po kërkojnë të zhdukin kapitalizmin dhe individualizmin, meqë ata e paskan fajin për gjithçka të keqe që po ndodh. Por edhe njerëz...

LEJE QEVERISËSE PËR TË DALË NGA SHTËPIA! Liberale, 30. 03. 2020

Ndërsa u përmbyll java e tretë e izolimit, shqiptarëve do ju duhet të marrin leje nga qeveria për të bërë blerjet e ditës. Pra, duhet të shkruajnë elektronikisht një kërkesë, dhe vetëm pas aprovimit do të mund të dalin për të blerë ushqime apo ilace. Shumë nuk e kanë pritur mirë këtë strukturë të re të jetës urbane, por pakkush shprehet qartë. Shpesh herë ngjan sikur kundështia është thjesht inatçore, meqë shtrëngimi është vendosur nga një kryeministër që urrehet gjerësisht nga publiku. Dy janë qëndrimet racionale për këtë shtrëngim ndaj lirive të individit, nëse e zhveshim nga qëndrimet: kundër, vetëm ‘se e thotë satrapi’;   dhe pro, vetëm ‘se e thotë Prijësi’. I pari është dakortësia me kufizimin, mbi argumentin ‘se vetëm të izoluar mund të luftojmë koronavirusin’; kurse i dyti është kundështia, mbi argumentin ‘se shtrëngimi nuk është i domosdoshëm, sepse individi është vet i përgjegjshëm’. Në fakt këtu ndahen edhe e majta, që nuk ka besim te përgjegjshmëria e individit por t...

PSE RREZIKOJMË NJË KRIZË SHQIPTARE SI AJO E VITIT 2008! Liberale, 23. 03. 2020

Image
Pavarësisht se ku banon në Tiranë, mjafton të dalësh nga shtëpia dhe në një rreze prej 500 metrash do të dallosh të paktën tre kantiere ku ndërtohet një pallat i ri. Sidoqoftë, nuk duhet ndonjë vëzhgim i thelluar empirik, për të kuptuar se Tirana është rikthyer në një kantier të madh ndërtimi. Për të aritur në këtë konkluzion mjafton të konsultosh buxhetin e Bashkisë, ku zëri ‘taksa të ndikimit në infrastrukturë’ jep 22 milion euro ose 30% të të gjithë të ardhurave të saj. Ndërsa ndërtohen masivisht ndërtesa banimi, lind natyrshëm pyetja se për kë po ndërtohen këto banesa? Sikurse në cdo treg tjetër, edhe në tregun e imobiliareve, oferta duhet të takohet patjetër me kërkesën, që të konsiderohet se kjo sipërmarrje realizon fitim dhe të mos falimentojë. Dhe këtu lind problemi, sepse janë dy dinamikat po shkojnë në kah të kundërt. Ndërsa oferta në treg e shprehur nga numri i apartamenteve të reja, po shtohet me shpejtësi; kërkesa e shprehur me numrin e popullsisë, po ulet me të njëj...